Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Me ēfarė ke kontribuuar pėr Islamin?

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē Allahut, i Vetėm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar Tij. I Dėrguar i mėshirės, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen e tij tė pastėr dhe mbi tė gjithė shokėt e tij e kėdo qė pason rrugėn e tij.

Allahu i Lartėsuar
thotė:

وَقُلِ اعْمَلُواْ فَسَيَرَى اللّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَالْمُؤْمِنُونَ وَسَتُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

“Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dėrguari i Tij dhe besimtarėt do tė shohin punėn tuaj. Sė shpejti do tė ktheheni tek Ai qė di tė dukshmen dhe tė padukshmen e Ai do t’ju njoftojė pėr atė qė keni bėrė.”1

I nderuar vėlla! 

Me siguri qė mburresh dhe krenohesh para tė tjerėve me Islamin dhe je i gatshėm ta ngresh zėrin lart para njerėzve se je musliman. Por a je ndalur njė ditė pėr tė menduar pėr kėto pyetje:
Vallė, a krenohet me mua Islami ashtu si krenohem unė?
A thua Islami ka me kė tė lavdėrohet?
Mos ndoshta nuk kam dhėnė asnjė kontribut pėr kėtė fe?
A kontribuoj pėr thirrjen islame dhe a ua mėsoj fenė tė tjerėve?

Pa dyshim qė njerėzit nė pėrgjithėsi kanė halle e telashe. A thua ēfarė meraku ka zemra jote dhe me ēfarė ėshtė e angazhuar? Ėshtė e mundshme qė Islami tė jetė brenga jote, por kujdes, shumė kujdes se mos mendon se Islami ėshtė barrė me tė cilėn ti je duke e dėnuar veten.

Patjetėr duhet tė kujtojmė se qėllimi ynė ėshtė adhurimi i Allahut dhe pėr kėtė na krijoi Allahu i Lartėsuar, qė e gjithė jeta tė jetė nė adhurim. Qėllimi ynė tė jetė ta kėnaqim Allahun e Lartėsuar; nėse e arrijmė kėtė, pa dyshim qė Ai do tė jetė i kėnaqur me ne dhe kėshtu do tė jemi tė nderuar dhe krenarė.


Nuhu
ishte njėri ndėr Pejgamberėt e vendosur dhe kėmbėngulės nė thirrjen e vėrtetė dhe radhitej nė listėn e tė Dėrguarve tė quajtur “ulul-azm”. Allahu i Lartėsuar e ngushėllon Muhamedin duke i thėnė:

فَٱصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلْعَزْمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ

“Prandaj, ti bėhu i durueshėm (o Muhamed), ashtu siē kanė duruar me kėmbėngulje tė Dėrguarit e vendosur!”2

Kėta tė Dėrguar u quajtėn kėshtu sepse kishin njė hal qė dallohej prej halleve tė tė tjerėve. Allahu i Lartėsuar na tregon pėr Nuhun alejhi selam duke thėnė:

قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلاً وَنَهَاراً

“Ai tha: “O Zoti im, unė e thirra vėrtet popullin tim natė e ditė...”3

Ai ishte gjithnjė nė thirrje duke i ftuar nė besimin dhe adhurimin e drejtė tė Allahut tė Lartėsuar, por rezultati ishte: 

فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَائِي إِلَّا فِرَاراً. وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَاراً. ثُمَّ إِنِّي دَعَوْتُهُمْ جِهَاراً. ثُمَّ إِنِّي أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَاراً.

“Por thirrja ime edhe mė tepėr i largoi (nga e vėrteta). Sa herė qė i thirrja pėr t’i falur Ti, ata shtinin gishtėrinjtė nė veshė dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke kėmbėngulur me mendjemadhėsi (nė mosbesim). Pastaj i thirra me zė tė lartė. Mė pas ua shpalla edhe botėrisht, edhe fshehurazi.”4

Ēfarė do tė thotė ky pėrshkrim i Kuranit pėr Nuhun alejhi selam? Se ai ishte i vendosur nė qėllimin qė kishte, i shfrytėzoi metodat e thirrjes si haptas edhe fshehurazi vetėm e vetėm qė t’i bindte njerėzit.

Edhe Muhamedi alejhi selam ishte thirrės i palodhur pėr nė rrugėn e vėrtetė, ai qė lexon jetėshkrimin e tij mėson shumėēka. Trembėdhjetė vite thirrje nė Mekė, ku pėrjetoi vuajtje prej mė tė ndryshmeve sė bashku me besimtarėt. Kur u ngushtua dhe u ndal thirrja nga idhujtarėt, shkoi nė Taif pėr thirrje. Por atje nuk u prit mirė dhe u sulmua ashpėr dhe iu vėrsulėn me gurė, saqė Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, pėrjetoi edhe pėrgjakjen e kėmbėve.

Allahu i Lartėsuar e ngushėlloi duke dėrguar engjėllin mbikėqyrės tė kodrave duke kėrkuar nga ai leje pėr tė bashkuar dy kodrat, qė do tė thoshte zhdukjen nga harta tė qytetit tė Taifit. Por ai tha fjalėt qė shėnoi historia: “Jo (shkatėrrimin e tyre), por shpresoj tek Allahu qė pasardhėsit e tyre do tė thonė La ilahe ilall-llah.”
Pra, thirrja ishte synim primar pėr tė Dėrguarin e Allahut tė Lartėsuar.

Tė nderuar!

Omer bin Abdul Azizi thotė: “Udhėheqja lokale ishte synimi i tij, tė cilėn e arrita. Pasi qė u bėra emir, synoja kalifatin (postin mė tė lartė nė udhėheqjen e shtetit islam) dhe e arrita edhe kėtė, u bėra kalif. Kur arrita nė pozitėn mė tė lartė, synimi im pėrfundimtar ishte xheneti i Allahut tė Lartėsuar.”

Kėshtu ėshtė njeriu, ai patjetėr duhet tė ketė qėllime, qėllime tė afėrta dhe qėllime mė tė largėta. Qėllime tė afėrta janė ato qė mund tė realizohen nė kohė mė tė shkurtėr dhe mė tė shpejtė me njė angazhim mė tė vogėl. Dhe kėshtu kėto qėllime tė vogla tė ndihmojnė nė arritjen dhe realizimin e qėllimeve tė mėdha.

Kur Omer Abdulazizi arriti tė bėhej kalif, ēfarė bėri?
Qė nė ditėn e parė tė detyrės u ul nė karrige dhe pas namazit tė drekės filloi tė pranonte njerėzit dhe tė dėgjonte hallet e tyre. I erdhi djali dhe i tha: “O prijės, po sikur ta ndash njė pjesė tė kėsaj kohe pėr pushim (tė ēlodhesh)?” Ai iu pėrgjigj duke i thėnė: Po sikur tė vdes nė kėtė kohė? Unė do tė mbaj pėrgjegjėsitė e tė tjerėve. Kėshtu ai mendonte pėr ēėshtjet madhore qė kishte synim tė realizonte pėr kėtė umet.

Mos harroni qė njeriu nuk jeton vetėm pėr vetveten; nėse ai synon kėtė, atėherė ka marrė fund puna e tij. Tė jetosh edhe pėr tė tjerėt do tė thotė tė jetosh me thirrjen islame dhe pėr tė. Kėshtu do tė jesh i pėrkujtuar tek Allahu i Lartėsuar me punėn dhe angazhimin qė ke bėrė.
Patjetėr duhet tė veprohet: punė dhe vetėm punė. Dhe kjo kėrkon mund dhe sakrificė, durim dhe vendosmėri.

A ke menduar ndonjė herė qė tė kontribuosh dhe tė punosh pėr kėtė fe?
O njeri, mos lejo qė tė jesh vetėm numėr, por bėhu me vlera, qė tė jesh i dobishėm edhe pėr tė tjerėt.
O njeri, a ke menduar qė njė ditė t’i mėsosh dikujt njė ajet dhe hadith, kėshillė dhe porosi?
A ke menduar tė shkruash ndonjė artikull e tė dėrgosh njė mesazh besimi?
A ke menduar tė shpenzosh nga pasuria qė ke dhe ta ndihmosh njė tė varfėr e tė humbur?
A ke menduar tė ledhatosh njė kokė jetimi e ta ngushėllosh atė?
O njeri, a ke menduar njė ditė tė botosh njė libėr ose njė broshurė?
O njeri, a ke menduar njė ditė tė urdhėrosh pėr tė mirė dhe tė ndalosh tė kėqijat?
Apo qėllimi yt ėshtė vetėm gruaja, fėmijėt dhe arritja e pasurisė?
Allahu tė ruajttė! Mendo se ēka ke kontribuuar pėr kėtė fe?

Islami tė ka dhėnė shumė, mjafton qė Allahu tė ka nderuar me Islam dhe lute Atė qė tė ta pėrfundojė jetėn nė Islam. Allahu nuk ka nevojė pėr ne dhe pėr adhurimin tonė, por ne kemi nevojė pėr Tė.
Shurejh el-Kadi kaloi pranė njė grupi fėmijėsh, i pa duke lozur dhe i pyeti: “Ē’bėni?” I thanė: “Po luajmė sepse kemi kohė tė lirė.” Ai i tha: “Nuk jeni krijuar pėr kėtė qėllim, qė kohėn ta kaloni nė kėtė mėnyrė. Allahu i Lartėsuar thotė:

فَإِذَا فَرَغْتَ فَٱنصَبْ

“Prandaj, kur tė ēlirohesh (nga punėt e ndryshme), pėrpiqu fort (nė adhurim).”5

Kur tė pėrfundosh ēėshtjet e dynjasė, ngrihu dhe adhuroje Allahun e Lartėsuar, pastro nijetin dhe angazhohu nė tė gjitha llojet e adhurimeve. Kaloje kėshtu kohėn e lirė dhe do tė gjesh rehatinė dhe qetėsinė shpirtėrore, lodhe veten nė atė qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur.

وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرْغَبْ

“...dhe vetėm ndaj Zotit tėnd pėrkushtohu!”6

Kėrko shpėrblim vetėm prej Allahut tė Lartėsuar pėr veprat e tua dhe kontrolloji ato qė tė jenė vetėm pėr Tė.
Nga kjo qė u tha nuk duhet kuptuar qė njeriu nuk ka nevojė pėr argėtim dhe pushim. Jo, por e gjithė jeta e njeriut nuk duhet tė jetė lojė dhe dėfrim. Jo, qėllimi yt nuk duhet tė jetė dynjaja dhe ta kėrkosh xhenetin pa vepruar. Konsideroje xhenetin si njė nuse e cila kėrkon mehrin (dhuratėn obligative tė kurorėzimit), prandaj o njeri je i obliguar qė ta pėrgatitėsh mehrin dhe nesėr nė Ditėn e Gjykimit tė pėrfundosh nė xhenetin e Allahut tė Lartėsuar.

Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė
,
ka bėrė njė dua pėr dynjanė duke thėnė: “Allahu im! Mos e bėj kėtė botė qė tė jetė qėllimi ynė final!”

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
18.7.2008


1 Teube, 105.
2 Ahkaf, 35.
3 Nuh, 5.
4 Nuh, 6-9.
5 Inshirah, 7.
6 Inshirah, 8.

                                              www.klubikulturor.com