Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Kėshillo e mos skandalizo

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.
Kėshillimi i muslimanėve dhe udhėzimi i tyre nė tė vėrtetėn dhe qortimi i tyre pėr tė pavėrtetėn ėshtė pjesė e fesė sonė. Kėshtu na mėson Islami nėpėrmjet librit tė Allahut dhe Sunetit profetik.

Tė kėshillosh do tė thotė t’i japėsh dikujt njė porosi duke e ndihmuar pėr t’u pėrmirėsuar qė t’i zhdukė tė metat dhe tė ndreqė gabimet, do tė thotė ta paralajmėrosh nga rreziqet, tė sillet mirė dhe tė veprojė si duhet.

Pa dyshim qė njeriu nuk ėshtė i pagabueshėm, por ka mundėsinė e hapur pėr pasaktėsi, devijim e shtrembėrim dhe e gjithė kjo mund tė ndodhė pėr shkak tė mosnjohjes sė rregullave ose nga pakujdesia. Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Ēdo bir i Ademit mund tė gabojė, por mė i miri prej tė gabueshmėve ėshtė pendimtari.”
1

E drejtė e ēdo muslimani ėshtė qė tė shohė tė metat, gabimet e vėllait tė vet musliman me qėllim kėshillimi dhe udhėzimi. Por t’i japėsh dikujt kėshillė do tė thotė t’u pėrmbahesh rregullave tė caktuara tė tėrėsisė sė normave tė sjelljes, me mjaft butėsi dhe urtėsi, duke iu shmangur pėrbuzjes, pėrēmimit, paragjykimit.
Nė momentet kur dėgjon diēka pėr vėllanė tėnd, diēka jo tė mirė, mos nxito ta besosh menjėherė. Je i detyruar ta verifikosh e ta saktėsosh derisa tė sigurohesh pėr vėrtetėsinė e asaj qė ke dėgjuar.

Shumė njerėzit janė mėsuar me fjalėt e pathemelta, me thashethemet nė gjėra tė gabuara. Shumė prej tyre kanė mė tė shpejtė paragjykimin sesa mendimin e mirė. Nuk duhet tė besohet ēdo gjė qė thuhet e dėgjohet edhe nėse pėrsėritet, derisa tė faktohet.

Allahu i Lartėsuar na urdhėroi qė tė largohemi nga paragjykimet, dyshimet, hamendjet, mendimet e gabuara e tė pambėshtetura.
“O ju qė keni besuar! Mėnjanoni shumė dyshime, se, vėrtet, disa dyshime janė gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e pėrgojoni njėri-tjetrin! Mos vallė dėshiron ndokush prej jush tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?! Sigurisht qė ju do ta urrenit kėtė! Kijeni frikė Allahun! Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė Pranues i pendimit dhe Mėshirėplotė.”
2

“Ata nuk kanė asnjė njohuri pėr kėtė, por ndjekin vetėm hamendjen, ndonėse hamendja nuk mund ta zėvendėsojė aspak tė vėrtetėn.”
3

Kur dėgjoni pėr njė vėlla besimtar ndonjė fjalė, ajo ka mundėsi tė ketė dy kuptime, atėherė etike ėshtė qė ta mbartėsh nė vetvete si njė tė mirė.

Tė nderuar besimtarė!

Kur shihni gabimin e bėrė nga njė musliman dhe nuk ka hapėsirė pėr falje dhe arsyetim, atėherė jeni tė detyruar ta kėshilloni dhe ta drejtoni, por kjo gjithsesi tė behet nė vetmi, jo nė mėnyrė publike para njerėzve. Ēdo njeri nuk pranon qė tė publikojė gabimin, e tė kenė qasje edhe tė tjerėt. Atėherė kur kėshilla jepet fshehtas, ka shpresa se mund tė pranohet, pasi ėshtė mė afėr sinqeritetit dhe mė larg dyshimeve.

Por kur tėrhiqet vėrejtja dhe jepet kėshilla publikisht, nė kė rast paraqitet dyshimi ndaj kėshilluesit pėr urrejtje, xhelozi apo epėrsi nė dituri. Atėherė kėto mundė tė jenė pengesa pėr mospranimin e kėshillave dhe nė fakt ai qė gabon nuk e pranonin porosinė. Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, me edukatėn dhe sjelljen mė tė lartė dha shembullin mė tė mirė nė pėrmirėsimin e gabimit. Ai nuk i pėrmendte emrat hapur dhe botėrisht kur individi ose grupi gabonte, por shprehej nė kėtė mėnyrė: “Si ėshtė puna e disa njerėzve qė veprojnė kėshtu apo ashtu?”


Ai qė kishte gabuar e kuptonte se kujt i drejtohej porosia. Kjo ėshtė mėnyra mė e shkėlqyer dhe mė e vlerėsuar e kėshillimit dhe edukimit. Imam Shafiu thotė: “Ai qė e porosit (e mėson) vėllanė nė vetmi, e ka kėshilluar dhe admiruar. Por kur e porosit hapur, e ka zemėruar dhe turpėruar.”

Besimtari kėshillues asnjėherė nuk ka pėr qėllim pėrgojimin dhe publikimin e tė metave. Synimi ėshtė eliminimi i gabimit, i mėkatit. Ai dėshiron pėr vėllanė e tij nė fe atė qė do edhe pėr veten. Asnjėri nuk dėshiron qė t’i duket haptas mėkati. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata qė duan tė pėrhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndėr besimtarėt, i pret njė dėnim i dhembshėm nė kėtė botė dhe nė tjetrėn; Allahu i di tė gjitha e ju nuk i dini.”
4

Ka dallim mes kėshillės sė dhėnė me tė gjitha normat etike dhe skandalit duke bėrė zhurmė tė madhe pėr gjėrat e papėlqyera qė janė nė kundėrshtim me normat morale.

Prej pamjeve tė talljes, ironisė, shpotisė, gojosjes ėshtė paraqitja publike e njė kėshilluesi i cili pretendon tė jetė i sinqertė, por nė Dijen e Allahut ėshtė ai qė nė brendėsi ka tė akumuluar urrejtjen. Ai kėshillon tė tjerėt pėr njė njeri tė caktuar duke gojosur dhe duke tėrhequr vėmendjen si njeri i dėmshėm pėr shoqėrinė, pa dyshim qė kėtė e bėn nė emėr tė parimeve dhe vlerave.

Kėta tipa njerėzish kanė pėr qėllim vetėm qėrim hesapesh tė interesave tė dynjasė. Kėshtu ai fyen dhe cenon nderin duke prekur nė sedėr. Ai qė vepron kėshtu ka sėmundje zemre, edhe nėse betohet se dėshiron vetėm tė mirėn. Allahu i Lartėsuar dėshmon se ata janė rrenacakė dhe dredhia e njerėzve tė tillė i kthehet vetvetes. Allahu i Lartėsuar thotė: “...dredhitė e shėmtuara godasin vetėm atė qė i bėn (i kurdisė).”
5

Tė nderuar muslimanė!

Kini frikė Allahun e Lartėsuar dhe gjithashtu kini parasysh se disa kėshillėdhėnės dhe kritikė nėpėr tubime, forume, takime, libra e gazeta bien nė gabime tė ndryshme. Kėshtu qė kėshilla po skandalizohet, pėrkujtimi po bėhet me nam, por kėtė nuk e do Islami.

Besimtari duhet tė jetė mburojė pėr besimtarin duke mos cenuar sedrėn e tij. Ēdo herė fjalėt dhe veprat e tij duhet tė arsyetohen sipas mundėsive. Pa dyshim qė besimtari gabon dhe rrėshqet, por ai vazhdimisht duhet tė jetė i kujdesshėm nė pendimin dhe kthimin e tij.

Kėshilloj sė pari veten dhe lus Allahun tė mė falė pėr gabimet e mia dhe qė tė mė falin edhe ata muslimanė qė janė ndier tė zemėruar dhe tė turpėruar nga lajthitjet e mia, tė cilat kanė qenė rezultat i mosdijes apo nxitimit. Allahu mė mėshiroftė me Mėshirėn e Tij tė pakufishme. Po ashtu, ju kėshilloj edhe ju besimtarė tė pėrkushtuar qė tė bėni tė njėjtėn gjė qė bėri shkruesi i kėtyre rreshtave. E pėrmbyll hytben me lutjen:
Allahu im! Mė fal mua, prindėrit e mi dhe tė gjithė besimtarėt.
Allahu im! Pastroji zemrat tona nga urrejtja, xhelozia dhe smira. Bėji zemrat tona tė shėndosha dhe gjuhėt e sinqerta. Na furnizo me dije tė dobishme dhe prano veprat tona!

 

 Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
3.5.200
9

 


1 Transmeton Termidhiu.

2 Huxhurat, 12.

3 Nexhm, 28.

4 Nur, 19.

5 Fatir, 43.

 
                                              www.klubikulturor.com