Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Porosi me rastin e fillimit vitit shkollor

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e tė gjitha botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.
Pa dyshim se dituria ėshtė njėra ndėr objektivat dhe nevojat kryesore pėr ngritjen dhe pėrparimin e individit dhe tė shoqėrisė. Nevoja pėr dituri dhe njohuri asnjėherė nuk shuhet; ashtu si ndihet nevoja pėr ushqim, ashtu ėshtė edhe dituria ushqim i mendjes dhe i shpirtit. Zaten, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, qė kur i zbritėn fjalėt e para “LEXO” e deri nė fund tė vdekjes, i qėndroi besnik mėsimit dhe ia mėsoi umetit besimin e pastėr nė Allahun e Lartėsuar.
Mbi vlerėn dhe rėndėsinė e diturisė kemi argumente tė shumta nga Libri i Allahut, Kurani dhe tradita profetike, Suneti. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Thuaj: “A janė ata qė dinė, njėsoj me ata qė nuk dinė?!” (Zumer, 9)
Jo, pėr Allahun! Nuk janė tė barabartė. Ai i cili e beson Allahun e Lartėsuar me dituri e me udhėzim nuk ėshtė i barabartė me atė i cili e beson Allahun me injorancė, epsh, bidate, etj.. Allahu i Lartėsuar i ngriti dhe i veēoi kėrkuesit e diturisė nė shkalla mė tė larta, sepse janė ata qė kanė mė sė tepėrmi frikė dhe respekt, besim dhe besnikėri ndaj Allahut. Nė vazhdim le tė lexojmė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:
“Vėrtet, ata qė i frikėsohen mė shumė Allahut nga robėrit e Tij janė dijetarėt.” (Fatir, 28)
“Allahu t’i lartėsojė ata qė besojnė dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dija nė grada tė larta.” (Muxhadele, 11)
“Dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dija, shohin se ajo qė tė shpallet ty (o Muhamed) nga Zoti yt ėshtė e vėrteta dhe qė udhėzon drejt Rrugės sė tė Gjithėmėshirshmit, Zotėruesit tė tė gjitha lavdėrimeve.” (Sebeė, 6)
Pas kėtyre fjalėve tė Allahut, le tė lexojmė edhe disa fjalė nga Suneti i tė Dėrguarit tė Allahut mbi vlerėn dhe rėndėsinė e diturisė. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Kush niset pėr nė rrugė duke kėrkuar dije, Allahu do t'ia lehtėsojė rrugėn pėr nė xhenet. Vėrtet edhe melaqet ia shtrijnė krahėt kėrkuesit tė diturisė nga kėnaqėsia me veprėn e tij. Pėr dijetarin falje kėrkon ēdo gjė nė qiej dhe nė tokė, edhe peshqit nė ujė. Vėrtet dijetarėt janė trashėgimtarė tė Pejgamberėve. Pejgamberėt nuk kanė lėnė trashėgimi dinarė e as dėrhemė, por kanė lėnė pėr trashėgimi dijen.” (Transmeton Ebu Davudi)
“Kujt i dėshiron Allahu mirė, ia mundėson qė ta kuptojė fenė.” (Transmeton Buhariu)

Tė nderuar besimtarė!
Jemi nė fillim tė vitit shkollor. Tė hėnėn fėmijėt e popullit tonė do tė drejtohen drejt shkollave pėr t’u ulur nė bankat shkollore. I lutemi Allahut Fuqiplotė ta bėjė kėtė vit, vit tė suksesit, tė mirėsive, tė lumturisė dhe tė bereqetit pėr fėmijėt tanė dhe vit tė krenarisė dhe tė fitores sė Islamit dhe tė muslimanėve!
Ky vit shkollor do t’i ndriēojė fėmijėt e popullit tonė me dituri dhe njohuri. Me dėshirė dhe me kėnaqėsi, prindėrit i drejtojnė fėmijėt e tyre drejt shkollave me shpresėn dhe dėshirėn se do tė zbukurohen me mėsim, besim dhe moral. Kėshtu, me kėto tri vlera, do tė lėvizė rrota e pėrparimit dhe e ngritjes nė shoqėrinė tonė dhe do tė pėrcaktohet ardhmėria e Islamit dhe e muslimanėve nėpėrmjet gjeneratave tė edukuara nė frymėn e besimit dhe tė moralit tė pastėr islam.
Ėshtė mė rėndėsi tė kujtojmė sė bashku se shpirti i veprimit edukativo-mėsimor, ose motori bazė nga i cili aktivizohen, janė njė grup i dalluar dhe i veēuar, i respektuar dhe i nderuar, i dashur dhe i pranuar qė ka njė pozitė tė lartė nė fe dhe nė shoqėri, pra mėsuesit, arsimtarėt dhe profesorėt e fėmijėve tė popullit tonė. Prindėrit me mjaft besim ua kanė besuar mėsimdhėnėsve fėmijėt e tyre, mė tė dashurit e tyre, qė ata t’i edukojnė dhe t’i aftėsojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Mėsimdhėnėsit janė yje qė ndriēojnė hapėsirėn qiellore tė shkencės dhe tė njohurive tė dobishme. Ata janė llambė ndriēuese qė shndrit rrugėt e errėta. Ata janė misionarė ashtu siē ishin tė Dėrguarit e Allahut, qė u mėsonin popujve besimin e drejtė,

Tė nderuar mėsimdhėnės!
Kėshilloj veten sė pari dhe po ashtu edhe ju, qė tė mos harroni se mėsimdhėnia ėshtė njė detyrė e shenjtė, amanet me pėrgjegjėsi. Nuk duhet lejuar qė kjo pėrgjegjėsi tė keqpėrdoret, tė asgjėsohet. Nėse ky amanet nuk kryhet me nder, atėherė ėshtė treguar tradhti dhe shpėrdorim i amanetit. Kėta fėmijė janė amanet nė supet tuaja. Allahu i Lartėsuar thotė:
“O ju qė keni besuar! Mos e tradhtoni Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, as mos e tradhtoni me dashje amanetin (mos shpėrdoroni atė qė ju ėshtė besuar dhe gjithė detyrimet qė ju ka caktuar Allahu) (Enfal, 27)
Duhet tė kujtojmė sė bashku se dituria, edukata dhe morali janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn, ato nuk ndahen asnjėherė. Duhet pasur nė konsideratė se duke ofruar njohuri, ofrohet edukata dhe mirėsjellja. Atyre duhet t’u mėsohet morali i shėndoshė, morali i pastėr hyjnor, qė buron nga feja e pastėr. Tė edukohen gjeneratat nė mesataren qė porosit Islami, jo ne shfrenim tė pakontrolluar e as nė ekstremizėm. Fėmijėt tė mėsohen qė tė kultivojnė moralin, edukatėn, tolerancėn, mirėkuptimin, ēdo gjė qė ėshtė nė interesin e fėmijėve tanė dhe tė popullit tonė. Fėmijėve t’u mėsohet se ēka ėshtė e keqja, imoraliteti, paturpėsia, injoranca, etj., me qėllim qė tė ruhen dhe tė mbrohen nga rrymat dhe drejtimet qė e luftojnė dijen e dobishme, fenė dhe moralin.

Tė nderuar prindėr!
Kini frikė Allahun e Lartėsuar dhe bėhuni tė pėrgjegjshėm me fėmijėt tuaj nė edukimin e tyre, mbillni tė mirėn nė shpirtrat e tyre. Ēdo herė pėrpiquni qė t’ua ngrini moralin pėr mėsim. Mėsojini fėmijėt tuaj qė t’i respektojnė mėsuesit, arsimtarėt dhe profesorėt. Mėsojini fėmijė tuaj qė mėsimin ta bėjnė pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar; leximi, mėsimi, studimi tė jetė vetėm nė emėr tė Allahut.
Nderojini dhe respektojini mėsuesit e fėmijėve tuaj, vizitojini nėpėr shkolla dhe merrni nė konsideratė mundin qė bėjnė.

Tė nderuar besimtarė!
Dituria ėshtė urdhėr dhe obligim qė i paraprin besimit nė Allahun e Lartėsuar. Ai thotė: “Dije, pra, se pa dyshim La ilahe il-lallah (Nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar pos Allahut), dhe kėrko falje pėr gjynahun tėnd dhe pėr besimtarėt e besimtaret.” (Muhamed, 19)

Dituria i paraprin fjalės dhe veprės.
Dituria sjell bereqetin e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr.
Dituria ėshtė obligim i tė gjithėve dhe kėrkohet nga tė gjithė.
Dituria kėrkon pėrpjekje, angazhim dhe sakrificė.
Dituria ėshtė e lehtė pėr atė qė ėshtė serioz dhe i vendosur.
Dituria tė rendit nė radhėt e dėshmitarėve tė Allahut tė Lartėsuar.
Dituria tė bėn tė nderohesh para krijesave tė Allahut.

Tė nderuar besimtarė!
Dituria, shkenca nuk lind me njeriun, por pėrfitohet nė forma dhe mėnyra tė ndryshme. Atėherė, tė gjithė tė mobilizohen dhe tė krijojnė kushte dhe mundėsi qė fėmijėt tanė tė fitojnė dije. Vetėm me dituri muslimanėt mund tė realizojnė qėllimet e veta.
Allahu im! Tė lutemi tė na pajisėsh me dituri tė dobishme.
Allahu im! Ruaji tė rinjtė dhe tė rejat tona nga devijimi, imoraliteti e injoranca!
Allahu im! Bėje kėtė vit shkollor, vit tė bereqetit dhe tė tė mirave!
 

Ulvi Fejzullahu
31.8.2007

                                              www.klubikulturor.com