Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Zgjimi i pėrmallimit pėr Allahun

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.

Me kalimin e ditėve dhe netėve imani vjetrohet nė zemėr, ndryshken shtyllat e dashurisė, kėshtu qė paraqitet nevoja pėr ripėrtėritjen dhe gjallėrimin e imanit nė ditėt dhe ēastet e pritjes sė muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet tė pėrpiqet me vullnet dhe dėshirė duke vepruar vetėm e vetėm qė tė jetė sa mė afėr Allahut.

Nė hadithin kudsij Allahu thotė: “Unė jam te mendimi i mirė i robit Tim, Unė jam me tė gjersa ai mė pėrmend Mua; nėse mė pėrmend nė vete, e pėrmend nė Veten Time, nėse mė pėrmend nė ndonjė tubim, e pėrmend nė tubim mė tė mirė se ai, nėse mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė llėrė, nėse mė afrohet njė llėrė, i afrohem njė pash, nėse mė vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton Buhariu)

Fillimi i mbarė duhet tė jetė iniciativė nga robi dhe mė pas pėrgjigjja nga Allahu i Lartėsuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju pėrgjigjem!” (Gafir, 60)

“Prandaj, mė kujtoni Mua (me namaz e lutje) qė Unė t’ju kujtoj (me shpėrblime).”
(Bekare, 152)

Patjetėr duhet tė aktivohet dėshira pėr t’iu afruar Allahut, duke e kujtuar Atė me veprime dhe duke e pėrjetuar kėnaqėsinė e ėmbėlsisė sė adhurimit (ibadetit).

“Unė nxitova te Ti, o Zoti im, pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde,”
(Taha, 84)

Patjetėr duhet nxituar drejt Allahut duke kėrkuar ripėrtėritjen e vlerave tė imanit dhe duke e kėnaqur vetėm Atė. Nė kėtė mėnyrė eliminohet ndryshku i padijes, dyshimeve, epsheve, gjynaheve...

Tė nderuar besimtarė!

Faktorėt e ripėrtėritjes sė dashurisė nė Allahun e Lartėsuar janė:

- Njohja dhe tė kuptuarit e emrave tė Allahut dhe cilėsive tė Tij

Kjo ndikon pozitivisht nė zemrėn e njeriut duke ngritur nivelin energjisė dhe forcės, qė nėpėrmjet ibadeteve tė arrijė kėnaqėsinė e Allahut.

Mendo pėr ngjarjen e Ebu Dahdait, kur zbriti fjala e Allahut: “Kush do t’i japė Allahut njė hua tė bukur, qė Ai t’ia kthejė shpėrblimin shumėfish?” (Bekare, 245)

Ebu Dahdai thotė: “Allahu prej nesh kėrkon hua?” I pėrgjigjet i Dėrguari i Allahut: “Po.” Pastaj tha: “Ma jep dorėn, o i Dėrguar i Allahut.” Pasi e zgjati dorėn i tha: vėrtetė unė i jap hua Zotit tim, kopshtin me gjashtėqind trupa hurmash tė rrethuar me mur.” Dhe me shpejtėsi e urdhėron gruan, familjen duke i thėnė: “Largohuni nga kopshti, se unė ia dhashė hua Zotit tim.”

O besimtarė!
Shikoni! Mėsoni! Kuptoni se si sahabėt e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, i kanė kuptuar fjalėt e Allahut.

Nė ēast vendosnin nė favor tė vetin, vetėm qė tė fitonin faljen, kėnaqėsinė e Allahut. Zemrat e tyre nuk hamendeshin. Ata me ndihmėn e Allahut i kishin pastruar zemrat nga ndryshku i dyshimeve dhe epsheve.

- Leximi dhe marrja e leksioneve nga mirėsitė, dhuratat, favoret e panumėrta tė Allahut. Zemrat janė tė pėrgatitura pėr tė dashur atė qė i ka bėrė mirė.

Ajetet qė ia kujtojnė njeriut dhuntitė dhe tė mirat e pakufishme janė tė shumta. Atėherė aq sa tė kesh njohuri pėr tė mirat e Allahut, aq mė tepėr tė shtohet lakmia dhe dėshira pėr ta falėnderuar Atė pėr mirėsitė e Tij.

Pėrkujto mirėsitė e Allahut, qė po tė vinė nga tė gjitha anėt; shėndeti nė trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithė dynjaja nė shėrbim.

Dy sy pėr tė parė, gjuha, buzėt, duart, kėmbėt... Mendon qė ėshtė e lehtė tė ecėsh me kėmb, pyete ata qė nuk i ka. Ke nevojė pėr mbėshtetje apo pėr tė mbajtur me dorė, pyete ate qė nuk e ka dorėn.

Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia di rėndėsinė, pyete atė qė nuk mund tė flejė pėr shkak tė dhimbjeve apo sėmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut nė stomak, mendoje kėtė dhe falėndero.

Mendo pėr sytė dhe nuk je i verbėr. Mendo pėr lėkurėn qė ke nė trup dhe sėmundje lėkure nuk ke. Mendo pėr mendjen qė ke, a pajton tė mbetesh i ēmendur?!

A e ndėrron tė shikuarit me njė kodėr ar?! A e shet tė dėgjuarit pėr njė kilogram ar?! A e shet gjuhėn, dorėn dhe tė mbetesh pa tė pėr njė pallat tė mirė?!

O njeri, mendo pėr tė gjitha kėto! Mendo pėr veten tėnde, pėr familjen, pėr shtėpinė, pėr punėn, pėr shėndetin, pėr shokėt dhe dynjanė!

- Rrekja, pėrpjekja, nxitimi, angazhimi duke garuar nė ēdo gjė qė ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar

“Nxitoni drejt faljes sė gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit,” (Aliimran, 133)

“Prandaj rrekuni me njėri-tjetrin, duke kėrkuar falje prej Zotit tuaj dhe njė kopsht...” (Hadid, 21)

“Pėr kėtė, le tė pėrpiqen ata qė pėrpiqen.” (Mutafifin, 26)

I nderuar!

Mėso! Nėse je prej tyre qė dėshirojnė zgjimin, epėrsinė, mallėngjimin pėr tė ecur drejt Allahut tė Lartėsuar, atėherė mobilizohu edhe para Ramazanit pėr ta rritur prodhimin e adhurimit. Ky gjallėrim ėshtė njė lloj lėnde djegėse imanore dhe katalizator qė ia mundėson adhuruesit shijimin dhe pėrjetimin e adhurimit dhe lutjes.

Ajo qė ėshtė mė pėrmalluese dhe kurora pėrfundimtare e tė mirave tė Allahut nė xhenet ėshtė shikimi i Allahut nė xhenet. Ke mundėsi ta lexosh fjalėn e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, duke menduar nė vete. “Vallė cili ėshtė pėrmallimi im pėr ta parė Allahun? A do ta pėrjetoj kėtė?”

I Dėrguari i Allahut thotė: “Kur do tė hynė banorėt e xhenetit nė xhenet, Ai u thotė atyre: "A dėshironi ndonjė gjė edhe mė tepėr (qė t’ua plotėsoj, shtoj)?” Do tė thonė: “A nuk i ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur nė xhenet e na ke shpėtuar prej xhehenemi?” Kėshtu zbulohet (e heq mbulesėn), atėherė nuk u dhurohet atyre asgjė mė tė dashur sesa shikimi nė Zotin e tyre.” (Transmeton Muslimi)

“Ata qė bėjnė vepra tė mira, do tė kenė shpėrblim tė mirė, madje edhe mė tepėr!” (Junus, 26)

Sferat dhe fushat e mallit janė tė llojllojta: malli pėr ta takuar Allahun, pėr xhenetin e Tij, Mėshirėn e Tij, shikimi nė Fytyrėn e Tij, takimi me Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, nė Firdevsin e lartė.

Kini kujdes mos t’ju mashtrojė hajduti sidomos nė Ramazan, duke ua grabitur kohėn, si: pasuria, gruaja, fėmijėt, qė tė mos mundesh ta realizosh mallin.

Kujdes, bėhu i vendosur, ec rrugės pėr tek Allahu dhe motoja jote tė jetė nė Ramazan: “Unė nxitova te Ti, o Zoti im, pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde.” (Taha, 84)



Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
9.8.200
9

 
                                              www.klubikulturor.com