Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ēfarė pas Ramazanit?

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut, i Vetėm dhe i Pashoq, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar Tij. I Dėrguar i mėshirės, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, mbi familjen e tij tė pastėr dhe mbi tė gjithė shokėt e tij e kėdo qė pason rrugėn e tij.

Ramazani ishte njė mundėsi e madhe pėr tė realizuar faljen dhe mėshirėn e Allahut tė Lartėsuar. S’ka dyshim se kush u angazhua dhe u pėrpoq, pati shansin e amnistisė sė Allahut tė Madhėruar. E Lus Allahun me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta qė t’i pranojė adhurimet (ibadetet) e besimtarėve.

Muslimani tani pas Ramazanit kujton ditėt e kaluara nė adhurime dhe nė pėrjetimin e kėnaqėsive hyjnore, por tani pasi pėrfundoi Ramazani u rikthye gjendja e mėparshme, xhamitė filluan tė zbrazen, muslimanėt filluan tė pushojnė nga adhurimet e kėshtu me radhė.

Vallė pse ndodh kėshtu, pėrse largohen njerėzit nga adhurimet pasi pėrjetuan kėnaqėsi?

Tė kujtojmė rastin e Ebu Bekrit kur ndėrroi jetė Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. Ai u ngrit dhe tha: “Kush e adhuronte Muhamedin, ai ka vdekur. Ndėrsa kush e adhuronte Allahun, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes.”

Me kėtė rast u drejtohemi besimtarėve me fjalėt se kush ka adhuruar Ramazanin, ai tashmė ka shkuar, kurse ai i cili adhuron Allahun, pa dyshim qė Allahu ėshtė i Gjallė dhe kurrė nuk vdes. Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė:

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ. وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو ٱلْجَلاَلِ وَٱلإِكْرَامِ.

“Ēdo gjė qė ėshtė nė Tokė, do tė zhduket, e do tė mbetet vetėm Fytyra (Qenia) e Zotit Tėnd, plot madhėri dhe nderim.”1

Po ashtu thotė:

لاَ إِلَـٰهَ إِلاَّ هُوَ كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلاَّ وَجْهَهُ لَهُ ٱلْحُكْمُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

“S’ka zot tjetėr tė vėrtetė pėrveē Tij! Ēdo gjė do tė shkatėrrohet, pėrveē Fytyrės (Qenies) sė Tij! Atij i pėrket vendimi dhe tek Ai do tė ktheheni tė gjithė!”2

Tė nderuar besimtarė!

Duhet tė ndalemi dhe tė mendojmė: ne, adhurues tė kujt ishim dhe kė adhuronim?

Nė mėnyrė tė qetė le t’i japim vetes pėrgjigje dhe mė pas mos tė lejojmė qė adhurimet e bėra t’i asgjėsojmė me veprime jo tė mira pas pėrfundimit tė muaji tė amnistisė. Allahu i Lartėsuar thotė:

وَلاَ تَكُونُواْ كَٱلَّتِي نَقَضَتْ غَزْلَهَا مِن بَعْدِ قُوَّةٍ أَنكَاثاً

“Mos u bėni si ajo gruaja qė e shprish dhe e bėn fije-fije atė qė e ka tjerrė fort...”3

Muslima
i respektuar!

Mos lejoni qė t’i ngjani gruas qė shprish pasi e kishte punuar kėmishėn pėr njė kohė. Vallė, a e lejon diēka tė tillė njeriu i menēur?!
Kujtohu se ishe duke falur namazin e teravive tetė ose njėzet rekate. A thua mund tė shkėputesh menjėherė nga namazi vullnetar dhe nuk ke gatishmėrinė tė falėsh as katėr rekate?
Ndoshta nuk e ke gjetur dhe pėrjetuar kėnaqėsinė e namazit tė natės gjatė Ramazanit.

Pse vėlla vepron kėshtu duke e ndaluar veten prej shumė sevapeve edhe pas Ramazanit! Pse po u lė vend dyshimeve dhe pėrtacisė?
Ke lexuar Kuranin, fjalėn e Allahut tė Lartėsuar, apo e ke dėgjuar leximin, kurse tani nuk je prej tyre qė lexon dhe dėgjon fjalėn e Allahut?

Feja e Allahut tė Lartėsuar ėshtė e vetmja fe qė ithtarėve tė vet u mėson stabilitetin dhe vendosmėrinė; kėrkon prej tyre qė ata tė jenė tė patundur nė rrugėn e drejtė dhe adhurues tė denjė deri ne vdekje. Allahu i Lartėsuar thotė:

فَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ

“Prandaj qėndro i patundur nė udhėn e drejtė, ashtu siē je i urdhėruar. Ashtu le tė veprojnė edhe besimtarėt qė janė me ty…”4

وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ

“Dhe adhuroje Zotin tėnd derisa tė tė vijė vdekja5

Tė nderuar muslimanė!

Kėrkohet qė muslimani tė jetė njė personalitet i vendosur dhe i qėndrueshėm gjatė tėrė jetės dhe jo njė besimtar sezonal. Veprimet dhe adhurimet nuk pėrfundojnė me pėrfundimin e Ramazanit.
Nuk ėshtė e hijshme pėr muslimanin qė tė jetė lėkundur, por duhet tė qėndrojė i patundur nė adhurimin e Allahut gjatė tėrė jetės.

Tė kujtojmė rastin e sahabit tė njohur Hudhejfe bin el-Jeman, kur ai ishte nė momentet e vdekjes. Iu afrua Abdulla bin Mesudi dhe i tha: “Mė kėshillo! A nuk tė ėshtė ofruar vdekja?” Ai iu pėrgjigj: “Po pasha Madhėrinė e Zotit tim. Ki kujdes mos bėhesh i larmė, ngase feja e Allahut ėshtė njė.”

Pasi besimtari u mėsua me adhurimet e llojllojta gjatė muajit Ramazan, ai edhe mė pas duhet tė vazhdojė kėshtu, qė adhurimet tė jenė pėr besimtarin sikurse ajri dhe uji pėr njeriun. Ki kujdes dhe mos e mbyt besimin tėnd me dembeli dhe harresė. Gjatė muajit Ramazan ke lexuar Kuranin, prandaj edhe tani ndaj njė kohė pėr leximin e fjalės sė Allahut. Gjatė Ramazanit ke falur namazin e teravive dhe namazin e natės, mos harro tani qė ke kohė dhe mundėsi qė ta vazhdosh faljen e namazit tė natės, se kėshtu ka vepruar Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.

Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit, por edhe pas Ramazanit ekzistojnė mundėsitė e agjėrimit vullnetar tė disa ditėve si fjala vjen gjashtė ditėt e shevalit. Me kėto ditė jepet mundėsia pėr tė fituar shpėrblimin si tė agjėrohet i tėrė viti. Ramazani ėshtė tridhjetė ditė, njė (e mirė) shpėrblehet me dhjetė dhe kėshtu llogariten treqind ditė. Po ashtu edhe gjashtė ditė tė shevalit nė shpėrblim janė gjashtėdhjetė dhe kėshtu plotėsohet njė vit i plotė. I Dėrguari i Allahut, Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė:

من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر

“Ai qė agjėron Ramazanin dhe e pason duke agjėruar gjashtė ditė nga shevali, ėshtė sikur tė ketė agjėruar pa ndėrprerė.” 6

Veprat e mira nuk ndėrpriten me pėrfundimin e Ramazanit, por besimtari i pėrkushtuar angazhohet dhe pėrpiqet gjatė tėrė vitit. Atėherė shpejtoni nė vepra tė mira duke e shfrytėzuar kohėn. Njė dijetar thoshte: “Nėse ndonjėrit prej jush i humb njė dėrhem, tėrė ditėn e vajton, por po i shkon ymri  dhe nuk brengoset.

Tė parėt e umetit islam thanė: “Agjėro nė dynja, kurse iftari yt le tė jetė vdekja. E tėrė dynjaja pėr tė devotshmit ėshtė muaj agjėrimi, agjėron nga epshet dhe shfrenimet e ndaluara. Kur vjen vdekja, pėrfundon agjėrimi dhe bėhet iftari.”


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
12.10.2008


1 Rahman, 26-27.
2 Kasas, 88.
3 Nahėl, 92.
4 Hud, 112.
5 Hixhėr, 99.
6 Transmeton Muslimi.

                                              www.klubikulturor.com