Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndrra

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.burimijetes.com

Hytbe tė tjera

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

14. Vdekja


 
 
 

HYTBE

Arritjet e vitit qė lamė pas

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon.
Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Ditėt po shkojnė, vitet po ecin, jeta po pakėsohet, vdekja po afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjė tjetėr, vetėm se tė ndalet dhe tė mendojė pėr aktivitetin e kaluar. Ai duhet tė ndalet dhe tė mendojė pėr veprimet.
Ne kemi hyrė tashmė nė vitin e ri islamik 1431. Shkoi njė vit i tėrė me mbi 360 ditė, mbi 8600 orė, mbi 500,000 minuta!
Vallė, a mė shumė ka kontribuar pėr tė mirėn apo pėr tė keqen?!
Cilat janė arritjet e tij gjatė vitit qė lamė prapa?
Libri i tij ēfarė shėnimesh pėrmban?
I menēur ėshtė ai qė bėn llogari para se t’i nėnshtrohet llogarisė sė Allahut tė Lartėsuar.

Besimtar i nderuar!
Kujto se zemra jote nė mėnyrė sistematike ka pasur rreth 40 milionė rrahje, njė organ i cili me precizitetin mė tė madh ka kryer funksionin e programuar qė nuk krahasohet me asnjė nivel kompjuterėsh.
Sa frymėmarrje ke pasur? Rreth 11 milionė frymėmarrje, me lehtėsi ke marrė frymė, e ke thithur ajrin e Allahut tė Lartėsuar, asnjėherė nuk tė ėshtė ndalur fryma. Po tė tė kishte ndodhur ndonjė bllokim nė sistemin e frymėmarrjes, do tė paralizohej e bllokohej truri, veshi, syri, goja, zemra dhe do tė kishte pėrfunduar jeta e dynjasė.

O ti njeri! O rob i Allahut!
Sinqerisht, pėr kėto tė mira tė Allahut, a e ke falėnderuar Atė me njė sexhde?
Viti qė shkoi ka kėrkuar prej teje 1800 namaze farze, obligative, sa i ke humbur me arsye dhe pa arsye?
Namazet qė i ke falur, sa prej tyre i ke falur nė xhami, me pėrkushtim e devotshmėri? Apo i ke falur shpejt duke mos qenė i kujdesshėm?
Sa herė e ke lexuar Kuranin gjatė kėtij viti? Lėre sa herė, por sė paku njė herė me vėmendje a e ke lexuar Librin e Allahut?
Gjatė vitit si i ke pasur punėt dhe marrėdhėniet familjare e raportet me familjarėt, tė afėrmit, miqtė, shokėt?
Vėlla, a e ke pėrmendur Allahun shpesh, nė kėmbė, ulur, lėvizur?
A ke menduar pėr jetimin kur ke luajtur me fėmijėt e tu?
A ke kujtuar tė vejat e shkreta kur ke kaluar natėn me familjen?
A ke menduar pėr muslimanėt e uritur kur je kėnaqur duke ngrėnė fruta e perime?
A i ke kujtuar tė sėmurėt dhe ata qė janė tė paralizuar kur ke ecur e lėvizur shumė rehat?
Sa herė ke shprehur interesim pėr gjendjen e muslimanėve tė shtypur, tė vrarė, pa tė drejtat elementare?
Vėlla, sa herė je penduar tek Allahu pėr gabimet dhe gjynahet e bėra?
Vėlla, si po e ndien veten pas kėtyre pyetjeve?!

O ti njeri!
Mos harro llogarinė qė do tė japėsh nė ahiret, do tė prezantohen veprat e tua njė nga njė e as gjėja mė e imėt nuk do tė harrohet. Do tė kesh shumė dėshmitarė qė do tė dėshmojnė. Do tė dėshmojė toka, melajket dhe gjymtyrėt.
Kjo tokė, nėpėr tė cilėn po ecim, po ushqehemi, po pushojmė, do tė jetė dėshmitare para Allahut tė Lartėsuar pėr mėkatet e tua. Po kjo tokė, njė ditė do tė ofrojė prova dhe do tė dėshmojė pėr ēdonjėrin, do tė flasė pėr ēdo mėkat qė ėshtė bėrė nė tė. Do tė vijė njė ditė kur ajo do tė shpalosė, do tė zbulojė, do tė publikojė dhe do tė nxjerrė fshehtėsitė dhe sekretet e tua.
“Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme, Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj (barrėn nga brenda), Dhe njeriu tė thotė: “Ēka kjo (qė bėn kėtė dridhje)?” Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta.” (Zelzele, 1-4)
Fjalėt e Allahut: “Atė ditė ajo rrėfen tregimet e veta”, i shpjegon i Dėrguari i Allahut me fjalėt: “Pa dyshim qė tregimet (lajmet) e asaj dite janė dėshmia pėr ēdonjėrin ēka ka vepruar nė sipėrfaqen e tokės, duke thėnė: “E ke bėrė kėtė dhe kėtė vepėr, po nė kėtė ditė. Kėto pra janė rrėfimet e asaj dite.” (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.)

Melaiket i shėnojnė dhe i regjistrojnė veprat e tua tė mira dhe tė kėqija. Allahu i Lartėsuar thotė: “Por pa dyshim qė mbi ju janė ruajtėsit (melekėt e caktuar me pėrgjegjėsi pėr njerėzit) pėr t’ju vėzhguar ju. Kiramen Katibin (tė nderuarit qė shkruajnė veprat tua). Ata dinė gjithēka qė ju veproni.” (Infitarė, 10-12)
Do tė dėshmojnė edhe gjymtyrėt: duart, kėmbėt, gjuha, sytė, veshėt por edhe e tėrė lėkura. Tė gjitha kėto o njeri do tė dėshmojnė pėr ty nė Ditėn e Gjykimit. Do t’i zbulojnė mėkatet, krimet dhe haramet e tua dhe do t’i bėjnė publike. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre.” (Jasin, 65)

E mė pas ē’do tė ndodhė: “Neve na flasin duart e tyre.” (Jasin, 65) Vallė a do tė mbesė me kaq, jo! “Kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan.” (Jasin, 65)

Kėto janė fjalėt e Allahut, atėherė ti shpejto nė kėrkim falje, pendim, Allahu fal shumė: “E kėrkoni falje prej Allahut, se Allahu ėshtė Mėkatfalės, Mėshirues!” (Muzemil, 20)

“Kush bėn ndonjė tė keqe ose e ngarkon veten, pastaj kėrkon falje tek Allahu, ai e gjen Allahun Falės dhe Mėshirues.” (Nisa, 110)

Lutju Allahut tė Lartėsuar me lutjen kryesore qė njihet si “zotėria, mbreti i istigfarit”:

“O Allah! Ti je Zoti im. Nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Teje. Ti mė krijove dhe unė jam robi Yt. I pėrmbahem betimit dhe premtimit qė tė kam dhėnė, sa tė kem mundėsi. Tek Ty mbėshtetem nga tė kėqijat qė kam bėrė. E pranoj mirėsinė Tėnde ndaj meje dhe e pranoj mėkatin tim. Prandaj, mė fal! Sepse Ti je Ai qė fal mėkatet.”

Kujto Ebu Bekrin kur iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut duke i thėnė: “Mė mėso njė dua qė ta them nė namaz.” Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, tha: “Thuaj! O Zot! Unė i kam shkaktuar vetes shumė padrejtėsi, vetėm Ti je Ai qė fal mėkatet. Prandaj, Ti mė fal e mė mėshiro, sepse Ti je Ai qė fal dhe mėshiron.”
Gjithashtu i Dėrguari i Allahut tha: “Vallahi, unė e lus Allahun pėr falje mėkatesh mė shumė se 70 herė nė ditė.”

I nderuar besimtar!
Beso bindshėm dhe vepro, mbill tė mira, se do t’i vjelėsh frytet e saj nė botėn tjetėr. Bėhu rob i Allahut, rob i cili pėrulet nė ruku dhe nė sexhde, lexon Kuran, i nėnshtrohet dhe i pėrulet Krijuesit Allah, rob i cili bėn llogari vazhdimisht.
Bėhu rob i Allahut nė shtėpi, rob i Allahut nė xhami, rob i Allahut nė rrugė, rob i Allahut nė punė, rob i Allahut kur njerėzit tė njohin dhe kur nuk tė njohin, edhe kur tė jesh nė vetmi pa askėnd, pos Allahut.
Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarėve me udhėzim tė drejtė nė Kuran dhe Sunet, qė ta gėzojnė lumturinė nė tė dy botėt!

Pėrgatiti:  Ulvi Fejzullahu
20.12.200
9

                                                 www.klubikulturor.com