Lejimi i
gjėrave qė i ka ndaluar apo ndalimi i gjėrave qė i ka
lejuar Allahu subhanehu ue teala
Nė mesin e dukurive tė tjera tė pėrhapura tė
shirkut tė madh janė edhe lejimi i gjėrave tė
cilat i ka ndaluar Allahu subhanehu ue teala apo
ndalimi i gjėrave tė cilat i ka lejuar Allahu
subhanehu ue teala, besimi se edhe dikush tjetėr
pėrveē Allahut subhanehu ue teala posedon tė
drejtėn e lejimit apo tė ndalimit apo kėrkimi nga
ana e njerėzve qė tė gjykohen nė gjykata apo me
kanune (ligje) tė xhahilijetit (kohės para
Islamit). E, gjithė kėtė duke e bėrė me
vetėdėshirė, kurse Allahu subhanehu ue teala e ka
cekur se ky ėshtė kufėr i madh, i cili e nxjerr
njeriun prej Islamit. Allahu subhanehu ue teala
thotė: "Ata i konsideruan ahbarėt (priftėrinjtė
jehudi) tė tyre, ruhbanėt (murgjit e
krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain)
birin e Merjemes, pėr zota pos Allahut..."
(Et-Teube, 31)
Adij ibn Hatimi, kur e dėgjoi Pejgamberin alejhi selam duke e thėnė
kėtė ajet, tha: O i Dėrguar i Allahut, ata nuk i
adhuronin prijėsit fetarė tė tyre. Pejgamberi
alejhi selam i tha: "Gjithsesi, a nuk ju
lejonin atyre atė ēka ju ka ndaluar Allahu
subhanehu ue teala dhe ata gjithashtu e merrnin si
tė lejuar dhe u ndalonin atė ēka u ka lejuar
Allahu subhanehu ue teala dhe ata e merrnin si tė
ndaluar? Ky ėshtė pra adhurimi i tyre ndaj
prijėsve fetarė tė tyre." (Bejhakiu nė Sunen
El Kubra 10/116, Tirmidhiu nr:3095, dhe shejh
Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, shih
Gajetul Meram f.19.)
Allahu subhanehu ue teala i ka cilėsuar mushrikėt me kėto cilėsi:
"Nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e
ndaloi Allahu dhe i Dėrguari i Tij, nuk besojnė
fenė e vėrtetė..." (Et-Teube, 29), e po ashtu
nė njė ajet tjetėr thotė: "Thuaj: Mė thoni atė
qė Allahu ju dha si ushqim (tė lejuar), e
ju nga ai diēka bėtė tė ndaluar e diēka tė lejuar?
Thuaj: A ju lejoi Allahu ju ose ju i shpifni
Allahut?" (Junus, 59)
Muhamed Salih El Munexhid
Pėrktheu: Eroll Nesimi
4.4.2008