Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Argumentet rreth teuhidit uluhije

Argumentet rreth kėtij lloj teuhidi janė tė njėpasnjėshme nė Kuran dhe Sunetin e Profetit (salallahu alejhi ue selam). Nėse shohim me vėmendje nė to, gjejmė se Kurani ka pėrdorur forma dhe metoda  tė ndryshme, nė tė cilat del qartė domosdoshmėria e njėsimit tė Allahut.

Shohim se ato herė vijnė nė formėn e urdhėrimit tė drejtpėrdrejtė pėr njėshmėrinė e Allahut, e herė vinė tė ndėrtuara mbi qėllimin e krijimit tė xhindėve dhe njerėzve, sikurse i gjejmė ato qė vijnė herė duke sqaruar qėllimin e dėrgimit tė Profetėve, here vinjė sqaruese pėr rėndėsinė e zbritjes sė librave. Nė tė njėjtėn kohė shohim se ato vijnė edhe nė formė qortimi pėr ata tė cilėt e kundėrshtojnė atė (teuhidin), apo si treguese se cili ėshtė pėrfundimi i atyre tė cilėt i pėrmbahen atij dhe cili ėshtė pėrfundimi i atyre qė e kundėrshtojnė atė.

Mund tė pėrmendim nga argumentet qė flasin pėr domosdoshmėrinė e njėsimit tė Allahut:

Allahu thotė: "O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush, ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar)."  (Bekare, 21)

Allahu thotė: "...Pra adhuroje Atė dhe mbėshtetu tek Ai, se Zoti yt, nuk ėshtė i panjohur pėr atė qė veproni." (Hud, 123)

Allahu thotė: "Pra, le ta adhurojnė Zotin e kėsaj shtėpie ( Kabes)."  (Kurejsh, 3)

Allahu thotė: "Adhuroni Allahun e mos i shoqėroni Atij askėnd.... "  (Nisa, 36)

Allahu thotė: "Thuaj! Ejani t'ju lexojė atė qė me tė vėrtetė ju ndaloi Zoti juaj; tė mos i shoqėroni Atij askėnd...." (En'am, 151)

Allahu thotė: "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (Isra, 23)

Allahu thotė: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." (Dharijat, 56)

Allahu thotė: "Mos shoqėro me Allahun ndonjė zot tjetėr e tė hidhesh nė xhehenem i qortuar dhe i larguar." (Isra, 39)

Allahu thotė: "Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė." (Fatiha, 5)

Allahu ka thėnė: "Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se nuk meriton tw adhurohet zot tjetėr pėrveē Meje, pra  vetėm Mua mė adhuroni!" (Enbija,  25)

Allahu thotė: "Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm Allahun e largohuni djajve (adhurimit tė tyre)!" (Nahl, 36)

Ndėrsa  nga Suneti mund tė pėrmendim Atė qė e ka trasmetuar Buhari, Muslimi dhe tė tjerė nga Muadh bin Xhebel (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė: Isha bashkė me Profetin (salallahu alejhi ue selam)  hipur nė njė gomar, kur mė tha: “O Muadh, a e di se kush ėshtė e drejta e Allahut tek robėrit e Tij dhe e drejta e robėrve tek Allahu?” Thashw: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dijnw!” Ai mė tha: "E njerwzve tek Allahu ėshtė qė ta adhurojnė e mos i shoqėrojnė atij askėnd, ndėrsa e drejta e Allahut te robėrit e Tij ėshtė qė tė mos dėnojė askėnd qė nuk i shoqėron atij dikė.” I thashė: “A ti pėrgėzoj njerėzit?” Ai mė tha: "Mos i lajmėro, sepse dembelosen."([1])

Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė se Profeti (salallahu alejhi ue selam) kur dėrgoi Muadh bin Xhebelin nė Jemen i tha: "Ti do tė shkosh nė njė popull nga banorėt e librit, le tė jetė e para gjė nė tė cilėn do t’i ftosh ata, Adhurimi i Allahut..."([2])  Ndėrsa nė trasmetime tė tjera tė po kėtij hadithi thuhet: “Le tė jetė e para gjė nė tė cilėn do t’i ftosh ata,  njėsimi i Allahut"([3])

 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Pėrktheu: Bledar Haxhiu

[1] Buhari 2856, Muslimi 43, Tirmidhi 2567, Ibėn Maxhe 4286, Ahmed 13245.

[2]  Buhari 1458, Muslim 28,

[3]   Buhari 8372

             
www.klubikulturor.com