Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pritja e muajit Ramazan

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė Allahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" Ali Imran, 102.

"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikėqyrės mbi ju." Nisa, 1.

"O ju besimtarė, keni frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." Ahzab, 70:71.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr.

O ju besimtarė! Kijeni frikė Allahun dhe binduni Atij, shpresoni nė tė mira, sepse muaji i ramazanit u afrua, muaj nė tė cilin zbriti Kurani qė ėshtė udhėzim pėr njerėzimin, muaj nė tė cilin hapen dyert e mėshirės dhe mbyllen dyert e dėnimit. Nė kėtė muaj lidhen shejtanet dhe tė gjithė xhindėt jobesimtarė, muaj nė tė cilin sevapet shumėfishohen dhe gjynahet zvogėlohen, muaj i pėrgjigjes sė duasė, muaj i durimit, i sakrificės dhe i sadakasė, ėshtė pyetur i dėrguari i Allahut se kush sadaka ėshtė sadakaja mė e mirė, ėshtė pėrgjigjur: “Sadakaja nė ramazan.”

Ėshtė transmetuar nga Selman el Farisij (radiallahu anhu) i cili ka thėnė se Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “O ju njerėz! Ju ka ardhur juve njė muaj i madhėruar dhe i bekuar, nė kėtė muaj ėshtė nata mė e vlefshme se njėmijė muaj. E bėri Zoti agjėrimin e ditėve tė tij obligim dhe faljen e natės nė tė tė vlefshme. Kush shton gjatė muajit ndonjė tė mirė prej veprave tė mira, ėshtė sikur obligimi i kryer gjatė muajve tė tjerė. Kush kryen njė farz (obligim) nė kėtė muaj ėshtė sikur ai qė kryen shtatėdhjetė obligime gjatė muajve tė tjerė dhe ky ėshtė muaji i sabrit (durimit), kurse shpėrblimi i sabrit ėshtė xheneti. Ėshtė muaj nė tė cilin shtohet rrėsku (furnizimi) i besimtarit. Ai qė jep iftar njė agjėruesi ėshtė shpagim pėr mėkatet qė ka bėrė dhe largon nga ai zjarrin e xhehenemit dhe e ka shpėrblimin e njėjtė me agjėruesin pa u zvogėluar asgjė nga shpėrblimi i agjėruesit.”

Njerėzit thanė: “O i dėrguar i Allahut, ēdonjėri prej neve nuk ka nga pasuria aq sa tė ushqente agjėruesit?” I dėrguari i Zotit tha: “Allahu jep kėtė shpėrblim edhe atij i cili jep pėr iftar agjėruesit vetėm njė hurmė, njė gllėnkė ujė apo qumėsht. Dhe ky ėshtė muaj fillimi i tė cilit ėshtė mėshirė, mesi falje e gjynaheve, kurse fundi i tij mbrojtje nga zjarri i xhehenemit.”

E shikoni, Allahu ju mėshiroftė, kėtė ligjėratė profetike tė nderuar, i pėrgėzoi nė tė i dėrguari i Allahut shokėt e tij duke ju treguar pėr shumėfishimin e punėve tė mira dhe se ai ėshtė muaj i madhėrishėm, duke ju thėnė: “Nuk ka pėr muslimanėt muaj mė tė mirė se ky muaj dhe nuk ka pėr munafiket muaj mė tė keq se ky muaj.”

Gjithashtu, nė hadithin kudsij nga Ebu Hurejra transmetohet se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Ka thėnė Allahu i Madhėruar: ‘Ēdo punė e mirė e birit tė Ademit ka dhjetė tė mira deri nė shtatėqind tė mira, pėrveē agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė, i largohet kėnaqesive tė tij, ngrėnies dhe pijes pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime, njė kur hap iftarin dhe tjetra kur tė takojė Zotin e tij, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu se era e miskut’.”

Dhe e ka emėruar atė, muajin e durimit, pėr durimin qė bėn njeriu nga uria, etja, dhe rėnia e fuqisė trupore. Nga Ibn Amr transmetohet se thuhet se Agjėrimit nuk ia di sevapin askush pėrveē Allahut tė Madhėruar.

Mundet qė sevapi i punėve tė mira tė shtohet edhe mė shumė nė vendet e shenjta si nė Mekė apo nė Medine, siē ėshtė transmetuar nė hadithin e saktė ku thuhet se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Namazi nė xhaminė time ėshtė i barabartė me 1000 namaze jashtė tij, pėrveē Mesxhidi Haramit.”

Gjithashtu, shtohen sevapet sipas kohėve, p.sh.: nė muajin ramazan apo nė 10 ditėt e fundit tė dhulhixhes, etj.

Nga veēoritė e kėtij muaji, gjithashtu, ėshtė edhe shumėfishimi i tė mirave deri nė 700 fish e mė shumė pėr atė qė e ka pastruar nijetin pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar dhe qė jep sadaka nga fitimi i tij i mirė se Allahu nuk pranon vetėm se tė mirėn.

Nga Enesi transmetohet nė hadith tė mirė se ka thėnė: “Sadakaja e fik zemėrimin e Allahut, e largon tė keqen.” Ėshtė transmetuar, gjithashtu, se hija e besimtarit Ditėn e Gjykimit ėshtė sadakaja e tij.

Gjithashtu, ajetet kuranore pėr mirėsitė e sadakasė janė tė shumta, ndėrmjet tyre Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Nė rast se jepni sadaka, nė tė hapet kjo, ėshtė e mirė, por nė rast se e fshihni dhe ua jepni atė tė varfėrve, kjo ėshtė mė e mirė pėr ju, ju pastron gjynahet tuaja e Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm pėr ēka punoni.”

Nga veēoritė e kėtij muaji ėshtė edhe falja e natės pėr tė cilėn Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Ai i cili fal teravitė nė ramazan me besim tė plotė dhe me nijet tė pastėr, i falen atij gjynahet e kaluara.”

Pra, jini tė kujdesshėm pėr shfrytėzimin e kėtyre kohėve tė mira, me vepra tė mira qė tė fitoni xhenetin, hapėsira e tė cilit ėshtė sa qielli e toka i pėrgatitur pėr tė devotshmit.

Dhe sė fundi, Allahu e di mė sė miri pėr ēka thashė dhe Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dėrguarin e tij mbi familjen dhe shokėt e tij tė nderuar.

Pėrktheu: F. Gurra

22.09.2006 

                                              www.klubikulturor.com