Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Mirė se vjen Ramazan!

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e tė gjitha botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!
Netėt dhe ditėt kalojnė, muajt dhe vitet po ecin. Disa prej njerėzve e pėrfunduan misionin nė kėtė botė, ndėrsa disa ende jo. E lus Allahun e Lartėsuar qė jetėn tonė ta bėjė tė bereqetshme dhe qė Ai tė jetė i kėnaqur me pėrpjekjen dhe angazhimin tonė!
Kush do tė jetojė, do tė shijojė tė ėmblėn dhe tė hidhurėn, tė cilat nuk janė tė pėrhershme. Njeriu do tė pėrjetojė gėzimin dhe hidhėrimin, do tė pėrjetojė edhe pėrkrahjen e tė tjerėve, por do tė pėrballet edhe me shqetėsimin. Tė gjitha kėto janė prej ligjeve tė Allahut tė Lartėsuar. Njeriut i mbetet vetėm ajo qė ka vepruar dhe njė ditė do ta shikojė veprėn e bėrė. Atėherė, i menēuri e bėn llogarinė e veprimeve qė nė kėtė botė, para se tė llogaritet nė botėn tjetėr.

Tė nderuar besimtarė!
Ditėt shumė shpejt po kalojnė dhe jeta po shkon. Eci njė vit i tėrė dhe ja, u afrua Ramazani. Edhe njė herė po na jepet mundėsia ta presim muajin e bekuar, Ramazan. Tė gjithė ne nė pritje tė kėtij muaji, po, vallė a ka menduar ndokush se si do ta presė Ramazanin?
Njeriu bėn pėrgatitjet e duhura pėr ēėshtjet e kėsaj bote. A nuk pėrgatitet pėr ta adhuruar Krijuesin Allah?!
Tė parėt tanė e pritnin muajin Ramazan qė gjashtė muaj pėrpara. Po, nė kėtė mėnyrė e shijonin kėnaqėsinė e ibadetit (adhurimit) tė Allahut tė Lartėsuar.
Nė pritjen e muajit Ramazan veēojmė kėto kategori njerėzish:
1. ata tė cilėt e presin me mallėngjim muajin e faljes dhe tė mėshirės;
2. ata qė nuk shprehin ndonjė interesim, por pėr ta Ramazani ėshtė diēka normale dhe nuk bėjnė ndonjė dallim prej muajve tė tjerė;
3. ata qė e presin muajin e Ramazanit me shpirtngushtėsi, duke konsideruar se i privon nga epshet dhe dėshirat, kėshtu qė tėrė ditėn e kalojnė nė gjumė dhe e asgjėsojnė namazin.

I nderuari vėlla! Ndalu dhe mendo se nė cilėn kategori bėn pjesė.
Muhamedi (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) i pėrgėzonte besimtarėt me ardhjen e muajit tė bekuar, nė tė cilin hapen portat e faljes dhe njėkohėsisht mbyllen dyert dhe hyrjet e sė keqes. Pa dyshim qė urimi i Muhamedit (lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė) na pėrgėzon:
“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjėrimin e kėtij muaji. Nė kėtė muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen nė pranga shejtanėt. Allahu nė kėtė muaj ka (veēuar) njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Ai qė privohet nga tė mirat e kėsaj nate, ėshtė privuar nga ēdo e mirė.” (Nesaiu)
Pse tė mos gėzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmėrisė, i mėshirės, i pastėrtisė, bamirėsisė, i fitores, i ngadhėnjimit...?
Mirė se vjen musafir i nderuar dhe ne gėzohemi pėr Ramazanin, muajin mė tė nderuar ndėr muajt dhe ditėt mė tė ėmbla ndėr ditėt.
Mirė se vjen pas njė pritjeje tė gjatė e tė pėrmallueshme!
Mirė se vjen i nderuari mik, me erėn tėnde tė kėndshme do tė kėnaqen zemrat tona, me vizitėn tėnde do tė na pastrosh nga gjynahet dhe do tė na mbulosh tė metat.
Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Vetėm Mirėsisė sė Allahut dhe Mėshirės sė Tij le t’i gėzohen. Kjo ėshtė mė e mirė se ajo (pasuri) qė ata grumbullojnė.” (Junus, 58)
Dymbėdhjetė muajt janė si shembulli i bijve tė Jakubit alejhi selam; muaji i Ramazanit nė mesin e muajve ėshtė si Jusufi alejhi selam nė mesin e vėllezėrve. Ashtu siē ishte Jusufi alejhi selam mė i dashur pėr Jakubin alejhi selam, edhe muaji Ramazan ėshtė ndėr muajt mė tė zgjedhur tė Krijuesit. Jusufi alejhi selam ishte i sjellshėm dhe i mėshirshėm ndaj vėllezėrve, me gjithė sjelljen e tyre tė egėr. Ai me butėsi dhe falje i amnistoi duke u thėnė:
“Asnjė qortim pėr ju kėtė ditė, Allahu ju fali dhe Ai ėshtė mė Mėshirėploti se ēdo mėshirues!” (Jusuf, 92)
Po kėshtu, ky muaj do tė jetė falje dhe mėshirė pėr besimtarėt, prangosje e shejtanėve.
Gėzohu pėr faljen e Allahut tė Lartėsuar. Gėzohu qė Ai tė dha mundėsinė e pėrmirėsimit dhe tė pendimit. Gėzohu pėr hapjen e dyerve tė xhenetit dhe mbylljen e dyerve tė xhehenemit.

Tė nderuar besimtarė!
Muaji i Ramazanit, muaji i bereqetit, nė tė cilin Allahu i Lartėsuar mbulon me mėshirėn e Tij, pranon lutjet e besimtarėve, krenohet me agjėruesit para melaqeve. Besimtari gjatė pritjes sė muajit tė Ramazanit ripėrtėrin kujtimet, besėn, dėlirėsinė, pastėrtinė. Ai largohet nga gjynahet dhe pėrgatitet pėr adhurimet, si leximi i Kuranit, falja e namazit, pėrmendja e Allahut...
Agjėrimi reflekton tek agjėruesi fuqinė e imanit (besimit), pasi duke e sanksionuar veten, ai respekton urdhrin e Allahut prej kohės sė syfyrit deri nė iftar.

Tė nderuar besimtarė!
Ramazani ėshtė njė mundėsi ekskluzive pėr besimtarin e mirė qė ai tė jetė falėnderues dhe mirėnjohės ndaj Allahut tė Lartėsuar. Le tė kujtojmė sė bashku se jemi tė obliguar ta falėnderojmė Krijuesin Fuqiplotė pėr tė mirat dhe dhuntitė e pakufishme tė Tij. Veēojmė tri mėnyra falėnderimi:
1. Falėnderimi me zemėr. Falėnderim me zemėr do tė thotė bindje e fuqishme se Allahu ėshtė Zot, Krijues, Sundues, Furnizues, i Pastėr, Mbikėqyrės, Mbizotėrues dhe kėshtu bėhet konfirmimi i brendshėm pėr tė mirat e pakufishme.
2. Falėnderimi me gjuhė. Mirėnjohja qė duhet tė bėhet me anė tė gjuhės ėshtė shprehje dhe shfaqje e asaj qė ėshtė nė brendėsi.
3. Falėnderimi me vepėr. Falėnderimi me vepėr arrihet duke i pėrdorur dhuntitė e Allahut nė formėn mė tė mirė.
Falėnderimi ka njė pozitė tė rėndėsishme nė fe. Allahu i Madhėruar ka thėnė:
“Allahu ju nxori nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues.” (Nahėl, 78)
Njeriu ėshtė i pajisur me shqisat e tė dėgjuarit, me tė parė dhe me zemėr. Kėto janė dhunti tė dhuruara qė e vėrteta tė dėgjohet, tė studiohet dhe nė fund tė shprehet falėnderimi. S’ka dyshim se falėnderimi ėshtė i lidhur ngushtė me imanin (besimin) dhe se njeriu do tė jetė mirėnjohės ose pėrbuzės. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
“E falėnderuat dhe i besuat. Allahu ėshtė mirėnjohės i dijshėm.” (Nisa, 147)
“Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė, e ai do tė jetė: mirėnjohės ose pėrbuzės.”
(Insan, 3)
Ditėn e sotme ndaje nė orė dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille tė mirėn, kėrko falje nga Allahu i Lartėsuar. Pėrmende Allahun dhe pėrgatitu pėr botėn e ardhshme. Jeto i gėzuar dhe i qetė, kėnaqu me riskun qė tė ka ndarė Allahu i Lartėsuar.
فَخُذْ مَآ آتَيْتُكَ وَكُنْ مِّنَ ٱلشَّاكِرِينَ
“Merr atė qė tė dhashė dhe bėhu mirėnjohės!” (Araf, 144)

Tė nderuar besimtarė!
Nė pritje tė muajit tė bekuar, pėrgatituni me mundėsitė mė tė mira dhe nė prag tė Ramazanit pranojini kėto porosi:
Porosia e parė: Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme nė shtėpi. Krijoni atmosferė qetėsie nė shtėpinė tuaj duke kryer veprime me tė cilat Allahu i Lartėsuar ėshtė i kėnaqur. Ndėr begatitė qė Ai i ka dhuruar robit tė Tij ėshtė edhe shtėpia ku banon dhe mbrohet me atė nga e cila ka dobi. Allahu i Plotfuqishėm thotė: “Allahu ua ka bėrė shtėpitė tuaja vendbanim.” (En-Nahėl: 80)
Porosia e dytė: Ringjalleni shpirtin, mendjen dhe trupin me agjėrim. Agjėroni me tė gjitha pjesėt; shpirtin duke e kėshilluar pėr jetėn e shkurtėr, mendjen duke e larguar nga epshet dhe trupin duke e pėrmbajtur dhe kontrolluar nga ushqimet dhe pijet.
Porosia e tretė: Mbylleni gojėn dhe pėrmbajeni veten nga fjalėt e tepėrta, mendoni pėr atė qė thoni. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Nuk ka fjalė qė ai (njeriu) tė nxjerrė nga goja, veēse pėr tė ėshtė njė vėzhgues pranė tij i gatshėm (pėr ta shėnuar atė) (Kaf, 18)
Allahu i Lartėsuar ju dhuroi dy sy dhe dy veshė dhe vetėm njė gjuhė, prandaj ėshtė nevoja tė flisni mė pak.
Porosia e katėrt: Ripėrtėrini ndjenjėn e kujdesit ndaj prindėrve dhe farefisit. Tregoni respekt dhe mirėsi ndaj prindėrve, pasi e keni pėr obligim kujdesin ndaj tyre. Allahu i Lartėsuar na porosit:
“Ne e urdhėruam njeriun t’u bėjė mirė prindėrve tė vet.” (Ahkaf, 15)
“Dhe druajuni Allahut, me emrin e tė cilit, ju i kėrkoni njėri-tjetrit diēka dhe i ruani lidhjet farefisnore.” (En Nisa, 1)
Porosia e pestė: Largohuni nga gjynahet. Mos lejoni tė bini pre e mėkateve, largohuni nga ēdo rrugė e rrugicė qė mund t’ju shpjerė nė tė keqe. Shpejtoni drejt pendimit tė sinqertė duke mos i kundėrshtuar dhe tejkaluar kufijtė e Allahut tė Lartėsuar.
“Kėta janė kufijtė e urdhėruar nga Allahu, kėshtu qė mos i kaloni ata. Dhe kushdo qė i kalon kufijtė e urdhėruar nga Allahu, atėherė kėta janė zullumqarė (keqbėrės) (Bekare, 229)
Pranojini kėto porosi, qė ta pėrjetoni Ramazanin me kėnaqėsi dhe me mirėsitė e Allahut drejt xheneteve tė larta.
Allahu im! Na mundėso qė ta shijojmė kėnaqėsinė e adhurimit nė muajin e adhurimit!
Allahu im! Na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
14.9.2007

                                              www.klubikulturor.com