Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Viti i Ri, festė krishtero-pagane

  Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.



Festat, pjesė tė besimit

   Tė nderuar muslimanė!
   Festat tek popujt mund tė kenė ngjyra tė ndryshme; disa prej tyre kanė karakter dėfrimi dhe disa tė tjera shėrbejnė pėr tė manifestuar imoralitetin, degjenerimin dhe shfrenimin. Festat flasin pėr popujt dhe bindjet e tyre fetare.
   ‘Kur Muhamedi, p
aqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, erdhi nė Medinė, banorėt e saj kishin dy ditė qė i festonin dhe ai tha: “Ē’janė kėto dy ditė?” Thanė: “Luanim nė kėto dy ditė nė kohėn e injorancės (para Islamit).” Atėherė Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, tha: “Allahu ua ka zėvendėsuar me dy ditė mė tė mira se ato, dita e Kurban Bajramit dhe dita e Fitėr Bajramit.’’[1]
   Fjalėt e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, “Allahu ua ka zėvendėsuar me dy ditė mė tė mira se ato”, nėnkuptojnė zėvendėsimin e asaj qė ka qenė para Islamit nė kohėn e injorancės me dy festa tė tjera, qė kanė njė kuptim tjetėr, ku bashkohet ana shpirtėrore dhe ajo materiale. Islami me njė rregullore precize ndjek rrugėn mesatare dhe pėrjashton ēdo element negativ.



Dashuria dhe urrejtj
a

   Dashuria, kėnaqėsia, miqėsia ndaj mosbesimtarėve dhe festimi i festave tė tyre ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet islame. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė keni besuar! Mos i zini jehuditė dhe tė krishterėt pėr eulija (shokė, miq e mbrojtės). Ata janė shokė, miq e mbrojtės vetėm pėr njėri-tjetrin dhe nėse ndonjė prej jush i zė ata eulija, atėherė nuk ka dyshim se ai ėshtė njėri prej tyre. Sigurisht qė Allahu nuk e udhėzon atė popull qė ėshtė dhalimun (keqbėrės, mohues)[2]
   Pėrvetėsimi i traditave tė huaja festive qoftė edhe formalisht mbjell afėrsi nė zemrat e njerėzve. Pasimin e dėshirojnė tė tjerėt, por sa do tė jenė tė kėnaqur kėtė e vėrteton Allahu i Lartėsuar: “Kurrė, as jehuditė dhe as tė krishterėt nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty (o Muhamed), derisa ti tė ndjekėsh fenė e tyre. Thuaju: “Vėrtet qė udhėzimi i Allahut (Islami, besimi i tillė nė Njė Zot tė Vetėm), ky ėshtė udhėzim i vetėm.” Dhe nėse ti (o Muhamed) do tė ndiqje dėshirat e tyre pas asaj qė ti ke marrė nga dija e lartė (Kurani), atėherė nuk do tė kishe ndaj Allahut as vali (ruajtės a mbrojtės), as ndihmues.”[3]
   Pasimi i tė krishterėve nga muslimanėt, sidomos nė festat e tyre, reflekton gėzimin dhe kėnaqėsinė; me kėtė lartėsohen bindjet fetare me prejardhje pagane. Muslimani ėshtė i obliguar t’i refuzojė dhe tė mos i festojė festat e tyre. Muslimani i vėrtetė, qė e njeh fenė e vet, duhet t’i dijė rregullat e respektit dhe tė dashurisė, se kujt duhet t’ia dhurojė ato.
   Respekti dhe nderi ndaj tė krishterėve dhe ēifutėve shprehet edhe nė disa mėnyra tė tjera, si: pėrngjasimi nė veshje dhe fjalė, lakmia pas moralit tė tyre, etj.. Kur muslimani fillon tė marrė pjesė nė kremtet fetare tė krishtera, ai vlerėson lart kulturėn shpirtėrore joislame. Imitimi i kulturės sė huaj ėshtė ndjenjė e ulėt e disa muslimanėve, andaj, pasimi i mosbesimtarėve nuk ėshtė i pranuar, pa marrė parasysh se a ka tė bėjė me gjėra tė vogla apo tė mėdha.


Viti i Ri, festė e krishterė apo pagane?


   Disa muslimanė e festojnė Vitin e Ri duke imituar tė krishterėt dhe paganėt. Kremtimi i Vitit tė Ri nė bindjen e krishterė ndėrlidhet me lindjen e Isait (alejhi selam). Por, nė vazhdim, le t’i hedhim njė vėshtrim historik festimit tė lindjes sė tij.


A e festojnė tė krishterėt realisht ditėlindjen e Isait alejhi selam?


   Nė Enciklopedinė Britanike (16/364) shėnohet: “Historianėt thonė: Mesihu (Jezu Krishti) nuk ka lindur nė kėtė datė, qė sot festohet nė tokat krishtere. Etėrit e kishės, tė shekullit tė dytė dhe tė tretė, kėtė e vėrtetojnė duke thėnė: “Ajo qė quhet ditėlindja e Jezu Krishtit nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se njė kopje e origjinalit tė festimit tė paganėve nė Evropė para lindjes sė Jezu Krishtit.”
   I njėjti burim thotė: “
Kalendari i festave tė krishtera ėshtė kopje e ‘’Kalendarit diellor tė Julijusit’’, i cili kalendarin diellor e ka prurė nė Romė nė vitin 46 para lindjes sė Jezusit. Viti kishte 365 ditė. Kėshtu paganėt festonin 25 dhjetorin, festėn e njohur si ‘’festa e lindjes sė Diellit.”
   Enciklopedia Britanike (4/283) thotė:
“Ditėlindja e Jezu Krishtit pėr herė tė parė ėshtė festuar mė 6 janar nė vitin 336 (pas lindjes sė Isait) nė Romė. Mė pas kisha perėndimore-katolike nė fund tė shekullit tė katėrt feston ditėlindjen e Jezusit mė 25 dhjetor, ndėrsa kisha ortodokse mė 6 janar.’’
   Isai alejhi selam sipas historianėve nuk ka lindur nė asnjėrėn prej kėtyre datave dhe njė e kremte e kėtij lloji ėshtė trashėgimi e paganėve tė Evropės, tė cilėt kanė festuar njė kohė tė gjatė para lindjes sė Isait alejhi selam.



Ēfarė simbolizon bredhi?


   Enciklopedia Britanike (3/284) thotė: “
Tė parėt qė e pėrdorėn bredhin ishin faraonėt dhe kinezėt si ‘’simbol tė jetės’’. Mė pas paganėt evropianė filluan ta adhurojnė dhe ta shenjtėrojnė. Edhe pasi pranuan Krishterimin, e pėrdornin bredhin nė shtėpi dhe e zbukuronin atė. Dhe mė vonė, nė shek. 16, nė Gjermaninė Perėndimore bredhi mori emrin ‘’bredhi i parajsės’’, ku varnin qirinjtė. Kjo ide depėrtoi nė Angli nė shek. 19.”
   Ky ėshtė historiku i bredhit, i cili e ka burimin tek idhujtarėt evropianė. Me kalimin e tyre nė Krishterim, edhe bredhi u krishterizua. Sot bota e krishterė bredhin e konsideron simbolin mė kryesor tė fesė, qė ėshtė huazuar nga idhujtarėt evropianė dhe pėr njė dru tė tillė harxhojnė me miliona euro.



Baba Dimri (Santa Claus)


   Legjenda thotė: “Baba Dimri, njė njeri i moshuar me mjekėr tė bardhė e tė gjatė dhe me rroba tė kuqe, jeton nė Polin e Veriut me gruan dhe bashkėpunėtorėt, ku udhėheqin njė punėtori gjigante qė prodhon lodra pėr fėmijė. Dhe natėn e Vitit tė Ri, Baba Dimri udhėton me saj (slitė), tė cilin e tėrheqin tetė drerė dhe kalon pranė ēdo shtėpie duke u dhuruar dhurata fėmijėve. Pasi zgjohen nga gjumi, ata gėzohen pėr dhuratat.”

   Kėtė legjendė pėrrallash njė pjesė e fėmijėve e beson. Vlen tė pėrmendet edhe testi i njė kanali televiziv amerikan, qė ka intervistuar disa tė moshuar- 90% e tyre besonin se ekziston Baba Dimri!

   Kėshtu edukohen fėmijėt me legjenda dhe gėnjeshtra, por mė e ēuditshme ėshtė kur edhe tė rriturit i besojnė kėsaj!



Pėrngjasimi me jobesimtarėt


   Njė fatkeqėsi qė ka kapluar shoqėrinė muslimane ėshtė edhe pėrngjasimi i verbėr me jobesimtarėt duke i imituar ata nė shumė gjėra, madje edhe nė festat e tyre. Njė pjesė e njerėzve mendojnė se njė kulturė mund tė merret dhe tė imitohet, por shpirti i asaj nuk mund tė ndikojė edhe aq.

   Tė nderuar besimtarė!
  Muslimanėt kanė njė program tjetėr jetėsor, ku nuk lejohet pasimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “...Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program...”
[4]
   Allahu i Lartėsuar i drejtohet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, duke i thėnė: “Pastaj Ne tė vendosėm ty (O Muhamed) nė udhė tė qartė tė urdhėrimit Tonė tė rrugės sė fesė (nė atė rrugė tė cilėn Ne ua urdhėruam tė gjithė tė Dėrguarve para teje duke u pėrcaktuar ligjet dhe rrugėn e vėnies nė jetė tė besimit tė pastėr islam nė Njė Zot tė Vetėm). Ndiq pra edhe ti atė dhe mos u shko pas dėshirave tė atyre qė nuk dinė. Vėrtet qė ata nuk tė vlejnė ty aspak ndaj Allahut (nėse Ai do tė tė ndėshkojė ty). Vėrtet qė dhalimunėt (mohuesit, mosbesimtarėt, keqbėrėsit) janė eulija (mbrojtės e ndihmues) tė njėri-tjetrit, por Allahu ėshtė Vali (Mbrojtės e Ndihmues) i muttekinėve (i tė pėrkushtuarve ndaj Tij nė Besimin e pastėr islam).”[5]
   Ndėrsa Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Kush i pėrngjan njė populli, ai ėshtė prej tyre.”[6]
“Nuk ėshtė prej nesh ai qė u pėrngjan tė tjerėve pėrveē nesh. Mos u pėrngjani ēifutėve dhe tė krishterėve.”
[7]

   Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, na ka tėrhequr vėrejtjen duke thėnė: “Do tė pasoni adetet e atyre qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe e kut pas kuti, saqė po tė hynin ata nė vrimėn e hardhucės, edhe ju do t’i pasoni ata.” I thamė: “Kush janė ata, ēifutėt dhe tė krishterėt?” Tha: “Kush tjetėr pėrpos tyre?”[8]
   Parimet e Islamit na bėjnė tė ditur se imitimi dhe pėrngjasimi me jobesimtarėt trashėgon bindjen e respektit, tė afėrsisė dhe tė pikėpamjeve tė tjera nė besim. Gjithė kėto argumente ndalojnė imitimin dhe pėrngjasimin me jobesimtarėt nė qėllimet dhe veprat e tyre.



I nderuar besimtar, ki kujdes!


-
Mos i ligjėso festat e paligjshme. Allahu ėshtė i hidhėruar nga veprime tė tilla.
-
Ēdo popull ka festat e veta fetare, mos u pajto me festat krishtero-pagane.
-
Festimi i festave tė tyre ėshtė mėkat i madh.
-
Nuk lejohet pjesėmarrja nė mbrėmjet festive si dhe kėmbimi i kartolinave, i mesazheve dhe i pakove tė Baba Dimrit.


Sjellja e mirė

   Miqėsia dhe mirėsjellja duhet tė dallohen dhe ēdonjėra tė ruajė pozitėn e vet. Sjellja e bukur, maturia, besnikėria, shitblerja, drejtėsia janė parime qė duhet tė manifestohen te tė gjithė njerėzit pa dallim ngjyre dhe feje. Kėto janė standardet qė kėrkohen prej muslimanit. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu nuk ju ndalon qė ju tė bashkėpunoni nė drejtėsi e mirėsi me ata tė cilėt nuk ju luftuan pėr ēėshtje tė fesė dhe nuk ju dėbuan nga shtėpitė tuaja. Vėrtet qė Allahu i do ata qė bashkėpunojnė me barazi.”
[9]
   Mosbesimi apo besimi tjetėr nuk janė pengesė pėr t’iu shmangur parimeve tė pėrgjithshme tė lartpėrmendura.



Pėrfundim


   Tė nderuar muslimanė!

   Shpėtimi dhe krenaria e muslimanėve ėshtė nė pasimin dhe jetėsimin e parimeve islame, kurse imitimi dhe pėrngjasimi me tė tjerėt sjell nėnēmimin, ngushtimin dhe robėrimin. Sot popujt vuajnė dhe kanė kriza nga mė tė ndryshme, si: ideologjike, morale, shpirtėrore, politike dhe sociale. Vetėm Islami ofron zgjidhjen adekuate pėr nė rrugėn e drejtė reale.
“Dhe vėrtet, kjo ėshtė Rruga Ime e Drejtė, kėshtu qė ndiqeni atė dhe mos ndiqni rrugė tė tjera pasi ato do t’ju ndajnė e t’ju largojnė nga udha e Tij. Kėtė jua ka urdhėruar Ai qė tė mund tė bėheni muttekinė (tė pėrkushtuar nė besimin e pastėr islam)
[10]
   Islami, fe e plotėsuar dhe e kompletuar, nuk ka nevojė pėr plotėsime shtesė.
   “Kėtė ditė Unė e pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin fe.”
[11]
   Islami ka ngėrthyer nė vetvete nevojat njerėzore qė nga lindja deri nė vdekje. Ka sistemuar jetėn shoqėrore, ekonomike, politike dhe kulturore duke rregulluar edhe festat fetare.

   "Thuaj: “Sigurisht falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e aleminit (njerėzve, xhinėve dhe gjithēkaje qė ekziston). Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.”
[12]

   Tė nderuar muslimanė!
   “Unė vetėm dėshiroj pėrmirėsimin pėr aq sa janė mundėsitė e mia mė tė mira. Dhe udhėzimi im nuk mund tė vijė pėrveēse nga Allahu, tek Ai unė mbėshtetem dhe Atij i kthehem me pendim.”
[13]


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
28.12.2007
 


[1]  Transmeton Ebu Davudi.
[2]  Maide, 51.
[3]  Bekare, 120.
[4]  Maide, 48.
[5]  Xhathije, 18-19.
[6]  Transmeton Ebu Davudi.
[7]  Transmeton Tirmidhiu.
[8]  Transmeton Buhariu.
[9]  Mumtehine, 8.
[10]  Enam, 153.
[11]  Maide, 3.
[12] Enam, 162-163.
[13]  Hud, 88.

                                              www.klubikulturor.com