Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pse sprova?

Lavdia i qoftė Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė. Pėrshėndetjet qofshin mbi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), mbi familjen dhe shokėt e tij tė ndershėm.

Prej ligjeve tė Allahut tė Lartėsuar ėshtė qė besimtari tė sprovohen dhe kjo bėhet aq sa tė jetė i fuqishėm besimi nė bindjet dhe qėndrimet e tyre. Sprovat e besimtarit nuk janė tė nivelit fyes dhe ofendues por ato janė tė natyrės verifikuese dhe korigjuese, edukuese dhe reformuese.

وَلِيُمَحِّصَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَيَمْحَقَ الْكَافِرِينَ

‘’Dhe qė Allahu t’i provoj (pastrojė) besimtarėt (nga gjynahet) dhe t’i shkatėrrojė mosbesimtarėt.’’ (Ali Imran, 141)

Konflikti dhe debati mes tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės ėshtė i pandashėm dhe prezent nė ēdo kohė dhe vend. Kjo filloi me Ademin (alejhis selam) i cili ishte simbol i dashamirėsisė dhe mirėdashjes, nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr simbol i sė keqes dhe urrejtjes Iblisi i mallkuar me ndihmėsit e vet, dhe kjo sprovė e filluar do tė ekzistojė dhe vazhdojė deri nė Ditėn e Fundit.

Prej ligjeve universale tė Allahut tė Lartėsuar qė robėrit e Tij tė sprovohen dhe kėto tė jenė tė llojeve dhe formave tė ndryshme. Allahu i Lartėsuar nė Kur'an thotė:

لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنْ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيراً وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الأُمُورِ

“Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė veten tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė dhėnė libri para jush e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare.” (Ali Imran, 186).

Sprovat janė tė nevojshme qė tė ngritet vullneti i besimtarėve tė sinqertė, sepse ato nxjerin nė shesh dhe ripėrtėrijnė besimin, hapin dhe shndėritin zemrat e besimtarėve. Shumė gjėra nuk do t’i dinte besimtari, po tė mos sprovohej dhe kėshtu ai kalitet nėn klimėn e sprovės.

Besimi nuk ėshtė vetėm fjalė, e cila thuhet me gjuhė, por ėshtė vėrtetėsi me detyra, obligime dhe pėrgjegjėsi. Nuk mjafton qė njerėzit tė thonė: besuam, e kėta tė mos sprovohen, e tė pastrohen ashtu siē pastrohet ari me zjar nga gjėrat e tjera qė janė pa vlerė.

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ. وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

“A menduan njerėzit tė thonė: “Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?” Ne i sprovuam ata qė ishin para tyre, ashtu qė Allahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn do t'i dallojė edhe gėnjeshtarėt”. (Ankebut, 2-3)

Njerėzit mė tė sprovuar ishin tė dėrguarit e Allahut tė Lartėsuar, meqė ishin mė tė paluhaturit nė misionin  e shenjtė thirrės. Sad bin ebi Vekasi e pyet Muhamedin (salallahu alejhi ue selem): Cilėt njerėz janė mė tė sprovuar, ai pėrgjigjet:

الأَنْبِيَاءُ , ثُمَّ الأَمْثَلُ فَالأَمْثَلُ , فَيُبْتَلَى الرَّجُلُ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ , فَإِنْ كَانَ دِينُهُ صُلْبًا اشْتَدَّ بَلاؤُهُ , وَإِنْ كَانَ فِي دِينِهِ رِقَّةٌ ابْتُلِيَ عَلَى حَسَبِ دِينِهِ , فَمَا يَبْرَحُ الْبَلاءُ بِالْعَبْدِ حَتَّى يَتْرُكَهُ يَمْشِي عَلَى الأَرْضِ مَا عَلَيْهِ خَطِيئَةٌ .

“Njerėzit mė tė sprovuar janė pejgamberėt, pastaj ata qė janė mė afėr tyre dhe qė i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallės sė besimit, nėse ėshtė i fortė nė besimin e tij edhe sprovėn e ka mė tė madhe. Nėse ėshtė i dobėt nė besimin e tij do tė sprovohet sa shkalla e besimit tė tij. Njeriu sprovohet derisa tė ecė mbi tokė pa asnjė mėkat. (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih).

I nderuari vėlla besimtar! Referohu librit tė Allahut tė Lartėsur dhe kujto sprovat e Pejgamberėve tė Tij.

U sprovua Ademi (alejhis selam) me pemėn e ndaluar. U sprovua Nuhi (alejhis selam) me popullin pabesimtarė dhe nė fund u urdhėrua ta ndėrtojė anijen nė mes tė shkretėtirės. U sprovua Ibrahimi (alejhis selam)  me babain dhe popullin pabesimtarė dhe u hodh nė zjarr. U sprovua Luti (alejhis selam) me gruan dhe popullin e shfrenuar nė imoralitet. U sprovua Ejubi (alejhis selam) me sėmundje.  U sprovua Musa (alejhis selam) me Faraonin mendjemadh. U sprovua Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) me idhujtarėt nė Mekė, me munafikėt nė Medine.

U sprovuan dijetarėt e umetit islam, Ebu Hanifja vuajti nė burg. Imami i Ehli Sunetit, Ahmed ibėn Hanbeli u sprovua me ēėshtjen ‘’Kurani a ėshtė i krijuar’’. Ibn Tejmia e kaloi jetėn nė internime. Por, ai dhe tė tjerėt ishin tė paluhatur nė fenė e Allahut tė Lartėsuar.

Kėshtu do tė sprovohen besimtarėt, Allahu Fuqiplotė i sprovon ata qė i do nga tė devotshmit, por ēdo herė duhet tė jenė tė qėndrueshėm posi dega qė luhatet nga era djathtas dhe majtas por prap mbahet. Kėrko mbėshtetje tek Allahu i Lartėsuar dhe duro, po nuk bėri durim vullnetarisht, atėherė do tė bėsh detyrimisht, poeti Mutenebiu thotė:

رماني الدهرُ بالأرزاء حتى          فؤادي في غشــاءٍ من نبال

فصرتُ إذا أصابتْني سهامٌ          تكسَّرتِ النصالُ على النصالِ

فعشتُ ولا أبالي بالرزايا           لأني مانتـفعـتُ بأن أبـالي

                   Mė gjuajti koha me fatkeqėsitė,

                   Derisa pėlhura e zemrės m’u bė e hekurt.

         Dhe u bėra qė kur tė mė godasin me shigjetėn

         Tė thyhen, sikur preknin shigjetat njėra me tjetrėn.

Dhe ja kėshtu jetova, e pėr fatkeqėsitė as qė u interesova

Ngase tė mbaj mėrzinė dobi nuk pata e as qė diēka fitova.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė:

عجبا لأمر المؤمن إن أمره كله خير ، وليس ذاك لأحد إلا للمؤمن ؛ إن أصابته سرّاء شكر ؛ فكان خيراً له ، وإن أصابته ضرّاء صبر ؛ فكان خيراً له .

“E ēuditshme ėshtė ēėshtja (gjendja) e besimtarit. Ēėshtja e tij ėshtė krejt mirė pėr tė dhe nuk ėshtė e tillė pėr askėnd tjetėr. Nėse besimtarin e godet gėzimi, ai falėnderon (Allahun), e kjo i sjell dobi. E kur e godet e keqja, ai ėshtė durimtarė andaj kjo i sjell dobi (shpėrblim)”. (Transmeton Muslimi)

Ki kujdes nėse je sprovuar nė pasuri, falėndero Allahun qė nuk je sprovuar me shėndet, po qė se je sprovuar nė shendet prap falėndero Krijuesin qė nuk je sprovuar me fe dhe besim se kjo ėshtė sprova mė e madhe.

Allahu im! Ruaje besimin nė zemrat tona dhe mos na sprovo ne fe! 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

23.04.2006

                                         www.klubikulturor.com