Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndrra

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.burimijetes.com
10 temat e fundit
 
 

Parathėniet e Nostradamusit nga kėndvėshtrimi islam

 

Rreth metodologjisė sė Ehli Sunetit gjatė shtjellimit tė problematikave tė akides

 

Pjesėmarrja nė parlamente

 

Diskutim rreth disa parashenjave tė lindjes sė Pejgamberit alejhi selam

 

Besimi dhe morali

 

A ėshtė bidat ndarja e teuhidit nė tre lloje?

 

Mėkati dhe besimtari

 

Nga emrat e Allahut

 

Shirku dhe frika prej tij

 

Pėr magjinė dhe historikun e saj

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

AKIDE

Parathėniet e Nostradamusit nga kėndvėshtrimi islam
 

Parakallėzimi i sė ardhmes dhe Islami

Interesimi pėr tė ardhmen, se ēfarė do tė ndodhė dhe se si do tė jetė e nesėrmja, ėshtė njė nga gjėrat tė cilat kanė ngritur kureshtjen e njerėzve qė nga kohėrat e hershme. Prandaj ekzistimi i fenomenit tė parathėnies ose i parashikimit nuk ėshtė karakteristikė e njė populli tė veēantė apo e njė kohe tė caktuar.

Sido qė tė jetė, njeriu duhet ta kuptojė se jo ēdo dituri me tė cilėn janė marrė njerėzit nė tė kaluarėn ėshtė e dobishme pėr tė ose i lejohet atij qė ta mėsojė e punojė me tė. Pėrcillet se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, shpesh bėnte kėtė lutje:

“O Zoti im, unė kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga dituria e cila nuk ka dobi, zemra e cila, nuk ka druajtje, epshi i cili nuk ngopet kurrė dhe lutja e cila nuk ka pėrgjigje.”1

Nga ky hadith kuptojmė se si i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, kėrkon mbrojtje nga ajo dituri e cila nuk ėshtė e dobishme.

Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar thotė pėr ata njerėz tė cilėt mėsojnė magjinė:

“... dhe ashtu mėsonin ata, gjėra (dituri) qė u sillnin dėm e nuk u sillnin dobi atyre.”2

Kėto citate na bėjnė tė ditur neve se jo ēdo dituri ėshtė e lejuar pėr njeriun qė ta mėsojė e tė merret me tė, pasi ekzistojnė dituri qė janė tė dobishme dhe dituri qė janė tė dėmshme. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, kėrkon mbrojtje pėrgjithėsisht nga ato dituri qė janė tė dėmshme dhe tė padobishme. Ndėrsa nga dituritė mė tė papranuara dhe mė tė dėmshme pėr njeriun qė t`i mėsojė janė ato qė paratregojnė ndodhitė pėr tė cilat nuk i di askush tjetėr pėrveē Allahut tė Madhėruar.

Fatkeqėsisht kemi metoda tė shumta te njerėzit me tė cilat ata e parashikojnė tė ardhmen dhe ndėr format mė tė njohura qė janė tė pėrhapura mund tė pėrmendim kėto:

- ASTROLOGJIA, vėzhgimi i pozicioneve tė planetėve dhe parashikimi i fatit pėrmes pozitės sė yjeve dhe trupave tė tjerė qiellorė. Kjo formė e parashikimit njihet edhe me termin HOROSKOP;

- NEKROMANCIA, parashikimi i fatit duke pretenduar kontaktin me shpirtrat e tė vdekurve;

- SORTILOGJIA,  parashikimi i sė ardhmes duke hedhur short. Kjo formė ishte e njohur tek arabėt para ardhjes sė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė;

- GEOMANCIA,  parashikimi i fatit pėrmes komentimit tė shenjave qė paraqiten nė tokė;

- PIROMANCIA, vrojtimi i fatit dhe parashikimi i ngjarjeve tė ardhshme pėrmes zjarrit;

- HIROMANCIA, parashikimi i fatit pėrmes leximit tė gjurmėve dhe vragave nga shuplaka e dorės;

- KAFFEMANCIA, parashikimi i fatit pėrmes filxhanit tė kafesė, njė praktikė shumė e popullarizuar te njerėzit, posaēėrisht te gratė;

-KARTOMANCIA, vrojtimi i fatit pėrmes letrave tė lojės ose duke pėrdorur
letra speciale tė quajtura "TAROT".

- KRISTALOMANCIA, parashikimi i fatit pėrmes sferės sė kristaltė, etj.

Tė gjitha kėto metoda, por edhe tė tjerat tė cilat nuk i kemi pėrmendur, janė tė ndaluara tė mėsohen, tė pėrdoren dhe t’i besojmė se janė tė vėrteta.


Pse ndalohet parashikimi i sė ardhmes nėpėrmes kėtyre metodave

Besimtari i sinqertė duhet ta kuptojė se Zoti ėshtė Ai i cili i cakton gjėrat dhe se Ai ėshtė shkaktuesi i tyre. Me fjalė tė tjera, nė zhvillimin e ngjarjeve nuk kanė mundėsinė tė ndikojnė yjet, pozicioni i planetėve, shenjat e gishtėrinjve, shpirtrat e njerėzve tė vdekur, filxhani i kafesė dhe gjėra tė ngjashme. Prandaj mėsimi i tė gjitha metodave tė cilat paratregojnė tė ardhmen shpijnė nė mėkate, madje kėto e fusin njeriun nė mosbesim dhe idhujtari. Kjo pėr faktin se njeriu nė vend qė t’i mbėshtetet Allahut tė Gjithėdijshėm, me dėshirėn e vullnetin e tė Cilit realizohet ēdo gjė, ai mbėshtetet tek krijesa e Allahut sikurse janė yjet e planetėt duke menduar se njė lėvizje e caktuar e kėtyre pėrcakton edhe zhvillimin e gjėrave. 

Allahu i Lartėsuar tregon se Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, edhe pse ishte njeriu mė i afėrt me Krijuesin, nuk e kishte kėtė mundėsi, e pėr tė tjerėt ėshtė edhe mė e pamundur.

Allahu i Madhėruar nė Kuran thotė: “Thuaj (O Muhamed): `Unė nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dėm, pėrveēse aq sa dėshiron Allahu. Sikur ta dija gajbin (tė padukshmen dhe tė ardhmen), do t’i shumoja tė mirat dhe nuk do tė mė prekte asnjė e keqe. Unė jam vetėm paralajmėrues dhe sjellės i lajmeve tė mira (nga Allahu) pėr njerėzit qė besojnė.”3

Gjithashtu thotė: “Thuaj (o Muhamed): `Askush, pėrveē Allahut, nė qiell apo nė tokė, nuk i di tė fshehtat dhe as nuk do ta dijė se kur do tė ringjallet.”4

Ndėrsa nga Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, ekzistojnė shumė thėnie tė cilat paralajmėrojnė pėr rrezikun e parashikimit tė sė ardhmes nga fallxhorėt, pa marrė parasysh se ēfarė metode pėrdorin ata. Ndėr kėto thėnie do tė pėrmendim:

-
 Me njė rast Muavie ibn Hakem Sulemi e pyet tė Dėrguarin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė: "O i Dėrguari i Allahut, ka disa njerėz prej nesh qė shkojnė te fallxhorėt (ata qė paratregojnė tė ardhmen)." Ai iu pėrgjigj: "Mos shko ti tek ata."
5

-
 Ndėrsa pėr mėsimin e kėtyre diturive i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė thotė:
“Kush mėson diēka nga astrologjia, duke pretenduar se pėrmes asaj dijeje mund t’i njohė tė fshehtat e sė ardhmes, ai ka mėsuar pjesė nga magjia. Sa mė shumė qė e shton kėtė dituri, aq mė shumė zhytet nė mėkat.”
6

-
 Gjithashtu ai thotė: “Kush shkon te parashikuesi dhe beson nė atė qė ai thotė, vetėm se ka mohuar atė qė i ėshtė zbritur Muhamedit.”
7

Tė gjithė ata tė cilėt pohojnė dituri pėr tė ardhmen, pa marrė parasysh se nė ēfarė forme e bėjnė kėtė, ata janė kundėrshtues ndaj besimit tė  mirėfilltė. Njerėzit e kėtillė pohojnė se personalitetet dhe e ardhmja e njerėzve ėshtė e pėrcaktuar nga yjet, plantėt, formimi i fijeve nga kafja nė filxhan apo vijat nė pėllėmbė etj. Nė tė gjitha rastet kėta individė pohojnė aftėsi nė leximin e diturisė sė fshehtė nga formimi fizik i objekteve tė krijuara.

Prandaj, njerėzit obligohen qė tė rrinė sa mė larg kėtyre gjėrave. Ato janė pjesė e njė sistemi tė fabrikuar i cili propagandon mosbesim dhe duhet t’i japim fund krejtėsisht dhėnies pas kėtyre gjėrave. Besimtari i cili dėshiron ta mbajė besimin e tij tė pastėr duhet tė ketė kujdes nga librat, revistat, gazetat apo edhe individėt tė cilėt nė njė mėnyrė ose tjetėr thonė se dinė tė ardhmen ose tė padukshmen. Mbėshtetja dhe dhėnia pas kėtyre besimeve cenon mbėshtetjen nė Zotin e Gjithėdijshėm, i Cili ėshtė i vetmi qė cakton ndodhinė e gjėrave.

Kush ishte Nostradamusi

Nostradamus - Michel de Nostre Dame, lindi mė 14 dhjetor 1503 nė qytetin francez St. Remy dhe vdiq mė 1566. Ai ishte me prejardhje ēifute dhe familja e tij kishte pranuar Krishterimin. U shkollua nė Avignon, ku studioi filozofinė, gramatikėn dhe retorikėn e pėrveē kėtyre studioi edhe letėrsinė klasike, historinė dhe astrologjinė.

Ai njihet edhe si mjek, por mė shumė u njoh si parashikues pasi shkroi njė libėr ku parasheh ngjarjet tė cilat do tė ndodhin prej
viteve 1557 deri 3397, gjithsej pėr 2240 vjet.

Ky libėr i dha Nostradamusit famė  dhe njerėzit vazhdojnė, si nė tė kaluarėn, qė  ēdo ngjarje e cila ndodh, ta pėrputhin me vargjet tė cilat pėrmenden nė parashikimet e tij.
Ajo ēfarė ėshtė e nevojshme tė pėrmendim nė kėtė rast ėshtė fakti se shumė prej ngjarjeve qė kanė ndodhur njerėzit i pėrshtatin dhe i zbėrthejnė me interpretimet e tij, por asnjė parakallėzim nuk ėshtė bėrė e mundur tė interpretohet pėrpara se tė ndodhte.

Aftėsitė nėpėrmjet tė cilave Nostradamusi i realizoi parathėniet e tij

Nuk do tė zgjerohem shumė nė pėrmendjen e jetės sė kėtij personi, por do tė pėrcjell disa tė dhėna tė shkoqitura tė cilat ndėrlidhen ngushtė me qėndrimin qė do tė kemi ndaj tij. Para se t’i pėrmend kėto fakte, dėshiroj t`i bėj me dije lexuesit se kėto tė dhėna janė marrė nga dėshmitė qė vetė Nostradamusi ka treguar nė librin e tij.

1)
 Aftėsia e tij pėr parashikimin e ngjarjeve para se ato tė ndodhnin nuk ishte e rastėsishme te Nostradamusi dhe ai nuk e ka bėrė kėtė nga intuita e tij. E kemi pėrmendur mė herėt se Nostradamusi ishte ēifut i krishterizuar dhe sipas shkrimeve tė veta dhe dėshmive bashkėkohėse, familja e tij ka qenė trashėgimtare e njė fisi ēifut qė quhej IS-HAR. Kjo familje kishte marrė pėrsipėr tė ruante shumė libra tė vjetra tė okultizmit (diturive tė fshehta) dhe tė magjisė. Kėto libra, siē shprehet vetė ai, datonin qė nga kohėt e tė Dėrguarve  Davudit dhe Sulejmanit (Davidit dhe Solomonit). Nga kėto libra, Nostradamusi ėshtė njohur me pėrpikėri me metodat e ndryshme tė shkencave tė fshehta okuliste. Ai nė librin e tij thotė:

“Pra, ky fis Is-har ka qenė i njohur
Me “dhuratėn e madhe” dhe ėshtė i aftė
Qė ta dallojė dhe ta vėrejė atė (gjėrat)
Qė do tė jetė nė tė gjitha kohėt.”
8

2)
      Ai gjatė punės sė tij rituale gjithashtu pėrdorte ndėrmjetėsues tė ndryshėm fizikė, sikurse ekstraktet e bimėve tė ndryshme, pasqyrėn vizėlluese dhe enėn ose globin e mbushur me ujė (sikurse sfera e kristaltė). Me lutje dhe me disa erėra tė bimėve qė i digjte, ai binte nė njė trans, kėshtu qė nė atė gjendje psikike, i vrojtonte ngjarjet qė “duhet tė ndodhnin”. Me kėtė ritual, ai ftonte, siē e quan vetė “engjėllin mbrojtės” me tė cilin komunikonte. Gjithmonė parathėniet e veta ai i ka kryer natėn. Ai thotė:

Qėndroj nė mbrėmje pranė pasqyrės mistike
Duke qenė vetėm mbi karrigen e bakrit
Shkėndija e vogėl del nga vetmia
Dhe bėnte atė qė konsiderohej e pabesueshme.
Me shkop nė dorė, lėnė ndėrmjet degėve
Lagur nė ujė, edhe skajet e ndritshme, (por) edhe kėmbėn
Frika, dhe zėri (me) dridhmė, (vjen) pėrtej mbajtėsve.”
9

3)
 Pastaj ai nga letra dėrguar tė birit tė vet Cezarit, tregon se si i kishte djegur tė gjithė kėta libra tė magjisė, astrologjisė dhe okultizmit, tė cilat i kishte trashėguar brez pas brezi nga fisi i tij. Nostradamusi sipas traditės duhej qė ata libra t`ia kalonte djalit tė tij, por ai pasi e shkruan librin e parathėnieve, i djeg tė gjithė librat. Nė njė letėr dėrguar tė birit e kėshillon atė qė kurrė tė mos merrej me kėso gjėrash dhe ky akt (asgjėsimi i librave) ishte me qėllim qė ato tė mos trashėgohen nga i biri. Nė botimin e letrės drejtuar tė birit, Cezarit, ai shkruan kėshtu:

Unė (librat) i kam shndėrruar nė hi
Qė ( ti) mė vonė tė mos biesh nė lajthim.

Pra, ai e kėshillon tė birin qė tė mos e vazhdonte rrugėn e babait dhe tė mos merret me kėto shkenca okuliste, edhe pse sipas traditės familjare trashėgimia i takonte atij.

Nga kėto pak informacione qė kemi pėrmendur mė lart konkludojmė se Nostradamusi parathėniet e veta i mbėshteste nė magji, nėpėrmes librave tė cilat i kishte trashėguar nga familja e tij dhe ai para tregonte tė ardhmen duke u shėrbyer me metodat tė cilat i kishte mėsuar nga kėto libra.

Rreth librave tė magjisė te Nostradamusi


Mė lart kuptuam se Nostradamusi ishte njė njeri qė merrej me magji dhe kishte nė dispozicion librat mė tė vjetėr qė kanė ekzistuar ndonjėherė rreth magjisė. Kėta libra ai i kishte trashėguar nga familja e tij dhe i kishte pėrdorur qė tė shkruante parathėniet e njohura, pėr gjėrat tė cilat do tė ndodhnin nė tė ardhmen. Specifika e parashikimeve tė tij, ndaj tė gjithė parashikuesve tė tjerė, qėndron nė atė se ai librat nė tė cilat ishte mbėshtetur ishin shumė tė vjetėr dhe pastaj ai i kishte djegur para se tė vdiste, ashtu siē deklarohet nė librin e tij.

Nė lidhje me librat e vjetėr tė magjisė dhe shpėrndarjen e tyre, Ibėn Haxheri nė komentin e haditheve tė Buhariut pėrcjell njė hadith me zinxhir tė saktė transmetuesish nė tė cilin tregohet njė histori rreth tyre. Nė tė thuhet:

“Profeti Sulejman i mblodhi tė gjitha librat e magjisė dhe tė falleve (qė parashikojnė tė ardhmen) qė ekzistonin nė kohėn e tij dhe i groposi nė tokė poshtė karriges sė tij tė fronit. Asnjėri nga shejtanėt nuk kishte mundėsi qė t’i afrohej fronit tė Sulejmanit.

Pasi vdiq Sulejmani dhe vdiqėn dijetarėt e mirėfilltė tė cilėt e dinin kėtė ndodhi tė vėrtetė, shejtani u erdhi hebrenjve me fizionomi njeriu dhe u tha:

“A dėshironi t`ju udhėzoj nė njė thesar qė nuk ka sikur ai? Ata thanė: “Po”.

 Ai u tha: “Gėrmoni nėn fronin e Sulejmanit”.

 Ata gėrmuan, pėrderisa shejtani rrinte larg dhe i gjetėn librat qė i kishte varrosur Sulejmani. Pasi i gjetėn librat, shejtani u tha atyre se Sulejmani arriti t`i mbisundonte njerėzit dhe xhinėt me kėto libra.

Prandaj u pėrhap thėnia te ēifutėt se Sulejmani ishte magjistar. Pėr kėtė, kur zbriti Kurani dhe e pėrmendi Sulejmanin se ishte nga tė Dėrguarit e Allahut, ēifutėt e mohuan kėtė, duke thėnė sa ai ishte magjistar. Prandaj zbriti ajeti i Kuranit qė e mohon se Sulejmani tė ketė qenė magjistar.” 10 

Fjala ėshtė pėr ajetin 102 tė sures “El Bekare”, nė tė cilin Zoti i Madhėruar e hedh poshtė pretendimin e hebrenjve se Sulejmani ka sunduar me magji. Allahu i Madhėruar thotė:
“Dhe (hebrenjtė) shkuan pas shpifjeve qė bėnin djajtė kundėr mbretėrisė sė Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtė ishin mohues. Ata u mėsonin njerėzve magjinė...”
11

Es Sedij gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: “Shejtanėt janė ngjitur nė qiej duke zėnė pritat pėr tė pėrgjuar. Ata dėgjonin bisedat e melaikeve (engjėjve), pėr atė qė do tė ndodhė nė tokė nė mesin e tė vdekurve ose pėr disa fshehtėsi qė do tė ndodhin nė tė ardhmen. Kėto lajme shejtanėt pastaj ua pėrcillnin fallxhorėve e magjistarėve. E ata, lajmet e tilla ua pėrcillnin njerėzve, tė cilėt i pėrjetonin si tė vėrteta.
Kur e panė djajtė se falltarėt magjistarė u besojnė atyre, ata filluan t’i gėnjejnė ata dhe tė vėrtetave t`u shtojnė edhe tė pavėrteta. Ēdo fjale tė vėrtetė ata i shtonin shtatėdhjetė fjalė tė rrejshme
12.

Njerėzit kėto informime i shkruanin nėpėr libra dhe filluan tė mashtrohen dhe tė mendojnė se xhinėt i dinė fshehtėsitė e gjėsendeve. Nė atė periudhė, Allahu i Madhėrishėm e dėrgoi Sulejmanin alejhi selam, Pejgamber dhe sundues edhe tė njerėzve edhe tė xhinėve dhe i mblodhi tė gjitha ato shkrime qė kanė shkruar njerėzit nė lidhje me sihrin (magjinė). I Dėrguari Sulejman i ka vėnė nė njė kuti kėto shkrime dhe i ka groposur nėn fronin e tij. Shejtanėt nuk kanė mundur t’i afrohen fronit, se pėrndryshe do tė digjeshin. Ai pas kėsaj u ka treguar mashtrimet e xhinėve dhe u ka thėnė: “Nuk dua tė dėgjoj askėnd tė thotė se shejtanėt i dinė fshehtėsitė, se pėrndryshe do t’ia kėpus kokėn.”

Pas vdekjes sė Sulejmanit alejhi selam dhe tė dijetarėve qė i kanė ditur fshehtėsitė e Sulejmanit, pas disa gjeneratave u paraqit shejtani me pamje tė njeriut, erdhi te disa izraelitė e u tha atyre:
-A dėshironi t’ju udhėzoj te thesari tė cilin kurrė nuk do tė mund ta harxhoni?
-Po, dėshirojmė!
-Gėrmoni nėn fron.
Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj qėndroi me njė anė. Ata i thanė: -Afrohu!
-Jo! Unė do tė pres kėtu afėr jush dhe nėse nuk e gjeni, vritmėni mua.
Duke gėrmuar gjetėn libra. Kur i nxorėn, shejtani iu drejtua atyre me kėto fjalė:
“Sulejmani me kėtė magji (sihėr) i ka sunduar njerėzit, shejtanėt dhe shpezėt”. Pas kėsaj fluturoi e u zhduk.

Nė kėtė mėnyrė, nė mesin e njerėzve u pėrhap mendimi se Sulejmani alejhi selam ka qenė falltar e magjistar. Ky ajet iu pėrgjigjet pretenduesve duke sjellė tė vėrtetėn mbi Sulejmanin alejhi selam, i cili
“nuk ishte i pafe, por djajtė ishin tė pafe, (sepse) ata u mėsonin njerėzve magjinė”
13, do tė thotė nuk ishte Sulejmani qė punoi me magji, por shejtanėt ishin ata, pasi ua mėsonin njerėzve atė.

Izraelitėt i morėn librat e gjetur dhe me to pėrhapėn magjinė te njerėzit. Prandaj librat qė pėrmend Nostradamusi dhe thotė se i ka trashėguar nga fisi IS`HAR, mund tė kenė qenė nga ata qė Sulejmani alejhi selam i kishte ndaluar dhe i kishte groposur ose mund tė kenė qenė pėrshkrime nga ata.

Pa u zgjeruar mė shumė nė kėtė pikė, themi qartė se po kuptohet nė ēfarė mbėshtetej ky njeri nė parashikimet e tij. Pėr kėtė edhe qėndrimi i Islamit ndaj kėtij personi ėshtė i njėjtė sikurse ndaj ēdo magjistari tjetėr. Deshifruesit e parathėnieve tė tij deklarohen se shėnimet e tij janė tė mjegulluara dhe nuk mund tė kuptohen qartė, sikurse ēdo pėrshkrim i magjistarėve. Asnjė nga parathėniet e tij nuk ėshtė zbėrthyer vetėm se pasi ka ngjarė ndodhia, ata e kanė pėrputhur me vargjet e Nostradamusit.

Nostradamusi bazohej nė astrologji gjatė parashikimeve tė tij

Me qenė se tė bazuarit nė astrologji dhe parashikimi me tė,  llogaritet pjesė e magjisė, nė vazhdim do tė sqarojmė se Nostradamusi nė parashikimet e tij mbėshtetej edhe nė kėtė. Ai nė parathėniet e veta tregon se gjatė pėrpilimit tė librit ėshtė mbėshtetur nė lėvizjet e trupave qiellorė dhe tė planetėve. Njerėzit tė cilėt janė marrė me deshifrimin e parathėnieve tė tij, tregojnė se Nostradamusi gjatė parashikimeve tė tij mbėshtetet nė ato gjėra nė tė cilat mbėshteten tė gjithė astrologėt. Sikurse ėshtė sistemi i quajtur “VARRI I ROMAKUT TĖ MADH”, pesėkėndėshi arab magjik, fjala “F L O R A M P A T R E”, etj. Diferenca qėndron aty se sistemi i Nostradamusit ishte shumė mė i sofistikuar. Derisa te parashikuesit e tjerė pesėkėndėshi arab kishte vetėm njė rreth, te Nostradamusi kishte mė shumė rrathė dhe nė kėto rrathė ai i kishte tė radhitura planetėt tė sistemuar nė sferėn e Universit sipas llogarisė dhe principit tė caktuar. Me njė fjalė, Nostradamusi ishte edhe astrolog i cili kishte njė metodė tė posaēme mė tė komplikuar me anė tė sė cilės mbėshteste  parashikimet e veta.

Ai gjithashtu njihet edhe si pėrpilues i horoskopit mė tė kompletuar gjer mė tani, i njohur si «Horoskopi i Nostradamusit» dhe, sikurse e pranonte edhe vetė, tė gjitha tė dhėnat e arritura i mbėshteste nė llogaritė e lėvizjeve tė yjeve, planetėve dhe trupave tė tjerė qiellorė14.

Nga citatet islame tė cilat flasin rreth astrologjisė kuptojmė shumė qartė se astrologjia ėshtė lloj magjie. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, thotė:

“Kush mėson diēka nga astrologjia, duke pretenduar se pėrmes asaj dije mund ti njohė tė fshehtat e sė ardhmes, ai ka mėsuar pjesė nga magjia...”15


Pėrfundim rreth qėndrimit tė Islamit ndaj parathėnieve tė tij

Nga kėto informacione tė cilat i pėrmendėm rreth kėtij njeriu pėrfundojmė se ky njeri ishte parathėnės sikurse ēdo tjetėr, i cili me anė tė magjisė dhe astrologjisė fliste pėr ngjarjet tė cilat do tė ndodhnin nė tė ardhmen. Madje mund tė thuhet se ky ishte personi i cili ishte i zhytur mė sė shumti nė kėto lloje tė diturive tė dėmshme tė magjisė, pasi kishte disa libra tė rrezikshėm me anė tė tė cilėve arrinte te kėto dituri.

Ndėrsa libri qė shkroi dhe ia la njerėzimit ėshtė sprovė pėr tė gjithė ata qė mashtrohen dhe jepen pas tij. Ata qė e lexojnė atė duke besuar se ishte njė njeri i famshėm i cili e diti tė ardhmen, ata vetėm se kanė rėnė nė sprovė dhe u larguan nga besimi i pastėr. I Dėrguari i Allahut thotė:

“Kush shkon tek parashikuesi dhe beson nė atė ēka ai thotė, vetėm se ka mohuar atė qė i ka zbritur Muhamedit.”16

Nostradamusi  nė fakt nuk bėri gjė, por u shėrbye nga informacionet e shejtanėve, tė cilėt i sillnin atij lajme qė i dėgjonin nga melaiket dhe i shtonin atyre qindra gėnjeshtra dhe ai ia pėrcolli botės ato lajme sė bashku me gėnjeshtrat. Prandaj edhe shėnimet e tij janė tė mjegulluara dhe tė paqarta dhe nuk mund tė kuptohen kurrė drejt, pasi ėshtė e pėrzier njė e vėrtet me njėqind gėnjeshtra. Pėrputhjen dhe zbėrthimin e vargjeve me ngjarjet qė ndodhin e bėjnė njerėzit e magjepsur pas tij, vetėm pasi tė ndodhin ato, duke u munduar qė t’i vėnė nė pah se ai e kishte paralajmėruar shumė qartė atė ndodhi, por njerėzit nuk kanė arritur ta kuptojnė vetėm pasi ndodhi. Ai dinte vetėm atė qė i thuhej nga xhinėt tė cilėt pėrgjonin lajme nga melaiket dhe asaj tė vėrtete ia bashkėngjisnin njėqind gėnjeshtra. I Dėrguari i Allahut, Lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė thotė:

“Melekėt zbresin nė afėrsi tė reve dhe pėrmendin ndonjė gjė qė ėshtė caktuar (nga kaderi), e shejtanėt e vjedhin atė me dėgjim dhe me atė i frymėzojnė fallxhorėt dhe asaj (tė vėrtete), i bashkėngjisin njėqind gėnjeshtra, nga vetja e tyre.”17   


Nostradamusi dhe muslimanėt

Nė kėtė pikė tė fundit dua ta cek edhe atė se si disa muslimanė tė cilėt kanė lexuar rreth kėtij njeriu sikur kanė njė lloj simpatie e respekti ndaj tij. Kjo pėr faktin se ky nga tė gjitha ato gjėrat tė cilat i kishte parashikuar janė edhe paralajmėrimi i vėrshimit tė Islamit nė Evropė e nė Perėndim dhe shkatėrrimi i shtetit tė Izraelit.

Pa marrė parasysh kėtė parathėnie tė kėtij njeriu, se a ia ka qėlluar apo, jo themi se marrja e kėsaj informate, pastaj besimi nė tė duke u munduar ta pėrputhim me disa paralajmėrime tė cilat Allahu i Madhėrishėm na i ka treguar pėrmes tė Dėrguari tė Tij, me vete sjell shumė dėme dhe mėkate. Besimtarit nuk i lejohet tė mbėshtetet nė thėniet e parathėnėsve dhe fallxhorėve nga tė cilėt ishte edhe ky njeri, pa marrė parasysh ēfarė paralajmėrojnė ata. Ne e kemi pėrmendur mė lart se pretendimet tė tij janė informacione e lajme tė cilat i kanė pėrgjuar shejtanėt nga melaiket dhe pastaj ia kanė transmetuar atij duke ia shtuar me qindra gėnjeshtra. Ndėrsa i Dėrguari i Allahut thotė:

''Kush i afrohet fatthėnėsit dhe e pyet atė ne lidhje me ndonjė gjė, nuk do t'i pranohet namazi pėr dyzet ditė dhe net.”18  

Edhe Dexhali, i cili do tė vijė si njė nga shenjat e mėdha tė kiametit, do tė parashohė saktė gjėra tė sė ardhmes dhe do tė ketė mundėsi tė bėjė shumė gjėra qė nuk kanė mundėsi t’i bėjnė tė tjerėt, por megjithatė ai do tė jetė sprovė, me anė tė cilės do tė dallohet besimtari i sinqertė nga ai qė nuk ėshtė i bindur si duhet nė Zotin e tij.  

 

Alaudin Abazi
15.11.2009


 

[1] Shėnon Muslimi.

[2] Bekare, 102.

[3] El Enam, 59

[4] En Neml, 65.

[5] Shėnon Muslimi.

[6] Shėnon Ahmedi dhe Albani e cilėson hasen.

[7] Shėnon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

[8] “Parathėniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi.

[9] “Parathėniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi.

[10] “Fet`hul Bari”, Ibėn Haxher Askalani, vėll. 10, f. 234.

[11] El Bekare, 102.

[12] Pėr kėtė fakt ekziston edhe njė hadith i saktė tė cilin e shėnon Buhariu. Nė tė i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė thotė: “Melekėt zbresin nė afėrsi tė reve dhe pėrmendin ndonjė gjė qė ėshtė caktuar (nga kaderi), e shejtanėt e vjedhin atė me dėgjim dhe me atė i frymėzojnė fallxhorėt dhe asaj (tė vėrtete), i bashkėngjisin njėqind gėnjeshtra nga vetja e tyre.”

[13] El Bekare, 102.

[14] “Parathėniet e Nostradamusit”, Adnan Abrashi, f. 26.

[15] Shėnon Ahmedi dhe Albani e cilėson hasen.

[16] Shėnon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

[17] Shėnon Buhariu.

[18] Shėnon Muslimi.

Tema tė tjera rreth Akides

Dėnimi dhe shpėrblimi nė varr
Njohuri mbi shkencėn e feve komparative (krahasime ndėrfetare)
Veprat tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira (2)

Veprat tė cilat i asgjėsojnė veprat e mira (1)

Lidhur me fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu kurrsesi nuk iu mundėson jobesimtarėve mbizotėrim tė plotė mbi besimtarėt” (Kuran, Nisa: 141)
Ndarja e umetit
Lejimi i gjėrave qė i ka ndaluar apo ndalimi i gjėrave qė i ka lejuar Allahu subhanehu ue teala
Isai alejhi selam midis vdekjes dhe jetės
A takohen shpirtrat e tė vdekurve pas vdekjes?
Sihri (magjia), el-kehane (falli) dhe el-arrafe (parashikimi)
Shirku – Politeizmi (t'i bėsh Allahut xh.sh. shok)
Emrat e Allahut nuk janė tė pėrkufizuar nga numėr i caktuar
Tė gjithė emrat e bukur mes tyre kanė domethėnie gojore (foljore), ose domethėnie logjike ose tė pėrbashkėta
El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtėsi)
El Vekil (Mbikėqyrėsi)
El Muxhib (Lutjepranuesi)
El Kahar – El Kahir (Mposhtėsi)
El Adhim – El Kebir (Madhėshtori, i Madhi)
El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqėdhėnėsi), Es Sebuh (I Madhėruari), Et Tajib (I Miri)
Er Reuf (I Dhembshuri)
El Hamid (I Falėnderuari)
Tallja me fenė e Allahut xh.sh.
El Hasib (Llogarimarrėsi)
Es Semi’i (Dėgjuesi)
El Xheuad (Bujari)
El Uedud (I Dashuri)

Emri "ALLAH"

Frymėzimi (inspirimi), ėndrra e mirė dhe intuita (mendjemprehtėsia)
Emrat e bukur nė Kuran
Llojet e shirkut
Emri mė i madh i Allahut, me tė cilin nėse lutet, pėrgjigjet dhe kush kėrkon me tė, i jepet
Emrat e Allahut janė “teukifije”
Emrat e Bukur tė Allahut
Dėshmia
Dhjetė gjėrat qė tė nxjerrin nga Islami
Tė drejtat e Allahut tė Plotfuqishėm
Besimi i Ehli Sunetit nė atė qė ka ndodhur mes shokėve tė tė dėrguarit tė Allahut nė betejėn  e Xhemelit
Dobia e njėsimit tė Allahut
Ndikimi nė besimin nė Allahun
Format e njohjes sė Allahut
Nevoja e njeriut pėr besim dhe ndikimi i  tij nė jetėn njeriut
Sinqeriteti nė jetėn e muslimanit
Besimi nė xhenet dhe xhehenem
Pėrgjigje disa paragjykimeve
Ndarja e adhurimit
Urtėsia pėr dėrgimin e tė dėrguarve

Llojet e dashurisė

Adhurimi ėshtė dashuri, nėnshtrim dhe pėrulje pėr tė dashurin

Adhurimi, shkalla e fundit e dashurisė
Kuptimi i drejtė i fjalėve tė Allahut dhe tė Pejgamberit

Lidhja e teuhidit uluhije dhe atij rrububije nė Kuran

Ndryshimi i njerėzve nė teuhid

Ēfarė e prish fjalėn e mirė

Fjala e mirė
Sinqeriteti dhe rėndėsia e tij
Shijat dhe rafidijtė

Ju i njihni mė mirė ēėshtjet e dynjasė tuaj

Ndryshimi i Tokės

Krerėt kryesorė tė fraksioneve qė kundėrshtuan ehli sunetin dhe xhematin

Ēėshtje nė tė cilat pranohet mosmarrėveshja
Tė shpallurit ligj nga dikush tjetėr pėrveē Allahut
Ruajuni nga e keqja

Dy apo katėr xhenete

Jam mbėshtetur Allahut

Krahasime tė disa ēėshtjeve tė Akides ndėrmjet Ehli Sunetit dhe grupeve tė tjera

Rrugėt e pėrdorura nė Kuran pėr thirrjen nė teuhidin uluhije

Shkaqet e rritjes sė adhurimit nė zemrėn e njeriut

Mirėsitė e teuhidit uluhije

Llojet e thėnieve

Robėrimi i krijesave
Llojet e adhurimeve
Frika apo shpresa
Shtyllat e adhurimit
Rėndėsia e sinqeritetit dhe pasimit
Kur pranohet adhurimi

Besimi nė aspektin gjuhėsor dhe terminologjik

Shtyllat e teuhidit uluhije

Besimi i imam Sehl ibn Abdilah Tusturij

Besimi i imam Sufjan Ibn Ujejne

Besimi i imam Euzait

Besimi i imam Sufjan eth Theurit

Argumentet rreth teuhidit uluhije

Rėndėsia e teuhidit uluhije

Njohja e teuhidit uluhije

Shtyllat e kufrit

Rėnia e besimit

Fryti i besimit

Origjina e shirkut

Sinqeriteti pėr Allahun

Frika

Shpresa

Mbėshtetja tek Allahu

Disa fjalė rreth hajmalive

Disa fjalė rreth shefatit

Zoti ynė

Disa gabime nė akide

Mesazh drejtur tė afėrmėve

Njohja e Allahut bukuritė e Tij

Kush kėrkon fe tjetėr pėrveē Allahut, atij kurrsesi nuk i pranohet
Miqėsia dhe armiqėsia
Kushtet e adhurimit tė vėrtetė

Disa fjalė rreth shirkut

Ēfarė e kundėrshton Islamin

Kufri, hipokrizia dhe llojet e tyre

Ēfarė e kundėrshton teuhidin

Islami

Teuhidi

Kushtet e fjalės "La ilahe il Allah"
 
                                                               www.klubikulturor.com