Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Jusufi (alejhis selam)

shembull i ndershmėrisė

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!

Jusufi (alejhis selam) djali mė i dashuri i Jakubit (alejhis selam). Ai pa nė ėndėrr njėmbėdhjetė yje, dielli dhe hėna iu pėrulėn. Nga kjo ėndėrr Jakubit (alejhis selam) iu bė e qartė se biri i tij do tė jetė njėri ndėr tė zgjedhurit e Allahut tė Lartėsuar me shumė virtyte dhe mirėsi. Allahu i Madhėruar thotė:

            ‘’(pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: ‘O babai im, unė pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin e hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde.’ Ai (Jakubi) tha: ‘O biri im, mos ua trego ėndėrrėn tėnde vėllezėrve tu, se po tė bėjnė ndonjė dredhi. S’ka dyshim, djalli pėr njeriun ėshtė armik i hapėt.’ Ja, kėshtu Zoti yt tė zgjedh ty, ta mėson interpretimin e ėndrrave, plotėson dhuntinė e Tij ndaj teje dhe familjes sė Jakubit, sikurse e pat plotėsuar atė mė parė ndaj prindėrve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Vėrtet, Zoti yt ėshtė mė i dijshmi, mė i urti.” (Jusuf, 4-6)

Ngjarja historike e Jusufit (alejhis-selam) pėrshkruhet nė suren Jusuf, kapitull i cili ėshtė i dymbėdhjeti me radhė nė Kuran. Nga ky pėrshkrim historik ka mėsime, urtėsi dhe dobi tė shumta pėr besimtarėt.

              ‘’Nė tregimet e tyre (tė dėrguarve dhe tė Jusufit me vėllezėr) pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e mendjes. Ai (Kurani) nuk ėshtė bisedė e trilluar, por vėrtetues i asaj qė ishte mė parė (librave tė shenjtė) dhe sqarues i ēdo sendi, e edhe udhėrrėfyes e mėshirė pėr njė popull qė beson.’’ (Jusuf, 111)

Tė nderur vėllezėr!

Nė kėtė hytbe do tė flasim pėr ndershmėrinė e Jusufit (alejhis selam) dhe mėsimet e nevojshme qė duhet tė marrė muslimani nė jetėn e tij.

Vėllezėrit e Jusufit ranė dakord qė ta hedhin atė nė pus pėr ta humbur dhe kėshtu vepruan. Mė pas kalon njė karvan me njerėz dhe e marrin Jusufin dhe e bartin nė Egjipt, ku e bleu njė njeri me autoritet, dinjitar qė ishte udhėheqės i depove tė mallrave.

Jusufi filloi tė rritet dhe tė zhvillohet nė shtėpinė e dinjitarit dhe pas pjekurisė u bė njė djalosh i sjellshėm dhe dinjitoz. Allahu i Lartėsur i dha urtėsi  dhe dijeni.

Jusufi ishte njė i ri me bukuri tė rrallė qė Allahu i Lartėsuar ia kishte dhuruar dhe kjo ishte shkaktare e sprovės me gruan e dinjitarit. Gruaja e tij u bė viktimė e ndjenjave dhe epsheve dhe zemra e saj u lidh pėr bukurinė e Jusufit. Ishte e hamendur dhe e hutuar dhe vazhdimisht mendonte pėr t’ia paraqitur kėtė dashuri Jusufit, kėshtu tentoi ta nėpėrkėmbė duke kėrkuar nga ai diēka qė nuk i kishte hije gjendjes dhe pozitės sė saj.

Njė ditė duke qėndruar vetėm nė shtėpi nga dėshira e saj e papėrballueshme dhe e papėrmbajtur, duke u zbukuruar me veshje me tė bukur, pasi qė i mbylli dyert e thėrriti Jusufin pėr t’i afruar asaj dhe ajo iu afrua atij duke i thėnė pėr ty jam pėrgatitur.

Jusufi nė kėtė moment tha: “Allahu mė ruajt nga ky mėkat! Zotėriu im kujdeset pėr mua dhe kėtė mirėbėrėsi nuk mund t’ia kthejė me tradhti.” Ai me njė shpejtėsi vrapoi nga dera po edhe gruaja e vezirit vrapoi pas tij duke e kapur nga mbrapa qė ta pengoj daljen, kėshtu qė tė dy u pėrballėn me burrin e saj.

Ajo me dinakėri dhe me mjeshtėri e akuzon Jusufin pėr tradhti duke i thėnė: “Ēfarė dėnimi meriton ai i cili i bėn keq gruas tėnde, nuk meriton asgjė pėrveē burgosjes apo dėnimit.”

Por, Jusufi e hedh tė pa bazė akuzėn duke i thėnė: “Ajo ishte qė qė donte ta tradhtonte burrin.” Duke i kėmbyer kėto akuza nė moment vjen njė i afėrt i gruas sė vezirit dhe ai ofron kėshillėn duke thėnė: “Shikoni kėmisha e Jusufit nė cilėn pjesė ėshtė e grisur nėse ėshtė nga e pėrparme ai ėshtė fajtor, nėse ėshtė e grisur nga ana e prapme ajo ėshtė fajtore.” Por Jusufi kėmishėn e kishte nga ana e prapme. Dhe nė fund dinjitari kėrkoi nga Jusufi qė ta hesht ēėshtjen.

Tė nderuar besimtarė!

Sė bashku t’i lexojmė fjalėt e Allahut, ajetet nė suren Jusuf mbi kėtė ngjarje:

              “Dhe ajo, nė shtėpinė e sė cilės ishte ai (Jusufi), nisi ta nxisė atė nė mėkat dhe ia mbylli dyert e i tha: ‘Eja!’ Ai (Jusufi) tha: ‘Allahu mė ruajtė, ai zotėriu im (e burri yt) mė nderoi me vendosje tė mirė (si mund t’i bėj hile nė familje)?’. S’ka dyshim se tradhtarėt nuk kanė sukses.”

              “Ajo e mėsyu atė qėllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur tė mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bėmė tė vendosur) qė ta largojmė nga ai tė keqen dhe tė ndytėn. Vėrtet, ai ishte nga robtė tanė tė zgjedhur.”

              “Dhe, qė tė dy ata u ngutėn nga dera, e ajo ia grisi kėmishėn e tij nga mbrapa dhe pranė dere ata tė dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: ‘Ēfarė mund tė jetė ndėshkimi i atij qė tenton tė keqen nė familjen tėnde, pėrpos tė burgoset, ose dėnim tė dhembshėm!?’”

              “Ai (Jusufi) tha: ‘Ajo m’u vėrsul mua!’ Njė dėshmitar nga familja e saj gjykoi: ‘Nėse kėmisha e tij ėshtė grisur pėrpara, ajo ka thėnė tė drejtėn, kurse ai gėnjen. E nėse kėmisha e tij ėshtė grisur prapa, atėherė gėnjen ajo, kurse ai ėshtė i drejtė.’”

              “E kur e pa ai (burri i saj) kėmishėn e tij tė grisur prapa, tha: ‘Kjo ėshtė dredhi juaja, vėrtet dredhia juaj ėshtė e madhe.’”

              “Jusuf! Largohu nga kjo (mos ia pėrmend askujt)! E ti (gruas) kėrko falje pėr mėkatin tėnd, se vėrtet ti qenke fajtore.” (Jusuf, 23-29)

Tė nderuar vėllezėr!

Lajmi u shpėrnda, gratė dhe vajzat e elitarėve filluan tė bisedojnė dhe ta fajėsojnė gruan e dinjitarit pėr mashtrimin e saj me shėrbėtorin. Ajo vendosi qė njė ditė t’i thėrrasė nė gosti tė njė niveli tė lartė dhe tė arsyetohet para grave dhe tė dėshmoj se ky i ri nuk ishte ashtu siē mendonin. Allahu i Lartėsuar na tregon:

              “Njė grup nga gratė e qytetit thanė: ‘Gruaja e zotėriut (e ministrit) i vėrsulet marrėzisht shėrbėtorit tė vet, atė e ka kapluar nė shpirt dashuria, e ne jemi tė bindura se ajo ėshtė nė humbje tė hapėt.’”

              “E kur ajo dėgjoi pėr ato pėshpėritjet e tyre, dėrgoi t’i thėrrasė ato, u pėrgatiti vendmbėshtetje dhe secilės prej tyre i dha nga njė thikė e tha: ‘Dilu para atyre!’ Kur e panė atė, ato u tronditėn dhe i prenė duart e tyre e thanė: ‘Allahut i qofshim falė!’ Ky nuk ėshtė njeri, ky nuk ėshtė tjetėr vetėm se ndonjė engjėll fisnik!’”

              “Ajo tha: “Ja, ky ėshtė ai pėr tė cilin mė qortuat mua, e unė e mėsyva atė, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bėn ēfarė e urdhėroj, ai gjithqysh do tė burgoset dhe do tė nėnēmohet.’”

              “Ai (Jusufi) tha: ‘O Zoti im! Burgu ėshtė mė i dėshiruar pėr mua, se sa atė qė ma ofrojnė ato mua dhe nėse Ti nuk largon prej meje dredhinė e tyre, unė mund tė anoj te ato e tė bėhem injorant.’”

              “E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinė e tyre. Vėrtet, Ai ėshtė qė dėgjon (lutjet) dhe di (gjendjen). (Jusuf, 30-34)

Jusufi refuzoi kategorikisht ofertėn e zonjės dhe nuk pranoi tė bėnte ēfarė dėshironte ajo dhe burgu ishte mė i dashur pėr tė. Jusufi u lut te Allahu i Lartėsuar qė ta ruaj nga intrigat dhe mashtrimet e grave dhe Ai iu pėrgjigj lutjes sė tij.

Tė nderuar besimtarė!

Nė librin e Allahut tė Lartėsuar ka mėsime dhe pėrvoja pėr edukimin e gjeneratave nė maturi, pėrmbajtje, ndershmėri etj. Besimtarėt janė mė se tė nevojshėm tė njihen me jetėshkrimin e tė dėrguarve tė Allahut tė Lartėsuar, se si ata u pėrballėn me sprova dhe telashe tė mėdha, por me mbėshtetjen qė e patėn nė Allahun e Lartėsuar ngadhėnjyen mbi epshet, dėshirat dhe veprimet e ulta antimorale dhe shtazarake. Fjalėt mė tingėlluese pėr veshin e besimtarit ishin “Allahu mė ruajtė!’’ sa shprehje e madhe pėr ata qė mendojnė dhe janė miq tė vlerave tė larta morale.

Jusufi, njė djalosh i ri me bukuri tė rallė, nuk pranoi ta shes fenė dhe nderin pėr hir tė epshit, nuk pranoi robėrinė e dėshirave. Sot, sa tė rinj pėrdhosėn nderin e familjeve tė tyre pėr pak minuta dhe u turpėruan para tė tjerėve dhe mbi tė gjitha para Allahut tė Lartėsuar. Ata u bėnė viktimė e njė mėkati tė madh.

Jusufi, me energji rinore, u pėrball me zonjėn  e dinjitarit, ajo pasi qė mbylli dyert e ftoi Jusufin nė njė vepėr tė shėmtuar. Ai me besim tė paluhatur nė Allahun e Lartėsuar refuzoi, sepse edhe pse dyert e shtėpisė ishin tė mbyllura dera e qiellit pėr te Krijuesi i Madhėruar ishte e hapur. O ju tė rinj! Mos harroni se Allahu ėshtė me ju kudo qė jeni, nė rast sproveje kujtojeni Krijuesi Fuqiplotė.

Jusufi ėshtė shembull pėr tė gjithė tė rinjtė tė ndershėm, ai po ashtu do tė jetė njėri nga shtatė personat me tė dalluar me tė cilėt i pėrmend hadithi i Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ku thotė:

            ‘’Shtatė persona Allahu do t’i vendosė nėn hijen e tij, atė Ditė kur nuk do tė ekzistojė hije tjetėr, pėrveē hijes sė Tij.’’ Njėra prej tyre ėshtė: ‘’.. dhe njeriun tė cilin e thėrret ndonjė grua e hijshme dhe e pashme, ndėrsa ai thotė: ‘Jo, unė i frikėsohem Allahut’.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Ai i cili dėshiron tė jetė nėn hijen e Allahut tė Lartėsuar le tė mendojė mirė nė Ditėn e Llogarisė, sepse meditimi nė tė rregullon dhe sistemon qėndrimet dhe veprimet e besimtarin nė kėtė botė.

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar.

Ulvi Fejzullahu

ulvif@hotmail.com

02.06.2006

                                         www.klubikulturor.com