Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Nė fillim tė hixhretit

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!
Ditėt po shkojnė, vitet po ecin, jeta po pakėsohet, vdekja po afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjė vetėm se tė ndalet dhe tė mendojė pėr aktivitetin e kaluar. Ai duhet tė ndalet dhe tė mendojė pėr veprimet.
Vallė, a mė shumė ka kontribuar pėr tė mirėn apo pėr tė keqen?!
Cilat janė arritjet e tij gjatė vitit qė lamė prapa?
Libri i tij ēfarė shėnimesh pėrmban?
I menēur ėshtė ai qė bėn llogari para se t’i nėnshtrohet llogarisė sė Allahut tė Lartėsuar.

Tė nderuar muslimanė!
Pėrfundoi viti hėnor 1428 dhe filloi viti i ri islam sipas hixhretit, viti 1429.
Muajt e kėtij viti janė hėnorė e tė pėrmendur nė Kuran:
“Tek Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas Hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė…’’
1

Viti i ri islam fillon me njė ngjarje tė rėndėsishme historike, qė ėshtė hixhreti, emigrimi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem prej Mekės pėr nė Medinė. Kjo ngjarje historike ndėrroi rrjedhat e historisė sė njerėzimit nė pėrgjithėsi.
Ngjarjet madhore nė jetėn e popujve, kombeve, grupeve dhe individėve kanė vend dhe hapėsirė pėr tė marrė mėsime dhe pėrvoja.
Hixhreti profetik i Muhamedit salallahu alejhi ue selem hapi rrugėn e fitores dhe epėrsinė e sė vėrtetės islame.

Tė nderuar muslimanė!
Muhamedi salallahu alejhi ue selem qėndroi nė Mekė dhe ftoi nė teuhid (njėsimin e Allahut) trembėdhjetė vite rresht, natėn dhe ditėn, por vetėm njė pjesė iu pėrgjigjėn thirrjes. Ai pati vėshtirėsi nė thirrjen dhe komunikimin e Islamit pėr shkak tė trysnive tė idhujtarėve. Ai pėrjetoi vuajtje prej mė tė ndryshmeve, sė bashku me muslimanėt.
Njė ditė, Muhamedi salallahu alejhi ue selem doli nga Meka dhe u nis pėr nė Taif, i ftoi banorėt e saj, por ata iu pėrgjigjėn me gjuajtje gurėsh dhe pėrgjakje tė kėmbėve tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
Ai u kthye prapė nė Mekė, i lodhur dhe i mėrzitur e i preokupuar, po nė kėtė gjendje erdhi urdhri i Allahut pėr hixhret, emigrim. Sė bashku me Ebu Bekrin u larguan nga Meka nė drejtim tė Medinės. I Dėrguari i Allahut me rastin e largimit nga vendi mė i dashur, Meka, u shpreh duke thėnė:
“Pasha Allahun, ti je njėra ndėr vendet mė tė mira dhe mė tė dashura tek Allahu. Po mos tė mė largonin, nuk do tė kisha ikur.”2

Pa dyshim qė edhe gjatė shpėrnguljes pati vėshtirėsi, por Allahu i Lartėsuar deshi qė Fjala e Tij tė jetė mė e larta.
“Nė qoftė se ju nuk e ndihmoni atė (Muhamedin alejhi selam), (ėshtė njėlloj) pasi ėshtė Allahu qė vėrtet e ndihmoi atė, kur e dėbuan mohuesit vet tė dytin dhe kur ata (Muhamedi dhe Ebu Bekri) tė dy ishin nė shpellė dhe ai (Muhamedi alejhi selam) i tha shokut tė tij (Ebu Bekrit): “Mos u mėrzit. Sigurisht qė Allahu ėshtė me ne.” Pastaj Allahu dėrgoi Sekinah (paqen dhe qetėsinė) e Tij mbi tė dhe i dha forcė atij (me melekė)
tė cilėt ju nuk i patė, dhe e bėri fjalėn e mosbesimtarėve mė tė poshtėruarėn, ndėrsa ishte Fjala e Allahut qė ėshtė mė e lartėsuara dhe Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm, mė i Urti Gjithėgjykues.’’3

Muhamedi salallahu alejhi ue selem u largu nga Meka vetėm pėr ta ngritur fjalėn e vėrtetė nė njė hapėsirė me tė favorshme dhe mė me klimė veprimi. Ai e bėri hixhretin qė t’i largonte pengesat e komunikimit tė mesazhit. Pėrsėri njerėzit kanė lirinė e zgjedhjes dhe tė vendosjes.
“Dhe thuaj: “E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj.” Atėherė, kushdo qė dėshiron, le tė besojė dhe ai qė nuk dėshiron, le tė mos besojė. Sigurisht qė Ne kemi pėrgatitur pėr dhalimunėt (zullumqarėt, keqbėrėsit, mosbesimtarėt) njė Zjarr, muret e tė cilit do t’i mbėshtjellin ata (mosbesimtarėt e Njėsisė sė Allahut) dhe nėse kėrkojnė ndihmė (lehtėsim, ujė)
, atyre do t’u jepet ujė si vaji qė vlon, i cili do t’ua pėrvėlojė fytyrat. Pije e tmerrshme pėr t’u pirė dhe vend i poshtėr pėr tė banuar!”4

Tė nderuar muslimanė!
Hixhreti ka vlerė dhe rėndėsi tė madhe dhe pėr kėtė flasin edhe faktet nga fjalėt e Allahut tė Lartėsuar. Nė vazhdim po kujtojmė disa prej tyre:

“Ata tė cilėt besuan, ata qė u shpėrngulėn dhe luftuan nė rrugėn e Allahut, ata meritojnė tė shpresojnė nė mėshirėn e Tij. Allahu fal shumė dhe ėshtė mėshirues.”
5

“Ata tė cilėt besuan, migruan dhe luftuan me pasurinė dhe veten e tyre nė rrugėn e Allahut, ata kanė pozitė mė tė lartė tek Allahu dhe vetėm ata janė fatlumė. Zoti i tyre i pėrgėzon ata me mėshirė nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhenete ku ata do tė kenė nimet
(hirėsi-mirėsi) tė pandėrprerė. Ata aty do tė jenė pėrjetė tė pasosur e te Allahu ėshtė shpėrblimi i madh.”
“Allahu ėshtė i kėnaqur me tė hershmit e parė prej muhaxhirėve (migruesve) dhe prej ensarėve (vendasve-ndihmėtarė)
dhe prej atyre qė i pasuan ata me punė tė mira, e edhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij. Atyre u ka pėrgatitur xhenete, nė tė cilėt rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrjetė tė pasosur. E ky ėshtė fitim i madh.”7

Tė nderuar muslimanė!
Deshi Allahu i Lartėsuar qė hixhreti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem tė jetė njė ngjarje e rėndėsishme. Po tė bėhet njė analizė e kėsaj ngjarjeje shihet se kjo nuk ka qenė e rastėsishme apo thjesht njė emigrim. Hixhreti ofron njė strategji tė re tė pėrhapjes tė davetit. Kjo ndodhi shkėput dy periudha tė thirrjes islame, atė mekase dhe medinase. Mos tė harrojmė se hixhreti si ngjarje nuk pėrkufizohet vetėm nė njė vend dhe kohė, por gjurmėt e saj u vėrejtėn nė mbarė rruzullin tokėsor dhe gjurmėt e saj do reflektojnė gjatė gjithė kohėrave.
Kėto ishin disa kujtime nga hixhreti dhe nė hytbet e ardhshme do tė kujtojmė dhe do tė marrim edhe mėsime tė tjera.
 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
11.1.2008


1  Teube, 36.
2
  Transmeton Ahmedi.
3
  Teube, 40.
4
  Kehf, 29.
5
  Bekare, 218.
6
  Teube, 20- 22.
7
  Teube, 100.

                                              www.klubikulturor.com