Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Njėsimi i Allahut nė adhurim (Teuhidi Uluhije)
 

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr tė Dėrguarin Muhamed, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar robėr tė Allahut!

Ai i cili pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet tė njihet me disa standarde, tė cilat janė jetike pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr. Imani, besimi nė Allahun e Lartėsuar, pėrfshin tri gjėra:
1. Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim)
2. Teuhidi Uluhije (Njėsimi i Allahut nė adhurim)
3. Teuhidi Esma ves-Sifat (Njėsimi i Allahut nė Emrat dhe Cilėsitė e Tij).

Tė nderuar muslimanė!

Nė kėtė hytbe do tė flasim pėr llojin e dytė, njėsimin e Allahut nė adhurim.
Teuhidi i adhurimit dhe kuptimi i tij ėshtė besimi i plotė dhe i vendosur se Allahu i Lartmadhėruar ėshtė Zot i vėrtetė, se nuk ka tė adhuruar tjetėr veē Tij dhe se ēdo i adhuruar tjetėr veē Tij ėshtė i kotė dhe i padrejtė. Njėsimi i Tij nė adhurim ėshtė me pėrulje dhe bindje tė plotė, duke mos i bėrė askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetėr pėrveē Tij, sikurse namazi, agjėrimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbėshtetja, frika, shpresa, dashuria. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė).”
1

Atėherė, tė pyesim veten: Pse Allahu i Lartėsuar ėshtė i vetmi qė e meriton adhurimin?! Pėrgjigjja ėshtė: I vetmi qė e meriton adhurimin ėshtė Allahu i Lartėsuar, pėr arsye tė shumta qė janė logjike dhe racionale. Allahu ėshtė Ai qė na krijoi, na furnizoi, na dhuroi jetėn, Ai ėshtė rregullues i ēdo gjėje. Pra, vetėm Atij duhet tė nėnshtrohemi, t’i lutemi dhe t’ia drejtojmė tė gjitha ibadetet (adhurimet).
Ibadet nė gjuhėn e Kuranit do tė thotė pėrkushtim, devotshmėri, devocion, besnikėri, dėgjueshmėri, pėrulje, pėrkushtim, etj.. Ibadet do tė thotė dashuri e sinqertė me pėrkushtim tė plotė ndaj Allahut tė Lartėsuar.
Shejhul Islami, Ibni Tejmija, ibadetin e pėrkufizon nė kėtė mėnyrė: “Adhurimi ėshtė njė term pėrmbledhės i ēdo gjėje, tė cilėn Allahu e do dhe kėnaqet me tė, qoftė ajo fjalė apo vepėr e dukshme apo e padukshme.”
Pra, ēdo gjė bėhet pėr Allahun e Lartėsuar. Atėherė, tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit adhurimet pranohen vetėm nėse i plotėsojnė katėr kushte parimore, tė cilat janė:

1.  Besimi i vėrtetė

Veprimeve duhet t’u paraprijė besimi i vėrtetė e i drejtė pėr tė qenė i saktė dhe i pranuar tek Allahu i Lartėsuar. Veprimet vijnė pas besimit. Sė pari besimi e mė pas mirėsjellja. Sė pari besimi pastaj edukata. Sė pari besimi dhe mė pas namazi, agjėrimi dhe veprat e tjera. Sė pari besimi e mė pas vepra.
Allahu i Lartėsuar thotė:
“
Kushdo qė punon tė drejtėn e tė mirėn, burrė a grua qoftė, duke qenė besimtar i vėrtetė, sigurisht qė Ne do t’i dhurojmė atij jetė tė mirė (nė kėtė botė duke qenė i respektuar e i kėnaqur dhe furnizim e jetesė sipas Ligjit tė Allahut) dhe (nė botėn tjetėr) Ne do t’ua paguajmė padyshim atyre shpėrblimin sipas veprave tė tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.”2

“
Sigurisht se ata qė besuan (nė njėsimin e Allahut) dhe punuan mirėsi e drejtėsi, do tė kenė kopshtet e xhenetit Firdeus (vendet mė tė larta tė xhenetit) pėr kėnaqėsinė e tyre.”3

“
Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen sė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.”4

2.
      Sinqeriteti nė Allahun e Lartėsuar

Kėrkohet qė tė shijohet sinqeriteti nė vepėr. Vepra duhet tė jetė e sinqertė dhe tė bėhet pėr Allahun. Falja e namazit nuk duhet bėrė me dyfaqėsi, kėshtu qėndron ēėshtja edhe me adhurimet e tjera. Allahu i Lartėsuar thotė:
“
Dhe ata nuk u urdhėruan pėr tjetėr, pos asaj qė duheshin tė adhuronin vetėm Allahun dhe tė mos adhuronin tjetėr pėrveē a pėrkrah Tij, tė adhuronin Atė me besim tė vėrtetė e me pėrkushtim tė plotė, edhe tė kryenin faljen e detyruar tė namazit e tė jepnin Zekatin: dhe kjo ėshtė feja e drejtė, e vėrtetė.”5

“
Adhuro pra Allahun (Njė e tė Vetėm) duke plotėsuar detyrat e Fesė sė Tij me ēiltėrsi e pėrkushtim vetėm pėr Hir tė Tij.”6

Nga hadithet e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, mėsojmė se veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe ai i cili thotė “La ilah il-lallah” sinqerisht, do tė hyjė nė xhenet.


3.
      Pėrputhshmėria e veprės me Sunetin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem


Adhurimet duhet tė jenė nė pėlqim tė plotė me Sunetin. Nuk lejohen bidatet apo ndonjė veprim i ashtuquajtur “ibadet”, por qė nuk ka aspak bazė nė fenė e Allahut tė Lartėsuar.
“Dhe ēfarėdo qė t’ju japė juve i Dėrguari, atė merreni dhe ēfarėdo qė ai ua ndalon juve, hiqni dorė (prej saj) dhe kini frikė Allahun. Vėrtet qė Allahu ėshtė i ashpėr nė ndėshkim.”7

4.
      Largimi nga shirku

Shirku, idhujtaria, i humb veprat dhe i asgjėson ato. Nė Ditėn e Gjykimit mund tė vijė njeriu me vepra tė mėdha, por i ka bėrė shok Allahut tė Lartėsuar, prandaj ato vepra janė tė refuzuara. Allahu i Lartėsuar thotė: “
Dhe Ne do t’i kthehemi ēfarėdo lloj pune qė bėnė ata (mosbesimtarėt) dhe do t’i bėjmė veprat e tilla si grimca pluhuri qė fluturojnė nė erė.”8

“
Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė adhurim me Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit.”9

“
Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e aleminit (njerėzve, xhindeve dhe gjithēkaje qė ekziston). Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem vullnetit tė Tij si musliman.”10
Kėto katėr kushte parimore duhen pasur nė konsideratė me seriozitetin mė tė madh.


Tė nderuar robėr tė Allahut tė Lartėsuar!

Njėsimi i Allahut nė adhurim (Teuhidi Uluhije) ėshtė njėri ndėr llojet mė me rėndėsi.


Pėr kėtė lloj teuhidi  Allahu krijoi qiejt dhe tokėn

“Padyshim qė Zoti juaj ėshtė Allahu i Cili krijoi qiejt dhe tokėn nė gjashtė ditė dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart dhe qėndroi) mbi Arsh (Fronin e Tij Madhėshtor, vėrtet ashtu siē i shkon Madhėshtisė sė Tij). Ai ėshtė Allahu, Zoti juaj; adhurojeni pra Atė. A nuk do tė pėrkujtoni pra?”11


Pėr kėtė lloj teuhidi Allahu krijoi njeriun

“Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhindet, veēse qė ata duhet tė mė adhurojnė vetėm Mua.”
12


Pėr kėtė lloj teuhidi  Allahu dėrgoi Pejgamberė pėr t’i udhėzuar njerėzit


“Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi dėrguar te ēdo umet (bashkėsi njerėzish, popull, komb) tė Dėrguar (duke shpallur): “Adhuroni vetėm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg tagutit (shejtanėve ose ēdo gjėje tjetėr qė adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve tė cilėt Allahu i drejtoi, pati edhe tė tjerė tė cilėt e merituan dhe iu bė e pashmangshme rruga e gabuar. Udhėtoni pra nėpėr tokė dhe shikoni se si ishte fundi i atyre tė cilėt pėrgėnjeshtruan (tė vėrtetėn)



Pėr kėtė lloj teuhidi  Allahu zbriti librat

“Elif, Lam, Ra. Ky ėshtė njė Libėr, vargjet e tė cilit janė pėrsosur (nė ēdo fushė tė dijes) dhe pastaj janė shpjeguar nė imtėsi nga Njė (Allahu), i Cili ėshtė mė i Urti Gjithėgjykues, i Mirėnjohur (deri nė imtėsi pėr ēdo gjė). (Duke thėnė) qė tė mos adhuroni kėnd pėrveē Allahut. Vėrtet unė (Muhamedi) jam (i Dėrguar) prej Tij tek ju, kėshillues dhe pėrgėzues.”13

Tė nderuar muslimanė!

Kjo pjesė e teuhidit nė vetvete pėrfshin tė gjitha pjesėt e tjera tė besimit. Por nuk duhet harrur se sipas kėtij lloji tė fundit dallohen besimtarėt e njėmendtė prej atyre tė cilėt nuk e adhurojnė Allahun sinqerisht. Pra, ky lloj teuhidi ėshtė thelbi i fesė islame, prandaj shtylla e parė e Islamit ėshtė dėshmia (shehadeti).
Patjetėr duhet tė shprehet domosdoshmėria e dashurisė ndaj Allahut tė Lartėsuar, veēimi i Tij nė dua (lutje), mbėshtetje dhe frikėrespekt.
Ky lloj teuhidi ėshtė e drejtė e Allahut tė Lartėsuar ndaj robėrve tė Tij. Kur kjo kuptohet nga besimtarėt, kemi realizuar amanetin e dhėnė dhe nė anėn tjetėr kemi realizuar kėto tė mira:

-
lirimin nga vuajtjet nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr;
-mundėsinė e realizimit tė fitores dhe ngadhėnjimit;
-jemi tė ruajtur nga tė kėqijat e shpirtkėqijve;
-
jeta jonė gėzon liri dhe siguri.

Po e pėrmbyllim kėtė hytbe me fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:
“E si t’u frikėsohem atyre qė ju i bashkoni nė adhurim me Allahun (edhe pse ata nuk sjellin as dobi, as dėm), ndėrsa ju nuk keni frikė aspak se i keni bashkuar Allahut nė adhurim gjėra pėr tė cilat Ai nuk ju ka zbritur juve asnjė mbėshtetje pėr t’u shfajėsuar. Kėsisoj pra, cila nga dy partitė ka mė shumė tė drejtė pėr tė qenė nė siguri? Vetėm sikur ta dinit. Janė mu ata qė besojnė (nė njėsimin e Allahut dhe nuk adhurojnė tjetėr pėrveē Atij) dhe nuk e pėrziejnė besimin e tyre me dhulm (me tė gabuarėn), pėr tė cilėt ka siguri tė plotė. Mu kėta janė tė udhėzuarit.”14

“O ju qė keni besuar! Pėrkuluni
(nė ruku) dhe bini me fytyrė pėrtokė (nė sexhde), e adhuroni Zotin tuaj dhe punoni mirėsi qė tė mund tė jeni tė fituar.”
15

Ulvi Fejzullahu
22.2.2008


1 Fatiha, 5.
2 Nahėl, 97.
3 Kehf, 107.
4 Asėr, 1-3.
5 Bejjine, 5.
6 Zumer, 2.
7 Hashėr, 7.
8 Furkan, 23.
9 Zumer, 65.
10 Enam, 162-163.
11 Junus, 3.
12 Dharijat, 56.
13 Hud, 1-2.
14 Enam, 81-82.
15 Haxh, 77.

                                              www.klubikulturor.com