Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Hija e preferuar

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e tė gjitha botėve. Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. 

أَلَمْ تَرَ إِلَى رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ الظِّلَّ وَلَوْ شَاء لَجَعَلَهُ سَاكِناً ثُمَّ جَعَلْنَا الشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلاً . ثُمَّ قَبَضْنَاهُ إِلَيْنَا قَبْضاً يَسِيراً .

“A nuk e ke parė ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen?! Sikur tė kishte dashur, do ta bėnte tė pandryshueshme. Pastaj Ne e kemi bėrė Diellin udhėzues tė saj, pastaj e tėrheqim atė (hijen) dalėngadalė pranė Vetes.”1

Kurani ēdo herė orienton zemrėn dhe mendjen pėr tė vėzhguar gjithėsinė, i ngjall ndjenjat pėr tė pranuar ēdo herė dritėn e ndriēimit hyjnor. Njeriu duke medituar ngacmohet dhe emocionohet duke pranuar mesazhe tė ndryshme nga fuqia krijuese e Allahut tė Lartėsuar.

Kur njeriu jeton nė kėtė gjithėsi me sy dhe zemėr tė hapur, me ndjenjė dhe shpirt tė zgjuar, me mendime dhe pikėpamje tė shėndosha, jeta e tij fillon tė ngrihet nė nivele mė tė larta duke u pastruar nga mbeturinat djallėzore dhe epshore. Allahu i Lartėsuar kėrkon nga njeriu qė ai tė meditojė pėr krijimin e qiejve, tė tokės, tė Hėnės, pėr ndėrrimin e natės e tė ditės, pėr ujėrat, pėr erėrat etj.. Gjithashtu tė marrė mėsim nga krijesat e Tij, tė cilat veprojnė dhe lėvizin me saktėsi. Ky precizitet i jep mesazh krijesės njeri pėr veprim dhe punė, jetė dhe gjallėri.

Nga kjo ekspozitė madhėshtore, qė janė fakte nga Krijuesi Fuqiplotė, Ai e sprovon mendjen e njeriut edhe me diēka qė ėshtė tejet e kapshme, e dukshme dhe e ndjeshme. Fjala e Allahut tė Lartėsuar “
A nuk e ke parė ti se si Zoti yt e ka zgjatur hijen” ėshtė njė ftesė e bėrė tė Dėrguarit tė Tij mė qėllim meditimi dhe vėzhgimi tė vėmendshėm.

Tė nderuar besimtarė!

Hija ėshtė hapėsira e errėt mė me pak dritė pas njė trupi, qė nuk lė tė kalojė nėpėr tė rrezet e diellit ose tė njė burimi tjetėr. Gjithashtu kur flitet pėr hijen kemi cilėsime tė ndryshme si hija e plotė, e madhe, e vogėl, e rėndė, hija e mbrėmjes, hije e turbullt etj..

Gjithashtu hija ka kuptimin e saj tė figurshėm, qė do tė thotė diēka qė i ul dhe i errėson vlerat dhe meritat e njė njeriu dhe ia vė nė dyshim sjelljen dhe qėndrimin. Ndėrsa fjala e urtė “ishte bėrė hija e vetvetes” do tė thotė pamja e njė njeriu shumė tė dobėsuar e tė tretur nga sėmundja.

Muslimanėt sot janė futur nėn hije, nuk duken, nuk shfaqen dhe nuk kanė qasje me ndikim nė zhvillimet globale. Muslimanėt gjithashtu e kanė parapėlqyer hijen, por kur u bėnė hijedashės “i mori edhe hija”. Me hijen nė fjalė kuptojmė se ata janė lėnė nė errėsirė tė pandriēuar. Allahu na ruajttė nga hija e ligė!

Umeti islam sot luftohet nė besim, moral, ekonomi, familje, nė tė gjitha sferat e jetės. Fatkeqėsisht ata prapė parapėlqejnė “hijen”! Janė disa bimė tė imta qė jetojnė vetėm nėn hije, disa tė tjera jo; nuk mund tė zhvillohen, pėrkundrazi e kėrkojnė diellin, qė i jep energji dhe zhvillim me lejen e Allahut tė  Lartėsuar. Kėshtu disa muslimanė janė hijedashės ashtu si disa bimė. Kjo hije e ligė i ka kapluar fatkeqėsisht edhe disa mė tė pėrkushtuar nė fe, edhe pse janė mė tė vetėdijesuar, por pėrsėri janė nostalgjikė ndaj hijes dhe kjo i ka lėnė peng tė moslėvizjes, mosangazhimit, mospėrpjekjes aktive dhe pozitive nė zhvillimet globale.

O besimtarė!

Ēfarė vlere ke ti si  musliman nėse je  figurė e paqartė pėr shkak tė hijes?
Islamit dhe muslimanėve nuk u nevojitet njė besimtar me pėrmasa tė tilla. Prej teje nuk kėrkohet qė tė jesh dijetar i madh, thirrės i kalibrit rajonal, ligjėrues i famshėm, por kėrkohet dhe lypet tė mos jesh “pasiv” i nėnshtruar dhe inert. Sa do qė mundėsitė e tua janė tė pakta dhe tė kufizuara, t’i duhet tė veprosh dhe tė jesh aktiv pėr t’i kontribuuar Islamit dhe muslimanėve.

Tė kujtojmė sė bashku sahabin Abdulla bin um Mektum, muezinin e Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, i cili ishte i verbėr dhe nga ai nuk kėrkohej qė tė merrte pjesė nė beteja dhe luftėra pėr tė pėrhapur Islamin. Por ai shkoi dhe mori pjesė nė betejėn e njohur Kadisije. Ishte i shtyrė nė moshė dhe i verbėr, por mendonte se edhe me kėtė gjendje mund tė kontribuonte dhe tė ishte aktiv pėr fenė islame. Ai nuk ishte hijedashės. Nė kėtė betejė ai u tha shokėve: “Unė jam me aftėsi tė kufizuara, nuk shoh dhe nuk mund tė iki nga fushėbeteja, kėshtu qė ma jepni mua qė ta mbaj flamurin.”

Ishte aktiv nė mundėsinė qė kishte dhe historia dėshmoi se ai ishte njėri ndėr dėshmorėt e kėsaj beteje. U largua nga hijesirat e kėsaj bote pėr t’i pėrjetuar hijet e dendura, freskinė e pėrhershme nė xhenetet e Allahut, qė Ai ua premtoi besimtarėve dhe vepėrmirėve.


“Sa pėr ata qė besojnė dhe punojnė vepra tė mira, Ne do t’i shpiem nė kopshte, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe ku do tė banojnė pėrgjithmonė. Ata do tė kenė bashkėshorte tė pastra dhe Ne do t’i shpiem nė hije tė dendura. ”
2

“Xheneti qė u ėshtė premtuar besimtarėve ėshtė i tillė qė nėpėr tė rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janė tė pėrhershme. Ky ėshtė fundi i besimtarėve, kurse fundi i jobesimtarėve ėshtė zjarri.”

“Sigurisht qė atė ditė banorėt e xhenetit nuk do tė mendojnė pėr gjė tjetėr, veē lumturisė sė tyre. Ata dhe gratė e tyre do tė jenė nė hije, tė mbėshtetur nė ndenjėse tė lartuara.”3

“Tė mbėshtetur nė divane, ata nuk do tė kenė as vapė dhe as tė ftohtė. Hija e pemėve tė tij (xhenetit) ėshtė afėr mbi kokat e tyre, ndėrsa frutat e tyre do t’i kenė afėr sa t’i arrijnė me dorė
4

Allahu im! Na mundėso ta pėrjetojmė hijen e pemėve tė xhenetit!

 

Ulvi Fejzullahu
4.7.2008


1 Furkan, 45-46.
2 En-Nisa,  57.
3 Jasin, 55-56.
4 Insan, 13-14.

                                              www.klubikulturor.com