Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.pertymoter.net
 
www.audionur.com
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pjesėmarrja nė parlamente

Jurisprudenca islame ka ardhur pėr tė realizuar e pėrmbushur dobitė dhe pėr tė larguar e anuluar dėmet. Gjithashtu, kjo legjislaturė ėshtė e pėrhershme, universale, perfekte dhe realizon interesat e njerėzve deri nė ekzistimin e kėsaj bote. Absorbimi i aktualiteteve bashkėkohore, vėmendja ndaj rrethanave tė ndodhive pa marrė parasysh vendin dhe kohėn, aludon pėr gjithėpėrfshirjen e kėtij sistemi.

Nė mesin e fushave te tė cilat Islami u pėrqendrua mė shumė ėshtė edhe ajo e politikės sheriatike (Sijasetu Sherije), duke i vėnė baza e parime kėsaj fushe tė rėndėsishme pėr jetėn e umetit. Nė shekujt e mėhershėm kanė rrjedhur zhvillime dhe ndodhi, tė cilave dijetarėt i kanė dhėnė sqarime e saktėsime. Ata kanė shkruar pėr kėto dukuri libra e studime, tė cilėt ndihmojnė nė pėrputhjen e kėtyre dukurive me parimet themelore dhe pėrkatėse tė sheriatit (jurisprudencės islame). Ndėr librat mė tė rėndėsishėm nė kėtė fushė ėshtė libri “Es Sijasetush Sherije”, “Politika Sheiratike”, i shkruar nga dijetari Shejhul Islam Ibėn Tejmije, Allahu e mėshiroftė. Ai nė kėtė libėr paraqiti shumė realitete dhe sqaroi dispozitėn sheriatike pėrkatėse rreth shumė problematikave tė ndėrlikuara.

Nė mesin e problemeve aktuale bashkėkohore nė fushėn e politikės sė shteteve dhe formės sė qeverisjes sė tyre janė parlamentet, kuvendet e popullit, kėshillat shtetėrorė dhe ato qė u pėrngjajnė kėtyre. Termat pėr kėtė dallojnė varėsisht prej sistemit tė funksionimit tė vendeve qė i themelojnė kėto kuvende. Specifika e legjislaturės nė ēdo kuvend ndėrlidhet me sistemin ekzekutiv tė shtetit dhe politikėn e qeverisjes.

Pasi muslimanėt janė pjesė e botės nė tė cilėn veprojnė kėto kuvende, paraqitet nevoja e sqarimit tė dispozitės sheriatike rreth hyrjes sė muslimanėve nė kėto parlamente.

Pėr ta qartėsuar kėtė problematikė dhe pėr tė arritur te dispozita sheriatike pėrkatėse themi se sistemi qeverisės nė cilindo shtet nuk pėrjashtohet nga kėto tri forma

1- sistemi islam i drejtė
2- sistemi islam, por i padrejtė (zullumqar)
3- sistemi me tė cilin gjykohet ėshtė sistem i kufrit.

Nė vazhdim do tė sqarojmė secilin lloj

1- Nėse forma e udhėheqjes dhe e qeverisjes ėshtė sistem islam i drejtė, pra gjykohet me ligjin e zbritur nga Allahu i Plotfuqishėm, atėherė krijimi i kėtyre kuvendeve dhe metodika e futjes dhe e pėrzgjedhjes sė anėtarėve nė tė ka tė bėjė me lėmin e politikės islame sheriatrike (sijasetu sherije) dhe kėtu nuk ka ndonjė tė keqe pėr faktin se futja nė kėto kuvende dhe pjesėmarrja nė to ėshtė njė gjė e lejuar, madje mund tė jetė edhe obligative, nėse urdhėrohet nga udhėheqėsi i muslimanėve. Futja nė to mund tė jetė njėra nga gjėrat me tė cilat ndėrlidhet realizimi i njė domosdoshmėrie. Ekziston njė parim themelor sheriatik qė thotė se “ajo gjė pa tė cilin nuk mund tė realizohet obligimi (vaxhibi), ėshtė gjithashtu e obliguar (vaxhib)”. Por me kusht qė futja nė kėtė kuvend tė ketė pikėnisje nga rregulli i pasimit tė udhėheqėsit nė mirėsi (ma`ruf) ashtu siē e vėrtetojnė kėtė citatet sheriatike.

2- Nėse shteti ėshtė me qeverisje islame (qė gjykon me ligjin islam), por ka padrejtėsi dhe zullume, atėherė futja nė kėto kuvende dhe pjesėmarrja nė to varet prej modelit tė kuvendit dhe mundėsisė sė realizimit tė interesave (dobive) dhe mėnjanimit tė dėmeve. Kjo arrihet duke marrė nė konsideratė parimin sheriatik “realizimi i dobisė mė tė madhe nga dy dobitė e pranishme dhe mėnjanimi i dėmit mė tė madh nga dy dėmet e pranishme”. Me fjalė tė tjera, qė pjesėmarrja tė mos shkaktojė dėm mė tė madh se dėmi i pranishėm ose qė me atė pjesėmarrje tė mos hiqet njė dobi mė e madhe sesa dobia e futjes nė kuvend.

Kėtu duhet tė themi se nė kėtė lloj shteti pjesėmarrja nė esencė ėshtė e lejuar, ndėrsa ndalesa karakterizohet nga shkaqet dhe kushtet me tė cilat rrethohet ēėshtja gjatė zbatimit tė parimit tė pėrmendur pak mė parė.
Pėr kėtė mund t’i referohemi lejueshmėrisė sė xhihadit me ēdo udhėheqės tė drejtė dhe zullumqar pėrderisa lufta ėshtė e pėrligjur. Kjo pėr faktin se xhihadi me udhėheqėsin e padrejtė (zullumqar) nuk pėrjashton dėme domethėnėse, por ato dėme, pėrballė dobisė qė realizon xhihadi, janė tė pakta dhe nė kėtė rast dėmi qė shfaqet nėse lihet xhihadi me udhėheqėsin zullumqar ėshtė mė i madh sesa marrja pjesė me tė.

3- Nėse sistemi i shtetit ėshtė sistem i kufrit (pra nuk ėshtė sistem me legjislaturė islame), atėherė nė esencė pjesėmarrja nė kėto parlamente ėshtė e ndaluar pėr shkak tė dėmeve tė qarta qė mbart me vete kjo. Por, duke pasur parasysh ndryshimin ndėrmjet vendeve, dallimin e nevojave tė muslimanėve nė ēdo vend, nė tė cilin qeveriset me sisteme tė kėtilla, pastaj duke u nisur edhe nga parimet thelbėsore tė mėdha tė sheriatit qė synojnė realizimin e dobive dhe mėnjanimin e dėmeve dhe duke argumentuar me ngjarjen e tė Dėrguarit Jusufit alejhi selam me sundimtarin e Egjiptit, kemi arritur nė pėrfundimin e lejimit tė pjesėmarrjes nė kėto parlamente, nėse realizohen kriteret qė do tė pėrmendim mė poshtė.

Kriteret e lejimit tė pjesėmarrjes nė parlamente

1) Pjesėmarrja tė mos rezultojė me pohimin e kufrit ose tė vepruarit me kufėr.

2) Dobia e pjesėmarrjes tė jetė e qartė dhe e realizueshme, jo tė jetė e fshehtė, iluzore ose e pavlerėsuar (pa leverdi).

3) Mos tė vijė pas pjesėmarrjes ndonjė dėm mė i madh se dobia e synuar ose qė dėmi i futjes tė jetė mė i madh se dėmet tė cilat synohen tė mėnjanohen.


Pėrmasat e vlerėsimit tė dobisė dhe dėmit

Gjatė shqyrtimit tė problematikės sė realizimit tė dobive dhe mėnjanimit tė dėmeve pėrmes pjesėmarrjes nė kėto kuvende patjetėr duhet tė kihen parasysh gjėrat vijuese:

a) tė kuptuarit se e drejta e pėrligjjes ėshtė ekskluzivitet i shpalljes (vahjit) dhe nuk i lejohet asnjėrit prej njerėzve qė ta rivalizojė atė nė kėtė tė drejtė;

b) pjesėmarrja nė kuvende tė kėtilla nuk anulon parimin e dashurisė dhe urrejtjes pėr hir tė Allahut (El Velau Vel Bera), nė tė kundėrtėn kėto kuvende duhet tė jenė mejdane nė tė cilat sqarohet, realizohet e deklarohet ky parim, varėsisht se si e kėrkojnė rrethanat dhe dobitė sheriatike;

c) pjesėmarrja nė kėto parlamente tė mos konsiderohet si alternativė e metodologjisė profetike pėr ngritjen e shtetit islam dhe ndryshimin e gjendjes sė kufrit ekzistues, por ka pėr objektiv realizimin e dobive dhe mėnjanimin e dėmeve;

d) pjesėmarrėsi nė kėto parlamente duhet t’ua bėjė me dije njerėzve se pjesėmarrja e tij nuk nėnkupton pajtimin e tij me kėtė rend dhe sistemin demokratik qė kundėrshton ligjin islam.

Fakte tė rėndėsishme nė lidhje me kėtė problematikė

Gjithashtu kėtu duhet tė bėjmė vėrejtje rreth tri gjėrave tė rėndėsishme.

Gjėja e parė: Dispozita e futjes apo e mosfutjes nė parlament mund tė ndryshojė varėsisht edhe nga personi i pėrzgjedhur si delegat, nėse thellohemi nė rregullat e aplikimit tė parimit “realizimi i dobive dhe mėnjanimi i dėmeve”.

Gjėja e dytė: Nuk ka tė drejtė t’i aplikojė kėto parime ēdonjėri, por vetėm dijetarėt e mirėfilltė, tė cilėt kanė mundėsinė e ixhtihadit nė kėto problematika tė mėdha dhe qė zotėrojnė aftėsi qė t’i pėrputhin ndodhitė me parimet thelbėsore pėrkatėse tė sheriatit.

Gjėja e tretė: Kjo ēėshtje ėshtė nga meseletė nė tė cilat lejohet ixhtihadi. Prandaj, nėse dikush nga dijetarėt qė ka bėrė ixhtihad prononcohet me ndonjė fetva tė dhėnė, qoftė edhe nėse e kundėrshton atė qė e themi ne, atėherė nuk ka vend pėr mohim e pėrgėnjeshtrim tė kėsaj. Posaēėrisht kur kemi parasysh se dijetarėt e secilit vend mund tė jenė mė tė aftė pėr ta kuptuar ēėshtjen mė drejtė se tė tjerėt dhe e kanė parasysh mė qartė realizimin e dobive dhe mėnjanimin e dėmeve. Gjykimi ndaj njė gjėje duhet tė jetė rrjedhojė e tė kuptuarit tė asaj gjėje. Nė problematikat e kėtilla aktuale, e rėndėsishme ėshtė sinqeriteti (ēiltėrsia), kapja pas argumenteve, pasja parasysh e parimeve dhe rregullave tė sheriatit. Kėto nuk duhen bėrė arena tė mospajtimit dhe tė pėrēarjes sė zemrave pėr faktin se pėrderisa nė baza dhe parime nuk ka ndarje, edhe nėse nė formėn e zbritjes sė atyre parimeve ka mospajtime, atėherė kjo nuk prish punė.

Megjithėkėtė, ėshtė i drejtė sqarimi i ndėrsjellė, debati, rrahja e mendimeve duke e ndeshur argumentin me argument, faktin me fakt, por gjithmonė duke ia shoqėruar kėsaj takvallėkun (devotshmėrinė), sinqeritetin dhe hulumtimin e sė vėrtetės pa fanatizėm nė thėniet e njerėzve. Prej ēdo njeriu merret thėnia e tij dhe refuzohet, pėrveē thėnieve tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.

 

Shejh dr. Nasir Sulejman el Umer
Marrė nga: www.almoslim.net
Pėrktheu: Alaudin Abazi
7.6.2009

 

                                         www.klubikulturor.com