Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sė pari besimi (1)

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar muslimanė!
Para sė gjithash do tė flasim pėr akiden (besimin), qė tė njihemi sė pari me besimin e drejtė. Ajo qė mė shtyu tė flas pėr akiden ėshtė sepse ju dua pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar. Ėshtė me rėndėsi tė flitet pėr besimin e drejtė pėr disa arsye. Nė vazhdim po cekim disa prej tyre:
-kėshilla ėshtė e domosdoshme pėr muslimanėt. Ajo duhet tė jepet nga hoxhallarėt, nga studentėt e dijes dhe nga besimtarėt e sinqertė. Dini islam ėshtė kėshillė dhe kjo duhet tė bėhet pėr hir tė Allahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij;
-Allahu i Lartėsuar krijoi krijesat, zbriti librat dhe dėrgoi Pejgamberėt qė t’ia mėsojė njeriut adhurimin e drejtė tė Allahut.
-moskujdesi i nevojshėm mbi parimet themelore tė besimit islam, duke e konsideruar si ēėshtje dytėsore.
-mosndikimi i besimit nė jetėn e shumicės sė muslimanėve.
-kėrkesa e armiqve tė Islamit, qė tė mos i kushtohet rėndėsi shkencės sė besimit.
-pėrhapja e bidateve, e risive dhe shirkijateve.
-botėkuptimi i shkencės sė besimit vetėm si shkencė teorike duke e pėrzier me metoda dialektike dhe filozofike.
-pėrparimi dhe ngritja e muslimanėve arrihet vetėm duke mėsuar sė pari besimin.
-mosnjohja e shumė parimeve bazė tė besimit islam nga njė pjesė e madhe e muslimanėve.

Dėshiroj t’jua prezantoj akiden e drejtė islame nė formė tė lehtėsuar, nė mėnyrėn mė tė lehtė me tė vetmin qėllim qė ta njohin muslimanėt dhe tė jetė mė e lehtė pėr ta kuptuar. Boshti i hytbes sė sotme do tė shtjellohet nė kėto pika:
1. Ē’ėshtė akideja?
2. Nga duhet ta marrim akiden?
3. Si ta kuptojmė akiden?
4. Pse akiden duhet ta mėsojmė sė pari?
5. Pejgamberėt ftonin nė “La ilahe il-lAllah”
E lus Allahun e Lartėsuar qė tė na mundėsojė kuptimin e drejtė tė besimit islam!

Tė nderuar muslimanė!
Pasi lumturia nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ėshtė nė besimin e drejtė, muslimanėt duhet ta njohin akiden.
Po tė ndalemi dhe t’i hedhim njė vėshtrim Librit tė Allahut, do tė mėsojmė se pėrpjekja dhe aktiviteti i tė gjithė Pejgamberėve, prej Nuhut alejhis-selam deri te Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, pra fillim dhe mbarim ka qenė akideja.
Pa dyshim qė lumturia e njeriut nė tė dy botė qėndron nė besimin e drejtė, kurse ēdo e keqe tjetėr ėshtė rezultat i besimit jo tė drejtė. Umeti islam nuk mund tė bashkohet, tė unifikojė radhėt dhe tė dalė fitues para armiqve pėrveēse me besim tė drejtė. Ajo qė e ka gjetur sot umetin islam, si: injorimi, nėnēmimi, pėrulja, dobėsia, varfėria…, tė gjitha janė rezultat i besimit jo tė drejtė.
Sė bashku le tė kujtojmė fjalėn e Allahut: “...tė mos jeni prej mushrikunėve (mohues tė Njėsisė sė Allahut, qė i vėnė shokė Allahut). Nga ata tė cilėt e shpėrbėnė fenė e tyre (tė cilėt e lanė Islamin e vėrtetė) dhe u bėnė degėzime mė vete (duke sjellė bidate - risi e rishikime tė fesė sė pastėr e tė vėrtetė duke e pėrzier me gjėra jofetare si dhe duke ndjekur dėshirat e tyre boshe), secila degė duke u kėnaqur me tė vetėn.’’
1


Ē’ėshtė akideja?


Akide gjuhėsisht do tė thotė lidhje, shtrėngim i fortė. Nė terminologjinė fetare ėshtė ēėshtje tė cilėn duhet ta besojė zemra, tė rehatohet shpirti, derisa tė bėhet bindje e plotė, qė nuk ka pikė dyshimi nė tė. Akideja ėshtė gjykim qė nuk pranon dyshim tek ai qė beson, zaten edhe qėllimi i misionit tė Pejgamberėve ishte njėsimi i Allahut nė besim.
“O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk ka Ilah (tė adhuruar) tjetėr pos Atij.’’

Akideja nė Islam nuk ėshtė vetėm njė tė menduar e thjeshtė, njė shprehje vullnetare ose njė ēėshtje qė duhet tė llogaritet si njė fusnotė e parėndėsishme. Ajo ėshtė ēėshtje e lindur tek njerėzit, nevojė e vetes dhe e shpirtit. Nėse humb besimi, krijohet nė shpirt njė zbrazėti qė nuk mbushet si dhe njė rrėnim dhe shkapėrderdhje e ndėrgjegjes.


Nga duhet ta marrim akiden?


A duhet tė merret besimi i drejtė nga librat filozofikė, romanet ėndėrrorė, gazetat ditore, mediumet ēoroditėse?!
Jo!
Besimi ynė merret nga libri i Allahut, i Krijuesit tė Lartėsuar: “...ai ėshtė i zbritur nga (Allahu) mė i Urti, mė i Denji dhe Zotėruesi i tė gjitha lavdėrimeve.’’
2
Besimi merret nga Suneti i Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet.’’
3
Kurani dhe Suneti janė dy fondamente bazė, te tė cilat muslimanėt duhet tė kapen fort.


Si ta kuptojmė akiden?

Ne duhet ta kuptojmė akiden nga Kurani dhe Suneti patjetėr ashtu siē e ka kuptuar dhe jetėsuar gjenerata e artė e Islamit, ‘’selefu salih’’, e cila ndėrroi rrjedhat e historisė sė njerėzimit.
Tė nderuar, a i njihni kėta burra kush janė?
Kėta janė sahabėt dhe tabiinėt dhe pasuesit e tyre nė shekujt e artė prej prijėsve, dijetarėve pasues tė Sunetit, qė i janė larguar bidateve (risive nė fe), pėr udhėheqjen e tė cilėve umeti islam ka rėnė dakord. Tė gjithė kėta janė tė parėt tanė tė nderuar (selefus salih).
Siē e kanė kuptuar ata akiden, ashtu duhet ta kuptojmė edhe ne. Pėr sahabėt Allahu tha: ‘’Me ata tė cilėt tė parėt pėrqafuan Islamin nga muhaxhirunėt (besimtarėt qė u shpėrngulėn nga Meka nė Medinė) dhe ansarėt (besimtarėt e Medinės qė i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata qė i ndoqėn besnikėrisht ata (nė besim), me kėta Allahu ėshtė mjaft i kėnaqur dhe ata janė mė se tė kėnaqur me Tė. Ai ka pėrgatitur pėr ta kopshte tė begatė nėn tė cilėt rrjedhin lumenj pėr tė banuar atje pėrgjithmonė. Ky ėshtė ngadhėnjimi madhėshtor.’’
4
Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Mė tė mirėt njerėz janė ata tė shekullit tim, pastaj ata qė i pasojnė tė parėt, pastaj ata qė i pasojnė ata."
5

Tė nderuar besimtarė!
Kuptuam dhe mėsuam se besimi i drejtė islam ėshtė nė librin e Allahut dhe ai duhet kuptuar ashtu si e kuptuan selefi, se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė kthehet krenaria dhe dinjiteti. Atėherė:


Pse akiden duhet ta mėsojmė sė pari?

Dėshiroj t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje duke kujtuar sė bashku disa vlera.
Sė pari besimin duhet ta mėsojmė sepse akideja ėshtė bazė dhe themel i fesė.
Po tė thotė dikush se unė kam mundėsi ta ndėrtoj katin e dytė para tė parit, themi se kjo nuk ėshtė logjike dhe njė i menēur nuk mund ta thotė kėtė.
Duhet tė mėsohet sė pari akideja sepse baza duhet tė jetė e shėndoshė dhe e fortė, kėshtu qė nė ēdo rrethanė nuk lėkundet asnjėherė. Atėherė kur baza ėshtė statike, mund tė ngrihen muret lart dhe t’i qėndrojė kulmi. Allahu i Lartėsuar thotė: ‘’A nuk e sheh se si Allahu sjell shembull (e krahasim)? Njė fjalė tė mirė si njė pemė tė mirė, rrėnja e sė cilės ėshtė e ngulur fort dhe degėt e saj ngrihen (lart) nė qiell. Duke dhėnė frytet e saj nė ēdo kohė me lejen dhe vullnetin e Zotit tė saj. Kėshtu Allahu i sjell shembujt krahasues pėr njerėzit, me qėllim qė ata tė mund tė pėrkujtojnė.’’
6
Pemė e mirė me rrėnjė tė forta dhe me degė lart nė qiell, qė nė ēdo kohė frytet e saj janė tė pranishme sepse baza ėshtė e fortė. Por nėse baza ėshtė e dobėt, shpejt pėrfundon ēdo gjė, sepse kėshtu Allahu i Lartėsuar e ka bėrė qė tė mos ketė qėndrueshmėri:
“Dhe shembulli krahasues pėr njė fjalė tė ligė ėshtė si ai i pemės sė keqe e shkulur nga sipėrfaqja e tokės duke mos pasur aspak qėndrueshmėri.’’
7

Tė nderuar besimtarė!

Pejgamberėt ftonin nė “La ilahe il-lAllah”

Nuk ka pasur tė Dėrguar tė Allahut qė nuk ka ftuar sė pari nė besim duke ngritur bazėn e akides tek njerėzit. Tė gjithė kanė ftuar nė besimin e drejtė. Tė gjithė ftonin njerėzit nė adhurimin e Allahut tė Vetmit, i Cili ėshtė Njė. Tė kujtojmė fjalėt e Allahut:
‘’Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi dėrguar te ēdo umet (bashkėsi njerėzish, popull, komb) tė Dėrguar (duke shpallur): “Adhuroni vetėm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg tagutit (shejtanėve ose ēdo gjėje tjetėr qė adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve tė cilėt Allahu i drejtoi, pati edhe tė tjerė tė cilėt e merituan dhe iu bė e pashmangshme rruga e gabuar. Udhėtoni pra nėpėr tokė dhe shikoni se si ishte fundi i atyre tė cilėt pėrgėnjeshtruan (tė vėrtetėn).’’
8
Tė kujtojmė Nuhun alejhi selam, i cili i tha popullit tė vet: ‘’O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni Ilah (tė adhuruar, Perėndi) tjetėr veē Atij. La ilahe il-lAllah (askush nuk ka tė drejtė, nuk meriton dhe nuk duhet tė adhurohet pėrveē Allahut).’’
9
Tė kujtojmė Hudin alejhi selam, kur i tha popullit tė vet: ‘’O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk ka Ilah (tė adhuruar) tjetėr pos Atij.’’
10
Tė kujtojmė Salihun alejhi selam, kur i tha popullit tė vet: ‘’O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni Ilah (tė adhuruar) tjetėr veē Atij. Ai ju solli juve nga toka dhe ju vendosi nė tė, kėshtu pra, kėrkoni faljen e Tij dhe kthejuni Atij me pendim. Me tė vėrtetė Zoti im ėshtė kurdoherė i afėrt (pranė robit tė Tij me kujdesin dhe dijen e Tij), i Pėrgjigjshėm (qė i pėrgjigjet thirrjes sė robit).’’
11
Tė kujtojmė tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ku gjatė qėndrimit trembėdhjetėvjeēar nė Mekė ngriti bazėn e besimit tė drejtė dhe i forcoi nė zemrat e njerėzve, duke i ftuar nė ‘’La ilahe il-lallah’’, saqė idhujtarėt thanė: "A i ka bėrė ai (tė gjithė) zotat nė Njė Zot?! Vėrtet qė kjo ėshtė njė gjė e ēuditshme!’’
12

Tė nderuar besimtarė!
Akideja ėshtė nevojė e patjetėrsueshme pėr njeriun, bile nevoja pėr tė ėshtė edhe mė e madhe se pėr ujė dhe bukė. Njeriu nuk mund tė jetojė pa kėto dy tė fundit! Po edhe pa besim tė drejtė nuk mund tė ketė identitet; ai pa besim ėshtė i humbur, i tretur, nuk e di qėllimin e krijimit dhe statusin e vet nė kėtė botė.
Tė parėt tanė tė nderuar kishin akide tė mbėshtetur nė baza tė forta nė besim, nė punė dhe nė moral. Kėto baza mbėshteten nė librin e Allahut tė Lartmadhėruar dhe nė ēdo gjė qė gjendet nė Sunetin e Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, duke i kuptuar kėto ashtu siē i kanė kuptuar tė parėt e kėtij umeti prej sahabėve, tabiinėve dhe ata qė i ndoqėn me besnikėri.
Allahu im! Tė lutem me emrat e Tu tė bukur dhe cilėsitė e Tua tė larta, forcoje besimin tonė nė zemrat tona!


Vazhdon
Ulvi Fejzullahu
18.1.2008
 


1  Rum, 31-32.
2
  Fusilet, 42.
3
  Nexhm, 3-4.
4
  Teube, 100.
5
  Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
6
  Ibrahim, 24-25.
7
  Ibrahim, 26.
8
  Nahėl, 36.
9  Araf, 59.
10 Hud, 50.
11
  Hud, 61.
12
  Sad, 5.

                                              www.klubikulturor.com