Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pėrballja me tė papriturat

   Falėnderimi i takon vetėm Allahut qė ia shpalli robit tė Vet librin dhe nė tė nuk lejoi ndonjė kundėrthėnie. I falėnderuar qoftė Allahu, i Cili nuk pati fėmijė dhe nuk ka pėr Tė shok nė sundim. Falėnderimi i qoftė Allahut dhe shpėtimi qoftė mbi robėrit e Tij, qė Ai i zgjodhi (Pejgamberėt). Falėnderimi i takon Allahut, i tė Cilit ėshtė ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė dhe i tėrė falėnderimi i takon Atij nė botėn tjetėr.
   Salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e mėshirės, Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, kurse ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr. 
   Shumė ajete tė librit tė Allahut tė Lartėsuar i kalojmė duke i lexuar, dėgjuar dhe studiuar. Ne po lexojmė dhe po i kalojmė ajetet, por disa prej selefit (brezit tė parė), kur i lexonin fjalėt e Allahut, ndikoheshin dhe pėr disa ditė nuk dilnin nga shtėpia. Me tė vėrtetė ata e pėrjetonin fjalėn e Allahut. Vallė, a po pėrfitojmė nga fjalėt e Gjithėmėshirshmit!?
   Pa dyshim qė ekziston njė dallim i madh mes nesh dhe gjeneratės sė sahabėve. Kur e lexonin Kuranin ata ndikoheshin nga fjalėt e Allahut dhe kjo shihej qartė nė ibadetin (adhurimin) e tyre, nė sjelljet e tyre, nė modestinė ndaj dynjasė dhe nė afrimin mė tė madh me ahiretin. Duke medituar pėr fjalėt e Allahut tė Lartėsuar, sahabėt u bėnė brezi mė i artė, gjenerata e tyre ėshtė shėmbėlltyra e njerėzimit, shoqėria e krenarisė dhe e mburrjes, njė komunitet i pėrulur vetėm ndaj Allahut e ndaj askujt tjetėr pos Tij, shoqėri e dashurisė dhe e besės, e qartėsisė dhe e besnikėrisė.
   Njė ajet i Kuranit i zbardh kokat e tė devotshmėve, gjatė leximit i trondit zemrat e evliave, gjatė shikimit nė mus’haf u rrjedhin lotėt e frikės respektuesve dhe gjatė dėgjimit u rrėqethen trupat kėshilluesve. O robėr tė Allahut! Tė kujtojmė sė bashku fjalėn e Allahut: “Sikur keqbėrėsit tė kishin ēdo gjė qė gjendet nė Tokė, edhe po kaq mė tepėr, tė gjitha kėto do t’i flijonin (pėr tė shpėtuar) prej dėnimit tė ashpėr nė Ditėn e Kiametit. Atėherė do tė pėrballen me atė qė nuk kanė llogaritur.”
1
   Ajeti i lartpėrmendur na flet pėr diēka qė ėshtė shumė serioze dhe vendimtare nė Ditėn e Gjykimit; na paraqitet njė pasqyrė tė gjendjes sė atyre qė nuk besuan dhe pėr t’i shpėtuar dėnimit tė tmerrshėm, qė i pret pėr shkak tė mohimit, ata do tė shpresonin tė jepnin pėr kompensim gjithēka qė gjendet nė Tokė, madje edhe mė tepėr. Por ata do tė pėrballen patjetėr me dėnimin e Allahut, me po atė dėnim qė nuk e kanė llogaritur e as nuk e kanė menduar aspak.
   Momente befasuese janė ato kur njeriu pėrballet me tė papritura. Ėshtė e trishtueshme kur njeriu pėrballet me diēka tė tillė nė kėtė botė, po vallė ē’bėhet nė Ditėn e Gjykimit?!
   Fudejl bin Ajadi, Allahu e mėshiroftė, pėr fjalėn e Allahut: “Atėherė do tė pėrballen me atė qė nuk kanė llogaritur”, thotė: “Kanė punuar punė dhe i kanė llogaritur si vepra tė mira, por ato vlerėsohen si vepra tė kundėrta.

O besimtar!
Sot je i gjallė, kurse tjetri ka vdekur!
Ti sot e lexon Kuranin, por njė ditė nuk do tė mundesh!
Ti sot ke mundėsi tė pėrmirėsohesh dhe tė bėsh llogarinė, kurse tjetri jo!
A mendove njė ditė prej ditėve pėr qėndrimin tėnd nė Ditėn e Gjykimit para Allahut tė Lartėsuar?

   Sot ndoshta dikush mashtrohet se ėshtė musliman, se fal namaz dhe ėshtė i shpėtuar dhe nuk e ka dert dhe shqetėsim veprėn haram dhe lėnien e vaxhibit, mendon se ėshtė i sigurt dhe aspak nuk merakoset. Disa madje bėjnė mėkat dhe e injorojnė atė duke mos e llogaritur si tė shėmtuar, ndėrkohė qė kjo ndikon pėr pėrfundimin e keq, Allahu na ruajttė!
“Ju pėrcillnit me gjuhėt tuaja dhe flisnit me gojėt tuaja diēka, pėr tė cilėn nuk kishit dijeni. Ju kėtė e merrnit pėr gjė tė lehtė, por para Allahut kjo ishte njė shkelje e madhe.”
2

   Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Ju mund tė punoni punė qė mund t’u duken shumė tė imėta (tė vogla), ndėrsa ne nė kohėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, i llogaritnim me pasoja tė dėmshme (tė rrezikshme).”3
   Allahu qoftė i kėnaqur me ty, o Enes! Ua the kėto fjalė atyre qė ishin sahabė e tabiinė! Vallė si do ta vlerėsosh gjendjen tonė? Si do tė reagosh ndaj atyre qė injorojnė urdhrat e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij? Si do tė reagosh ndaj atyre qė mbjellin helmin e ateizmit, tė imoralitetit, tė degjenerimit nėpėrmjet kanaleve televizive satelitore? Si do tė reagosh edhe ndaj atyre qė u kalon java, muaji, viti dhe nuk e falin namazin e sabahut me xhemat nė xhami?
   Vetėm sa pėr ilustrim pėrmenda disa gjynahe, ndėrsa numri i atyre gjynaheve tė cilave nuk u kushtohet kujdes dhe vėmendje ėshtė edhe mė i madh. “Ju kėtė e merrnit pėr gjė tė lehtė, por para Allahut kjo ishte njė shkelje e madhe.”
4
   Dikush mendon se qėndrimi para ekranit televiziv ėshtė ēėshtje pa peshė tė rėndė, kurse qėndrimin nėpėr lokale ku bėhet harami, udhėtimin nėpėr vende ku tubohen pėr t’u dėfryer nė mėnyrat mė tė shfrenuara nuk e konsiderojnė gjė tė madhe.
   Ata vazhdojnė nė kėtė gjendje duke i menduar kėto si pa peshė, duke shprehur se ėshtė gjė e vogėl dhe e lehtė dhe se kėto janė gjynahe tė vogla. E vėrteta ėshtė se kėto mėkate tė quajtura tė vogla janė shkaktare pėr shkatėrrimin dhe humbjen e njeriut, Allahu na ruajttė. Allahu na ka treguar duke thėnė: “Atėherė do tė pėrballen me atė qė nuk kanė llogaritur.”
5

Tė nderuar muslimanė!

   Ajo qė mė tepėr duhet ta shqetėsojė tė menēurin ėshtė se nuk guxon ta vlerėsojė veprėn e keqe si tė mirė. Allahu na lajmėron pėr ata qė do tė dėshpėrohen pėr veprat e tyre:  “Thuaj: A doni t’ju lajmėroj pėr ata qė, mė sė shumti, humbasin nga punėt e veta, pėr ata, pėrpjekja e tė cilėve ka qenė e kotė nė jetėn e kėsaj bote, ndėrkohė qė mendonin se po bėnin vepra tė mira?”6 
   O njeri! Mos u ēudit me veprėn tėnde, me adhurimin qė bėn, por lute Allahun tė ta pranojė dhe tė tė shpėrblejė. Kujdes dhe vetėm kujdes! I Dėrguari i Allahut thotė: “Disa nga umeti im do tė vinė me vepra tė mira e tė mėdha sa kodrat, por ato Allahu do t’i shndėrrojė nė pluhur dhe hi.”  Sahabėt shprehėn habi se si mund tė ndodhė kjo. Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, u pėrgjigj: “Ata janė nga mesi juaj, flasin gjuhėn tuaj, adhurojnė vetėm njė pjesė tė natės, ndėrsa kur vetmohen i shkelin kufijtė (ligjet) e Allahut.”7 Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave qė kanė bėrė ata dhe do t’i shndėrrojmė nė pluhur e hi.”8
   E mbyllim me fjalėt e arta tė Abdullah ibėn Mesudit, i cili thotė: “Vėrtet besimtari i sheh gjynahet tė mėdha si kodra, duke u frikėsuar se do t’i bien, kurse mėkatari i injoron dhe i konsideron si miza kur i kalon afėr.”
   I lutem Allahut tė na falė gjynahet dhe gabimet, tė na udhėzojė nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e tė parėve tanė.

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
13.6.2008

1 Zumer, 47.
2 Nur, 15.
3 Transmeton Buhariu.
4 Nur, 15.
5 Zumer, 47.
6 Kehf, 103-104.
7 Transmeton Ibni Maxhe.
8 Furkan, 23.

                                              www.klubikulturor.com