Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ndikimi i teuhidit uluhije tek individi dhe shoqėria

  

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.
   Njėsimi i Allahut tė Lartėsuar nė adhurim (teuhidi uluhije) ėshtė besimi i vėrtetė, sinqeriteti nė Allahun, pėrputhja e veprės me Sunetin e tė Dėrguarit dhe largimi nga shirku. Pėr kėtė lloj teuhidi Allahu krijoi qiejt, tokėn, njeriun, dėrgoi Pejgamberėt, zbriti librat, u krijua xheneti dhe xhehenemi. Ky lloj teuhidi ėshtė e drejtė e Allahut tė Lartėsuar ndaj robėrve tė Tij. Kur kjo kuptohet nga besimtarėt, atėherė kemi realizuar amanetin e dhėnė dhe nė anėn tjetėr kemi realizuar tė mira tė shumta. Nė vazhdim do tė flasim pėr rėndėsinė e teuhidit uluhije dhe ndikimin e kėtij lloji tek individi dhe shoqėria.

Tė nderuar muslimanė!
Teuhidi i adhurimit ėshtė thelbi qė nė sipėrfaqen e tokės tė adhurohet vetėm Allahu. Kur kjo jetėsohet, atėherė mund tė pėrfitojmė dhunti tė shumta dhe kėto tė mira mund t’i gėzojė individi dhe shoqėria nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Atėherė, nė vazhdim le t’i kujtojmė disa nga kėto tė mira.

Teuhidi i adhurimit ofron jetė tė mirė nė tė dy botėt

  
Allahu i Lartėsuar thotė: “Kushdo qė punon tė drejtėn e tė mirėn, burrė a grua qoftė, duke qenė besimtar i vėrtetė, sigurisht qė Ne do t’i dhurojmė atij jetė tė mirė (nė kėtė botė duke qenė i respektuar e i kėnaqur dhe furnizim e jetesė sipas ligjit tė Allahut) dhe (nė botėn tjetėr) Ne do t’ua paguajmė padyshim atyre shpėrblimin sipas veprave tė tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.”1
  
  
“Ndėrsa po tė kishin besuar popujt e kėtyre vendeve dhe tė ishin bėrė tė pėrkushtuar (ndaj Allahut duke e pasur frikė Atė), padyshim qė Ne do tė kishim hapur pėr ta mirėsitė nga qielli dhe nga toka, por nė tė vėrtetė ata i mohuan (tė Dėrguarit Tanė dhe tė vėrtetėn), kėshtu qė Ne i morėm ata (me ndėshkim) pėr atė ēfarė ata vetė fituan (politeizmin, krimet etj.)
2


Teuhidi i adhurimit ofron  fitoren dhe ndihmėn

   Allahu i Lartėsuar thotė: “...ndėrsa pėr besimtarėt ishte si detyrė pėr Ne qė t’i ndihmonim.”
3

   Allahu i Madhėrishėm nė fillim tė Islamit i ndihmoi besimtarėve besnikė dhe kjo u realizua vetėm me besimin e sinqertė.
   “Dhe mė parė Allahu ju nxori ju fitimtarė nė Bedėr, kur ju ishit njė forcė e vogėl dhe e dobėt. Kėshtu qė kijeni frikė Allahun, qė tė jeni me tė vėrtetė falėnderues.”
4
  
   “Vėrtet qė Allahu tashmė ju ka dhėnė juve fitore nė shumė beteja.”
5

   “O ju qė keni besuar! Nėse ju e ndihmoni Allahun (nė ēėshtjen e Tij), Ai do t’ju ndihmojė juve dhe do t’ju bėjė tė qėndroni fort nė kėmbėt tuaja.”
6


Teuhidi i adhurimit u mundėson besimtarėve vazhdimėsinė e zotėrimit dhe tė udhėheqjes nė tokė

Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj qė besojnė dhe qė punojnė mirėsi e drejtėsi, se Ai patjetėr do t’u sigurojė atyre vazhdimėsinė (e fuqisė sė tashme tė udhėheqėsve) nė tokė, ashtu siē ua siguroi Ai kėtė atyre pėrpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojė fuqinė pėr tė zbatuar e pėrmbushur fenė e tyre, atė tė cilėn Ai e ka zgjedhur pėr ta (Islamin). Dhe padyshim qė Ai do t’u japė atyre nė shkėmbim siguri e ruajtje pas frikės sė tyre, (me kusht) qė kėta besimtarė tė mė adhurojnė vetėm Mua dhe tė mos bashkojnė gjė tjetėr (nė adhurim) me Mua. Por kushdo qė nuk beson pas kėsaj, kėta janė fasikunė (kryeneēė, tė pabindur ndaj Allahut)
7

“Ata
(sundues muslimanė) tė cilėt, nėse Ne u japim fuqi nė tokė, urdhėrojnė pėr plotėsimin e faljeve tė rregullta ditore dhe pėr zekatin, qė urdhėrojnė el-ma’ruf (besimin dhe ligjin islam) dhe ndalojnė el-munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithēka qė ka ndaluar Islami). Dhe tek Allahu mbėshtetet pėrfundimi i tė gjitha ēėshtjeve (tė krijesave tė Tij)
8


Teuhidi i adhurimit i lartėson dhe i nderon besimtarėt nė tė dy botėt


   Allahu i Lartėsuar thotė:
“Por nderimi, fuqia dhe lavdia i pėrkasin Allahut, tė Dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt nuk e dinė.”9

   “Thuaj: “O Allah, Sundues i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė.”10


Teuhidi i adhurimit i mbron besimtarėt dhe i ruan ata nga sherret e armiqve

   Allahu i Lartėsuar thotė: “Pa dyshim qė Allahu i mbron ata qė besojnė. Pa dyshim qė Allahu nuk e do asnjė mosmirėnjohės tradhtar.”
11


Teuhidi i adhurimit i bėn besimtarėt umet  tė vėllazėruar


 
 
Allahu i Lartėsuar thotė: “Nuk ka dyshim se ky, umeti (vėllazėria, ligji e feja juaj, besimi i pastėr islam) ėshtė njė fe dhe Unė jam Zoti juaj, kėshtu pra, mė adhuroni vetėm Mua (tė Vetėm)12

Tė nderuar muslimanė!
   Kur adhurohet Allahu i Lartėsuar, vjen jeta e mirė, fitorja, ndihma, zotėrimi, lartėsia, nderi, vėllazėria dhe tė gjitha kėto arrihen nė saje tė teuhidit uluhije. Vetėm nė kėtė mėnyrė, pra me besim tė saktė, janė zemrat e bashkuara dhe kjo ėshtė mirėsi e dhuruar nga Allahu i Lartėsuar.
   “Dhe mbahuni fort, tė gjithė ju sė bashku pas Litarit tė Allahut (Kuranit) dhe mos u pėrēani e mbani nė mendje Pėrkujtimin e Allahut pėrmbi ju, pasi ju ishit armiq mes njėri-tjetrit, por Ai bėri bashkimin mes zemrave tuaja, kėshtu qė me mirėsinė e Tij ju u bėtė vėllezėr (nė besimin islam); dhe ishit nė buzė tė greminės sė zjarrit, ndėrsa Ai ju shpėtoi prej tij. Kėsisoj Allahu jua bėn tė qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet), qė tė mund tė drejtoheni.”
13
  
   Allahu i bashkoi zemrat e besimtarėve me besimin islam, duke e njėsuar Allahun, tė Vetmin, nė adhurim. Besimi jo i drejtė, idhujtaria, politeizmi, ateizmi sjell dhe prodhon ndarje, ndasi, grindje, pėrēarje, klane dhe grupime. Allahu i Lartėsuar thotė: “Nga ata tė cilėt e shpėrbėnė fenė e tyre (e lanė Islamin e vėrtetė) dhe u bėnė grupe mė vete (duke sjellė bidate - risi e rishikime tė fesė sė pastėr e tė vėrtetė duke e pėrzier me gjėra jofetare si dhe duke ndjekur dėshirat e tyre boshe), ku secili grup i gėzohet idesė sė vet.”
14
   Kur realizojmė besimin e drejtė, pakėsohen gjynahet dhe kur pakėsohen ato, zbret mėshira dhe falja e Allahut. Po ashtu, tė mos harrojmė se urdhri pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja i pakėson mėkatet.
   “Besimtarėt dhe besimtaret janė eulija (ndihmues, mbrojtės e miq) pėr njėri-tjetrin, ata u mishėrojnė (njerėzve) el-ma’ruf (Islamin dhe gjithė pėrmbajtjen e tij) dhe i ndalojnė (njerėzit) nga el-munker (mosbesimi, dhe gjithēka tjetėr qė Islami ndalon), ata i kryejnė rregullisht e nė mėnyrė tė pėrkryer faljet e pėrcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Kėta janė ata mbi tė cilėt Allahu do tė derdhė mėshirėn e Tij. Vėrtet Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm, mė i Urti Gjithėgjykues.”
15
  
   E lus Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta qė t’i drejtojė muslimanėt nė fenė e tyre!

Ulvi Fejzullahu
29.2.2008


1 Nahėl, 97.
2 Araf, 96.
3 Rum, 47.
4 Ali Imran, 123.
5 Teube, 25.
6 Muhamed, 7.
7 Nur, 55.
8 Haxh, 41.
9 Munafikun, 8.
10 Ali Imran, 26.
11 Haxh, 38.
12 Enbija, 92
13 Ali Imran, 103.
14 Rum, 32.
15 Teube, 71.

                                              www.klubikulturor.com