Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.pertymoter.net
 
www.audionur.com
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Lidhur me fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu kurrsesi nuk iu mundėson jobesimtarėve mbizotėrim tė plotė mbi besimtarėt” (Kuran, Nisa: 141)

Lidhur me komentimin e kėtij ajeti te dijetarėt gjejmė pesė mendime:

1. Transmeton Jesi el Hadremi, i cili thotė: “Isha tek Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe e pyeti njėri nga tė pranishmit: -O prijėsi i besimtarėve, a e ke dėgjuar fjalėn e Allahut: “... Allahu kurrsesi nuk iu mundėson jobesimtarėve mbizotėrim tė plotė mbi besimtarėt”? Si kuptohet ky ajet, kur dihet se ata na luftojnė dhe triumfojnė ndonjėherė?
Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tha: “Kuptimi i tij ėshtė pėr Ditėn e Kiametit (Ditėn e Gjykimit).”
Tė njėjtin mendim ka edhe Ibni Abasi, i cili tha: “Kjo ėshtė Ditėn e Kiametit.” Thotė Ibn Atije: “Kėshtu thonė tė gjithė komentuesit.”
Ibni el Arabiu thotė: “Ky mendim ėshtė i dobėt sepse nuk i mbetet kuptim ajetit, pasi ky ajet vjen pas fjalės sė Allahut tė Lartėsuar: “E nėse jobesimtarėve u takon ndonjė fitim, ata thonė: "A nuk mbizotėruam ne mbi ju (por nuk deshėm tė mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarėt!" Allahu do tė gjykojė mes jush Ditėn e Gjykimit… ”
Kjo tregon pra se gjykimi do tė bėhet Ditėn e Kiametit, kurse nė kėtė botė jobesimtarėt triumfojnė disa herė dhe humbin disa herė, ashtu siē e kėrkon urtėsia e Tij, i lartėsuar ėshtė Ai. Pas kėtij ajeti vijon fjala e Fuqiplotit: “Allahu kurrsesi nuk iu mundėson jobesimtarėve mbizotėrim tė plotė mbi besimtarėt” dhe sipas mendimit tė parė nuk i mbetet kurrfarė kuptimi kėtij ajeti, pasi i bie vetėm pėrsėritje ajetesh pa rezultuar ndonjė kuptim i ri.”

2. Allahu i Lartėsuar nuk ua mundėson atyre qė t’i asgjėsojnė muslimanėt tėrėsisht, t’ua humbin gjurmėt atyre dhe t’i shfarosin ata, ashtu siē ka theksuar hadithi i Resulullahut salallahu alejhi ue selem, qė thotė: “Kam kėrkuar nga Zoti im qė tė mos e shkatėrrojė menjėherė (umetin tim) dhe tė mos i mundėsojė armikut ta mposhtė dhe ta asgjėsojė atė, pėrpos asaj qė ndodh nė mes tyre. Dhe se Zoti im mė tha: “O Muhamed, nėse unė gjykoj pėr diēka, atėherė s’ka kush qė mund tė kthejė atė gjykim dhe se Unė ia dhuroj umetit tonė mosshkatėrrimin e tij pėrnjėherė dhe pamundėsinė e pushtimit nga armiku, qė t’i mundėsojė asgjėsimin e tij, edhe nėse mblidhen ata nga anembanė toka, pėrpos asaj qė ndodh mes tyre, ku do tė shkatėrrojnė disa nga ata njė pjesė tė tyre dhe do tė robėrojnė njė pjesė tjetėr.” Shėnon Muslimi nė Sahihun e tij.

3. Nėse umeti thėrret pėr tek e keqja dhe largon nga e mira si dhe nuk pendohet, nė kėtė rast pushtimi ėshtė si rezultat i veprave tė tyre, ashtu siē e pėrmend Allahu i Lartėsuar: “Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija)...” (Shura, 30)
Ibn el Arabiu mbėshtet kėtė mendim.
Shtoi: Vetė fjala e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem: “...pėrpos asaj qė ndodh mes tyre, ku do tė shkatėrrojnė disa nga ata njė pjesė tė tyre dhe do tė robėrojnė njė pjesė tjetėr”, se njė gjė e tillė ėshtė vėrtetuar nė praktikė mes muslimanėve nė kėtė kohė, derisa u ėshtė mundėsuar jobesimtarėve t’i pushtojnė vendet e muslimanėve dhe saqė nuk ka mbetur nga Islami pėrpos pak. E lusim Allahun e lartėsuar tė na pėrfshijė me faljen dhe ndihmėn e Tij!

4. Allahu nuk ua mundėson njė gjė tė tillė sipas sheriatit (ligjit islam) dhe nėse ndodh ajo, nuk pėrkon me dėshirėn e Tij sheriatike.

5. Nuk ua mundėson tė triumfojnė nė argumentime logjike dhe as sheriatike.

 

Husejn Serraxh
Pėrktheu: Fatmir Raēi
16.5.2008

                                         www.klubikulturor.com