Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sė pari besimi (Pjesa 2)

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!

Allahu pranon vetėm veprėn e mirė

   Nė xhumanė e kaluar filluam temėn “Sė pari besimi”. Pyetja vetvetiu vjen: Pse sė pari besimi? Pėrgjigjja ishte: Sė pari besimi pėr arsye se ėshtė themeli i fesė dhe se fjalėt dhe veprat nuk janė tė pranuara nga Allahu nėse besimi nuk ėshtė i drejtė.
   Allahu i Lartėsuar pėr ithtarėt e besimit tė drejtė thotė: “
Ata janė prej atyre tė cilėve Ne do t’ua pranojmė mė tė mirėn e punėve tė tyre dhe nuk do t’i vėmė re tė kėqijat e tyre. (Ata do tė jenė) nga banorėt e xhenetit - njė premtim i vėrtetė qė u ėshtė premtuar.”1
  
Ndėrsa pėr ithtarėt e besimeve tė kota thotė: “Dhe Ne do t’i kthehemi ēfarėdo lloj pune qė bėnė ata (mosbesimtarėt) dhe do t’i bėjmė veprat e tilla si grimca pluhuri qė fluturojnė nė erė.”2

   Sė pari duhet ta mėsojmė besimin pėr arsye tė domosdoshmėrisė; ajri dhe uji janė tė domosdoshėm dhe pa kėto tė dyja nuk mund tė jetojmė dhe po kėshtu e njėjtė ėshtė ēėshtja edhe me besimin e drejtė. Po tė jetojė njeriu me besim tė kotė e tė prishur, pėrjeton vuajtje, humbje e mė pas shėtit prej njė fallxhori nė tjetrin, nga njė magjistar nė tjetrin dhe i humbur nė gėrmadhat e errėsirės sė kotė ballafaqohet me vdekjen.

Tė nderuar muslimanė!
  
   Pėrgjigjen e pyetjes pse sė pari besimi do ta plotėsojmė edhe nė kėtė hytbe. Dhe nė vazhdim do tė ndajmė ligjėratėn tonė nė kėto pika:

1. Akideja bazė pėr pranimin e veprės
2. Besimi i drejtė tė forcon gjatė sprovave

3. Kush mund ta kalojė provimin nė kėtė botė?

   E lusim Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė Larta qė t’i pastrojė qėllimet tona dhe tė na ndihmojė nė pėrkujtimin e Tij!


Akideja bazė pėr pranimin e veprės


   Duhet tė mėsohet akideja, tė ngrihet baza, sepse veprat dhe fjalėt nuk pranohen nga Allahu i Lartėsuar pa akide, pa besim tė drejtė. Kur vepra dhe fjala buron prej muslimanit qė ka besimin e drejtė, pranohet nga Allahu dhe nė Ditėn e Gjykimit, Ai e shpėrblen. Allahu i Lartėsuar thotė: “Kushdo qė punon tė drejtėn e tė mirėn, burrė a grua qoftė, duke qenė besimtar i vėrtetė, sigurisht qė Ne do t’i dhurojmė atij jetė tė mirė (nė kėtė botė duke qenė i respektuar e i kėnaqur dhe furnizim e jetesė sipas ligjit tė Allahut) dhe (nė botėn tjetėr) Ne do t’ua paguajmė padyshim atyre shpėrblimin sipas veprave tė tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.”3

“Dhe kushdo qė bėn vepra tė drejta e punė tė mira, mashkull apo femėr qoftė dhe ėshtė besimtar i vėrtetė nė nj
ėsimin e Allahut (musliman), njė i tillė do tė hyjė nė xhenet dhe atyre nuk do t’u bėhet as padrejtėsia mė e vogėl qoftė edhe sa nakira (lėvozhgė e bėrthamės sė hurmės).”4
   Por tė kemi kujdes, pasi nėse njeriu nuk e ka besimin e drejtė, veprimet nuk pranohen, janė tė refuzuara dhe nė Ditėn e Gjykimit nuk shpėrblehet dot. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Dhe Ne do t’i kthehemi ēfarėdo lloj pune qė bėnė ata (mosbesimtarėt) dhe do t’i bėjmė veprat e tilla si grimca pluhuri qė fluturojnė nė erė.”5

“Dhe sigurisht qė tashmė tė ėshtė shpallur ty
(Muhamed) si dhe atyre (tė Dėrguarve) para teje: “Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė adhurim me Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit.
”6

Tė nderuar besimtarė!

Besimi i drejtė tė forcon gjatė sprovave


   Akideja, besimi i drejtė nė Allahun e Lartėsuar edukon dhe ngre gjenerata. Burrat tė cilėt u edukuan nė besimin e drejtė ishin tė fortė dhe tė paluhatur gjatė sprovave. Njeriu nė kėtė botė i nėnshtrohet testit dhe provimit, se ai pėr kėtė ėshtė krijuar. Fjalėt e Allahut tė Lartėsuar janė: “Vėrtet qė Ne e krijuam njeriun nga nutfah (pika) lėngu i bashkuar (tė derdhura nga burri dhe nga gruaja), me qėllim qė ta provojmė atė, kėshtu qė Ne e bėmė atė dėgjues (dhe), shikues.”
7
   Sprovat janė pjesė tė ligjeve tė Allahut pėr robėrit e Tij; njeriu sprovohet me tė kėqija dhe me tė mira, me pasuri dhe varfėri, me shėndet dhe sėmundje dhe kjo do tė thotė se sprovat janė tė njėpasnjėshme. Tė kujtojmė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Ne i provuam ata edhe me tė mirėn edhe me tė keqen, me qėllim qė ata tė mund tė ktheheshin (nė bindje ndaj Allahut)
8

“
Sa pėr njeriun, tė cilin Zoti i tij e provon duke i dhėnė atij nderime e mirėsi, atėherė ai thotė (i krekosur): “Zoti im mė ka nderuar mua. Por kur Ai e provon atė me shtrėngim tė tė mirave tė jetesės, ai thotė: “Zoti im mė ka poshtėruar mua! Jo, nuk ėshtė ashtu!
”9

“
A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė thonė: “Ne besojmė” - dhe nuk do tė sprovohen? Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre. Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se t’i vėrė ata nė provė).
”10

O rob i Allahut!


Kush mund ta kalojė provimin nė kėtė botė?


   Pa dyshim qė vetėm ai i cili ka besimin e drejtė do tė ketė sukses nė provimin e kėsaj bote. Kur muslimani me besim tė drejtė sprovohet me tė mira, ai ėshtė falėnderues dhe mirėnjohės se tė gjitha kėto janė prej Allahut tė Lartėsuar. “Dhe gjithēka nga mirėsitė dhe begatitė qė keni, janė nga Allahu.
”11
   I Dėrguari i Allahut, Muhamedi
salallahu alejhi ue selem e edukoi umetin dhe sahabėt nė besim tė drejtė sepse ata vetėm kėshtu ishin tė paluhatur. Gjatė sprovės besimtari i kthehet Allahut duke u shprehur me fjalėt ngrohėse: “Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi”. Kjo fjalė buron nga besimi i drejtė dhe i ngulitur nė zemėr, pasi ai ka bindjen e plotė nė kthimin tek Allahu.
   “...qė Ai tė shpėrblejė ata qė kanė bėrė tė keqen me atė qė ata kanė bėrė dhe qė Ai t’i shpėrblejė ata qė bėjnė mirė me mė tė mirėn
12
   “Dhe sigurisht qė Ne do t’ju provojmė ju me gjėra tė tilla si frikė, uri, humbje tė pasurisė, tė jetės, tė frutave, por pėrgėzimet janė pėr tė duruarit, tė cilėt thonė kur u bie fatkeqėsi: “Vėrtet tė Allahut jemi dhe padyshim qė tek Ai do tė kthehemi.  Ata janė mbi tė cilėt derdhen salavatet (bekimet, faljet) nga Zoti i tyre dhe kėta janė ata mbi tė cilėt derdhet Mėshira e Tij, (dhe) mu kėta janė tė drejtuarit.
”13
   Durimtarėt besimdrejtė janė po kėta tė cilėt shprehen: “Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi”. Po ashtu kemi shembuj tė shumtė qė praktikisht dėshmohet se muslimani me besim tė drejtė ėshtė i paluhatur nė momente tė vėshtira dhe kritike. Sa pėr ilustrim, po veēojmė rastin kur umeti islam u sprovua me njė sprovė shumė tė madhe, pra me vdekjen e Muhamedit
salallahu alejhi ue selem. Sahabėt ishin tė shokuar, tė tronditur, por shikoni besimin e tyre tė paluhatur nė momentet e sprovave. Ata ēfarė bėnė?!
   Sahabėt ishin burra qė e donin Muhamedin
salallahu alejhi ue selem dhe pa dyshim qė kjo dashuri ėshtė pjesė e patjetėrsueshme e Islamit. Kur ai ndėrroi jetė dhe shpirti i tij u ngrit tek Allahu Fuqiplotė, u shpėrnda lajmi pėr vdekjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Njė sahab thoshte se nuk ka vdekur, tjetri se ai nuk vdes, tjetri u alivanos! Kėshtu i kaploi shqetėsimi dhe mėrzia.
   Por nė kėtė gjendje kritike u ngrit njė burrė dhe tha: “’Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi”. Ky ishte Ebu Bekri, i cili qėndroi para njerėzve me njė fjalim tė shkurtėr dhe tė pashembullt dhe tha: “O ju njerėz! Kush e ka adhuruar Muhamedi, ai ka vdekur. Por kush e adhuron Allahun, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes. (Dhe lexoi fjalėt e Allahut)
   “Muhamedi nuk ėshtė tjetėr veēse i Dėrguar. Tashmė shumė tė Dėrguar kanė kaluar para tij. Nė qoftė se ai vdes ose vritet, atėherė a do tė ktheheshit menjėherė prapa (si mosbesimtarė)? Dhe ai qė kthehet pėrsėri prapa, as dėmin mė tė vogėl nuk i shkakton Allahut. Dhe Allahu do t’i shpėrblejė falėnderuesit.
”14

Tė nderuar muslimanė!

  
Gjatė kėtyre dy hytbeve u munduam tė prezantojmė para jush vetėm disa arsye se pse para sė gjithash besimi. Mėsuam se besimi ėshtė bazė pėr pranimin e veprės, tė forcon gjatė sprovave dhe tė gjithė tė Dėrguarit e Allahut ftonin nė La ilahe il-lallah. Mos tė harrojė njeriu se qėllimi i jetės sė tij nė kėtė botė ėshtė qė ta sistemojė jetėn nė konturet e La ilahe il-lallah.

Allahu im! Forcoji muslimanėt nė besimin e drejtė!

Allahu im! Na bėj tė mundur qė tė vėrtetėn ta njohim dhe ta pasojmė!
Allahu im! Na bėj tė mundur qė tė jetojmė me besim t
ė drejtė nė La ilahe il-lallah!
 


Ulvi Fejzullahu
25.1.2008


1 Ahkaf, 16.
2 Furkan, 23.
3  Nahėl, 124.
4  Nisaė, 124.
5  Furkan, 23.
6 Zumer, 65.
7 Insan, 2.
8 Araf, 168.
9 Fexhėr, 15-17.
10 Ankebut, 2-3.
1
1
Nahėl, 53.
12 Nexhm, 31.
13 Bekare, 155-157.
14 Ali Imran, 144.

                                              www.klubikulturor.com