Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Fama, sprovė pėr njerėzit

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.

Tė nderuar muslimanė!

Kini frikė Allahun e Lartėsuar duke e respektuar Atė. Falėnderoni Krijuesin pėr tė mirat qė ua dhuroi. Lavdėroni sinqerisht Allahun, i Cili ju udhėzoi nė dritėn e besimit islam. Gjithashtu kujtoni fjalėn e Tij, kur thotė:
“Ai ju jep gjithēka qė i kėrkoni. Edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė e Allahut, nuk do tė mund t’i numėroni dot. Njeriu ėshtė vėrtet i padrejtė dhe mosmirėnjohės.”
1

Kėrkimi i famės, namit, autoritetit, pozitės, pasurisė, ėshtė dėshirė dhe prirje e brendshme pėr shumicėn e njerėzve. Ata harxhojnė energji, bėjnė tė pamundurėn pėr t’i pėrvetėsuar ato. Fama ėshtė njė dehje qė kapėrcen edhe rakinė. Autoriteti ėshtė pėrgjėrim i llojit tė vet. Pra, me kėto tipare njihen dhe dallohen njerėzit, pėrmenden, pėrfitojnė, etj..

Njeriu i do vetitė e lartpėrmendura dhe dėshiron tė lavdėrohet e tė mburret, edhe pse ai ėshtė i krijuar nga lėngu i prodhuar nga gjėndrat e mashkullit, qė quhet spermė. Fundi i tij pas vdekjes do tė jetė pjesė e kalbur nė tokė. Kujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar kur thotė:

“A nuk e mban mend njeriu se Ne e kemi krijuar atė, kur ende nuk ishte asgjė?!”
2

“Vallė, a nuk ka kaluar njė periudhė kohore, kur njeriu nuk ka qenė qenie e denjė pėr t’u pėrmendur?!”
3

Nėse mendojmė pėr tekstet e haditheve, mėsojmė se njeriu vepron mirė edhe duke mos pasur pėr qėllim kėnaqėsinė e Allahut tė lartėsuar, por vetėm tė pėrmendet e tė zihen nė gojėn nė mesin e njerėzve. Hadithi na tregon kėshtu:

“Njeriu lufton pėr t'u pėrmendur dhe njeriu lufton pėr ta parė vendin e vet (pozitėn)”. Hadithi profetik na rrėfen haberin e tre njerėzve qė do tė tėrhiqen nga fytyrat pėr nė zjarr tė xhehenemit. Mėsojmė se muxhahidit i thuhet: “ke luftuar qė tė thuhet se je guximtar”. Dijetarit i thuhet: “ke studiuar qė tė njihesh si dijetarė, ke lexuar Kuranin tė njihesh si lexues.” Kurse dorėdhėnėsit i thuhet: “ke ndihmuar qė tė thuhet se je bujar.”

Po tė jetė besimtari pak i mendueshėm nė kėto citate profetike, vėren shumė qartė dobėsinė e njeriut para autoriteti dhe famės. Ai sakrifikon gjithēka pėr veten e tij, mbledh edhe pasuri pėr ta shpenzuar vetėm tė pėrmendet. Dijetari harxhon ymrin nė dituri duke u lodhur e vuajtur dhe nė fund kjo tė bėhet vetėm pėr famė e pozitė dhe pėr autoritet e pėrmendje!

Njeriu nė kėtė botė gjatė veprimeve qė kryen e dėshiron nga tė tjerėt lavdėrimin dhe falėnderimin pėr atė qė ka bėrė, po edhe atė qė nuk kanė bė. Pa dyshim qė kjo ėshtė njė e metė serioze qė i korrupton njerėzit nė forma tė ndryshme dhe pėrulėsia nė zemrat e tyre dobėsohet.

Kujtimi dhe falėnderimi janė cilėsi tė veēanta tė Allahut tė Lartėsuar dhe Ai dėshiron nga robėrit qė ta kujtojnė dhe ta ndiejnė nėnshtrimin e pėrulėsinė ndaj Krijuesit duke e kujtuar me format e ligjshme. Ai i cili ėshtė i angazhuar nė kujtimin e Allahut nuk vuan qė tė kujtohet prej njerėzve, nuk ngarend pėr famė, njohje. Por ai synon vetėm kujtimin nga ana e Allahut.

“Prandaj, mė kujtoni Mua (me namaz e lutje) qė Unė t’ju kujtoj (me shpėrblime) dhe falėnderomėni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitė e Mia (me mosbindje)!”
4

Allahu i Lartėsuar nė hadithin kudsij thotė: “Unė jam te mendimi i mirė i robit Tim pėr Mua, andaj le tė mendojė ēka tė dojė pėr Mua.”
5

“Unė jam te mendimi i mirė i robit Tim pėr Mua, nėse mendon mirė, kėtė e fiton, nėse mendon keq, kėtė e fiton.”
6

Lavdidashėsi i cili pret lavdėrimet e njerėzve duke bėrė punė tė mira vetėm karshi njerėzve, ai kėtė do ta pėrjetojė pa dyshim, por edhe do tė shantazhohet e poshtėrohet. Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Ai qė u flet njerėzve qėllimisht pėr tė fituar lavdėrimet e tyre, Allahu do t’ua bėjė atyre tė njohur qėllimin e tij tė vėrtetė Ditėn e Ringjalljes; edhe ai qė bėn punė tė mira karshi njerėzve pėr t’u dukur dhe pėr tė fituar lavdėrimet e tyre, Allahu do ta nxjerrė nė shesh qėllimin e tij tė vėrtetė dhe (do ta poshtėrojė).”
7

Tė nderuar besimtarė!

Besimtari i mirė duhet tė punojė dhe ajo tė bėhet vetėm pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar e jo pėr ndonjė qėllim tjetėr afatshkurtėr. Tė adhurohet Ai me format e ligjshme nė formė tė ligjshme. Ēdo gjė tė bėhet vetėm pėr Tė e jo pėr njerėzit. Tė jetohet nė rrugėn e Tij e jo nėpėr rrugica e humnera. Qėllimi final ėshtė vetėm kėnaqėsia e Allahut tė Lartėsuar dhe pėrfundimi i kėnaqshėm nė xhenetin e Tij.

O njeri!

Nėnshtroju vetėm Allahut dhe bėhu rob i Tij, nė kėtė mėnyrė nuk do tė jesh rob i robėrve tė Tij. Punėn qė bėn mos e ekspozo, mundohu ta fshehėsh, se Allahu kėshtu e donė robin e Vet. I Dėrguari i Allahut thotė: “Pa dyshim qė Allahu e do robin e devotshėm, tė pasur e tė fshehtė (i cili nuk i shfaq veprat).”
8

Atėherė, o njeri, ki kujdes qė tė mos sprovohesh me nam dhe autoritet! Allahu i Lartėsuar karshi njerėzve tė bėn qė ti tė pėrmendesh e tė lavdėrohesh. Gjithashtu mos harro se Ai do t’i nxjerrė nė shesh qėllimet e tua tė vėrteta dhe ti do tė jesh i poshtėruar nė kėtė botė dhe botėn tjetėr.

Shpejto dhe pėrqafo ihlasin (sinqeritetin) dhe respekto Allahun duke shpresuar shpėrblimin vetėm prej Allahut duke pasur nė konsideratė dėnimin e Tij. Pėrgėzohu me fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Pa dyshim, miqtė e Allahut nuk do tė kenė arsye pėr t’u frikėsuar dhe as pėr t’u dėshpėruar. (Tė tillė janė) ata qė besojnė dhe qė (i) frikėsohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirė nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. S’ka ndryshim nė fjalėt e Allahut; kjo ėshtė fitorja madhėshtore.”
9


 

 Ulvi Fejzullahu
19.4.200
9

 

1 Ibrahim, 34.
2 Merem, 67.
3 Insan, 1.
4 Bekare, 152.
5 Buhariu dhe Muslimi
6 Transmeton Ahmedi.
7 Transmeton Buhariu.
8 Transmeton Muslimi.
9 Junus, 62-64.

 


 


 

                                              www.klubikulturor.com