Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sprovat janė sjellje hyjnore

Falėnderimi i takon Allahut i cili ligjėroi pėr ne rrugėt e udhėzimit. Na dalloi me to nga krijesat e tjera dhe realizoi pėr ne me anėn e tyre dobitė e kėsaj bote dhe tjetrės.

Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut, i vetėm dhe i pa shok. Allahut i pėrkasin gjithēka ėshtė nė qiej dhe nė tokė, qė Ai tė shpėrblejė ata qė kanė bėrė tė keqen me atė qė ata kanė bėrė dhe qė tė shpėrblejė ata qė bėjnė mirė me mė tė mirėn.

Po ashtu dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, profet i mėshirės dhe udhėzimit, i dėrguar i zgjedhur dhe prijės shembullor.

Njeriu me moralin mė tė lartė dhe mė i binduri ndaj Zotit tė tij nė vetvete dhe publik. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, familjen e tij, mbi shokėt e tij, pishtarėt ndriēues dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre dhe janė tė ruajtur.

Dihet qė mjeshtri ėshtė ai qė e njeh mė mirė atė qė ka prodhuar dhe muratori ka mė njohuri pėr atė qė ka ndėrtuar, kėshtu Allahu i Madhėruar ėshtė mė i njohur se ēdokush tjetėr pėr atė qė Ai ka krijuar.  

"A nuk e di Ai i Cili ka krijuar? Dhe Ai ėshtė mė i Buti dhe mė Dashamirėsi (ndaj robėrve tė Tij), i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė." Mulk, 14.

Mjeshtri dhe muratori (ustai) edhe pse kanė mė shumė njohuri pėr atė qė kanė bėrė se tė tjerėt, pėrsėri ata nuk janė nė gjendje tė dinė shumė gjėra rreth tyre si: jetėgjatėsinė e saj, si do jetė fundi i saj, mangėsitė qė gjenden nė tė dhe tė papriturat qė mund t’i shfaqen.

Ndėrsa Allahu i Lartėsuar e ka pėrfshirė ēdo gjė nė dijen e Tij, e pėrsosi ēdo krijesė mė pas e udhėzoi. Tė Tijat janė krijimi dhe vendimi nė kėtė botė dhe tjetrėn. Atij nuk i fshihet asgjė, njeh ato qė shfaqen dhe fshihen, dhe pėr tė ėshtė e njėjtė e dukshmja me tė padukshmen. Ai ka njohuri pėr krijesat e Tij mė shumė se ata pėr vetveten e tyre.

" Thuaju! A ju e dini mė mirė apo Allahu?” Bekare, 140.

"…Ndėrsa nga Dija (juve o njerėz) ju ėshtė dhėnė vetėm fare pak.”  Isra, 85.

" Nuk ka dyshim se Allahu ka Dijeni pėr gjithēka, ndėrsa ju nuk dini." Nahl, 74.

Pėrderisa Allahu ėshtė Ai i cili na ka krijuar ne dhe tė gjithė universin, Ai na ka treguar nė librin e Tij se nuk na ka krijuar kot dhe nuk na ka lėnė  pas dore, porse na ka krijuar qė tė na sprovojė, sikurse dhe ka thėnė:

"Vėrtet qė Ne e krijuam njeriun nga (pika) lėngu i bashkuar (tė derdhura nga burri dhe nga gruaja), me qėllim qė ta provojmė atė, kėshtu qė Ne e bėmė atė dėgjues (dhe), shikues." Insan, 2.

Ajeti i mėsipėrm tregon se njeriu ėshtė krijuar qė tė sprovohet. Allahu i Madhėruar e sprovon atė nė mėnyrė qė tė dallohet durimtari dhe falėnderuesi, nga ai qė ėshtė i shqetėsuar dhe mospėrfillės. Besimtarin e sinqertė, nga hipokriti pretendues dhe besimtarin e fortė nga besimtari i dobėt. Atė qė i frikėsohet Allahut dhe shpreson tek Ai, nga ai qė nuk i frikėsohet dėnimit tė Tij dhe qė as nuk shpreson nė shpėrblimin qė Ai ka premtuar.

Allahu i Madhėruar na ka krijuar pėr njė qėllim tė lartė dhe urtėsi tė madhe dhe ajo ėshtė: Adhurimi i Allahut tė vetėm dhe bindja ndaj Tij me sinqeritet.

"Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhindėt, veēse qė ata tė mė adhurojnė vetėm Mua." Dharijat, 56.

"Thuaj! Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botėve (e gjithēkaje qė ekziston).  Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.”  Enam, 162-163.

Porse ky adhurim nuk mund tė shfaqet dhe realizohet vetėm se me anėn e sprovave, qofshin ato mirėsi apo fatkeqėsi.

Kur njeriu sprovohet nuk ėshtė pėr qėllim sprova nė vetveten e saj (pra ajo me tė cilėn po sprovohet), porse ajo e cila del si rezultat i saj, pra adhurimi i Allahut apo jo, ky adhurim ėshtė nė rangun e duhur apo ėshtė i dobėt e tė ngjashme si kėto? Ndaj dhe pėr kėtė Allahu i Madhėruar thotė:

" …Dhe Ne do t’ju provojmė ju me tė keqen dhe me tė mirėn dhe te Ne ju do tė ktheheni." Enbija, 35.

Allahu i Madhėruar ka treguar se Ai i sprovon robėrit e Tij me mirėsi dhe tė keqe, me atė qė e duan dhe atė qė e urrejnė, nė mėnyrė qė t’i vendosi nė provė dhe pėr tė shfaqur besimin qė ata kanė si dhe pėr tė zbuluar ato ēfarė fshehin.

Nuk ka dyshim se sprova ėshtė gjyryku i zemrave dhe sondazhi i provimit. Ajo vė nė dukje standardin e besimit dhe me anė tė saj duket qartė, besniku nga gėnjeshtari, bamirėsi nga arroganti, besimtari nga qafiri, kush ėshtė i mirė nga ai qė ėshtė i keq.

Me anėn e sprovave ndahen besimtarėt nė grada dhe pozita tė ndryshme dhe kjo sigurisht nė saj tė besimit dhe pėrpjekjes, durimit dhe mirėnjohjes qė ata tregojnė gjatė tyre.

"Pėr tė gjithė do tė ketė shkallė sipas punėve qė kanė vepruar. Dhe Zoti yt nuk ėshtė i pavetėdijshėm pėr ēfarė ata veprojnė". Enam, 132.

"Ata janė nė shkallė tė ndryshme pranė Allahut dhe Allahu ėshtė Gjithvėzhgues pėr ēdo gjė qė ata bėjnė". Ali Imran, 163.

Allahu i Madhėruar i ka qortuar ata qė menduan se nuk do tė pėrballoheshin me sprova dhe qė njėkohėsisht pretendonin se ishin besimtarė. 

"A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė thonė: ‘Ne besojmė’ - dhe nuk do tė sprovohen?” Ankebut, 2.

Kėshtu, sprovat janė sjellje e Allahut pėr popujt qė kanė kaluar dhe ata qė do tė vijnė. Kėshtu qė, e fshehta e kėtyre sprovave ėshtė se me anėn e tyre qartėsohet se kush ėshtė besnik e kush gėnjeshtar, kush ėshtė besimtar dhe kush qafir:

"Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre. Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se t’i vėrė ata nė provė)." Ankebut, 3.

Mė pas, Allahu i Lartėsuar sqaron se tė gjithė njerėzit do ta takojnė Atė e do tė kthehen tek Ai, nė mėnyrė qė tė marrin frytet e qėndrimit tė tyre pėrballė kėtyre sprovave dhe qė t’i shpėrblejė pėr atė qė ata kanė punuar.

"Kėshtu, kushdo qė bėn mirėsi sa njė thėrrmijė qoftė (apo sa njė milingonė), do ta shohė atė. Dhe kushdo qė bėn keq sa njė thėrrmijė qoftė, do ta shohė atė". Zelzele, 7-8.

Po ashtu ka thėnė nė njė ajet tjetėr duke nxjerrė nė pah kėtė realitet:                           

I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn, me qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė vepra." Mulk, 2.

"Dhe ėshtė Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe tokėn nė gjashtė ditė dhe Arshi (Froni i Tij) ishte mbi ujė, qė Ai tė mund t’ju provojė juve se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė." Hud, 7.

Ajetet e mė sipėrme tregojnė se kjo botė ėshtė botė sprove dhe provimi dhe se ēdo gjė me tė cilėn njeriu pėrballohet nė tė prej tė mirave dhe tė kėqijave, gėzimeve dhe hidhėrimeve, kėnaqėsive dhe jokėnaqėsive vijnė nė mėnyrė qė tė zbulohen besimet e njerėzve dhe pėr tė nxjerrė nė pah durimin dhe falėnderimin e tyre.

Argument pėr atė qė thamė mė lart ėshtė dhe fjala e Allahut ku thotė:

"Ne i provuam ata me tė mirėn edhe me tė keqen, me qėllim qė ata tė mund tė ktheheshin (nė bindje ndaj Allahut)." Araf, 168.

Pra i sprovuam me rehati dhe frikė, mirėsi dhe fatkeqėsi, sėmundje dhe shėndet, dobėsim dhe forcė, si dhe me fukarallėk e me bollėk.

"Dhe sigurisht qė Ne do t’ju sprovojmė juve, derisa Ne t’i njohim ata prej jush qė pėrpiqen fort (pėr ēėshtjen e Allahut) dhe durimtarėt; dhe Ne do tė provojmė veprat tuaja tė vėrteta (cili ėshtė gėnjeshtar dhe cili ėshtė i drejtė)." Muhamed, 31.

Ky realitet vėrtetohet nė ajete e hadithe tė shumta tė cilat tregojnė se Allahu e ka zbukuruar pėr njerėzit jetėn e kėsaj bote, duke e bėrė atė tė ėmbėl e tė kėndshme, nxitėse dhe argėtuese, dėfryese dhe magjepse, mashtruese dhe gėnjeshtare dhe e zbukuruar me bukuri tė pėrkohshme, nė mėnyrė qė t’i sprovojė njerėzit e tė shohė se si do tė punojnė.

Me anė tė kėsaj, gjithashtu, del nė pah se kush do miqėsojė Allahun dhe profetėt e Tij, nga ata tė cilėt do tė miqėsojnė shejtanin dhe partinė e tij, si dhe kush shpreson tek Ai dhe bota tjetėr, nga ata tė cilėt jetėn e kėsaj bote e kanė gjėnė mė tė shtrenjtė dhe qė nuk e zėvendėsojnė atė me asgjė.

"Vėrtet qė Ne e kemi bėrė ēfarė ėshtė nė tokė si stoli pėr tė, me qėllim qė Ne tė mund tė provojmė ata (njerėzit), se cilėt prej tyre janė mė tė mirėt nė drejtim e veprime." Kehf,  7.

Ndėrsa profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė: "Jeta e kėsaj bote vėrtet ėshtė e ėmbėl dhe e kėndshme dhe Allahu do t’ju bėjė mėkėmbės nė tė, pėr tė parė se si do tė punoni. Ndaj ruajuni dynjasė dhe ruajuni grave." Muslimi, 2742.

Allahu i Madhėruar ėshtė i njohur dhe e di se si do tė punojnė e veprojnė robėrit Tij pėrpara se ata t’i punojnė dhe veprojnė veprat e tyre. Bile Ai pėr kėtė ka pasur njohuri pėrpara se t’i krijonte ata dhe para krijimit tė qiejve e tokės, porse i sprovon ata me tė mira e tė kėqija, nė mėnyrė qė tė vėrtetohet e fshehta qė Ai ka ditur rreth tyre dhe tė bėhet  realitet si dhe tė shfaqet e qartė, nė mėnyrė qė t’i shpėrblejė ata nė sajė tė asaj qė ata kanė vepruar dhe jo pėr atė qė Ai ka ditur rreth tyre.

Kėshtu Allahu i Madhėruar i dėnon dhe i shpėrblen robėrit e Tij pėr atė qė ata kanė punuar nė realitet dhe jo pėr atė qė Ai ka ditur se ata do tė punojnė. Ky ėshtė kuptimi i fjalės sė Allahut i cili thotė:           

" … Me qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė vepra." Mulk, 2.

"Dhe sigurisht qė Ne do t’ju sprovojmė juve, derisa Ne t’i njohim ata prej jush qė pėrpiqen fort (pėr ēėshtjen e Allahut) dhe durimtarėt; dhe Ne do tė provojmė veprat tuaja tė vėrteta (cili ėshtė gėnjeshtar dhe cili ėshtė i drejtė)". Muhamed, 31.

Pra, nė mėnyrė qė tė dalė pas se ata vėrtetė do t’i kryejnė ato tė cilat Allahu i ka ditur se do t’i veprojnė nė realitet dhe nuk ka dyshim se Allahu e di tė fshehtėn dhe atė qė njerėzit e shfaqin. Allahu e ka pėrfshirė nė njohurinė e Tij atė qė ka ndodhur dhe atė qė do tė ndodhė dhe Ai ėshtė i Ditur (i Mirėnjohur) pėr ēdo gjė.

Imam Ibėn Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Allahu i Madhėruar e ka pėrfshirė ēdo gjė nė dijen e Tij pėrpara se tė krijonte qiejt dhe tokėn. Kėtė njohuri Ai e caktoi dhe e shkroi (regjistroi), mė pas Ai urdhėron engjėjt tė regjistrojnė nė fletushkat e tyre atė se ēdo t’i ndodhė njeriut qė para se ta krijojė atė, kėshtu vėrtet qė njeriu kryen e i ndodhin ato qė janė regjistruar tek Ai dhe nė fletushkat e engjėjve, pa u shtuar e pa u pakėsuar asgjė nga ajo qė Ai ka shkruar.

"A nuk e dini ju se Allahu di gjithēka qė ėshtė nė qiell dhe nė tokė? Ėshtė e vėrtetė se gjithēka ėshtė nė Libėr (Leuhel-Mahfudh). Dhe sigurisht qė kjo ėshtė krejt e lehtė pėr Allahun." Haxh, 70.

Allahu i Madhėruar ka qenė i njohur me gjendjen e robėrve dhe atė qė do tė punonin pėrpara se t’i krijonte ata, mė pas i nxori nė kėtė botė qė tė dalė nė pah njohja e pėrpiktė qė Ai ka pasur pėr ta. Kėshtu Ai i sprovoi ata me ndalesat dhe urdhėresat, me mirėsi dhe fatkeqėsi tė cilat nxorėn nė pah njohurinė e plotė qė ai kishte. Ata merituan shpėrblimin dhe dėnimin, lavdėrimin dhe qortimin, si shkak i pėrputhjes sė veprave tė tyre me dijen e Allahut. Sigurisht qė ata nuk do ta meritonin dėnimin apo shpėrblimin duke qenė se kjo ishte e njohur tek Allahu para se tė vepronin ato qė vepruan, ndaj dhe Ai dėrgoi profetėt, zbriti librat dhe vuri pėr ta rregulla e ligje nė mėnyrė qė t’i justifikonte e ti sqaronte atyre argumentet, nė mėnyrė qė tė mos thoshin pse po na dėnon thjesht si shkak i dijes tėnde e ne nuk kemi vepruar e punuar asgjė?!

Ndaj dhe dėnimi i tyre arriti atėherė kur ajo qė Allahu dinte pėr ta u vėrtetua dhe u realizua nga veprat e tyre dhe kjo me anėn e sprovave. Pra, sprovat shfaqėn dijen e Tij dhe bėnė atė qė ishte e fshehtė tė njohur dhe konkrete. (Shefau el-Alil 35-36)

Allahu i madhėruar i njeh realitetet e zemrave edhe atė se ēfarė do tė veprojnė njerėzit qė para se t’i sprovojė ata, porse sprovat shfaqin realitetin e asaj pėr tė cilėn Allahu ka qenė i njohur mė parė. Kėshtu qė ai i shpėrblen njerėzit nė saj tė asaj qė punuan, dhe jo nė saj tė asaj pėr tė cilėn ka qenė i njohur se do tė ndodhė prej tyre dhe, sigurisht, qė kjo ėshtė mirėsi e Allahut nga njėra anė dhe drejtėsi nga ana tjetėr, po ashtu ajo ėshtė dhe edukim pėr ta. Nė bazė tė kėsaj Allahu nuk e shpėrblen askėnd me tjetėr veē asaj qė ai e ka vepruar. (Fi Dhilali el Kur'an 5/2720)

Bledar Haxhiu

13.10.2006

                                              www.klubikulturor.com