Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Dėmet e drogės

   Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e devijon dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij. Allahu i Madhėrishėm nė Kuran thotė:
“...e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit.” (El-Bekare (2), ajeti 195)


Synimet e ligjėratės


Tė nderuar xhematlinj:
Ligjėrata jonė, “Dėmet e Drogės”, ka pėr synim qė xhematit tonė shqiptar kudo qė gjendet t’i ofrojė njohuri kuranore mbi vlerėn qė Allahu xh.sh. i ka kushtuar qenies njerėzore, duke e kėshilluar atė qė tė qėndrojė sa mė larg dukurive shkatėrruese, nė mesin e tė cilave futet edhe droga dhe dėmet e saj. Me anė tė kėsaj ligjėrate synojmė t’u mėsojmė vėllezėrve tanė se shejtani i mallkuar punon pa ndėrprerė nė kėtė drejtim duke ia zbukuruar njeriut mėkatin dhe mė pas e bėn atė tė zhgėnjehet, por kjo nuk do t’i bėjė dobi aspak.
Synim tjetėr ėshtė edhe njohja e urtėsisė sė ndalimit tė drogės dhe tė llojeve tė tjera tė narkotikėve, duke u munduar qė gjatė shtjellimit dhe studimit tė kėtij fenomeni vdekjeprurės tė pėrmendim disa pika.
Ligjėrata nė fjalė ka pėr synim qė nė pika tė shkurtra tė pėrmbledhė dėmet qė shkakton konsumimi i drogės dhe gjetjen e formave efikase pėr parandalimin e rinisė nga kjo dukuri e shėmtuar dhe largimin nga kjo humnerė qė ka kapluar rininė islame pėrgjithėsisht dhe shqiptarėt veēanėrisht.

Tė nderuar xhematlinj, feja islame i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe pastėrtisė sė jashtme dhe tė brendshme tė njeriut. Kėtu hyn edhe largimi nga rrugėt e ndyra, siē janė droga alkooli, prostitucioni. Nė kėtė ditė tė madhe xhumaje kemi rastin t’ju prezantojmė njė temė qė hyn nė grupin e temave aktuale: dėmet qė sjell droga. Gjatė kėsaj ligjėrate do tė orvatemi qė nė mėnyrė koncize tė shpalosim disa nga dėmet e kėsaj dukurie vdekjeprurėse qė po rrėmben tė rinjtė tanė. Droga ėshtė njė fenomen i pandashėm i cili ka tronditur mbarė vendet me mė perspektivė. Me nocionin “drogė” nėnkuptojmė tė gjitha substancat qė veprojnė nė sistemin nervor tė qelizave tė njeriut dhe tjetėrsojnė sjelljen e tij, i hapin rrugė fenomenit tė jotolerancės dhe mė pas shkaktojnė varėsi fizike dhe psikike. Sot nė botė, qoftė ajo islame apo joislame, punohet pandėrprerė nė kėtė drejtim, nė mėnyrė qė t’i jepet fund marrjes sė tė gjitha llojeve tė drogave.

Vėllezėr besimtarė! Droga ėshtė njė dukuri jashtėzakonisht e rrezikshme, e cila e shkatėrron shėndetin e njeriut pa mėshirė, prandaj prej nesh kėrkohet qė kėsaj dukurie tė shėmtuar t’i themi stop dhe njėherė e pėrgjithmonė ta mbajmė shoqėrinė tė larguar dhe tė distancuar nga tė gjitha rrugėt qė shpijnė deri te porti i saj pa kthim. Shumė vende tė botės i japin rėndėsi tė madhe informimit tė duhur e me kohė tė popullatės sė tyre duke raportuar pėr veprimin e rrezikshėm tė konsumuesve tė drogės. Gjithashtu rėndėsi tė veēantė i kushtojnė edhe gjetjes sė ilaēeve shėruese apo metodave pėr shėrimin dhe mjekimin e narkomanėve, nė mėnyrė qė ata t’i shmangen drogės dhe tė mos bėhen tė varur nga llojet e ndryshme tė saj.
Ėshtė me rėndėsi t’ju tregojmė, tė nderuar xhematlinj, se droga apo dėmet qė sjell ajo nė shumicėn e rasteve janė dukuri tė vėshtira pėr t’u kuptuar dhe si tė tilla, nėse nuk marrim masa nė fillim tė infektimit tė pacientit, vėshtirė ėshtė tė zgjidhet ky problem dhe njėherazi ėshtė e rrezikshme dhe me karakter epidemiologjik, pasi e shkatėrron shumė shėndetin e tė rinjve tanė kosovarė nė kohėn mė tė mirė tė jetės sė tyre.

Tė nderuar vėllezėr besimtarė!
Keni menduar ndonjėherė se si do tė reagonit nėse njė gjė e tillė do tė lulėzonte nė rrethin ku jeton? Keni menduar ndonjėherė se si do tė reagonit nėse njė i afėrm i juaji- djalė, vėlla, motėr apo shok - tė ishte konsumues i drogės? Keni menduar ndonjėherė se si do tė reagonit nėse ju personalisht do t’ju vinte dėshira pėr ta provuar njė gjė tė tillė? Pėr tė gjitha kėto dhe pyetje tė tjera tė cilat tashmė sillen nė mendjet e njerėzve, ata duhet ta dinė se nėse sot nuk ėshtė prekur dikush nga tė afėrmit e tyre, atėherė le tė presin, se nesėr do t’i vijė radha edhe atyre. Po, kėshtu do tė ndodhė nėse tė gjithė ne heshtim dhe nuk marrim ndonjė masė parandaluese ndaj kėtij fenomeni vdekjeprurės. Nuk ka dyshim se konsumuesit e drogės nė fillim ndiejnė njė kėnaqėsi shpirtėrore. Nė fakt, duke mos gjetur shprehje tjetėr pėr ta pėrkufizuar, tė rinjtė kėtė ndjenjė e quajnė si njė lloj kėnaqėsie. Por e vėrteta qėndron krejt ndryshe, pėr arsye se rrugėt e kėqija nuk posedojnė norma, ato janė tė kėqija dhe ēfarėdo norme qė tė pėrdorėsh prapėseprapė janė norma pėr aplikimin e rrugės sė keqe. Nė vazhdim do tė cekim disa simptoma tė cilat shfaqen te fėmija apo i riu nė rast konsumimi tė drogės.

1. Konsumuesi ndryshon sjelljet e tij

Nėse vėrejmė se:
-fėmija ka filluar tė pėrdorė fjalor tė ndyrė apo nė shtėpi kthehet nė orėt e vona tė natės;
-morali i tij dita-ditės vjen duke u prishur;
-nata pėr tė bėhet ditė e dita natė;
-shoqėrohet me njerėz tė shkujdesur;
-nuk interesohet pėr pamjen e tij dhe mė tutje kėrkon para tė shumta, atėherė kjo dėshmon se ai tashmė ėshtė infektuar nga virusi i drogės.

2. Konsumuesi i drogės nuk respekton prindėrit

Studime tė shumta kanė vėrtetuar se si shkak i mosrespektimit tė prindėrve ėshtė edhe konsumimi i drogės. Fėmija nuk ka mundėsi qė gjatė kėsaj periudhe t’i vėrejė dallimet nė veten e tij, por familjarėt kėtė ndryshim mund ta hetojnė qė nė ditėt e para dhe prej tyre kėrkohet qė menjėherė tė ndėrhyjnė nė spital dhe mė pas tė punojnė me fėmijėn.

3. Guximi i tepruar i konsumuesit tė drogės

Konsumuesi i drogės si synim tė parė dhe tė fundit ka kėnaqėsinė e tij shpirtėrore, respektivisht blerjen e dozės, e cila e dėmton rėndė shėndetin e tij dhe e ēon atė buzė greminės. Kjo pikė ėshtė nga mė tė rrezikshmet dhe po qe se nuk jemi tė vetėdijshėm, atėherė pėrdoruesit do tė vdesin pėr arsye se shumica marrin doza tė tepėrta dhe si rrjedhojė i gjen vdekja.


Dėmet e drogės


Nuk duhet harruar se mėkatet sjellin shumė tė kėqija si pėr individin edhe pėr shoqėrinė. Kur them mėkate kam pėr qėllim mėkatet e mėdha, ngase pėrdorimi dhe konsumimi i drogės bėn pjesė nė grupin e mėkateve tė mėdha. Droga si fenomen shkatėrrues me vete sjell dėme tė mėdha dhe fatale:

• Fillimisht ajo njeriun e largon nga dini (feja) e tij. Pra personi qė gjendet nė kėtė rrugė nuk mundet qė nė tė njėjtėn kohė edhe tė bėjė mirė edhe keq, ngase e keqja dhe e mira nuk mund tė bashkohen, veēanėrisht kur kemi tė bėjmė me dukuri tė shėmtuar si droga.

• E nxit atė edhe nė mėkate tė tjera, siē ėshtė vjedhja, amoraliteti, vrasja e njerėzve pa faj.

• Ērregullime tė ritmit tė zemrės, dhembje kardiake, rritje e shtypjes sė gjakut, pamjaftueshmėria respiratore, dhembje koke, dhembje barku, ndjenja e tė vjellit, ulja e imunitetit tė organizmit, impotencė te meshkujt, sterilitet te femrat.

• Vetėvrasje: Sot nė botė nga vetėvrasja vdesin mė shumė njerėz sesa nga luftėrat, rreth njė milion nė vit. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, nė ēdo 40 sekonda diku nė botė dikush bėn vetėvrasje; nė ēdo njėzet minuta ndodh nga njė vetėvrasje nė SHBA; nė ēdo tre minuta ndodh njė vetėvrasje nė mesin e femrave nė Kinė; nė Shqipėri raportohen 1500 vetėvrasje nė vit. Tė dhėnat statistikore nga Shėrbimi Policor pėr vetėvrasjet nė Kosovė tregojnė se nė vitin 2000 kanė ndodhur 33 vetėvrasje, 59 nė vitin 2001, 48 nė vitin 2002, 67 nė vitin 2003, 63 nė vitin 2004, 53 nė vitin 2005, 33 nė vitin 2006, ndėrsa pėr tetė muajt e pare tė vitit 2007 kanė ndodhur gjithsej 33 vetėvrasje.

• Narkomanėt janė persona tė pasigurt dhe kanė humor jostabil. Ata ndihen mirė vetėm gjatė konsumimit tė drogės, ndėrsa kur mbeten pa drogė shohim se ata shkaktojnė probleme dhe rrėmujė duke thyer dhe shkatėrruar gjėra nė shtėpi. Nė shumicėn e rasteve ata rrahin edhe anėtarėt e familjes duke mos qenė nė dijeni pėr veprimet e tyre.

• Droga shkakton dėme tė mėdha edhe nė aspekte tė tjera tė jetės sė tyre, veēanėrisht kur ky fenomen merr pėrmasa. Pra, pėrdoruesit dhe konsumuesit e drogės janė njerėz me pasoja psikike dhe si rrjedhojė ata i gjejmė edhe nė raste vjedhjeje, prostitucioni, kriminaliteti. Me njė fjalė, dėmet qė sjell ky fenomen shkatėrrues e shkatėrrojnė konsumuesin nė tė gjitha format.

• Varfėri: Konsumuesit e drogės zakonisht pėrfundojnė nė rrugė. Pasi humbin tė gjitha shpresat se familja nuk ėshtė nė gjendje t’i ndihmojė pėr blerjen e dozės, ata fillojnė tė shesin ēdo gjė me vlerė vetėm pėr tė fituar ca tė holla pėr blerjen e dozės sė tyre; duke vepruar nė kėtė mėnyrė ata shkatėrrojnė ekonominė familjare.


Si t’i ndalojmė tė rinjtė nga ky fenomen shkatėrrues dhe vdekjeprurės?


Tė nderuar xhematlinj!
Allahu i Plotfuqishėm nė shumė ajete kuranore jo qė porosit tė largohemi nga droga apo llojet e saj, por na porosit qė tė qėndrojmė larg ēdo rruge tė tillė. Duke parė se tė droguarit janė jetėshkurtėr, pikėllohesh kur sheh se tė rinjtė nuk i kthehen rrugės sė Allahut, nė tė cilėn do tė gjejnė mbėshtetjen dhe shpresat pėr tė jetuar. Allahu xh.sh. thotė: “...e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit.” (El-Bekare (2), ajeti 195)
Pa dyshim se droga ėshtė nga fenomenet mė tė rrezikshme, prandaj gjendja e kėtyre tė rinjve mund tė ndryshojė nga rrėnjėt vetėm atėherė kur tė jemi tė qartė dhe tė bindur pėr detyrat tona ndaj fėmijėve dhe duke zbatuar metodat vijuese, tė cilat pa mėdyshje i ndihmojnė tė rinjtė tė largohen nga kjo rrugė e shtrembėruar:

1. T’i vėzhgojmė fėmijėt dhe tė rinjtė se me kė po shoqėrohen, me njė fjalė t’i ndalojmė nga shoqėria e keqe.

2. T’u ofrojmė atyre edukatė fetare islame, t’u shpjegojmė moralin dhe ndikimin e tij nė shoqėri, t’u mėsojmė vlerat dhe dhuntitė qė Allahu i Gjithėmėshirshėm na ka dhuruar, e nė veēanti mendjen dhe intelektin.

3. Tė punojmė me tė rinjtė vazhdimisht derisa tė arrijnė moshėn e pjekurisė, pasi kjo konsiderohet faza dhe periudha mė e nxehtė, kur i riu mund tė mashtrohet shumė lehtė.

4. Parandalimi i tėrėsishėm dhe mėnyra e vetme pėr t’u larguar nga dukuritė e shėmtuara ėshtė mbėshtetja tek Allahu xh.sh. dhe respektimi i urdhrave dhe i obligimeve fetare nė veēanti. Kėtu duhet cekur se masa mė efikase nė kėtė drejtim ėshtė pikėrisht edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet nė kėtė frymė assesi nuk do tė lejojė tė bjerė nė aso grackash tė rrezikshme tė cilat rrezikojnė jetėn e tij.

5. Edukata familjare: Familja e zgjeruar do tė ndihmonte nė ruajtjen e rinisė nė binarė tė drejtė. Shkolla si njė vatėr e dijes duhet tė shfrytėzohet me tė gjitha mundėsitė pėr mbrojtjen e rinisė nga dukuritė negative. Pra, tė gjithė duhet tė jemi kontribuues tė ruajtjes sė rinisė, pasi ata janė drejtues tė sė nesėrmes.

6. Ndėrtimi i programeve arsimore pėr kėtė qėllim dhe prindėrit duhet tė informohen thellėsisht, ta kuptojnė problemin dhe t’ua komunikojnė fėmijėve. Nė vendin tonė ende nuk ėshtė thyer akulli qė raportet prind-fėmijė tė jenė ashtu siē porosit Allahu dhe i Dėrguari i Tij, Muhamedi alejhi selam, me njė fjalė fėmijėt nuk ndihen tė lirė qė problemet e tyre t’i ndajnė me prindėrit si rezultat i frikės dhe i mentalitetit naiv dominues tė kosovarėve.

7. Nga ēdo prind, mėsues, edukator, polic kėrkohet qė t’i kurojė pėrdoruesit e drogės duke e shikuar problemin nė njė dritė realiste bashkėkohore.

Nė fund, lusim Allahun e Madhėrishėm qė tė na ruajė nga ēdo rrugė e keqe dhe tė na bėjė prej grupit tė mirė tė njerėzve, tė cilėt do tė shpėrblehen me xhenetet e Tij tė larta! Amin!


 

Mr. Feim Dragusha
20.6.2008


Literatura e konsultuar:

1. KUR’ANI-i Pėrkthim me komentim nė gjuhėn shqipe.
2. El-Mektebu Esh-shamile.
3. Etherul Muhadderat fi Ted’huri Esh-Shu’ub.
4. www.said.net Nesaih.
5. El-Muhadderat ve Etheruha Alelferdi velmuxhteme’i.
6. El-Muhadderat vel-akl Ibn Rihal abdul Kadir.
7. Mexhel-let el-xhaamia el-islamijeh bilmedineh el-munewereh, kapitulli: numri 28.
8. Revista “Dituria Islame”, Viti XVIII, nr. 160-161, nėntor – dhjetor 2003.

                                              www.klubikulturor.com