Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Rėndėsia e ushqimit hallall

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Krijuesit tė kėsaj gjithėsie, Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij tė ndershme, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e pasuan dhe e pasojnė rrugėn e tij gjer nė ditėn e Llogarisė.

Tė nderuar vėllezėr besimtarė!


Tė pėrkujtojmė tė mirat dhe bereqetet qė Allahu i Madhėrishėm ka dhuruar pėr robėrit e Tij. Tė mirat e Allahut nuk kanė tė numėruar. Allahu xh.sh. thotė:
“Edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė (tė mirat) e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato. Me siguri Allahu fal dhe mėshiron shumė.”1

Falėnderimet ndaj Allahut duhet tė jenė tė njėpasnjėshme, pasi edhe tė mirat qė ka dhuruar shtohen dita-ditės. Kjo ėshtė mrekullia qė Allahu xh.sh. ka bėrė pėr krijesat e Tij. Duke falėnderuar Allahun, pa dyshim se do tė njohim vlerėn dhe rėndėsinė e ēdo gjėje dhe do tė luftojmė qė tė veprojmė sa mė shumė vepra dhe punė tė mira.

Vėllezėr tė respektuar!

Nga dhuratat me tė cilat Allahu na ka begatuar janė ushqimi dhe pija. Kėto dy elemente janė shumė tė rėndėsishme pėr jetėn e njeriut, prandaj duhet tė kemi kujdes se si e fitojmė kėtė ushqim; a ėshtė i lejuar apo i fituar nė forma tė ndaluara. Tė bėhemi tė vetėdijshėm se ushqimi haram dėmton edhe ibadetin, dėmton ardhmėrinė e familjes, dėmton imazhin e muslimanit. Tė mendojmė pėr shkaqet dhe arsyet e ushqimit hallall. Tė mendojmė se si ndihet njeriu kur ushqehet me ushqime haram, me pije tė ndaluara, tė mendojmė rreth efekteve tė konsumimit tė ushqimeve dhe pijeve tė ndaluara (harame). Le t’u hedhim njė shikim argumenteve kuranore qė kanė tė bėjnė me ushqimin dhe pijet e dedikuara pėr muslimanėt. Ėshtė me rėndėsi qė, si muslimanė qė jemi, gjithsesi duhet tė ushqehemi me ushqime hallall e mos ta humbim veten nė konsumimin e ushqimeve tė ndaluara. Njėkohėsisht duhet t’i kushtojmė rėndėsi tė veēantė burimit tė ushqimit; nga vjen, ku prodhohet dhe ajo qė ėshtė mė me rėndėsi, qė tė mos sjellė dėme nė shėndetin tonė.
Nė suren En-Nahl, Allahu xh.sh. thotė:
“Ju (besimtarė), hani nga tė mirat qė ua dha Allahu, tė lejuara e tė pastra, jini mirėnjohės pėr dhuntitė e Allahut, nėse jeni tė sinqertė nė adhurim vetėm ndaj Tij.”2

Muslimani i mirė duhet t’i kushtojė rėndėsi asaj qė konsumon nė jetėn e tij tė pėrditshme, sidomos kur e dimė se ēdo gjė qė fusim nė stomakun tonė do tė bėhet pjesė e tij dhe jo vetėm qė ka efekte nė anėn e tij fizike, por edhe nė atė shpirtėrore. Profeti Muhamed a.s. thotė:
"Kush ushqehet 40 ditė me ushqim hallall, Allahu e ndriēon zemrėn e tij me dritė dhe e bėn atė burim tė urtėsisė si nė mendim ashtu edhe nė vepra."

Kur ushqehemi me gjėra tė lejuara (hallall) dhe tė mira, me kėtė muslimani ka treguar falėnderim ndaj Allahut xh.sh. pėr tė mirat qė ka dhuruar. Zgjedhja e ushqimit tė lejuar ndihmon nė ngritjen e sjelljeve tė mira. Ushqimi hallall e pastron zemrėn, e ndriēon atė dhe e aftėson pėr pranimin e tė mirave.

Tė marrim shembull mėnyrėn se si Pejgamberi alejhi selam kryente therjen e kurbanit. Jemi tė obliguar qė njė gjė tė tillė ta praktikojmė gjatė therjes edhe nė ditėt tona dhe tė bėhemi sa mė tė mėshirshėm ndaj kafshės qė duhet therur. Duhet tė kemi nė konsideratė se me kafshėt nuk duhet abuzuar e as nuk duhet tė lėndohen. Mėnyra e drejtė gjatė therjes ėshtė qė t’i therim nė mėnyrė tė pastėr, nė qafėn e tyre, duke pėrdorur thikė tė mprehtė. Kjo ėshtė mėnyra e therjes, e cila bėn qė kafsha tė mos e ndiejė aq shumė dhimbjen.

Duhet ta dimė se pas ēdo urdhri tė cekur nė Kuran fshihen arsyet dhe urtėsitė, prandaj mos tė habitemi kur shohim ndalesat nė Kuran, pėr arsye se Krijuesi ynė e ka ditur se ēfarė ėshtė e dobishme dhe e dėmshme pėr krijesat e Tij.

Ushqimet dhe pijet tė cilat janė tė ndaluara pėr ne posedojnė edhe arsyet e veta, pasi Allahu xh.sh. ka dashur tė na mbrojė nga papastėrtitė dhe sėmundjet e panumėrta qė kanė kapluar botėn. Pėr kėtė do tė sjellim rastin e zbuluar kohėve tė fundit, se mishi i cili nuk ėshtė therur sipas normave islame ėshtė ndyrė me gjakun e mbetur nė barkun e kafshės. Pėr shumė besimtarė profesioni i therjes sė kafshėve, apo thėnė mė mirė i kasapit kuptohet si njė profesion jo me vlerė, mirėpo duhet tė kemi frikė Zotin. Nė shikim tė parė duket shumė i thjeshtė, mirėpo mosnjohja e therjes sipas normave islame me tė vėrtetė sjell dėme tė shumta nė shėndetin dhe fenė e muslimanit. Nėse nuk i therim kafshėt nė venat e qafės sė tyre, kjo gjė do tė shkaktojė mosdaljen dhe mosshpėrthimin e gjakut nga trupi dhe nėse gjaku nuk del nga trupi i kafshės, mishi i tillė do tė ndyhet dhe do tė rrezikojė jetėn e konsumuesit, prandaj duhet t’i kushtojmė rėndėsi ushqimit se ku e blejmė, tė pyesim shitėsin dhe tė interesohemi pėr arsye se me kėtė ushqim ushqehemi ne, familja dhe fėmijėt tanė. Ėshtė vėrtetuar se edhe pijet alkoolike e rrezikojnė jetėn e njeriut dhe nuk ka dyshim se moszbatimi i normave islame ēon nė dekadencė dhe degjenerim. Pijet e tilla dėmtojnė mendjen e njeriut, shkaktojnė sėmundje trupore, siē ėshtė shtypja e gjakut dhe sėmundje tė tjera shoqėrore. Mos tė harrojmė se personi i dehur ėshtė i dėmshėm pėr tė gjithė: pėr gruan, familjen, rrethin, etj. Si rrjedhim, tė dashur besimtarė, kur Allahu xh.sh. na ndalon nga pėrdorimi dhe konsumimi i ushqimeve dhe pijeve tė ndaluara, kjo nuk do tė thotė se na kufizon nga kėnaqėsitė e ushqimit dhe pijes, por nė fakt me kėtė na mbron nga efektet e dėmshme tė ushqimeve tė ndaluara.

Tė nderuar vėllezėr!

Ėshtė me rėndėsi pėr ne qė tė interesohemi rreth ushqimit dhe pijeve. Nėse dėshirojmė tė jemi bashkėsi islame e shėndoshė shpirtėrisht dhe fizikisht, atėherė nga ne kėrkohet qė tė punohet mė shumė nė kėtė drejtim. Shpeshherė ndodh qė t’i kushtojmė rėndėsi tė madhe ushqimeve tė lejuara dhe neglizhojmė sė menduari nėse ėshtė i mirė apo i keq pėr ne. Allahu xh.sh. thotė:
“Tė pyesin ty (Muhammed), se ēka u ėshtė lejuar atyre? Thuaju: U janė lejuar tė gjitha ushqimet e mira...”

Nga ajeti i mėsipėrm kuptojmė se Allahu xh.sh. jo vetėm qė na ka urdhėruar tė hamė ushqime tė lejuara, por nė tė njėjtėn kohė ato duhet tė jenė edhe tė dobishme pėr shėndetin. Fjala vjen, ushqimet qė pėrmbajnė yndyra apo ushqimet me pėrmbajtje tė shumtė tė sheqerit dhe kripės shkaktojnė sėmundje si infarkti, sėmundja e sheqerit, problemet e veshkave e shumė e shumė tė tjera.

Besimtarė tė respektuar, tė mos harrojmė se trupi ynė ėshtė amanet nga i madhi Allah xh.sh., prandaj Allahu na e ka besuar kėtė amanet dhe do tė kujdesemi pėr tė nė tė gjitha mėnyrat. Allahu xh.sh. thotė: “Dhe jepni nė rrugė tė Allahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit.”3

Duhet tė bėhemi muslimanė tė menēur, tė dimė se si tė zgjedhim nga ushqimet dhe pijet e lejuara, tė cilat nė tė njėjtėn kohė janė tė dobishme pėr shėndetin. Pėr tė arritur sukses nė kėtė drejtim, siē e cekėm edhe mė lart, nuk ia vlen vetėm tė themi se ushqimi duhet tė jetė hallall, por i duhet kushtuar rėndėsi edhe pėrmbajtjes sė ushqimit, qė tė mos sjellė dėme nė shėndetin tonė, pėrndryshe nuk jemi kujdesur si duhet ndaj trupit dhe shėndetit qė Allahu na ka begatuar. Feja islame me tė vėrtetė i rregullon tė gjitha sferat e jetės sė njeriut; ato tė jashtme dhe tė brendshme. Islami nė mėnyrė tė prerė ka pėrcaktuar ligjet dhe normat pa tė cilat njeriu nuk mund tė ketė jetė tė rehatshme. Prandaj, le t’u kthehemi fjalėve tė Allahut, ligjeve tė Tij, tė mos mendojmė se nga ushqimet e ndaluara do tė ketė dobi, pėr arsye se dėmet janė mė tė mėdha dhe fatale.

E lusim Allahun xh.sh. qė ēdo kafshatė buke qė fusim nė gojė, tė jetė e lejuar (hallall) dhe e lusim tė Gjithėmėshirshmin qė muslimanėt nė pėrgjithėsi dhe ata shqiptarė nė veēanti t’i japin fund konsumimit tė pijeve tė ndaluara, shitblerjes sė tyre dhe tė ushqehen vetėm me ushqime tė lejuara!

Nė fund, kėrkojmė nga Krijuesi qė tė na shpėrblejė pėr tė mirat dhe veprat tona, tė na e pranojė agjėrimin tonė, tė na i falė gjynahet, dhe tė na vdesė si muslimanė. Amin!
 

Pėrgatiti: Mr. Fehim Dragusha
25.1.2009


1) Kur’an, En-Nahl; 18.
2 Kuran, En-Nahl; 114.
3) Kuran, El-Bekare; 195.

                                              www.klubikulturor.com