Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

“Shėn Gjergji” festė e kujt?

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لاَ يَهْدِي القَوْمَ الظَّالِمِينَ

"… e kush ėshtė mė i humbur se ai qė duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se Allahu nuk udhėzon popullin zullumqar."
1

Tė nderuar muslimanė!

Festat
te popujt mund tė kenė ngjyra tė ndryshme; disa prej tyre kanė karakter dėfrimi dhe disa tė tjera shėrbejnė pėr tė manifestuar imoralitetin dhe shfrenimin. Dashuria, miqėsia ndaj mosbesimtarėve dhe festimi i festave tė tyre ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet islame. Allahu i Lartėsuar thotė:

“O ju qė keni besuar! Mos i zini jehuditė dhe tė krishterėt pėr eulija (shokė, miq e mbrojtės). Ata janė shokė, miq e mbrojtės vetėm pėr njėri-tjetrin dhe nėse ndonjė prej jush i zė ata eulija, atėherė nuk ka dyshim se ai ėshtė njėri prej tyre. Sigurisht qė Allahu nuk e udhėzon atė popull qė ėshtė dhalimun (keqbėrės, mohues)2

Pėrvetėsimi i traditave tė huaja festive qoftė edhe formalisht mbjell afėrsi nė zemrat e njerėzve. Pasimi i tė krishterėve nga muslimanėt, sidomos nė festat e tyre, reflekton gėzimin dhe kėnaqėsinė; me kėtė lartėsohen bindjet fetare me prejardhje joislame. Muslimani ėshtė i obliguar t’i refuzojė dhe tė mos i festojė festat e tyre.
Respekti dhe nderi ndaj tė krishterėve dhe ēifutėve shprehet edhe nė disa mėnyra tė tjera, si: pėrngjasimi nė veshje dhe fjalė, lakmia pas moralit tė tyre, etj.. Kur muslimani fillon tė marrė pjesė nė kremtet fetare tė krishtera, ai vlerėson lart kulturėn shpirtėrore joislame. Imitimi i kulturės sė huaj ėshtė ndjenjė e ulėt e disa myslimanėve, andaj, pasimi i mosbesimtarėve nuk ėshtė i pranuar, pa marrė parasysh se a ka tė bėjė me gjėra tė vogla apo tė mėdha.


“Shėn Gjergji” festė e kujt?

Kur hulumtojmė burimet historike tė festės sė “Shėngjergjit” mėsojmė se kjo festė nuk ka tė bėjė fare me Islamin. Kurse nė anėn tjetėr vetė emri “Shėngjergji” tregon  pėr diēka qė ėshtė e huaj pėr myslimanėt. Tė dhėnat historiografike tregojnė se Shėn Gjergji ishte njė ushtar romak i krishterė i lindur nė vitin 303, i cili luftoi pėr ta mbrojtur krishterimin, duke rėnė edhe dėshmor.
Po ashtu legjenda tregon se Shėn Gjergji ishte njė trim i cili lufto
i me kuēedrėn dhe kėshtu u bė i pavdekshėm. Ai po ashtu ėshtė njė mbrojtės i shenjtė i disa vendeve, qyteteve, profesioneve, organizatave dhe tė sėmurėve. Kėto janė tė dhėnat historike mbi personazhin tipik tė krishterė “Shėn Gjergji”.

Tė nderuar!

Me keqardhje shprehemi se njė pjesė e muslimanėve e festojnė kėtė festė duke pėrkujtuar “Shėn Gjergjin” mė 6 maj tė ēdo viti, kjo bėhet nė forma dhe mėnyra tė ndryshme; disa duke bėrė rituale tė veēanta, disa vizitojnė varret e caktuara duke filluar nga tyrbet, teqetė, kishat, duke kėrkuar ndihmėn e tė vdekurve. Ndezin qirinj, prenė kurban, fėmijėt i zgjojnė mė herėt, i spėrkasin me ujė nė mėngjesin e hershėm e shumė rite dhe ceremoni tjera.
Nė disa vende bėhen edhe tubime organizative duke u tubuar nė vende tė hapura tė rinj dhe te rejat kėshtu duke festuar dhe ushtruar imoralitet.

Tė nderuar besimtarė!

Festa e “Shėn Gjergjit” dhe veprimet qė bėhen kanė karakter dhe pėrmbajtje idhujtarie, injorance dhe pabesimi. Nė kėtė festė i bėhet shirk Allahut tė Lartėsuar duke u lutur pranė varreve, duke kėrkuar fatin pranė tė vdekurve. Kėto veprime janė tė ndaluara sepse lutja, adhurime, ėshtė e rezervuar vetėm pėr Allahun. Me kėto veprime jo tė ligjshme vihet nė rrezik potencial besimi i muslimanit dhe veprat e tij.
Tė kujtojmė sė bashku kėshillėn e Llukmanit kur i tha djalit tė vet:

"O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe!"3

"Dhe kushdo qė mohon besimin (islam), atėherė puna e tij ėshtė e pavlerė dhe nė Botėn e Pastajme ai do tė jetė prej tė humburve."4

Zullumi, padrejtėsia mė e madhe ėshtė shirku dhe kjo bėri qė tė shkatėrrohen popujt e mėparshėm. Allahu i Lartėsuar na tregon:

“Ato janė fshatra (vendbanime) qė kur bėnė zullum, Ne i shkatėrruam dhe pėr shkatėrrimin e tyre u patėm caktuar kohė tė sakta”.5

Janė tė pakuptimta ritualet qė bėhen nė kėtė ditė pranė njerėzve tė vdekur, pranė atyre qė janė tė tretur nėn dhe! Vallė a kėta mund tė sjellin fat, dobi, fėmijė dhe pasuri?! Jo assesi njė gjė e tillė ėshtė e pamundur dhe e kotė.

Allahu i Lartėsuar thotė: "Thuaju: “Thėrrisni ata pėrveē Atij (Allahut) tė cilėt juve jua merr mendja (pėr zota: si melekėt, Pejgamberėt, kushdo qofshin, idhujt etj); Ata nuk kanė fuqi pėr ta larguar tė keqen prej jush, as edhe pėr ta kaluar atė prej jush te ndokush tjetėr. "6

Vėllezėr dhe motra!

Mos lejoni pėrngjasimin me jobesimtarėt.
Mos lejoni tė rreshtoheni me ata qė nuk kanė as besim e as moral.
Mos lejoni t’i pėrngjani armiqve tė Islamit dhe
muslimanėve.
Njė fatkeqėsi qė ka kapluar shoqėrinė m
uslimane ėshtė edhe pėrngjasimi i verbėr me jobesimtarėt duke i imituar ata nė shumė gjėra, madje edhe nė festat e tyre.

Vėlla! Kujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar i cili i thotė tė
Dėrguarit tė Tij:

“Kurrė, as jehuditė dhe as tė krishterėt nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty (o Muhamed), derisa ti tė ndjekėsh fenė e tyre. Thuaju: “Vėrtet qė udhėzimi i Allahut (Islami, besimi i tillė nė Njė Zot tė Vetėm), ky ėshtė udhėzim i vetėm.” Dhe nėse ti (o Muhamed) do tė ndiqje dėshirat e tyre pas asaj qė ti ke marrė nga dija e lartė (Kurani), atėherė nuk do tė kishe ndaj Allahut as vali (ruajtės a mbrojtės), as ndihmues.”7

Tė nderuar besimtarė!

Muslimanėt kanė program tjetėr jetėsor, nė tė cilin nuk lejohet pasimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “...Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program...”8

Allahu i Lartėsuar i drejtohet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, duke i thėnė: “Pastaj Ne tė vendosėm ty (O Muhamed) nė udhė tė qartė tė urdhėrimit Tonė tė rrugės sė fesė (nė atė rrugė tė cilėn Ne ua urdhėruam tė gjithė tė Dėrguarve para teje duke u pėrcaktuar ligjet dhe rrugėn e vėnies nė jetė tė besimit tė pastėr islam nė Njė Zot tė Vetėm). Ndiq pra edhe ti atė dhe mos u shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė. Vėrtet qė ata nuk tė vlejnė ty aspak ndaj Allahut (nėse Ai do tė ndėshkojė ty). Vėrtet qė dhalimunėt (mohuesit, mosbesimtarėt, keqbėrėsit) janė eulija (mbrojtės e ndihmues) tė njėri-tjetrit, por Allahu ėshtė Vali (Mbrojtės e Ndihmues) i muttekinėve (i tė pėrkushtuarve ndaj Tij nė Besimin e pastėr islam).”9

Ndėrsa Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Kush i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.”
10

“Nuk ėshtė prej nesh ai qė u pėrngjan tė tjerėve pėrveē nesh. Mos u pėrngjani ēifutėve dhe tė krishterėve.”11

Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, na ka tėrhequr vėrejtjen duke thėnė: “Do tė pasoni adetet e atyre qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe e kut pas kuti, saqė po tė hynin ata nė vrimėn e hardhucės, edhe ju do t’i pasoni ata.” I thamė: “Kush janė ata, ēifutėt dhe tė krishterėt?” Tha: “Kush tjetėr pėrpos tyre?”12

Parimet e Islamit na bėjnė tė ditur se imitimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt ėshtė i ndaluar. Gjithė kėto argumente ndalojnė imitimin dhe pėrngjasimin me jobesimtarėt nė qėllimet dhe veprat e tyre. Islami ka ngėrthyer nė vetvete nevojat njerėzore qė nga lindja deri nė vdekje, ka sistemuar jetėn shoqėrore, ekonomike, politike dhe kulturore duke rregulluar edhe festat fetare.

"Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e aleminit
(njerėzve, xhinėve dhe gjithēkaje qė ekziston)
. Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.”13

Vetėm prej Allahut kėrkojmė ta pėrmirėsojė gjendjen e muslimanėve nė ēdo vend dhe tė na ndihmojė tė kapemi p
as librit Allahut dhe Sunetit Pejgamberit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.

kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dynja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr). E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė Ditėn e Kiametit do ta ringjall tė verbėr." 14

 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
3.5.2008
 


1 Kasas: 50.
2 Maide, 51.
3 Llukman, 13.
4 Maide, 5.
5 Kehf: 59.
6 Israė, 56.
7 Bekare, 120.
8 Maide, 48.
9 Xhathije, 18-19.
10 Transmeton Ebu Davudi.
11 Transmeton Tirmidhiu.
12 Transmeton Buhariu.
13 Enam, 162-163.
14 Taha: 123- 124.

                                              www.klubikulturor.com