Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shtėpia e parė nė Bek-ke

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!
Allahu i Lartėsuar e zgjodhi Muhamedin salallahu alejhi ue selem qė tė jetė vula e tė Dėrguarve. Ai po ashtu e zgjodhi Mekėn qendėr tė ndriēimit botėror. Lindja e Muahmedit salallahu alejhi ue selem ndodhi nė Mekė, edhe mesazhi i pejgamberisė i erdhi nė Mekė dhe pėr njė kohė tė gjatė pėrhapi thirrjen islame nė Mekė. Allahu i Lartėsuar deshi qė Meka tė ketė vlerė dhe nder. Ai deshi qė ky vend i bekuar tė vlerėsohet lart nga besimtarėt islamė nga tė katėr anėt e botės.
Nė kėtė hytbe do tė veēojmė disa ajete qė flasin pėr vlerėn e Qabes dhe tė Mekės. Kurani na mėson disa emėrtime tė kėtij vendi tė shenjtė dhe nė vazhdim po i kujtojmė sė bashku tė nderuar besimtarė.

-Nė Kuran quhet Meke. Allahu i Lartėsuar thotė:

وَهُوَ ٱلَّذِى كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُم بِبَطْنِ مَكَّةَ
“Dhe Ai ėshtė qė pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda nė Mekė.” (Fet-h, 24)

-Nė Kuran quhet Bek-ke. Allahu i Lartėsuar thotė:

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِى بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدًى لّلْعَـٰلَمِينَ .فِيهِ ءايَـٰتٌ بَيّـنَـٰتٌ مَّقَامُ إِبْرٰهِيمَ وَمَن دَخَلَهُ كَانَ ءامِناً
“Me tė vėrtetė qė, Shtėpia e parė (pėr adhurim e lutje) e caktuar pėr njerėzimin ishte ajo nė Bekkah (Mekė), gjithė bekime e mirėsi dhe udhėzuese pėr gjithė alemin (njerėzimin e xhinėt). Nė tė ka shenja tė qarta, (si pėr shembull) Mekami i Ibrahimit (vendqėndrimi i Ibrahimit); kushdo qė hyn nė tė (Ka’abė) fiton sigurinė.” (Ali Imran, 96-97)

-Nė Kuran quhet Mesxhidul-Haram (Xhamia e Shenjtė). Allahu i Lartėsuar thotė:

هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ
“Ata janė tė cilėt mohuan dhe ju ndaluan ju nga El-Mesxhid El-Haram (Xhamia e Shenjtė nė Mekė) (Fet-h, 25)

-Nė Kuran quhet Ummul-Kura. Allahu i Lartėsuar thotė:

وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا
“...pėr tė kėshilluar Nėnėn e Qyteteve (Mekėn) dhe tė gjithė (botėn) rreth saj.” (Enam, 92)

-Nė Kuran Allahu i Lartėsuar betohet pėr kėtė qytet duke thėnė:

لَا أُقْسِمُ بِهَذَا الْبَلَدِ. وَأَنتَ حِلٌّ بِهَذَا الْبَلَدِ
“Betohem Unė pėr kėtė qytet (Mekėn)! Dhe ti je i lirė nė kėtė qytet (Mekė).” (Beled, 1-2)

-Nė Kuran cilėsohet si qytet i sigurisė. Allahu i Lartėsuar thotė:

وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ. وَطُورِ سِينِينَ. وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ.
“Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrėn) Turi Sina-en! Dhe kėtė qytet tė sigurisė (Mekėn) (Tin, 1-3)

Tė nderuar besimtarė!
Allahu i Lartėsuar e bėri Mekėn e bekuar vend tė shpalljeve, burim tė Islamit. Vlera e saj ėshtė njė vlerė e madhe dhe shenjtrimi i saj ėshtė shenjtėrim nga Krijuesi i gjithėsisė. Ky qytet kėto vlera do t’i ketė deri nė fundin e kėsaj bote. Po ashtu, duhet tė kujtojmė se njėra ndėr shtyllat e Islamit ėshtė edhe haxhi, njė obligim qė jetėsohet vetėm nė Mekė.

جَعَلَ ٱللَّهُ ٱلْكَعْبَةَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ قِيَاماً لّلنَّاسِ
“Allahu e ka bėrė Kabėn, Shtėpinė e Shenjtė, vend sigurie dhe pėrfitimi (si vizita pėr haxh ose umre) pėr njerėzimin.” (Maide, 97)

Kėshtu Allahu i Lartėsuar e madhėroi Qaben nė Meke nė zemrat e robėrve tė Tij. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė:

‏إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ ‏ ‏مَكَّةَ ‏ ‏ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ فَهِيَ حَرَامٌ بِحَرَامِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ .
“Allahu e ka bėrė tė shenjtė Mekėn nė ditėn kur ka krijuar qiejt dhe tokėn dhe ky shenjtėrim i Allahut do tė vazhdojė deri nė Ditėn e Kiametit.” (Transmeton Buhariu)

Tė nderuar besimtarė!
Kini frikė Allahun e Lartėsuar, falėnderojeni Atė pėr dhuntitė e dhuruara dhe adhuroni vetėm Zotin e Qabes dhe pėr kėtė jemi tė urdhėruar. Vetėm nė kėtė mėnyrė do ta fitojmė sigurinė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبّ هَذِهِ ٱلْبَلْدَةِ ٱلَّذِى حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَىء وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ
“Unė jam urdhėruar ta adhuroj vetėm Zotin e kėtij qyteti, tė cilin Ai e bėri tė shenjtė, se Atij i takon ēdo send, dhe jam urdhėruar tė jem prej besimtarėve tė sinqertė.” (Nemėl, 91)

فَلْيَعْبُدُواْ رَبَّ هَـٰذَا ٱلْبَيْتِ .ٱلَّذِى أَطْعَمَهُم مّن جُوعٍ وَءامَنَهُم مّنْ خوْفٍ [قريش:3، 4]
“Pra, le ta adhurojnė Zotin e kėsaj shtėpie, i Cili i ushqeu pas urisė dhe i siguroi prej ēdo frike!” (Kurejsh, 3-4)


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
23.11.2007

                                              www.klubikulturor.com