Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

“Nuk ka asgjė qė nuk e madhėron Allahun”

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen e tij dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Tė nderuar muslimanė!

Ajo qė po shihet dhe po vėrehet sot ėshtė se njė pjesė e madhe e njerėzve po jetojnė me probleme tė mėdha, tė shumta dhe tė ndryshme dhe ēdo ditė e mė shumė ato vetėm sa shtohen dhe zmadhohen. Atėherė tė shqetėsuar pyesim pėr shkakun e gjithė kėtyre telasheve dhe sprovave.

 

Nė kėtė hytbe do tė ndalemi nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar, qė thotė:

تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ ٱلسَّبْعُ وَٱلأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ وَإِن مِّن شَيْءٍ إِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَـٰكِن لاَّ تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ إِنَّهُ كَانَ حَلِيماً غَفُوراً

“Atė e madhėrojnė shtatė qiejt, Toka dhe gjithēka gjendet nė to. Dhe nuk ka asgjė qė nuk e madhėron Atė, duke e lavdėruar, por ju (o njerėz) nuk e kuptoni madhėrimin qė i bėjnė ata. Ai, me tė vėrtetė, ėshtė i Butė dhe Falės1

Po tė kuptohet ky ajet si duhet, pa dyshim qė besimtari do tė mėsojė shumė sekrete tė problemeve dhe shqetėsimeve.

Atėherė, si ta kuptojmė domethėnien e fjalės sė Allahut tė Lartėsuar!?

Pėrgjigja ėshtė nė fjalėn e Allahut “
Dhe nuk ka asgjė qė nuk e madhėron Atė, duke e lavdėruar,...”


Transmeton Ebu Dheri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i cili thotė:

إِنِّي‏ ‏أَرَى مَا لَا تَرَوْنَ وَأَسْمَعُ مَا لَا تَسْمَعُونَ أَطَّتْ ‏السَّمَاءُ وَحُقَّ لَهَا أَنْ ‏ ‏تَئِطَّ ‏ ‏مَا فِيهَا مَوْضِعُ أَرْبَعِ أَصَابِعَ إِلَّا وَمَلَكٌ وَاضِعٌ جَبْهَتَهُ سَاجِدًا لِلَّهِ

 “Unė po shoh atė qė ju nuk po e shini dhe po dėgjoj atė qė ju nuk po e dėgjoni, zhurmoi qielli dhe duhej tė zhurmėronte2 ngase nuk ka vend prej katėr gishtash qė nuk gjendet njė engjėll me fytyrė tė vendosur nė sexhde duke lavdėruar Allahun e Lartėsuar.”3

Ky hadith tregon pėr lavdėrimin dhe madhėrimin e banorėve tė qiellit ndaj Allahut tė Lartėsuar.

Tė nderuar besimtarė!
Qielli dhe gjithēka qė ai pėrmban, Diellin, Hėnėn, yjet, etj., Toka dhe ajo qė gjendet nė tė, si drunjtė, detet, lumenjtė, gjallesat, tė gjitha thonė SUBHANALL, e lavdėrojnė dhe e madhėrojnė Allahun e Lartėsuar.

Me kėtė lavdėrim qarkullon dhe lėviz me saktėsi ēdo gjė. Ēdo gjė e krijuar ėshtė nė pėrputhshmėri, lėviz me saktėsi dhe kryen lėvizjet e duhura duke mos tjetėrsuar anėn e lėvizjes. Ēdo gjė ka vetėm njė synim.

Por njeriu shpeshherė bėn tė kundėrtėn, ecėn dhe lėviz nė tė kundėrtėn e lėvizjeve tė krijesave tė tjera, kur ēdo gjė tjetėr nuk e ndryshon drejtimin, por e lavdėron dhe e madhėron Allahun Fuqiplotė. Por njeriu nuk ėshtė mirėnjohės, falėnderues dhe madhėrues ndaj Tij dhe nė kėtė mėnyrė vepron tė kundėrtėn.

Por kur njeriu pėrmend Allahun e Lartėsuar, ai ka lėvizur sė bashku me krijesat e tjera tė Allahut dhe ashtu siē ato nuk e tjetėrsojnė rolin dhe detyrėn qė kanė, edhe njeriu nė pėrmendjen e Tij ka lavdėruar dhe madhėruar Atė.

Kur ti o njeri mėkaton dhe bėn gjynahe, ke bėrė tė kundėrtėn e asaj pėr tė cilėn je krijuar dhe ke fituar edhe urrejtjen e krijesave tė tjera, sepse kjo gjithėsi ka drejtimin e caktuar nga Allahu Krijues. Lexo fjalėt e Allahut:

 

سُبْحَانَ ٱلَّذِي خَلَق ٱلأَزْوَاجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنبِتُ ٱلأَرْضُ وَمِنْ أَنفُسِهِمْ وَمِمَّا لاَ يَعْلَمُونَ

“Qoftė lavdėruar Ai qė i ka krijuar ēift tė gjitha llojet: ēka mbin prej tokės, ata vetė dhe ato qė nuk i dinė!”4

وَٱلشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَـا ذَلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ. وَٱلْقَمَرَ قَدَّرْنَاهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلعُرجُونِ ٱلْقَدِيمِ. لاَ ٱلشَّمْسُ يَنبَغِي لَهَآ أَن تدْرِكَ ٱلقَمَرَ وَلاَ ٱلَّيلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِ وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ

“Dielli sillet nė drejtimin e vet tė caktuar. Kėshtu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithėdijshmi. Hėnės i kemi caktuar faza; ajo pėrditė hahet e bėhet si rremi i pėrkulur i hurmės. As Dielli nuk mund ta arrijė Hėnėn e as nata nuk mund t’ia kalojė ditės; tė gjitha lundrojnė nė orbitat e veta.”5

Pra, ēdo gjė lavdėron dhe madhėron duke lėvizur vetėm nė njė drejtim, kurse ti o njeri harron pėrmendjen, madhėrimin dhe lavdėrimin e Allahut tė Lartėsuar dhe e thyen rendin dhe krijon probleme, duke u ballafaquar me telashe, sprova dhe probleme.

Tė nderuar muslimanė!

Ēėshtja e pėrmendjes sė Allahut tė Lartėsuar, e lavdėrimit dhe e falėnderimit tė Tij nuk ėshtė njė gjė qė mund tė fillojė dhe tė pėrfundojė vetėm me njė herė, por ėshtė nevojė parėsore nė jetė, pasi gjatė gjithė jetės sė tij njeriu duhet tė jetė nė pėrmendje tė Allahut. Duke pasur parasysh kėtė ēėshtje, ėshtė bėrė e qartė pėr ēdonjėrin se vetėm nė kėtė mėnyrė kemi mundėsi t’i kalojmė problemet dhe sprovat mė lehtė me ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar.

Nė vazhdim, le tė kujtojmė se bashku disa lutje lavdėruese dhe falėnderuese pėr tė cilat jemi tė porositur t’ia bėjmė Allahut. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i praktikonte gjatė ditės dhe njėkohėsisht i porositi edhe besimtarėt qė t’i thonė. Nė vazhdim po veēojmė disa prej tyre.
Qė nė momentin kur zgjohemi nga gjumi, le t’i shprehim falėnderimit ndaj Allahut tė Lartėsuar duke thėnė:

الحمدُ للهِ الذي أحيانَا بعدَ ما أماتَنَا وإليهِ النُّشُورُ
 

“Falėnderimi i takon Allahut, i Cili na ringjalli pasi na bėri tė vdekur dhe tek Ai ėshtė tubimi.”6

الحمدُ للهِ الذي عافاني في جَسَدي، وَرَدّ عَليَّ رُوحِي، وَأَذِنَ لي بِذِكْرِهِ

“Falėnderimi i takon Allahut, i Cili e mbrojti trupin tim, ma ktheu shpirtin tim dhe ma bėri tė mundur ta pėrkujtoj Atė7

Tė kujtojmė dhikrin qė bėjmė nė fillim tė namazit:

سُبْحانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، وَتَبارَكَ اسْمُكَ، وَتَعالى جَدُّكَ، وَلا إِلهَ غَيْرُكَ

“I Lartėsuar je o Allah dhe falėnderimi ėshtė pėr Ty, e lartėsuar ėshtė Madhėria Jote, nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje8

Muhamedi alejhi selam lutej po ashtu nė sexhde me kėtė dua:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لي ذَنْبي كُلَّهُ، دِقَّهُ وَجِلَّهُ، وَأَوَّلَهُ وَآخِرَهُ وَعَلانِيَّتَهُ وَسِرَّهُ
 

“Allahu im! M’i fal mua gjynahet e mia, tė voglat dhe tė mėdhatė, tė parat dhe tė fundit dhe ato qė kam bėrė haptas dhe fshehtas.”9

Prej lutjeve dhe falėnderimeve tė shumta qė bėnte Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nė dhikrin e mėngjesit dhe tė mbrėmjes ėshtė edhe kjo:

سُبحانَ الله وبحمدِهِ: عَدَدَ خَلْقِهِ، ورِضا نفسِهِ، وزِنَةَ عرشِهِ ومِدَادَ كلماتِهِ
 

“I Lavdėruar ėshtė Allahu, aq sa ėshtė numri i krijesave tė Tij dhe aq sa dėshiron Ai vet, dhe aq sa ėshtė i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pafund pėr t’i shkruar fjalėt e Tij10

nderuar besimtarė!

Bėhuni pėrkujtues tė Allahut tė Lartėsuar nėse dėshironi tė jeni nė kujtimin e Tij. Ai pėr pėrmendėsit e Vet ka pėrgatitur falje dhe xhenet. Ai qė e pėrmend Allahun e Lartėsuar ėshtė njeri i gjallė. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Shembulli i atij qė e kujton Zotin e Tij dhe atij i cili nuk e kujton Zotin e Tij ėshtė sikurse shembulli i tė gjallit dhe i tė vdekurit.”11


Ulvi Fejzullahu
25.1.2009


1 Israė, 44.
2 Zėrin qė lėshoi qielli ėshtė pėr shkak tė numrit tė madh tė engjėjve qė kanė rėnduar qiellin.
3 Transmeton Tirmidhiu. –Albani e vlerėson pėr hadith hasen.
4 Jasin, 36.
5 Jasin, 38-40.
6 Transmeton Buhhariu.
7 Transmeton Tirmidhiu.
8 Transmeton Nesaiu.
9 Transmeton Muslimi.
10 Transmeton Muslimi.
11 Transmeton Buhariu.

                                              www.klubikulturor.com