Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Madhėria e Allahut

Falėnderimi i takon Allahut Zotit tė botėve. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij dhe se Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i robėrve tė Tij tė mirė dhe dėshmoj se Muhamedi, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė ėshtė rob dhe i Dėrguar i Allahut dhe prijėsi mė i mirė i tė devotshmėve.

Pėrderisa dita-ditės mė shumė e mė tepėr po shtohen sprovat e zemrės me atė qė i serviret nga epshet dhe dyshimet, sprova kėto tė cilat njerėzit sot po i largojnė ndaj adhurimit tė Allahut dhe mbesin ashtu tė poshtėruar, tė angazhuar me dynja ndaj ahiretit, duke qenė tė varur nga krijesat e dobėta. Nė kėtė mėnyrė frikėsohen krijesat nga krijesat dhe i madhėrojnė ato dhe i bėjnė njerėzit qė tė harrojnė madhėrinė e Krijuesit. E sa mė shumė qė tė shtohet ajo, aq mė shumė shtohet nėnēmimi e poshtėrimi i njeriut. Mėsimi mbi madhėrinė e Allahut tė Lartėsuar ėshtė shkaku mė i mirė i shėrimit nga kjo e metė pėr atė qė do qė Allahu i Lartėsuar ta udhėzojė e t'i dhurojė mprehtėsi qė sa mė mirė ta kuptojė natyrėn definitive tė gjėrave.

Ja, pra, ky ėshtė mėsimi mė i mirė, baza kryesore pėr pėrmirėsimin e zemrave. Nuk ka mėsim mė tė mirė e mė efikas e as mė tė madh sesa mėsimi pėr madhėrinė e Krijuesit tė Lartėsuar, Allahut, Zotit tė botėve.
Pėrkujtoni o besimtarė madhėrinė e Allahut, sepse e gjeni nė ēdo gjė, pra Allahu ėshtė i madhėruari e madhėria e vėrtetė i takon vetėm Atij, i madhėruar nė emrat e Tij, i madhėruar nė cilėsitė e Tij, madhėria e Tij gjithashtu ėshtė nė veprat e Tij si dhe ligjet e Tij.

Madhėria e Tij ėshtė madhėria mė e lartė dhe mė e mira. Tė parėt (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshijnė Atė e Ai i pėrfshin tė parėt dhe Atė nuk e pėrfshijnė krijesat e Ai i pėrfshin krijesat. Nuk ka kėnaqėsi mė tė mirė e mė tė madhe qė mund t’u dhurohet krijesave sesa shikimi nė fytyrėn e ndritshme tė Allahut tė Lartėsuar nė Ditėn e Kiametit.

Allahu i Lartėsuar ka emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrkryera, pa tė meta. Allahu i ka cilėsitė nė formė edhe mė tė plotė. Gjithashtu, Allahu ka jetė tė plotė pa tė meta, pa fillim e pa mbarim dhe nuk vdes kurrė, nuk e kap gjumi e as kotja, i pavarur nga tė tjerėt, ndėrsa gjithēka ėshtė i varur nga Ai. Siē e pėrshkruan Veten e tij nė Kuran: “Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm.” (Suretu el- Bekare: 255). Po ashtu, nė hadithin e Muhamedit, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė, ku thotė pėr Allahun: “Nuk fle dhe nuk i takon Atij qė tė flejė, mban peshoren me precizitet, ngrihet tek ai puna e ditės para punės sė natės dhe puna e natės para punės sė ditės, petku i Tij ėshtė “nur” (dritė). Nėse e zbulon atė, drita e Tij do tė digjte gjithēka ekziston).” Urdhrat e Tij janė tė pakthyera dhe nuk ka kush qė mund ta pengojė atė qė Ai ka vendosur, nuk ka kush qė ndal atė qė Ai furnizon dhe nuk ka kush qė mund tė japė atė qė Ai e ndalon dhe nuk ka vlerė e as dobi prej askujt ngase vetėm nga Allahu vjen mirėsia dhe dobia. Siē e lavdėron Veten e tij nė Kuran ku thotė: “Ai nuk pyetet se ēka punon, po ata (njerėzit) pyeten.” (Sure el-Enbija: 23)

Mendoni sa mė shumė mbi cilėsitė e Tij tė larta e do ta shihni se Allahu i Lartėsuar ka njė forcė aq tė madhe, saqė nuk ka kush qė mund ta mundė e as qė ta zmbrapsė, i ndihmon tė dashurit e Tij dhe ua nėnshtron atyre ushtritė e tokės dhe tė qiellit dhe i ka mundur dhe i ka shkatėrruar arrogantėt dhe diktatorėt, i ka shpartalluar dhe ua ka shkatėrruar sundimin e tyre, ua ka prishur sundimin e tyre dhe i ka marrė ata me njė dėnim tė dhimbshėm si pasojė e mėkateve tė tyre me lloj-lloj dėnimesh; disa prej tyre duke i fundosur nė det e disa duke i fundosur nė tokė, disa me zėra shumė tė fortė prej tė cilėve vdisnin e disa prej tyre me erėra tė fuqishme. Sa ēudi, i shkatėrroi ata me atė qė kishin mė shumė nevojė nė jetėn e tyre tė pėrditshme. I shkatėrroi ata me ujė, zėra, erėra, me tokė, siē thotė Allahu nė Kuran: “Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm e i ashpėr.” (Suretu Hud: 102)

Kurse nė ahiret i ringjall tė nėnēmuar e tė poshtėruar duke i ringjallur tė vegjėl sa grimca, tė poshtėruar e tė nėnēmuar dhe i ēon nė ferr, ku janė pėr gjithmonė dhe nuk do tė kenė mundėsi kurrė qė tė dalin prej tij. Kėshtu pra, Allahu kur dėnon, dėnimi i Tij ėshtė shumė i fuqishėm, saqė nuk ka mundėsi kush tė dėnojė me atė dėnim siē dėnon Ai, por kur furnizon nga depot e Tij qė kurrė nuk mbarojnė, nuk ka kush qė mund ta pėrshkruajė sasinė e atij furnizimi, furnizim pra i panumėruar e i pakufizuar.

A keni dėgjuar pėr shpėrblimin e madh qė ka pėrgatitur Allahu pėr robėrit e tij tė mirė? Ja disa ajete kuranore ku Allahu pėrshkruan madhėrinė, shpėrblimin e asaj dite, siē e pėrshkruan Allahu i Lartėsuar nė Kuran: “(Atyre besimtarėve, qė ishin shoqėruar pėr hir tė Zotit, u thuhet): "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikė pėr ju, e as qė do tė jeni tė pikėlluar!" (Robėrit e Mi) tė cilėt besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanė.. Hyni nė xhenet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar! Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, aty do tė kenė ēka t'u dėshirojė shpirti dhe t'u kėnaqet syri. Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė.” (Suretu Zuhruf: 68-71)
Gjithashtu i ka kėrcėnuar jobesimtarėt: “Kėta janė dy kundėrshtarė (grupe kundėrshtarėsh: besimtarė dhe jobesimtarė) qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valė mbi kokat e tyre. Qė me atė u shkrihet krejt ē'ka nė barqet e tyre, edhe lėkurat. Pėr ata janė edhe kamxhikėt e hekurt. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunė nė tė pėrsėri (u thuhet): "Vuajeni dėnimin me djegie!" (Sure el Haxh:19 -22)

Madhėria e Allahut nė Mėshirėn e Tij

Shikoni rahmetin e Allahut tė Lartėsuar, qė me tė ka pėrfshirė gjithēka, nuk ka ndonjė nga krijesat e Allahut vetėm se ėshtė e varur nga mėshira e Allahut. Nė hadithin qė transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ai thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė, duke thėnė: “Allahu e ka ndarė (bėrė) mėshirėn njėqind pjesė. Nėntėdhjetė e nėntė i ka mbajtur pėr Vete, kurse (vetėm) njė pjesė e ka lėshuar nė Tokė. Nga ajo pjesė tė gjitha krijesat mėshi¬rohen mes vete, saqė edhe kafsha e ngre thundrėn (kėmbėn) e saj nga i vogli i saj nga frika se mos e lėn¬don.” Kurse sipas njė transmetimi tjetėr: “Vėrtet Allahu i ka njėqind mėshira (rahmete) dhe vetėm njė prej tyre e ka lėshuar mes xhinėve, njerėzve, kafshėve dhe insekteve. Dhe me atė njė mėshirė nė mes njėri-tjetrit duhen dhe mėshirohen dhe me tė egėrsira e do tė voglin e saj. Kurse nėntėdhjetė e nėntė mėshira tė tjera Allahu i ka lėnė pėr mėshirė ndaj robėrve tė Tij nė Ditėn e Gjy¬kimit.” Muttefekun alejhi (Buhariu dhe Muslimi). Mėshira e Allahut ėshtė aq e madhe, derisa ėshtė mė i mėshirshėm pėr robėrit e Tij sesa nėna pėr fėmijėn e saj.

A nuk ėshtė pra Allahu Ai qė i krijoi njerėzit nė tėrėsi, besimtarė e jo besimtarė, e i furnizoi, i mbrojti, i bėri mbizotėrues tė tokės, ua bėri tokėn e rrafshėt e tė pėrshtatshme pėr jetesė, ua bėri ajrin e pastėr qė ta thithin, ujin tė freskėt nga toka, pėr tė ngrėnė nga pemėt e saj, qarkullojnė mbi tokė si tė dėshirojnė, e qiellin Allahu ua bėri si kulm. E pas tė gjitha kėtyre mirėsive, shumė prej tyre e mohojnė besimin nė Allah, tallen me argumentet e Allahut, i pėrgėnjeshtrojnė Pejgamberėt, pėrpiqen qė nė ēdo mėnyrė t’i largojnė njerėzit nga rruga e drejtė e Allahut, i ndihmojnė armiqtė e Allahut, i luftojnė tė dashurit e Allahut, bėjnė shkatėrrime nė tokė. Sa shumė ka durim Allahu i Madhėruar me kėta lloj njerėzish.
Ebu Musa, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se Muhamedi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Nuk ka kush qė bėn durim mė shumė sesa Allahu i Madhėruar me robėrit e Tij e i bėjnė atij shoqėrim nė adhurim, i shpifin Atij djalė e Ai prapėseprapė i furnizon e u jep shėndet.”

Madhėria absolute e Allahut e pavarur nga dikush tjetėr

Mendoni mbi madhėrinė e Allahut tė Lartėsuar, nė pavarėsinė e Tij ndaj tė tjerėve e varėsinė e tė tjerėve nė tėrėsi nga Ai. Kėto krijesa tė panumėrta, me cilėsi tė ndryshme e madhėshtore, tė llojllojshme nė forcė e madhėsi, ndėr ato mė madhėshtore janė Toka dhe qiejt, e pastaj gjithashtu melaiket, xhinėt e njerėzit. Krijesat tė cilat lėvizin mbi tokė, tė gjitha shpezėt qė fluturojnė nė qiell, tė gjitha krijesat nė det, tė gjitha kėto kanė nevojė shumė pėr Allahun e Lartėsuar, njė tė vetmin, e Ai ėshtė shpresa e vetme e tyre, i luten Atij pėr tė gjitha nevojat e tyre si dhe kėrkojnė nga Ai qė t’ua largojė atyre tė gjitha fatkeqėsitė. Allahu i Lartėsuar vazhdimisht ėshtė nė plotėsimin e nevojave e kėrkesave tė tyre, edhe pse aq shumė krijesa tė panumėrta. E me kėrkesa tė ndryshme dhe nuk e angazhon diēka nga diēka tjetėr e nuk pėrfundojnė depot e Tij asnjėherė, por Duart e Tij Bujare janė tė shtrira dhe vazhdimisht furnizon ditėn dhe natėn ashtu si Ai do. I Lartėsuari Allah me gjithė kėrkesat e tyre tė panumėrta nuk ka nevojė pėr ta e as pėr falėnderimin e tyre e as pėr adhurimin e tyre. Nuk i bėn dobi imani i tyre e nuk i bėn dėm kufri (mosbesimi) i tyre, siē thotė Allahu i Lartėsuar nė hadith kudsi: “Robėrit e Mi! Ju kurrė nuk mund tė arrini tek ajo me ēka Mua dėm do tė mė shkaktonit qė tė mė dėmtonit, as qė ndonjėherė do tė arrini tek ajo qė Mua dobi do tė mė sjellė, qė tė mė kontribuonit.
O robėrit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, nga njerėzit dhe xhinėt, tė ishin tė devotshėm sikur zemra mė e devotshme e njėrit prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim nė asgjė.
O robėrit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, nga njerėzit dhe xhinėt, tė ishin tė prishur si zemra mė e prishur e njėrit prej jush, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim nė asgjė.
O robėrit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, nga njerėzit dhe xhinėt, tė ngriheshit (qėndronit) nė njė vend dhe dėshirat dhe lutjet Mua tė m’i drejtoni dhe Unė t’i pėrgjigjesha lutjes sė ēdonjėrit, kjo nuk do ta mungonte atė qė kam Unė as aq sa merr gjilpėra kur futet nė det.”
(Muslimi)

Madhėria e Allahut nė diturinė e Tij

Allahu i Lartėsuar me diturinė e Tij ka pėrfshirė gjithēka, qofshin ato gjėra mė tė vogla si atomet, apo krijesa mė tė mėdha, tė shumta apo tė pakta, tė ngjashme apo tė kundėrta, siē thotė Allahu pėr Veten: “Ēelėsat e fshehtėsive janė vetėm te Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di kush pos Tij. Ai e di ēka ka nė tokė dhe nė det, Ai e di pėr ēdo gjeth qė bie dhe s'ka kokėrr nė thellėsi tė tokės, s'ka tė njomė dhe s'ka tė thatė qė nuk ėshtė (shėnuar) nė librin e qartė (Levhi - Mahfudh).” (Suretu El-Enam: 59)

Gjithashtu: “Allahu ju krijoi prej dheu, mandej prej njė pike uji, e pastaj ju bėri ēift. E asnjė femėr nuk mbart e as nuk lind ndryshe vetėm se me dijen e Tij dhe nuk i jepet kujt tė jetojė gjatė ose t'i shkurtohet jeta e tij vetėm se ajo ėshtė e shėnuar nė Libėr (Levhi Mahfudh), e kjo pėr Allahun ėshtė lehtė.” (Suretu Fatir: 11)

Allahu i Lartėsuar e di numrin e krijesave, llojet e tyre, i di lėvizjet e tyre, e ka llogarinė e frymėmarrjeve tė tyre. Pa lejen dhe njohurinė e Tij nuk ka lindje apo vdekje, rėnie gjethesh apo lulėzime pemėsh. Ai di pėr shikimin me cep tė syve edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra. E di atė se ēfarė pėrgatitet fshehurazi, e di edhe atė tė fshehtėn, tė padukshmen, e ka pėrfshirė me diturinė e Tij atė qė krijesat e tij nuk kanė mundėsi ta dinė si p.sh. gjendjet e tyre tė ndryshme, frymėmarrjet e tyre, tė rrahurat e zemrave, krejt atė se ēfarė shikojnė sytė e tyre, gjėra kėto tė cilat nuk i di kush dhe nuk ndodhin vetėm se me lejen dhe dijen e Allahut e me pėrcaktimin e Tij mė tė hershėm para se ato tė ndodhin. I Lartėsuar ėshtė Allahu i Lartėsuar, i Gjithėdijshmi.

Madhėria e Allahut nė dispozitat e Tij

E mendoni mbi drejtėsinė e Allahut tė Lartėsuar nė dispozitat e Tij, do tė shihni drejtėsi absolute, duke ua dhėnė atyre hakun qė e meritojnė edhe nėse janė nga ata qė e mohojnė besimin nė Allah. Nuk ka padrejtėsi e as tejkalim, as hakmarrje pa vend, sado i madh qoftė kufri i jobesimtarėve, armiqėsia e tyre apo tejkalimi i tepėrt i tyre ndaj kufijve tė Allahut. Allahu nuk bėn pa drejtėsi asgjė, siē thotė Allahu i Lartėsuar pėr Veten e Tij nė Kuranin Famėlartė: “Nė Ditėn e Gjykimit, Ne do tė vėmė peshore tė drejta dhe askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės.” (Suretu El-Enbija: 47) Nėn sundimin e Tij janė tė gjitha krijesat, krijesat Ai i ka krijuar dhe askush Atė nė pėrgjegjėsi nuk e merr.

Falė drejtėsisė sė Tij absolute nuk ia humb mundin askujt prej njerėzve, qoftė mashkull apo femėr, besimtar i devotshėm apo mėkatar, saqė edhe qafirėt shpėrblehen pėr veprat e tyre tė mira, por shpėrblimin Allahu i Lartėsuar atyre ua jep nė dynja, pėr veprat tė cilat kanė pasur pėr qėllim Fytyrėn e Allahut. Nė hadithin qė transmeton Enes bin Maliku, Muhamedi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Allahu nuk i bėn asnjė besimtari padrejtėsi, e shpėrblen pėr tė nė kėtė botė dhe gjithashtu e shpėrblen edhe nė ahiret, kurse qafirit ia jep shpėrblimin ēfarė ka punuar nė kėtė botė derisa tė ringjallet nė botėn tjetėr dhe nuk i mbetet fare shpėrblimi qė tė shpėrblehet me tė.” Mutefekun alejhi. (Buhariu dhe Muslimi)

Pėr drejtėsinė absolute tė Allahut tė Lartėsuar ndaj qafirit flet ky argument nga Kurani, ku Allahu i Lartėsuar thotė: “Nė qoftė se vijnė te ti (pėr ndonjė gjykim), gjyko mes tyre me drejtėsi.” (Suretu Maide: 42) Gjithashtu: “...dhe tė mos ju shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t'i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė.” (Suretu Maide: 8)

”Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).” (Suretu Bekare: 190)
“Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju; e nėse duroni, pa dyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė durojnė.” (Suretu Nah: l26)

Madhėria e Allahut nė krijesat e Tij

Nėse i studiojmė krijesat e Allahut tė Lartėsuar, do tė mbesim tė mahnitur nga llojllojshmėria e tyre, gjinitė e tyre, se si Allahu po thuajse gjithēka ka krijuar e ka krijuar nė dy gjini, nė mėnyra tė ndryshme tė krijimit tė Tij si dhe me cilėsi tė ndryshme. Allahu, Zoti ynė, ka krijuar nga robėrit e Tij njerėz tė llojllojshėm: bujarė, rebelė, koprracė, trima, frikacakė, tė bukur, tė mirė, tė shėmtuar, tė pamoralshėm, dijetarė tė mėdhenj, injorantė tė mėdhenj, tė devotshėm, mospėrfillės, gjynahqarė, tė mėshirshėm e tė dashur, tė urryer e armiqėsorė.
Shiko formėsimin e krijesave, shiko pėrsosmėrinė e Allahut tė Lartėsuar nė krijim: tė vegjėl, shumė tė vegjėl, tė mėdhenj, gjigantė, madhėshtorė. Mendo pėr dallimin aq tė madh ndėrmjet njeriut e kokrrave tė pemėve, pastaj mendo pėr madhėsinė e Tokės, pastaj krahasimin e madhėsisė sė Diellit nė krahasim me Tokėn, pastaj Dielli nė krahasim me galaktikėn e tij, pastaj krahasimin e galaktikės sė diellit me galaktikat e tjera tė shpėrndara, tė cilat ne i shohim vetėm si njė pikė ndriēuese nė qiellin tonė, edhe pse janė shumė tė mėdha, por janė shumė larg. E mbi tė janė shtatė palė qiej tė tjerė, ēdo qiell ėshtė mė i madh se tjetri. Gjithashtu si njė rreth qė e pėrfshin atė e kėto shtatė palė qiej janė tė mbushur pėrplot melaike qė shushurijnė nga tesbihi e tahmidi (lartėsimi, madhėrimi) i tyre ndaj Allahut. Thotė Muhamedi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė: “Ka rėnkuar qielli dhe pati tė drejtė tė rėnkonte, nuk ka ndonjė vend as sa pėllėmba vetėm se nė tė ka melek nė sexhde apo nė kėmbė ( duke i bėrė Allahut tė Lartėsuar adhurim).” Gjithashtu, edhe ky hadith me rėndėsi tė madhe qė flet mbi madhėrinė e krijesave tė Krijuesit, ku Muhamedi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kursia e krahasuar me Arshin ėshtė si shembulli i njė unaze tė hedhur nė shkretėtirė e po ashtu edhe kursia ėshtė e madhe nė krahasim me shtatė palė tokė e shtatė palė qiej sikurse Arshi qė ėshtė mė i madh sesa kursia ashtu edhe madhėsia e kursisė ėshtė nė krahasim me qiejt e tokat.” E mbi Arsh qėndron Allahu i Lartėsuar me njė qėndrim siē i takon madhėrisė sė Tij e Arshin e Allahut e mbartin melaiket mukerrebun (mė tė afėrta te Allahu i Lartėsuar), melaiket mė tė mėdha e mė tė fuqishme dhe me pozitė mė tė madhe tek Allahu i Lartėsuar. Muhamedi, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė, tregon pėr madhėsinė e njėrės nga kėto melaike dhe thotė: “Madhėsia e mbajtėsve tė Arshit ėshtė aq e madhe saqė po tė fluturojė njė zog 500 vite vetėm prej veshit tė melaikes deri te kraharori nuk mund ta kalojė atė largėsi.” E i Lartėsuar ėshtė Allahu, Zoti i Arshit tė madh.

Madhėria e Allahut nė Ditėn e Kiametit

Mendoni mbi madhėrinė e Allahut nė atė ditė kur nuk do tė ketė sundues tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar e as njė mret tjetėr pėrveē Tij, i Cili ėshtė i papėrballueshėm nė atė ditė, atė ditė kur meleku Israfil do tė fryjė nė Sur e kur tė gjitha krijesat do tė ngrihen nga varri pėr tė dalė para Allahut, Zotit tė botėve, kur tė gjitha krijesat do tė ringjallen nė njė fushė tė gjerė, tė zbathur e lakuriq. Mendjemėdhenjve u hiqet mendjemadhėsia e mbretėrve, po ashtu u ėshtė marrė edhe mbretėria. Diktatorėve do t’u humbė pushteti nė atė ditė e tė gjithė do tė dalin para Allahut tė pėrulur, tė vegjėl, tė pavlerė, tė gjithė tė frikėsuar e tė tmerruar, tmerr qė nuk ka dėgjuar askush e nuk ka parė ndonjėherė asi tmerri, askujt nuk i intereson pėr askėnd vetėm pėr shpėtimin e tij, nuk ia kanė frikėn askujt tjetėr atė ditė vetėm Allahut e nuk shpresojnė tek askush pėrveē Allahut. Atė ditė tė madhe madhėrinė e Allahut do ta kuptojnė tė gjithė mendjemėdhenjtė e nuk do tė konsiderojnė atė ditė askėnd tė madhėruar pėrveē Allahut. Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton nga Muhamedi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė: “Ditėn e Kiametit, Allahu do t’i palosė qiejt e pastaj i merr me dorėn e djathtė e pastaj thotė: “Ku janė zullumqarėt, ku janė mbretėrit, ku janė bijtė e mbretėrve, ku janė mizorėt, ku janė gjakpirėsit, e kujt ėshtė sot pasuria?" Nuk ka kush tė pėrgjigjet pasi tė gjithė kanė vdekur e ėshtė shkatėrruar ēdo gjė pėrveē madhėrisė sė Allahut dhe atėherė i pėrgjigjet vetvetes, siē thotė Allahu nė Kuran: “I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I Allahut, i Atij qė ėshtė Njė, i Fuqiplotit (ėshtė pėrgjigjja).” (Suretu Gafir: 16)

Ky, pra, o vėllezėr ėshtė Zoti juaj, qė e adhuroni dhe vetėm prej Tij ndihmė kėrkoni dhe vetėm Atij i mbėshteteni dhe vetėm nė Tė shpresat i mbani dhe qė vetėm tek Ai gjykoni. Por, fatkeqėsisht, shumica e njerėzimit, tė cilėt e kanė humbur rrugėn e drejtė tė Zotit, adhurojnė krijesat, madje edhe krijesat mė tė nėnēmuara e tė poshtėruara, si shtazėt: adhurojnė lopėn, gjėrat e ngurta: drunjtė, gurėt, deri nė atė masė saqė adhurojnė edhe organet gjenitale, siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuran: “Atė qė e poshtėron Allahu nuk ka kush qė mund ta bėjė tė ndershėm.” (Suretu Haxh: 19)

Fatkeqėsisht, jobesimtarėt sot kanė mė shumė sundim sesa muslimanėt e janė mė tė ngritur, si pasojė e asaj qė muslimanėt nuk i bėjnė adhurim me pėrulėsi e me nėnshtrim e dorėzim tė plotė Allahut tė Lartėsuar si dhe nuk gjykojnė me urdhrat e Tij. O muslimanė, ju adhuroni Allahun, i Cili me adhurimin e pėrkushtimin tuaj ua shton ndershmėrinė, personalitetin, ju bėn mė tė ngritur. Pėrulėsia juaj para Allahut ua shton ndershmėrinė dhe frikėn pėr t’ua ngritur personalitetin. E kush kėrkon mbrojtje tek Allahu, ka shpėtuar. Allahu ėshtė ndihmėtari juaj. Sa mbrojtės i mirė dhe sa ndihmėtar i madh qė ėshtė!

I gjithė falėnderimi dhe lavdėrimi i takon Allahut tė Lartėsuar, i Cili ju udhėzoi nė Islam. Madhėrojeni Atė me njė madhėrim ashtu siē Ai e meriton, e nuk ka kush qė meriton tė madhėrohet e tė adhurohet, por adhurimi e madhėrimi e lavdėrimi i takon Allahut tė Lartėsuar pa marrė parasysh se sa kanė mundėsi qė njerėzit ta kuptojnė kėtė, siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kuranin Famėlartė: “Ata nuk e ēmuan Allahun me atė madhėshtinė qė i takon, ndėrsa nė Ditėn e Kiametit e tėrė Toka ėshtė nė grushtin e Tij e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn (forcėn) e Tij. Ai ėshtė i pastėr nga tė metat dhe Ai ėshtė i lartė nga ajo qė ata i shoqėrojnė!” (Suretu Zumer: 67)


Hytbeja e dytė

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi Muhamedin. Nėse ne kemi mundėsi qė ta kuptojmė madhėrinė e Allahut tė Lartėsuar, ashtu siē Allahu ėshtė i Madhėruar, si rezultat i kėtij madhėrimi tė Allahut nė zemrat tona do tė fitojmė dy suksese te mėdha, pėr tė cilat kemi shumė nevojė nė rrugėn tonė drejt Allahut e botės tjetėr.
Rezultati i parė: Dashuria e madhe ndaj Allahut tė Lartėsuar, cilėsi kjo pa tė cilėn besimtari nuk ka mundėsi tė jetė besimtar i vėrtetė. Dashuria e madhe ndaj Allahut tė Lartėsuar nė atė masė aq tė madhe, dashuria absolute qė tejkalon dashurinė ndaj prindėrve, fėmijėve e njerėzve nė tėrėsi, pra edhe mė shumė sesa vetvetja, ėshtė kushti qė besimtari ta dojė shumė fenė e Allahut, Pejgamberėt e Allahut dhe robėrit e mirė tė Allahut tė Lartėsuar. E kurdo qė besimtari e realizon kėtė dashuri, atėherė do tė ketė merituar pėrgėzimin e Muhamedit, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė, i cili thotė nė kėtė hadith: “Kush posedon tri gjėra, e ka shijuar ėmbėlsinė e imanit: ta dojė Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd; ta dojė vėllanė e tij vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mosbesim) pasi Allahu e ka shpėtuar ashtu siē urren hyrjen nė zjarr." (Buhariu dhe Muslimi)

E ky pėrgėzim ėshtė ndėr pėrgėzimet mė tė mėdha, duke u nisur nga ajo se ai qė pėrjeton ėmbėlsinė e adhurimit, ajo kėnaqėsi adhurimi e bėn robin qė ta kryejė sa mė mirė adhurimin, me sinqeritet, qė nė adhurimin e tij tė mos i bėjė shoqėrim askujt tjetėr pėrveē Allahut dhe si rezultat i kėsaj Allahu i dhuron pėrforcim nė fenė e Tij derisa tė vdesė e ta takojė Allahun nė kėtė fe. Kush e adhuron Allahun me atė qė Ai e ka obliguar, e ka pasuar rrugėn e drejtė dhe ka arritur shpėrblim tė madh.

Gjithashtu madhėrimi i Allahut i jep robit bindje mė tė madhe si dhe tevekul (mbėshtetje tek Allahu), kthim tek Allahu pėr ēdo problem qė ka, qė tė kėrkojė ndihmė vetėm nga Allahu, besim tė plotė pėr premtimin e Allahut pėr Ditėn e Kiametit pėr shpėrblim me xhenet si dhe ndėshkim me xhehenem. I jep besim tė plotė nė fjalėt e Allahut, kėnaqėsi me atė qė Allahu ka caktuar, ngase Allahu ėshtė mė i madhi dhe mė i Fuqishmi si dhe ka mundėsi pėr gjithēka, bėn ēfarė tė dojė, nuk ka diēka tė pamundshme pėr tė nė tokė apo nė qiell .

Rezultati i dytė ėshtė mjekimi i zemrės nga sėmundjet qė e godasin atė, si: mendjemadhėsia, arroganca e tij ndaj tė tjerėve si dhe shėrimin e sėmundjes qė zemra tė mos e jetė e lidhur me krijesat, kur dihet se tė gjitha ēėshtjet i takojnė vetėm Allahut tė Lartėsuar. Zemra i mjekohet nga syefaqėsia, qė veprat tė mos bėhen sa pėr lėvdata tė njerėzve, por vetėm pėr Allah. Kėto sėmundje janė shkatėrruese pėr njeriun nėse nuk i shėron qysh nė fillim. Kėto sėmundje mund tė shėrohen nėse njeriu e kupton mirė madhėrinė e Allahut, ngase njeriu bėn mendjemadhėsi dhe e sheh veten mė tė ngritur ndaj tė tjerėve. E kur e kupton mirė madhėrinė e Allahut, i bėhet e qartė se njeriu ėshtė vetėm njė krijesė e thjeshtė e dobėt e Allahut, prandaj nuk e sheh veten e tij para Allahut vetėm se si njė krijesė tė thjeshtė, edhe mė tė vogėl sesa njė mizė. Ai distancohet prej ēdo lloj mendjemadhėsie, arrogance apo mospėrfillje ndaj Allahut.

Po ashtu kuptimi i madhėrisė sė Allahut ėshtė shėrim nga sėmundja e syfaqėsisė ngase ai qė e ka mbushur zemrėn me madhėrimin e Allahut tė Lartėsuar, kurrė nuk do tė anojė nga shikimi i tė tjerėve, se a po shohin se po bėn ibadet apo jo, dhe nuk do t’i interesojė asgjė tjetėr pėrvec kėnaqėsisė sė Allahut tė Lartėsuar duke e ditur se askush nuk meriton diēka nga adhurimi dhe se nuk ka mė tė fuqishėm sesa Allahu qė t’i drejtohet pėr t’ia zgjidhur problemet e tij. Pėrveē Allahut nuk ėshtė kush qė posedon shpėrblim ose ndėshkim, shpėtim apo shkatėrrim. Pra, si ka mundėsi qė besimtari i vėrtetė tė mendojė e shpresojė nė kėto krijesa tė dobėta e tė mangėta, kur Zoti i Plotfuqishėm ka mundėsi pėr ēdo gjė? Thotė Allahu nė Kuranin Famėlartė: “Thuaj (o i Dėrguar): "Falėnderimi i qoftė Allahut, e shpėtimi qoftė ndaj robėrve tė Tij qė Ai i zgjodhi (Pejgamberėt)! A mė i mirė (pėr tė besuar) ėshtė Allahu apo ata qė ia bėjnė shok?" (Suretu Nemėl: 59)
Dhe nė fund falėnderojmė Allahun e Madhėruar.


 

20.12.2009

 
                                              www.klubikulturor.com