Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

“Allahu ju dhėntė bereqet!”

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.

Njeriu, duke lėvizur nėpėr dynja, lakmon dhe kėrkon qė tė ketė kohė sa mė tepėr e ta gėzojė jetėn, pasurinė, fėmijėt dhe miqtė. Muslimani i lutet Allahut tė Lartėsuar qė Ai ta bekojė e t’i japė bereqet. Pa dyshim qė Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, kėrkonte bekimin e Tij nė shumė ēėshtje.
Bereqet do tė thotė: Fryti, dobia, bekimi i Allahut tė Lartėsuar ndaj njė gjėje, nėse ėshtė e paktė bėhet e shumtė, kur ėshtė shumė ka dobi tė madhe, kurse fryti mė i madh i bereqetit nė tė gjitha ēėshtjet ėshtė pėrdorimi nė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.

Allahu, kur e zbret bereqetin, pėrfshin ēdo gjė si: pasurinė, fėmijėn, kohėn, punėn, prodhimin, gruan, pasurinė, mjetin, shtėpinė, mendjen, trupin, etj..
- Bereqeti nė pasuri; nė rritje, shumim dhe bollėk.
- Bereqeti nė shtėpi; nė qetėsi dhe pushim.
- Bereqeti nė ushqim; nė shumicė tė mjaftueshme.
- Bereqeti nė fėmijė nė edukimin e tyre.
- Bereqeti nė familje; duke pasur harmoni.
- Bereqeti nė ymėr; duke jetuar mė gjatė me vepra tė mira.
- Bereqeti nė kohė; duke e shfrytėzuar atė nė maksimum.
- Bereqeti nė shėndet; i fuqishėm dhe aktiv.
- Bereqeti nė dituri; nė njohuri tė bollshme.

Tė gjithė duhet t’i kėrkojnė bereqetet e lartpėrmendura qė tė shtohen e tė zhvillohen.
Si ta sjellėsh bereqetin?
Nė vazhdim po japim njė manual duke reflektuar vetėm nė disa parime drejtuese.
E para: Frikėrespekti ndaj Allahut tė Lartėsuar. Takvallėku ėshtė ēelėsi i ēdo mirėsie. I Lartėsuari thotė:


“Sikur banorėt e atyre qyteteve tė besonin dhe tė ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dėrgonim bekime nga qielli dhe toka .”1

 
“
Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t’i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi)  dhe do t’i japė risk prej nga nuk e pret
2

Takva do tė thotė tė kesh respekt ndaj Allahut pėr hir tė Allahut dhe duke shpresuar shpėrblimin prej Allahut. T’i lėsh mėkatet pėr hir tė Allahut duke u frikėsuar nga dėnimi i Allahut.

Pra, devotshmėria dhe frikėrespekti ndaj Tij hap dyert e mirėsive dhe tė bekimit tė tyre. Nė njė rast, njė mirėdashės u shpreh nė kėtė mėnyrė kur i paraqitėn shqetėsimin e ngritje sė ēmimeve duke i thėnė: “I nderuar, janė ngritur ēmimet.!” Ai iu pėrgjigj: “Ulini ēmimet me takvallėk.”

E dyta: Leximi i Kuranit. Fjalėt e Allahut tė Lartėsuar janė bekim dhe shėrim i sėmundjeve tė zemrės dhe tė trupit. Lexo fjalėt e Tij:

“Ky (Kuran) ėshtė njė Libėr i bekuar, tė cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vėrtetues tė atij (Teuratit) qė gjendet para tij dhe qė tė paralajmėrosh popullin e nėnės sė qyteteve (Mekės) dhe ata qė banojnė rreth saj. Ata qė besojnė nė jetėn e ardhshme, besojnė edhe nė tė (Kuran) dhe kujdesen pėr kryerjen e namazit tė tyre
.
”3

“Ndėrsa ky (Kuran) ėshtė Kėshillė e bekuar, tė cilėn Ne e kemi shpallur, prandaj, si mund ta mohoni ju atė?!”4

“Ky (Kuran) ėshtė njė libėr i bekuar, qė Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), pėr tė pėrsiatur mbi vargjet e tij dhe pėr t’u kėshilluar me tė mendarėt.”5

E treta: Duaja, lutja. Muhamedi (alejhi selam) e kėrkonte bereqetin nė shumė ēėshtje. Na mėsoi qė tė lutemi pėr tė martuarin po me kėtė lutje:

“Allahu tė bekoftė ty dhe pasardhėsit e tu dhe ju bashkoftė juve tė dyve nė tė mira!”6

E katėrta: Pėrfundimi dhe realizimi i punėve qė nė fillim tė ditės. Kėshtu u lut Muhamedi (alejhi selam)  me lutjen:

“Allahu im!  Bekoje (jepi bereqet) popullit tim herėt nė mėngjes!”7

E pesta: Largimi nga malli haram me tė gjitha format qė ka. Nė pasurinė e ndalur nuk ka bereqet dhe argumentet pėr kėtė janė tė shumta. Kujtojmė me kėtė rast vetėm njė fakt:

“Allahu ia heq ēdo pėrfitim kamatės, kurse e rrit pėrfitimin e bamirėsisė.”8

E gjashta: Zbatimi dhe kryerja e namazeve tė detyrueshme. Allahu i Lartėsuar thotė:

“Urdhėroje familjen tėnde, qė tė falė namazin dhe kėmbėngul pėr kėtė! Ne nuk tė kėrkojmė ty ndonjė ushqim: jemi Ne qė tė ushqejmė! Pėrfundimi i lumtur qėndron nė frikėn ndaj Allahut9

E shtata: Kėrkim falje nga Allahu i Lartėsuar nė mėnyrė tė vijueshme. Allahu i Lartėsuar thotė:

“E u thashė: “Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili ėshtė Falės i madh, qė Ai t’ju dėrgojė shi tė bollshėm, t’ju shtojė pasurinė dhe fėmijėt tuaj dhe tė bėjė pėr ju kopshte e lumenj!”10


Tė nderuar besimtarė!

Gjithashtu, bereqeti dhe bekimi i Allahut tė Lartėsuar realizohet edhe duke e falėnderuar Krijuesin, duke dhėnė lėmoshė, duke u mbėshtetur nė Tė, duke pasuar traditėn profetike nė ēdo gjė, duke vizituar farefisin, duke treguar besnikėri nė shitblerje, etj..

Nuk mund tė kalojmė pa kujtuar edhe fushat e tjera tė shtrirjes sė bekimit, si:

- disa veprime, fjalė dhe forma sjellin bereqetin, si: tė kujtuarit e Allahut, Kurani, xhihadi, tubimi me njerėz nė ushqim dhe dituri.

- disa vende janė tė bekuara, si: xhamitė, xhamia nė Mekė, Medinė, Aksaja, Meka, Medina.

- disa kohė janė tė bereqetshme, si: Ramazani, Nata e Kadrit, dita e xhuma, koha e syfyrit.

- disa ushqime janė tė bekuara, si: ullinjtė, qumėshti, mjalti, hurmat, uji i zemzemit.

Jeta jonė ka nevojė tė madhe pėr tė fituar bekimin dhe mbarėsinė e nevojshme. Por kur ne po jetojmė nė kohėn (epokėn) e shpejtėsisė, shkencės, teknikės dhe teknologjisė, vallė a ka pėrfunduar bereqeti dhe epoka e bekimit?
Tė ndalemi tek pasuria. Nuk ka bereqet, sa e sa njerėz janė tė barabartė me tė varfrit, edhe pse kanė pasuri, vetėm pse Allahu i Lartėsuar ua largoi bereqetin prej atyre.

Shumė njerėz janė tė nderuar me fėmijė, por nuk janė tė vyer pėr arsye tė jo bereqetit. Kėshtu ndodh edhe me njė pjesė tė njerėzve tė ditur, tė cilėt janė edhe enciklopedik, por nuk kanė bereqet.

Sot me tė drejtė mund tė pyesim: Ku ėshtė bereqeti! Ku ėshtė jeta e lumtur, e mirė, e sigurt?

Lexoni fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:

“Cilindo mashkull apo femėr qė kryen vepra tė mira, duke qenė besimtar, Ne do ta bėjmė qė tė kalojė jetė tė bukur dhe do ta shpėrblejmė sipas veprave mė tė mira, qė ka bėrė.
”11

Shpejtoni nė bekimin e Allahut tė Lartėsuar qė ta fitoni shpėrblimin e Tij. Lutjuni Atij pėr bereqet. Allahu ju dhėntė juve bereqet nė jetė.

 Ulvi Fejzullahu
26.4.200
9

 


1 Eraf, 96.

2 Talak, 2-3.

3 Enam, 92.

4 Enbija, 50.

5 Sad, 29.

6 Transmeton Tirmidhiu.

7 Transmeton  Ahmedi.

8 Bekare, 276.

9 Taha, 132.

10 Nuh, 10-12.

11 Nahėl, 97.

 
                                              www.klubikulturor.com