Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Tre dėshmitarėt okularė

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

وَمَا تَكُونُ فِي شَأْنٍ وَمَا تَتْلُو مِنْهُ مِن قُرْآنٍ وَلاَ تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلاَّ كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُوداً إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ وَمَا يَعْزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثْقَالِ ذَرَّةٍ فِي الأَرْضِ وَلاَ فِي السَّمَاء وَلاَ أَصْغَرَ مِن ذَلِكَ وَلا أَكْبَرَ إِلاَّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ

"As ti
(O Muhamed) nuk bėn ndonjė vepėr, as nuk kėndon ndonjė pjesė nga Kurani dhe as ju (njerėz) nuk bėni ndonjė vepėr (tė mirė ose tė keqe), veēse Ne jemi Dėshmues mbi ju kur ju e kryeni atė. Dhe asgjė nuk i fshihet Zotit tėnd qoftė sa njė atom nė tokė a nė qiell qoftė. Dhe as ēfarė ėshtė mė e vogėl se ajo, dhe as ēfarė ėshtė mė e madhe, veēse shkruhet nė Librin e Qartė."
(Junus, 61)

Tė nderuar besimtarė! I nderuari vėlla!
Ku je duke shkuar, kujdes! Ti ke dėshmitarė qė dėshmojnė pėr ty nė ēdo vend, nė ēdo kohė dhe kudo qė tė shkosh. Mos harro se edhe pėr veprat dhe sjelljet e tua do tė ofrohen prova, prandaj ki kujdes!

Ligjėratėn ose hutben e sotme (tre dėshmitarėt okularė), do ta shtjellojmė nė pikat vijuese:
Dėshmitari i parė: Toka,
Dėshmitari i dytė: Melaiket,
Dėshmitari i tretė: Gjymtyrėt.
Lusim Allahun e Lartėsuar qė t’i pastrojė qėllimet tona.

Dėshmitari i parė: Toka

Kjo tokė, nėpėr tė cilėn po ecim, po ushqehemi, po pushojmė, do tė jetė dėshmitare para Allahut tė Lartėsuar pėr mėkatet tona. Po kjo tokė njė ditė do tė ofrojė prova dhe do tė dėshmojė pėr ēdonjėrin, do tė flasė pėr ēdo mėkat qė ėshtė bėrė nė tė. Do tė vijė njė ditė kur ajo do tė shpalosė, do tė zbulojė, do tė publikojė dhe do tė nxjerrė fshehtėsitė dhe sekretet tuaja.
Ka mundėsi qė ti o njeri kėtė e kupton si jo serioze dhe thua: Vallė, cili ėshtė argumenti pėr shpalljen e provave kundėr meje, se ato do tė ekspozohen nė Ditėn e Gjykimit?!
Tė nderuar! Tė kujtojmė sė bashku katėr ajetet e para tė sures Zelzele: “Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme,
Dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendinė e saj
(barrėn nga brenda), Dhe njeriu tė thotė: “Ēka kjo (qė bėn kėtė dridhje)
Atė ditė ajo i rrėfen tregimet e veta.”
(Zelzele, 1-4)
Fjalėt e Allahut: “Atė ditė ajo rrėfen tregimet e veta”, i shpjegon i Dėrguari i Allahut me fjalėt: “Padyshim qė tregimet (lajmet) e asaj dite janė dėshmia pėr ēdonjėrin ēka ka vepruar nė sipėrfaqen e tokės, duke thėnė: “E ke bėrė kėtė dhe kėtė vepėr, po nė kėtė ditė. Kėto pra janė rrėfimet e asaj dite.” (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.)

A thua, i riu i cili bredh me makinė rrugėve tė qytetit pėr tė shfryrė epshet shtazarake duke shikuar femrat, a e kujton dėshminė e tokės dhe publikimin e mėkatit tė tij?
A thua, ai i cili rrugėton prej njė vendi nė njė vend tjetėr pėr t’i bėrė mėkat Allahut tė Lartėsuar dhe pėr tė bėrė imoralitet, a e kujton ditėn kur toka do t’i nxjerrė dhe zbulojė mėkatet, haramet e tij?
I nderuar! A po tė kujtohet mėkati, kur e bėre nė vendin e caktuar? Askush prej njerėzve nuk tė ka parė. Por, toka (vendi) ku e bėrė do tė dėshmojė kundėr teje. Padyshim qė ti kėtė e injorove, por toka e shėnoi!
A thua, vajza e cila shėtit nėpėr rrugė e rrugica, kafebare, pishina e plazhe shfaq bukurinė e trupit para njerėzve, a mendon se me kaq do tė pėrfundojė?
Jo, vendi nė tė cilėn ka ndenjur do ta publikojė mėkatin e saj!

Dėshmitari i dytė: Melaiket

Po, vėlla dhe motėr, melaiket shėnojnė dhe regjistrojnė veprat tuaja tė mira dhe tė kėqija. Allahu i Lartėsuar thotė: “Por padyshim qė mbi ju janė ruajtėsit (melekėt e caktuar me pėrgjegjėsi pėr njerėzit) pėr t’ju vėzhguar ju. Kiramen Katibin (tė Nderuarit qė shkruajnė veprat tuaja). Ata dinė gjithēka qė ju veproni.” (Infitarė, 10-12)

I nderuari besimtar!
A tė kujtohet nata kur ti ishe pranė ekranit televiziv dhe shikoje kanalet qė transmetonin femra tė zhveshura, seriale epsharakė, filma degjenerues? Ndoshta tė kujtohet si veproje. Me siguri se ti ishe vetėm, pa askėnd tjetėr. Po ta dije se melaiket kanė regjistruar ēdo gjė, ēdo veprim tėndin, nuk do tė kishe vepruar ashtu, nuk do tė kaloje nga njė kanal nė tjetrin.
Ėshtė e mundur qė serialet, pjesėt muzikore, filmat, lojėrat, bisedat me telefon, qėndrimi i gjatė nė internet, tė gjitha kėto e humbin besimtarin dhe besimtarin dhe e largojnė prej namazit. Por mos harro se melaiket dėgjojnė dhe shėnojnė veprimet tuaja dhe nė Ditėn e Gjykimit ato do t’i lexoni: “A mendojnė se Ne nuk dėgjojmė ndjenjėn e fshehtė tė tyre dhe bisedėn midis tyre? Po, e dėgjojmė dhe tė dėrguarit tanė (melaiket pėrcjellės) qė janė pranė tyre, shkruajnė.” (Zuhruf, 80)
Pas kėtyre shėnimeve, ē’do tė ndodhė?
Kur vdes njeriu, mbyllet dosja e shėnimeve, kėshtu qė me tė do tė takohesh. Pas daljes tėnde nga varri, do tė vijė dosja e shėnimeve tė tua e regjistruar nga melaiket nė dunja. Allahu i Lartėsuar do ta urdhėrojė njeriun qė t’i lexojė shėnimet e veta.
“Dhe ia kemi lidhur veprat e ēdo njeriu fort pas qafės sė tij dhe Ditėn e Llogarisė Ne do t’ia nxjerrim atij pėrpara shkresėn tė shtrirė gjerė e gjatė pėrpara tij. (Do t’i thuhet): “Lexoje librin tėnd. Ti vetė je i mjaftueshėm kėtė Ditė si gjykues kundėr vetes tėnde.” (Israė, 13-14)
Moment i vėshtirė dhe shqetėsues! Njeriu qėndron i zhveshur para Krijuesit Allah, bashkė me tė edhe dosja e shėnimeve, divani pėrmbledh tė mirat dhe tė kėqijat.

I nderuar dhe e nderuar!
Si do ta ndiesh veten kur shėnimet e tua do tė dėshmojnė pėr netėt e kaluara para serialeve, filmave, kėngėve, programeve zbavitėse, degjeneruese, tė shfrenuara?
Si do ta ndiesh veten kur do t’i shohėsh mėkate e shėnuara?
Ah, sikur vetėm ti kishe parė e mos t’i lexoje?
Ē’do tė lexosh dhe ē’do tė gjesh?
O ti mėkatar! Tė gjitha mėkatet do tė jenė tė shėnuara, ēdo imtėsi do tė jetė aty.
“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė dhe thonė: “Tė mjerėt ne, ē’ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?”, dhe atė qė vepruan e gjejnė tė gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejt askujt.” (Kehf, 49)
“Nė ditėn kur njeriu (besimtar) shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhé!” (Nebeė, 40)


Dėshmitari i tretė: Gjymtyrėt

Tė nderuar besimtarė!
Dėshmitari i tretė do tė jenė gjymtyrėt e trupit, si: duart, kėmbėt, gjuha, sytė, veshėt po edhe e tėrė lėkura. Tė gjitha kėto o njeri do tė dėshmojnė pėr ty nė Ditėn e Gjykimit. Do t’i zbulojnė mėkatet, krimet dhe haramet e tua dhe do t’i bėjnė publike. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot Ne ua mbyllim gojėt atyre.” (Jasin, 65)
E mė pas ē’do tė ndodhė: “Neve na flasin duart e tyre,” (Jasin, 65)
Vallė a do tė mbesė me kaq, jo: “Kurse kėmbėt e tyre dėshmojnė pėr atė qė punuan.” (Jasin, 65)
Ah, ditė e rėndė dhe e vėshtirė do tė jetė!!
Duart do tė flasin e do tė thonė: “O Zot, kėto duar kanė blerė revistat e ndyra, cd-tė me muzikė. Po kėto duar kanė ndėrruar kanalet satelitore. Kėto duar kanė prekur trupin e femrės sė huaj. Kėto duar kanė pėrgatitur duhanin, drogėn, alkoolin...”
Kėmbėt po tė njėjtėn gjė do tė thonė: “Edhe ne kemi ecur pėr nė haram, nuk jemi ngritur pėr ta falur namazin, kemi kėrcyer nė klubet e natės, kemi ecur nėpėr plazhe..”.
Por edhe mė shqetėsuese do tė jetė kur tė flasė lėkura, e ata do tė thonė lėkurave tė veta: “Pėrse dėshmuat kundėr nesh?” (Fussilet, 21)
Pėrgjigja do tė jetė: “Allahu, qė ēdo sendi ia ka dhėnė tė folurit, na dha edhe neve.” (Fussilet, 21)

Tė nderuar besimtarė!
Kėshtu do tė pėrfundojė procedura e dėshmive. Pėr ty apo kundėr teje do tė publikohen prova, fakte, argumente. Kėtė do ta bėjė toka, melaiket, gjymtyrėt.
Besimtarė, mendoni pėr Ditėn e Llogarisė, ditėn kur do tė takoheni me veprat tuaja. Nė ditėn kur ēdo gjė do tė jetė shqetėsuese, nė ditėn kur do tė publikohen mėkatet.
"Dhe derisa tė jetė afruar premtimi i saktė (Dita e Kiametit) e ai ėshtė momenti kur mbeten tė shtangėt sytė e atyre qė nuk besuan (nė ato ēaste thonė): "Tė mjerėt ne, vėrtet ishim krejt tė pavetėdijshėm pėr kėtė (moment); por jo, ėshtė e vėrtetė se ishim zullumqarė tė mėdhenj." (Enbija, 97)

I nderuar besimtar!
Kujto atė ditė, se do tė ndodhė. Beso bindshėm dhe vepro, mbill tė mira, se do t’i vjelėsh frytet e saj nė botėn tjetėr. Bėhu rob i Allahut, rob i cili pėrulet nė ruku dhe nė sexhde, lexon Kuran, i nėnshtrohet dhe i pėrulet Krijuesit Allah.
Bėhu rob i Allahut nė shtėpi, rob i Allahut nė xhami, rob i Allahut nė rrugė, rob i Allahut nė punė, rob i Allahut kur njerėzit tė njohin dhe kur nuk tė njohin, edhe kur tė jesh nė vetmi pa askėnd, pos Allahut. Allahu ėshtė Ai i Cili tė sheh kėtu dhe atje.
“S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjė nė tokė e as nė qiell.” (Ali Imran, 5)

Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarėve me udhėzim tė drejtė nė Kuran dhe Sunet, qė ta gėzojnė lumturinė nė tė dy botėt.
Allahu im! Na mėshiro me mėshirėn Tėnde, kur tė bėhemi tė harruar!
Mos na lė tė vetmuar dhe tė pasigurt nė Ditėn kur do tė ringjallemi!
 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

  8.6.2007

                                              www.klubikulturor.com