Adhurimi
ėshtė dashuri, nėnshtrim dhe pėrulje pėr tė dashurin
Adhurimi
ėshtė dashuri, nėnshtrim dhe pėrulje pėr tė dashurin;
pra kush do diēka ose i nėnshtrohet asaj, atėherė zemra
e tij e ka adhuruar atė, madje adhurimi ėshtė shkalla e
fundit e dashurisė. Ndėrsa shkalla e parė e saj ėshtė
lidhja, e cila ėshtė quajtur kėshtu pėr lidhjen qė bėhet
ndėrmjet atij qė do dhe tė dashurit. Pastaj ėshtė njė
shkallė tjetėr e dashurisė qė ėshtė drejtimi i zemrės
drejt atij qė do dhe pas asaj ėshtė shkalla ku dashuria
bėhet e nevojshme, qė nuk mund t’i shmangesh dot siē
thotė Allahu i Lartė: “S’ka dyshim se vuajtja nė tė
(xhehenem), ėshtė e pashmangshme”. Furkan, 65.
Pastaj ėshtė ekstremiteti
nė dashuri qė quhet ishk, me tė cilin nuk mund tė
cilėsohet Zoti i Lartėsuar dhe nuk shprehet ashtu pėr
tė. Gradė tjetėr e dashurisė ėshtė dėshira, e ajo ėshtė
udhėtimi i zemrės pėr tek i dashuri, gjė e cila ėshtė
shprehur pėr Allahun e Lartėsuar, siē shihet nga hadithi
i Amar Ibn Jasirit, i cili fali njėherė namazin dhe e
zgjati shumė atė. E pyetėn pėr kėtė dhe tha: “Bėra disa
lutje me tė cilat lutej Profeti (alejhi selam):
“O Allahu
im! Tė kėrkoj me dijen tėnde tė fshehur, me fuqinė tėnde
mbi krijesat, mė lėr tė jetoj, nėse jeta ėshtė hajėr pėr
mua dhe mė vdis, nėse vdekja ėshtė hajėr pėr mua!
O Allahu
im! Kėrkoj frikėn time ndaj teje nė fshehtėsi dhe
haptas! Tė kėrkoj tė them fjalėn e vėrtetė nė zemėrim
dhe kėnaqėsi! Tė kėrkoj tė mesmen nė varfėri dhe nė
pasuri! Tė kėrkoj njė begati qė nuk mbaron! Tė kėrkoj
njė qetėsi qė nuk ndėrpritet! Tė kėrkoj freskinė e jetės
pas vdekjes! Tė kėrkoj shijen e shikimit nė fytyrėn
tėnde! Tė kėrkoj mallin e takimit me ty, nėpėrmjet asaj
qė nuk ėshtė dėm qė dėmton dhe as ngatėrresė qė tė humb!
O Allah!
Na zbukuro me bukurinė e imanit dhe na udhėzo!”
Nė njė hadith tė transmetuar nga Buhariu
dhe Muslimi, Profeti (alejhi selam) thotė:
“Kush do takimin me Allahun, Allahu e do
takimin me tė.”
Nė lidhje
me thėnien e Allahut: “E kush shpreson takimin me
Allahun, s’ka dyshim se afati i Allahut do tė vijė
patjetėr” ėshtė thėnė se duke ditur Allahu i
Lavdėruar dėshirėn e madhe tė tė dashurve tė tij pėr
takimin me Tė dhe qė zemrat e tyre nuk qetėsohen pa
takimin me tė, iu caktoi njė afat dhe njė kohė takimi me
Tė, nė tė cilin qetėsohen shpirtrat e tyre.
Jetesa mė
e mirė dhe mė e lezetshme, nė mėnyrė absolute ėshtė
jetesa e atyre qė e duan Allahun dhe qė kanė mall pėr
Tė. Jeta e tyre ėshtė jeta mė e mirė e nė tė vėrtetė,
s’ka jetė mė tė mirė dhe mė tė begatė se sa kjo pėr
zemrėn. Ajo ėshtė jeta e pėrmendur nė thėnien e tė
Lartėsuarit: “Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull
ose femėr duke qenė besimtar, Ne do t’i japim njė jetė
tė mirė.” Nahl, 97. Nuk ėshtė pėr qėllim kėtu jeta e
pėrbashkėt ndėrmjet besimtarėve dhe qafirėve, apo tė
bindurve dhe tė prishurve, nga ushqimi i mirė i saj,
veshmbathja, pija, martesa etj, mbase ndoshta armiqtė e
Allahut kanė mė shumė nga kėto se sa tė dashurit e
Allahut. Allahu e siguron ēdokėnd qė bėn vepra tė mira
se do t’i japė njė jetė tė mirė e Ai ėshtė realizues i
premtimit qė nuk e thyen atė. A ka jetė mė tė mirė se sa
jeta e atij nė tė cilin janė mbledhur tė gjitha
interesat e ėshtė formuar njė i vetėm: Kėnaqėsia e
Allahut! Zemra e njė njeriu tė tillė nuk ka degėzime,
por ėshtė drejtuar vetėm nga Allahu. Janė mbledhur
dėshirat e tij, mendimet e tij tė cilat ishin tė ndara
nė ēdo vend dhe janė bėrė dhikėr pėr tė dashurin e tij
mė tė Lartė, dashuri pėr Tė dhe dėshirė pėr takimin me
Tė. Ndėrsa endja pėr tė qenė afėr Tij, ėshtė ajo qė i
vijnė rrotull interesat e tij, dėshirat, qėllimet. E
nėse hesht, hesht me Allahun; nėse flet, flet me
Allahun; kur dėgjon, dėgjon me Tė; kur shikon, shikon me
Tė; me Tė ecėn; me Tė lėviz; me Tė jeton; me Tė ngjallet
me Tė vdes; me Tė ringjallet. Siē thuhet nė sahihun e
Buhariut nga Profeti (alejhi selam) i cili transmeton se
Zoti i tij i Lartėsuar ka thėnė: “Nuk mė afrohet robi
im sikundėr mė afrohet me kryerjen e atyre qė ia kam
bėrė farz dhe vazhdon robi im tė mė afrohet me nafile,
derisa ta dua atė. E kur ta dua atė, atėherė unė jam
dėgjimi i tij qė dėgjon, shikimi i tij qė shikon, dora e
tij me tė cilėn vepron, kėmba e tij me tė cilėn ecėn,
(d.m.th me mua shikon, me mua dėgjon, me mua ecėn). Nėse
mė kėrkon njė gjė unė ia jap, nėse mė kėrkon mbrojtje
unė e mbroj. E nuk kam hezituar nė ndonjė gjė qė kam
bėrė, sikundėr hezitoj nė marrjen e shpirtit tė robit
tim besimtar qė e urren vdekjen, e Unė urrej t’i bėj keq
atij, por kjo duhet tė bėhet pėr tė”.
Ky hadith
kaq i bukur, kaq domethėnės, kuptimin e tė cilit nuk
mund ta shijojė ai, zemra e tė cilit ėshtė gurėzuar, i
pėrmbledh shkaqet e dashurisė sė Tij ndaj robit tė vet
nė dy ēėshtje: nė kryerjen e farzeve; dhe nė afrimin e
tij me Tė me nafile.
Allahu i
Lartėsuar tregon se kryerja e farzeve ėshtė gjėja mė e
dashur tek Allahu, me tė cilėn i afrohesh Atij dhe se
vazhdon tė shtojė nafilet derisa Allahu ta dojė atė. Dhe
kur arrin tė fitojė dashurinė e Krijuesit tė tij,
atėherė zemra e tij ėshtė e zėnė me kėtė dashuri dhe nuk
ka vend pėr mendime dhe interesa qė nuk kanė lidhje me
tė dashurin e tij. Ajo ėshtė dashuri qė sundon shpirtin
e tij, ndėrsa pėrmendja dhe pėrkujtimi i tė Dashurit mė
tė lartė tė robit bėhet sundues i rrahjeve tė zemrės sė
tij. Prandaj nuk ka dyshim qė ky njeri i dashuruar, nėse
shikon, shikon me tė dashurin e tij. Ai ėshtė nė zemrėn
e tij, Ai ėshtė qetėsuesi i tij, Ai e shoqėron atė. Pra
kur thuhet qė ai dėgjon me tė, shikon me tė, (me
Allahun), ecėn me tė (d.m.th e shoqėron), Allahu ėshtė
me tė nė ēdo gjendje.
Nė hadith
theksohet: shikimi, dėgjimi, dora dhe kėmba, sepse kėto
janė mjetet e perceptimit dhe tė veprimit. Dėgjimi dhe
shikimi i transmetojnė zemrės dėshirėn dhe
pėlqyeshmėrinė dhe i sjellin asaj dashuri dhe urrejtje.
Kėshtu qė vihen nė pėrdorim dora dhe kėmba. Pra, nėse
dėgjimi i robit ėshtė me Allahun dhe po ashtu shikimi i
tij, atėherė ai ėshtė i ruajtur, pėr sa i pėrket mjeteve
tė perceptimit, pra ėshtė i ruajtur nė dashurinė dhe nė
urrejtjen e tij e, gjithashtu, nė fuqinė dhe nė ecjen e
tij. Por. mendoni pak: Ai i Larti ėshtė mjaftuar me
pėrmendjen e dėgjimit dhe shikimit, dorės dhe kėmbės,
duke lėnė mėnjanė gjuhėn. Pėrse? Sepse nėse perceptimi
me anė tė dėgjimit dhe shikimit ndodh herė me zgjedhjen
tėnde, herė jo (d.m.th pa dashje) dhe po kėshtu edhe
lėvizjet e dorės dhe tė kėmbės, atėherė ē’ndodh me
gjuhėn, e cila nuk lėviz pėrveēse me njė qėllim tė
caktuar? Dhe kur Allahu i Lartė thotė: “Unė jam dėgjimi
i tij me tė cilin dėgjon, shikimi i tij me tė cilin
shikon, dora e tij me tė cilėn vepron dhe kėmba e tij me
tė cilėn ecėn”, vėrteton atė qė Allahu i Lartėsuar ėshtė
me robin e tij dhe qė ai ėshtė me Allahun nė perceptimin
e tij dhe nė lėvizjet e tij. Siē thotė edhe njė hadith
tjetėr: “Unė jam me robin tim, sa herė qė ai mė
kujton mua dhe lėviz buzėt pėr mua.” Ky shoqėrim
ėshtė ai shoqėrim i veēantė tek fjala e Allahut tė
Lartėsuar: “Ti mos u mėrzit, sepse vėrtet Allahu
ėshtė me ne.” Teube, 40. Dhe fjala e Profetit (alejhi
selam): “Kur ti mendon se janė dy veta, Allahu ėshtė
i treti.”, si edhe sėrish fjala e Allahut tė
Lartėsuar: “Dhe vėrtet, Allahu ėshtė me mirėbėrėsit.”
Ankebutė, 69. Dhe: “Vėrtet, Allahu ėshtė me ata qė
janė tė devotshėm dhe me ata qė janė bamirės.” Nahl,
128. “Dhe duroni, pa dyshim, Allahu ėshtė mė
durimtarėt” Enfalė, 46. “Dhe kur u panė tė dy
grupet, shokėt e Musait thanė: ‘Me siguri na zunė.’ Ai
Musai tha: ‘Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė
udhėzojė.” Shuara, 62-63. Si edhe thėnia e Allahut
ndaj Musait dhe Harunit: “Unė, vėrtet, jam me ju tė
dy, dėgjoj dhe shikoj.”Ta ha, 46.
Pra fjala
“me” shpreh kuptimin e shoqėrimit dhe nuk mund ta fitojė
robi durimin, sinqeritetin dhe mbėshtetjen, shkallėn e
adhurimit, pėrveēse me kėtė shoqėrim (d.m.th. kur Allahu
tė jetė me tė). Dhe pikėrisht, atėherė kur robi ėshtė me
Allahun, i lehtėsohen vėshtirėsitė dhe frika i kthehet
nė siguri. Me Allahun lehtėsohet ēdo vėshtirėsi, afrohet
ēdo gjė e largėt, me Allahun largohet ēdo mėrzitje, ēdo
brengė. S’ka mėrzitje e brengosje kur je me Allahun
pėrveēse nėse bie kuptimi i kėtij shoqėrimi. E kur ndodh
kjo, atėherė zemra e robit bėhet si ai peshku qė ėshtė
nė tė thatė e kėrcen dhe rrotullohet, derisa tė kthehet
sėrish nė ujė.
Kur vjen
koha qė krijohet njė dashuri e tillė ndėrmjet robit dhe
Zotit tė tij, atėherė ka ardhur koha qė Allahu i
Lartėsuar bie dakord pėr plotėsimin e nevojave dhe tė
kėrkesave tė robit tė tij dhe thotė: “E nėse me
kėrkon diēka, unė patjetėr ia jap atė, e nėse mė kėrkon
mbrojtje unė patjetėr e mbroj.” D.m.th. siē
ra dakord robi me Mua qė t’i kryejė urdhrat dhe tė mė
afrohet, duke fituar dashurinė Time edhe Unė bie dakord
me tė nė dėshirat dhe nevojat e tij, qė t’ia plotėsoj
ato.
Subhanallah! Aq e madhe bėhet dashuria ndėrmjet dy
palėve, saqė arrihet tek hezitimi i Zotit pėr ta bėrė tė
vdekur robin e Tij, ngaqė atij nuk i pėlqen vdekja,
kėshtu qė Allahut tė Lartė nuk i pėlqen t’i bėjė keq
atij. Pra Ai, nga njėra anė, gjykon qė tė mos e bėjė tė
vdekur atė, mirėpo, nga ana tjetėr, pikėrisht nė vdekjen
e tij, qėndron e mira e tij. Sepse Allahu nuk e vdes
atė, pėrveēse pėr ta ringjallur, Allahu nuk e sėmurė,
pėrveēse pėr ta shėruar, nuk e bėn tė varfėr, pėrveēse
pėr ta bėrė tė pasur, nuk i ndalon asgjė, pėrveēse pėr
t’i dhėnė dhe nuk e nxori nga xheneti, nga shtylla
kurrizore e babait tė tij, pėrveēse pėr ta rikthyer
pėrsėri nė tė. Pra, ja, ky ėshtė vėrtet Ai qė e meriton
dashurinė dhe askush tjetėr pėrveē Tij.