Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet e rritjes sė adhurimit nė zemrėn e njeriut

Teuhidi ėshtė njė pemė qė mbin nė zemrėn e besimtarit, ai i shtrin degėt dhe e shton rritjen e tij. Bukuria e tij shtohet sa herė qė ai vaditet me bindje qė tė afrojnė pėr tek Allahu i Madhėruar. Kėshtu qė, shtohet dashuria e robit pėr Zotin e tij, njėkohėsisht shtohet tek ai edhe frika, shpresa dhe mbėshtetja e fortė tek Ai. Pra teuhidi me kėto plotėsohet dhe vėrtetohet, vėrtetimi i tij nuk ėshtė me dėshira  dhe as me pretendime larg realitetit.

Vėrtetimi i saj ėshtė me anė tė bindjes dhe besimit, realitetit njerėzor, besnikėrisė, moralit tė lartė dhe punėve tė  mira qė kanė zėnė vend nė zemrėn e njeriut.

Nga shkaqet qė realizojnė rritjen e Adhurimit nė zemrėn e njeriut janė:

1. Kryerja e bindjeve duke shpresuar atė qė gjendet tek Allahu.

2. Lėnia e mėkateve nga frika e dėnimit tė Allahut.

3. Meditimi nė mbretėritė e qiejve dhe tė tokės.

4. Njohja e emrave dhe cilėsive tė Allahut, si dhe atė qė kėrkojnė ato, gjurmėt e tyre dhe argumentat qė ka nė to pėr Madhėrinė dhe Pėrkryeshmėrinė e Allahut.

5. Shtimi i dijes sė dobishme dhe punimi me tė.

6. Leximi i Kuranit me meditim dhe kuptimi i tij dhe i atyre qė ai kėrkon.

7. Afrimi tek Allahu me nafilet pas namazeve farz.

8. Pėrmendja e Allahun nė ēdo gjendje, me gjuhė dhe zemėr.

9. Dhėnia pėrparėsi gjėrave qė do Allahu kur kėrkohet tė zgjedhėsh.

10. Meditimi nė mirėsitė e Allahut, tė dukshme apo tė padukshme, si dhe dėshmimi i bujarisė dhe bamirėsisė sė madhe qė bėn Ai ndaj robėrve tė Tij.

11. Nėnshtrimi i zemrės ndaj Allahut dhe nevoja pėr tė.

12. Vetmimi me Allahun nė momentin e zbritjes sė Tij, nė njė tė tretėn e fundit tė natės, leximi i Kuranit nė kėtė kohė dhe pėrfundimi i kėsaj kohe me kėrkim falje dhe teube.

13. Ulja dhe qėndrimi me njerėzit e mirė, me ata qė janė tė sinqertė dhe qė e duan njėri-tjetrin pėr hir tė Allahut, si dhe pėrfitimi prej fjalėve tė tyre.

14. Largimi nga ēdo gjė qė ėshtė shkak pėr vėnien e pengesės ndėrmjet zemrės dhe Allahut.

15. Lėnia e tė folurit tė tepėrt, ushqimit tė tepėrt, pėrzierjen e tepėrt me njerėzit dhe shikimin.

16. Tė dojė robi pėr vėllain e tij besimtar atė qė e dėshiron pėr veten e tij dhe tė luftojė me vetveten pėr arritjen e kėtij qėllimi.

17. Pastėrtia e zemrės nga mėria e besimtarėve, pastrimi i saj nga smira, mėndjemadhėsia, mashtrimi dhe vetėpėlqimi.

18. Tė kėnaqurit me rregullin e Allahut tė Lartėsuar.

19. Falenderimi nė mirėsi dhe durimi nė fatkeqėsi.

20. Kthimi pėr tek Allahu kur bie nė gjynahe.

21. Shtimi i punėve tė mira, si bamirėsia, morali i mirė, lidhjet farefisnore etj.

22. Pasimi i Profetit (salallahu alejhi ue selam) nė ēdo tė vogėl e tė madhe.

23. Xhihadi nė rrugė tė Allahut.

24. Tė ushqyerit e mirė (me hallall).

25. Urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja.  

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Pėrktheu: Bledar Haxhiu

21.02.2006

                                         www.klubikulturor.com