Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.pertymoter.net
 
www.audionur.com
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

El Kuddus (I Shenjti), Es Selam (Paqėdhėnėsi), Es Sebuh (I Madhėruari), Et Tajib (I Miri)

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė Allahu, qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė)...” (Hashr, 23)
Ndėrsa nė hadith, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: “...i madhėruar, i Shenjti, Zot i melekėve dhe i shpirtit.” Shėnon Muslimi. Gjithashtu nė hadith thuhet: “Vėrtet, Allahu ėshtė i Miri dhe nuk pranon veēse tė mirėn.” Shėnon Buhariu
.
Ndėr emrat e Allahut janė edhe El Kuddus Es Selam,
do tė thotė i Madhėruar, i pastėr nga tė gjitha cilėsitė e mangėta, ose qė t’i ngjasojė dikush nga krijesat. Ai ėshtė i pastėr nga tė gjitha tė metat, i pastėr qė t’i ngjasojė Atij dikush nė diēka nga pėrsosmėria: “Asnjė send nuk ėshtė si Ai.” (Shura, 11)
“Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.”
(Ihlas
, 4)
“A di pėr Tė ndonjė emnak (adash)?!”
(Merjem
, 65)
“...pra mos i pėrshkruani Allahut shokė...”
(Bekare, 22)

El
Kuddus
ėshtė si Es Selam, mohon ēdo mangėsi nė tė gjitha aspektet dhe pėrfshin nė vetvete pėrsosmėrinė, ngase kur mohohet mangėsia, atėherė vėrtetohet pėrsosmėria e plotė. Ai ėshtė i Shenjti, Madhėshtori, i pastėr nga ēdo e keqe, nuk i ngjason Atij asgjė nga krijesat, i pastėr nga ēdo mangėsi dhe nga ēdo gjė qė kundėrshton pėrsosmėrinė e Vet. Ky ėshtė rregull me tė cilėn Allahu ėshtė i pastėr nga ēdo mangėsi nė tė gjitha aspektet. Ėshtė Madhėshtori dhe nuk ka tė barabartė ose tė ngjashėm si Ai ose tė jetė emėrtuar dikush si Ai. Ėshtė i pastėr nė cilėsitė e Veta, tė cilat janė cilėsitė mė tė pėrsosura, mė madhėshtore.
Madhėrim
do tė thotė pastrim. Nga pastėrtia e pėrsosur ėshtė edhe vėrtetimi i cilėsive tė madhėshtisė dhe madhėrisė pėr Tė. Me tė synohet ruajtja e pėrsosmėrisė sė Tij nga mendimet e kėqija, si mendime injorance, qė mendojnė pėr Allahun keq, mendime qė s’i takojnė dhe s’i pėrkasin Atij. Ndaj, kur robi e lavdėron Zotin e vet duke thėnė “Sub’hanallah” (i Lartėsuar qoftė Allahu!), ose i madhėruar e tė ngjashme me kėto, me kėtė nėnkuptohet lavdėrimi i Tij, duke i vėrtetuar ēdo pėrsosmėri dhe duke larguar nga Ai ēdo mangėsi.
Ndėrsa pėr Et Tajib (I Miri), Kadi Ijadi thotė: “I Miri nė cilėsitė e Allahut ka pėr qėllim i pastėr nga ēdo mangėsi dhe ky emėr ka kuptimin e emrit El Kuddus (I Shenjti). Ndėrsa esenca e emrit Et Tajib rrjedh nga dėlirėsia dhe pastėrtia nga ndyrėsirat.”


Esh Shakir – Esh Shekur (Falėnderuesi, Mirėnjohėsi)

Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Nėse Allahut i huazoni diēka tė mirė, Ai juve ua shumėfishon atė dhe ju fal; Allahu ėshtė shumė mirėnjohės, i butė.” (Tegabun, 17)
Gjithashtu fjala e Allahut tė Lartėsuar:
“Allahu ėshtė mirėnjohės, i dijshėm.” (Nisa, 147)
Ndėr emrat e bukur tė Allahut janė edhe Esh Shakir dhe Esh Shekur. Ai ėshtė mirėnjohėsi edhe pėr punėn e vogėl dhe tė paktė, por qė ėshtė e pastėr, e sinqertė dhe e dobishme. Fal shumė nga mėkatet dhe nuk humb shpėrblimin e atij qė bėn vepra tė mira, por atyre ua shumėfishon kėtė. Nga mirėnjohja e Tij, Ai shpėrblen pėr njė tė mirė nga dhjetė deri shtatėqind fish ose edhe mė shumė. Allahu e shpėrblen robin e Vet pėr njė tė mirė me shumė lloje shpėrblimesh, me shpėrblim tė hershėm para atij tė mėvonshėm. Dhe e gjithė kjo nuk ėshtė ndonjė obligim dhe e drejtė obliguese e Tij pėr shkak tė veprave tė robėrve, por Ai ia ka bėrė kėtė tė drejtė obligim Vetes nga bujaria dhe fisnikėria e Vet. Ai nuk ua humb shpėrblimin atyre qė veprojnė, nėse janė vepėrmirė dhe janė tė sinqertė nė ato vepra.
Nėse robi i Vet i pėrfill urdhėresat dhe i zbaton obligimet e Tij, Ai e ndihmon nė tė dhe e lavdėron pėr kėtė, fut nė zemrėn e tij dritė e besim, ndėrsa nė trupin e tij forcė, aktivitet dhe nė ēdo gjendje i jep begati e mirėsi, ndėrsa nė veprat e tij shtim dhe sukses.
E pastaj i ofron si shpėrblim tė mėvonshėm tek Ai shpėrblim tė plotė, duke mos i munguar asgjė nga kėto. Nga mirėnjohja e Allahut ndaj robit tė Vet ėshtė edhe ajo se kush lė diēka pėr hir tė Allahut, Ai do t’ia kompensojė me mė tė mirė se ajo. Kush i afrohet njė pėllėmbė, Ai i afrohet njė krah, nėse i afrohet njė krah, i afrohet njė pash, nėse i vjen duke ecur, do t’i shkojė duke vrapuar.



E
s Samed Es Sejid (Strehimtari, Zotėri)


Allahu i Lartėsuar thotė:
“Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! Allahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.” (Ihlas, 1-2)
Ndėrsa nė hadithin e shėnuar nga Ebu Daudi qėndron: “Allahu i Lartėsuar ėshtė Zotėri.” (Sahih Ebi Daud)

Es Samed
do tė thotė Zot i pėrsosur, Zotėri, i Madhi. Nuk ka cilėsi tė pėrsosur vetėm se Ai ėshtė i cilėsuar me tė, ėshtė cilėsuar me pėrsosmėrinė e saj dhe krijesat e Tij nuk mund t’i pėrfshijnė disa nga ato cilėsi me zemrat e tyre. Gjuhėt e tyre nuk mund tė shprehen pėr to. Ai ėshtė Strehimtari, Ai synohet nė ēdo situatė tė vėshtirė: “(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush ėshtė nė qiej e nė tokė dhe Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (fal mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.)(Rahman, 29)
Ai ėshtė i Pasuri dhe tė gjitha krijesat janė tė varfra dhe kanė nevojė pėr Tė: krijimin dhe ndihmėn e tyre pėr ēdo gjė qė kanė nevojė nė tė gjitha aspektet.

Es Samed
  ėshtė Ai i Cili e synojnė tė gjitha krijesat pėr tė gjitha nevojat nė ēdo gjendje, ngase Ai ėshtė i Pėrsosur nė Qenien e Vet, nė cilėsitė, emrat dhe veprat e Veta.
Es Samed
ėshtė pasuridhėnėsi, ku hyjnė tė gjitha domethėniet e kėtij emri fisnik. Ai ėshtė Strehimtari, Atė e synojnė tė gjitha krijesat me pėrulėsi dhe nevojė. E tėrė bota i ėshtė nėnshtruar Atij. Ai ėshtė i pėrsosur me dituri, urtėsi, butėsi, fuqi, madhėshti, mėshirė dhe me tė gjitha cilėsitė.



El
Aziz, El Kavij, El Metin, El Kadir, El Kadir, El Muktedir (Fuqiploti, I Forti, I Palėkundshmi, I Fuqishmi)


Allahu i Lartėsuar thotė:
“Zoti yt ėshtė Ai i fuqishmi, ngadhėnjyesi.” (Hud, 66)
. Gjithashtu thotė: “Allahu ėshtė furnizues i madh. Ai fuqiforti.” (Dharijat, 58)
Gjithashtu thotė:
”Allahu ėshtė i fuqishėm, Allahu fal mėkatet, ėshtė mėshirues” (Mumtehineh, 7)
“Nė njė vend tė kėnaqshėm, te Sunduesi i plotfuqishėm
(tek Allahu)(Kamer, 55)
“Dhe Ne bėmė pėrcaktimin e krijimit. Sa pėrcaktues tė mirė jemi!
(Murselat, 23)
Tė gjithė kėta emra kanė domethėnie tė pėrafėrta. Ai (Allahu) ėshtė i Plotfuqishėm, Madhėshtori, Fuqiploti:
“E tėrė fuqia dhe ngadhėnjimi i takon vetėm Allahut. Ai i dėgjon dhe i di tė gjitha.” (Junus, 65)
Krenaria e fuqisė: Atė nuk mund ta mposhtė askush nga krijesat. Ai ėshtė Mposhtėsi i tė gjitha ekzistencave, Madhėshtisė sė Tij i janė nėnshtruar krijesat.
Krenaria privuese: Ai ėshtė i Pasuri me Qenien e Vet dhe s’ka nevojė pėr askėnd. Nuk mund t’i bėjnė dėm e as dobi, mirėpo Ai ėshtė Dėmsjellės, Dobiprurės, Dhėnės, Privues.
Krenari
a mposhtėse: Kjo lloj krenarie i pėrket vetėm Atij, vetėm Madhėshtisė sė Tij i ėshtė nėnshtruar, Dėshirės sė Tij. Tė gjitha krijesat janė nė dorėn e Tij. Asnjė vepėr, asnjė lėvizje s’lėviz pa ndihmėn, fuqinė dhe lejen e Tij. Ajo qė deshi, u bė, ajo qė s’deshi, nuk u bė, s’ka forcė e fuqi pos Tij.
Tė tri domethėniet e Fuqisė sė Allahut janė tė pėrsosura.
Ndėr emrat e Tij janė edhe El Kavij El Metin (I Forti, I Palėkundshmi), fuqia e Tij nuk krahasohet me fuqinė e askujt, sado e madhe tė jetė fuqia e tij. Nga Fuqia e Vet ka krijuar qiejt, tokėn dhe atė ēfarė ka mes tyre brenda gjashtė ditėve. Ai ka krijuar krijesat e pastaj i vdes, pastaj i ngjall e pastaj tek Ai kthehen: “Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ėshtė mė e rėndė se krijimi i njė qenieje (njė njeriu)...” (Lukman 28)
“Dhe Ai ėshtė qė e shpik jetėn dhe pastaj pėrsėrit atė, e ajo (pėrsėritja) ėshtė edhe mė e lehtė pėr Tė (sipas mendimit tuaj).” (Rum, 27)
Ai ėshtė El Kadir (I Fuqishmi). E, nga gjurmėt e fuqisė sė Vet ti e sheh tokėn tė thatė (tė vdekur), e kur ia lėshon ujin, ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rrit bimė tė kėndshme. Gjithashtu, nga gjurmėt e fuqisė sė Vet ėshtė edhe ajo se ēfarė ka bėrė me popujt pėrgėnjeshtrues, jobesimtarėt mizorė, lidhur me llojet e dėnimeve tė shumta. Nuk u bėn dobi atyre dredhia e tyre, kurthet e tyre, as pasuria e tyre, as ushtarėt e as fortifikatat e tyre kur vjen urdhri i Allahut. Veēanėrisht nė kėto kohė, kur kėto fuqi tė mėdha, zbulimet mahnitėse qė kanė arritur, janė nga pėrcaktimi i Allahut pėr ta, mėsim pėr ta. Zbulimet e tyre nuk i bėjnė dobi nga ajo qė i godet nga dėnimet e ndryshme, me gjithė pėrpjekjet dhe angazhimet e tyre nė tė, sepse urdhri dhe fuqia e Allahut ėshtė mė e madhe. Fuqisė sė Tij i nėnshtrohen botėt.
Nga gjurmėt e Fuqisė sė Tij ėshtė edhe ajo qė ka pėrmendur nė librin e Vet; ndihmėn ndaj robėrve tė afėrm tė Tij, me gjithė numrin e tyre tė vogėl kundėr armiqve tė tyre, tė cilėt janė numerikisht mė tepėr dhe mė shumė tė pėrgatitur. Ai thotė: "Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e Allahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha!" (Bekare, 249)
Gjithashtu nga gjurmėt e fuqisė dhe mėshirės sė Tij ėshtė ajo qė u ka pėrgatitur banorėve tė zjarrit dhe banorėve tė xhenetit nga llojet e dėnimeve, pėrkatėsisht nga llojet e begative tė vazhdueshme, qė nuk ndėrpriten e as nuk pėrfundojnė.




Husejn Serraxh
23.11.2007

                                         www.klubikulturor.com