Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Trokisni nė portat e qiellit me lutjet tuaja

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me tė vėrtetė falėnderimet i takojnė vetėm Allahut tė Madhėruar. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė ndihmė tek Ai prej veseve tona tė kėqija, dhe punėve tona tė ndyra. Kė e udhėzon Allahu nė rrugė tė drejtė nuk ka kush e humbet, dhe atė tė cilin Ai e humbet nuk ka kush ta udhėzojė.

Dėshmoj dhe deklaroj, se nuk ka tė adhuruar tjetėr qė e meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, njėshit tė vetėm e tė pa shok.

Gjithashtu dėshmoj dhe deklaroj, se Muhamedi -alejhi selam- ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij i sinqertė, i cili e pėrcolli shpalljen, e mbajti amanetin, e kėshilloi metin, dhe luftoi nė rrugėn e Allahut derisa i erdhi vdekja.

“O ju tė cilėt keni besuar, kijeni frikė Allahun dhe punoni nė mėnyrė qė vdekja tu kapė duke qenė besimtar myslimanė”

“O ju tė cilėt keni besuar, kijeni frikė Allahun dhe thoni vetėm fjalė tė drejta. Ai i rregullon punėt tuaja dhe i fal mėkatet tuaja. Ai qė i frikėsohet Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij ka arritur fitoren mė tė madhe”

Fjala mė e drejtė ėshtė ajo e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė ai i profetit -alejhi selam-. Punėt mė tė kėqija janė risitė nė fe, sepse ēdo risi ėshtė bidat, ēdo bidat tė ēon nė humbje e ēdo humbje tė ēon nė zjarr”

Allahu i madhėruar thotė nė kuran:

“Kush i pėrgjigjet nevojtarit kur e lut Allahun dhe e largon tė keqen prej tij, ndėrsa juve ju bėn sundues nė tokė?

A ka tė adhuruar rival me Allahun, shumė pak po pėrkujtoni?

“Nėse tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, thuaju se Unė jam afėr dhe i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur ai Mė lutet”

Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut tė madhėruar, lutėsit e tė Cilit kurrė nuk poshtėrohen.

Asnjėherė nuk ėshtė bėrė pishman ai qė ka kėrkuar prej Tij apo tek Ai ka shpresuar.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut qė e meriton tė adhurohet. Atij nuk i fshihet lutja e lutėsit kur ai e lut.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut qė e meriton tė adhurohet.

Ai e dėgjon pėshpėritjen e tė dėmtuarit dhe rėnkimin e tij.

Ai e kupton lėvizjen e buzėve dhe nėnkuptimin e saj.

Trokitini  dyert e qiellit me ēelėsat e lutjeve.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

Ai e dėgjon lutjen e milingonės sė zezė, nė natėn e errėt, mbi shkėmbin e zi.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

Ai ia plotėsoi kėrkesėn njė populli me anėn e lutjes sė njė milingone pasi kishte ngritur duart drejt qiellit.

Pasi Sulejmani -alejhi selam- doli nga shtėpia e tij pėr tė shkuar nė faltore, vėrejti nė rrugė njė milingonė e cila kishte ngritur duart drejt qiellit dhe po e luste Bujarin qė dhuron pa masė, po e luste atė qė me tė vėrtetė tė ndihmon. Atėherė Slejmani -alejhi selam- tha:

- O njerėz kthehuni nė shtėpi pasi mjafton pėr ju lutja e milingonės!

Pasha Allahun, nė atė moment filluan tė shfaqen retė nė horizont dhe filloi tė bjerė shi pėr shkak tė lutjes sė asaj milingone tė vogėl.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

Tek ai ngrihet fjala e mirė, lutja e pastėr, loti i padjallėzuar.

A nuk po e trokisni derėn e tij?

A nuk dėshironi tė shijoni ėmbėlsinė e pėruljes para tij, duke ndenjur modest e duke kėrkuar falje pranė dyerve tė mėshirės sė tij?

O nevojtarė!

O ju tė cilėt  ju ėshtė deformuar shpina si rrjedhojė e halleve dhe problemeve!

O ti borxhli qė nuk bėn rehat netėt e gjata pėr shkak tė borxheve!

O ti student qė shpreson tė kalosh nė provime e nuk tė zė vendi!

O ti qė dėshiron tė gjesh njė vend pune duke mos lėnė zyrė drejtori pa trokitur!

O ti i dėmtuar!

A nuk gjendet ndonjė prej jush qė ka sy me tė cilėt qanė?!

Zemėr e cila hidhėrohet?!

A nuk ndodhen midis jush njerėz tė dobėt e tė poshtėruar?!

Ku janė zemrat tuaja tė cilat ndjejnė?!

Ku janė lotėt tė cilėt do t’i lagin faqet tuaja?!

A nuk keni parė ndonjė krenarė i cili ėshtė poshtėruar?!

Tė pasur qė janė varfėruar?!

Tė shėndoshė qė janė sėmurė?!

Ju tė gjithė sė bashku, kujt i drejtoheni?!

Kė thėrrisni e tek kush ankoheni?!

Duart tuaja kujt ia shtrini?!

Trokitini dyert e qiellit dhe lutuni me pėrkushtim?!

Duaja ėshtė aroma e besimtarit, shtylla e fesė dhe drita e qiejve dhe e tokės.

Trokitini dyert e qiellit pa u dorėzuar!

Shtojini lutjet tuaja, sepse ai qė troket pa pushim, pa dyshim qė njė ditė do t’i hapen dyert e qiellit.

Kur tė zbresė fatkeqėsia.

Tė largohet mirėsia.

Tė thahet toka.

Tė ketė uri bagėtia.

Trokasin dyert e qiellit dhe thėrrasin, o Allah!

Kur tė ngushtohen rrugėt.

Tė ndėrpriten shpresat.

Tė kėputen litarėt.

Trokasin dyert e qiellit dhe thėrrasin, o Allah!

Kur tė ngushtohet toka edhe pse ėshtė kaq e gjerė.

Shpirti me hallet e tij.

Trokit dyert e qiellit dhe thuaj, o Allah!

Ky ėshtė emri mė i pėrkryer.

Kėto janė shkronjat mė tė bukura.

Kjo ėshtė thėnia mė e sinqertė.

Kjo ėshtė fjala mė e shtrenjtė.

A njeh ndokėnd qė barazohet me tė?

Allah!

Drejt Tij shtrihen duart natėn vonė.

Drejt tij shtrihen pėllėmbėt nė vėshtirėsi.

Nga Ai drejtohen shikimet nė meditime.

Atij i dedikohen pyetjet nė fatkeqėsi.

Ai ėshtė afėr dėgjon dhe pėrgjigjet.

I jep tė afėrtit dhe tė largėtit.

E furnizon tė dashurin dhe armikun.

I Afėrt, dhuratat e Tij janė tė pėrhershme.

Mirėsia e Tij pėrhapet dhe me erėn  lundron.

Ndėrsa dera e Tij mbetet e hapur pėrgjithmonė.

I Afėrt, e ndihmon nevojtarin.

E ngop tė uriturin.

I shuan etjen tė eturit.

Dhe tė mirėn e pason me tė mire.

Me emrin e Tij lagen gjuhėt dhe drejtohen, thėrrasin e kėrkojnė.

I pranishėm, dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes

Mos i ndėrprit shpresat edhe nėse problemi yt zgjatet dhe vonohet!

Nėse kėrkon ndihmė me durim do tė gjesh rrugėdalje.

Pajisu me cilėsinė e durimit dhe do tė gjesh shpėtim!

Trokitėsi i vazhdueshėm i derės njė ditė do tė hyjė nė tė.

Ibėn Kajim el Xheuzije na tregon historinė e njė nėneje e cila pas disa debatesh qė kishte pasur me tė birin e saj e nxjerr nga shtėpia dhe e pėrzė prej saj.

Djaloshi i cili ishte i vogėl vėrtitet sa lartė-poshtė por nuk gjen vend ku tė futet dhe mbėshtet me shpinė nė dyert e shtėpisė derisa e zė gjumi.

Pas disa orėsh del nėna e tij nga shtėpia dhe e shikon nė atė gjendje tė mjeruar -i mbėshtetur tek dera, me shpinė tė kurrizit, mbi dheun e ftohtė- e ngre, e shtrėngon fort dhe i thotė:

- Djali im, tė kam thėnė tė mos mė kundėrshtosh, kush do tė tė strehojė pėrveē meje?

Pėr kėtė ndodhi Profeti alejhi selam ka thėnė:

“ Allahu ėshtė mė i mėshirshėm me robėrit e tij se sa kjo nėnė me fėmijėn e saj”.

Ku krahasohet mėshira e nėnės me atė tė Allahut e cila ka pėrfshirė ēdo gjė?!

Kemi qėndruar pranė derės tėnde o Mbret i lartė

Qėndruam tek dera jote, sundimi vetėm ty tė takon

Nuk ėshtė mashtruar ai qė tek ty po shpreson

Falja ėshtė mė e dashur pėr Allahun se ndėshkimi

Mėshira ėshtė mė e dashur se dėnimi

Mėshira mbizotėron ndaj hidhėrimit tė tij

Bamirėsia ėshtė me e dashur pėr tė

Dhuratat janė mė tė dashur pėr tė se sa mosdhurimi

Atėherė vėlla, shpejto pėr tė trokitur dyert e qiellit, duke qenė i pėrulur, i nėnshtruar para tė Gjithėfuqishmit mė tė lartit, ashtu siē lutet robi me zemėr tė thyer, thuaj:

O i adhuruari i botėrave

Ti je mė bujari i bujarėve

Unė jam robi yt, skllav i mėkateve

Qėndroj nė kėmbė para derės tėnde

Trokas dyert e mėshirės tėnde

Mirėsia ėshtė zakoni yt

Gjykimi vetėm ty tė takon

Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve

Kėto janė balluket e mija mėkatare

Ja ku janė para teje tė pėrulura

Nuk kam rrugėdalje e shpėtim vetėm se tek ty

O zot nuk kemi pėr tu shkatėrruar pėr sa kohė qė Ti je shpresa jonė

Nuk do tė humbim kur Ty tė jemi nėnshtruar

O Gjithėmirėbėrės, mirėsitė Tua nuk llogariten

O Gjithėmirėnjohės, mirėnjohja Jote kurrė nuk ndėrpritet

Ty tė lutemi nė ēdo ēast, pranoji Zoti ynė lutjet tona

Njė person u dėnua me 15 vjet burgim, pasi e akuzuan pėr vrasjen e dikujt, dėgjojeni historinė e tij! Thotė:

Kam qenė me shėrbim ushtarak, dhe pasi u ktheva nga ushtria pas disa vitesh mė pritėn tek pragu i shtėpisė tė afėrmit, gruaja, fėmijėt, nėna dhe babai.

Pasi kaluam disa orė gėzimi e lumturie, dėgjohet njė trokitje jo e zakontė nė derėn e shtėpisė. Shkoj tė shikoj se cili ėshtė dhe befasohem pasi nė derė shikoj forcat e rendit tė cilat mė pyesin pėr emrin tim.

Pasi e vėrtetojnė qė unė jam ai tė cilin ata po e kėrkonin mė thonė se unė akuzohem pėr vrasjen e njė njeriu tė pafajshėm.

Nuk po arrija tė kuptoja se ēfarė po mė thoshin? Njė herė mė dukej sikur kishin ngatėrruar adresė, ndėrsa njė herė tjetėr mendoja se mė kishin ngatėrruar emrin. Mundohesha tė qetėsoja vetveten, pasha Allahun nuk po kuptoja se ēfarė po ndodhte, por gjėja mė e ēuditshme ishte se unė nuk e njihja as viktimėn.

Pikėllimi, brenga dhe dhimbja mu shtua akoma mė tepėr pasi fėmija e viktimės ishte i vogėl dhe mė duhej tė prisja pėr 15 vjet rresht nė burg derisa ai tė rritej.

Gjatė gjithė kėsaj kohe jam lutur e kam falur namaz.

Kur ja, vjen dhe dita  ku inspektori i krimeve mė thotė, se kjo ėshtė dita e fundit qė po jetoj, ndaj mė duhej tė shkruaja testamentin.

Dola nga qelia e burgut me duar tė lidhura nga mbrapa, me kėmbė tė prangosur dhe me kokė tė mbuluar. Mė vendosėn nė vendin e ekzekutimit dhe ma hoqėn mbulesėn nga koka, ēfarė tė shikoj? Njė turmė e madhe njerėzish ishin mbledhur pėrreth, dhe me padurim prisnin tė shikonin ēastin e ekzekutimit.

Inspektori i krimeve filloi tė lexojė letrėn e akuzės pėr shkakun e tė cilės do tė ndėshkohesha, dhe nė ato ēaste pėrkujtova Allahun dhe thashė:

- Zoti im, mė kanė bėrė padrejtėsi, ndėrsa Ti ke premtuar e Ti kurrsesi nuk e thyen premtimin. Ti je mė i sinqerti dhe e mban premtimin. Ti e dėgjon lutjen e tė dėmtuarit. Mua mė kanė bėrė padrejtėsi, ndėrsa Ti je i dituri i tė fshehtave.

Nė dorėn tėnde e kam dorėzuar ēėshtjen time, nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē teje…

Pa e pėrfunduar mirė lutjen time, dėgjova disa zėra, turma e njėrėzve u hutua, ndėrsa nga mezi i tyre u shfaq dikush i cili thėrriste mė zė tė lartė:

- Mos e vrisni atė, unė jam vrasėsi

- Mos e vrisni atė, unė jam vrasėsi!

I lavdėruar qoftė Ai qė e dėgjon lutjen e tė dėmtuarit

I lavdėruar qoftė Ai qė dėgjon rėnkimet e nevojtarėve

Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut

Ai ėshtė ndihmėsi i tė dobėtit

Strehuesi i tė pa strehuarit

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut

E dėgjon thėnien e atij qė flet

E nėse hesht e di tė fshehtėn e tij

Kush jeton tek ai e ka rrizkun e vet

E kush vdes tek ai do tė kthehet

Kush e lut i pėrgjigjet

Nėse dėshiron diēka i thotė bėhu

e ajo menjėherė bėhet!

Allahu i madhėruar thotė nė kuran:

“Nėse tė pyesin robėrit e mi pėr mua thuaju, Unė jam afėr dhe i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur ai mė lutet”

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

I pranishėm, e lut ai qė ėshtė nė mes tė detit,

Ai i cili ėshtė nė mes tė shkretėtirės dhe ka humbur rrugėn

Ai qė ėshtė i lidhur pas hekurave tė qelisė.

Ashtu siē e luti robi i tij pasi qėndroi nė shpellė.

I pranishėm, e zgjidh problemin sa hap e mbyll sytė.

Nėse e lut i poshtėruari e ndihmon

Nuk ka zot tjetėr vec Allahut.

I pranishėm, Bujar e Krenar

Nuk ka shok, as tė barabartė e as rival.

Ėshtė mė afėr tek njeriu se damari i qafės sė tij

I lavdėruar, i falėnderuar dhe i madhėruar.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

I pranishėm,

I fton mėkatarėt qė tė pendohen,

U ka hapur dyert e faljes,

Dhe e ka ngritur perden pėr nevojtarėt.

A nuk po i trokisni dyert e qiellit dhe tė thėrrisni mė krenarin, i cili dhuron pa masė?!

Siē e luti robi i tij Junusi -alejhi selam- dhe i erdhi pėrgjigja.

“Nuk ka tė adhuruar qė meriton tė adhurohet pėrveē teje, i lavdėruar qofsh, me tė vėrtetė unė isha nga tė padrejtit”.

Por, ēfarė pėrgjigje i erdhi nga ana  e Allahut, dėgjojeni!

“Ne iu pėrgjigjėm lutjes sė tij dhe e shpėtuam nga brenga, dhe kėshtu  ne i shpėtojmė besimtarėt”

Allahu iu pėrgjigj lutjes sė tij pasi engjėjt  e dėgjuan atė dhe thanė:

- Ky ėshtė njė zė i njohur nga njė njeri i njohur.

E luti Allahun mes tre errėsirave.

1. Nė errėsirėn e natės

2. Nė errėsirėn e detit

3. Nė errėsirėn e barkut tė balenės

I lavdėruar ėshtė Allahu i cili e dėgjoi lutjen e tij nga skajet mė tė largėta tė detit, edhe pse Ai ėshtė mbi arshin e tij i vetėm dhe i pamposhtur.

Ku jeni ju o nevojtarė?!

Ku janė tė sėmurėt?!

Ku janė tė poshtėruarit?!

Ku janė tė dobėtit?!

Nuk latė derė pa trokitur, ndėrsa shumica prej jush e ka harruar derėn e Allahut mė bujarit.

Biri i Ademit lutet pėr hallet e tija

Lute atė, dyert e tė cilit nuk mbyllen

Allahu mėrzitet nėse atij nuk i kėrkon

Ndėrsa biri i Ademit kur i kėrkon mėrzitet

Ku jeni ju o tė sėmurė?

Ju tė shtrirė mbi krevatet e bardha

Ku jeni ju qė i keni mbushur spitalet plot e pėrplot?

Ku jeni ju qė nuk ju zė gjumi si rrjedhojė e rėnkimeve?

Pse i drejtoheni njerėzve, pse shkoni tek falltarėt e magjistarėt?

Luteni Allahun, sepse lutja ėshtė ndėr ilaēet mė efikase!

Lutja ėshtė armiku i fatkeqėsisė, e largon atė, ose nuk e lejon tė zbresė, ose e lehtėson.

Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut.

Me emrin e tij lagen gjuhėt, luten kėrkojnė ndihmė e thėrrasin.

Me pėrkujtimin e tij qetėsohen zemrat, e  rehatohen shpirtrat.

Imam Ahmedi  –imami i xhamisė  sė Medinės- tregon njė histori e thotė:

“Banorėt e Medinės dolėn pėr tė falur namazin e shiut, por nuk u pranua lutja e tyre. Nė darkė hyri nė xhami njė njeri me ngjyrė. Shikon majtas e djathtas dhe pasi sigurohet se nė xhami nuk ka njeri ulet, ngre duart drejt qiellit dhe thotė:

- O zot, o zot, sot u lutėn robėrit e tu qė tu zbresėsh shi e Ti nuk iu pėrgjigje, o zot betohem nė madhėshtinė tėnde, zbrite shiun pėr ta!

- Imam Ahmedi thotė:

- Si guxon ky njeri tė betohem mbi Allahun e t’i kėrkojė shiun nė kėtė formė?

Ndėrsa i panjohuri edhe pse nuk e pėrfundoi mirė lutjen e tij shiu filloi t’ia lagė duart.

Ndoshta i pakrehur dhe i pahekurosur,

nėse betohet nė Allahun pa dyshim Ai i pėrgjigjet.

Dėgjo o nevojtar!

Dėgjo o i sėmurė!

Dėgjo o i dėmtuar!

O ti qė tu ka bėrė padrejtėsi!

Dėgjo o ti hallexhi!

Hasen ka thėnė:

“Cilido qė e lut Allahun nė kėtė formė do t’i pėrgjigjet lutjes sė tij, nevojtarė qoftė apo jo”.

I lavdėruar qoftė Allahu i madhėruar!

Kur e lut i humburi e drejton.

Kur e lut njeriu nė rrezik e shpėton.

Kur e lut i sėmuri e shėron.

Kur e lut hallexhiu e ndihmon.

Ah sikur ta lusnim Allahun shumė?!

Ah sikur ta lidhnim pafuqinė tonė me fuqinė e tij tė pakufishme?!

“Zoti juaj ka thėnė, mu lusni t’u pėrgjigjem, me tė vėrtetė ata qė e pėrbuzin adhurimin do t’i fus nė xhehenem tė poshtėrua.

Transmetohet se Ibrahim Eled’hemi ishte nė njė anije bashkė me shokėt e tij, dhe pas disa dallgėve tė fuqishme anija gati po pėrmbytej, ndėrsa ai rrinte shtrirė nė qoshen e saj dhe nuk ndihej.

Njėri nga tė pranishmit i afrohet dhe i thotė:

-O Ibrahim a nuk po e shikon anijen qė ėshtė gati pėr tu mbytur?!

Lute Allahun tė na shpėtojė!

Ibrahimi u ngrit ta lusė Allahun, dhe tha:

-Zoti im, na e tregove madhėshtinė tėnde, tani na trego mėshirėn tėnde!

-U qetėsua deti sikur mos tė kishte gjė mė parė-.

I lavdėruar qoftė Allahu!

Ne e kemi pėr detyrė ta lusim Allahun nė begati e fatkeqėsi, tė qajmė para dyerve tė tij duke kėrkuar mėshirėn e tij.

Me tė vėrtetė pas vėshtirėsisė ka lehtėsim.

Pas durimit vjen ēlirimi.

Pas natės vjen dita.

Pas urisė vjen ngopja.

Pas sėmundjes vjen shėndeti.

Pėrgėzoje hallexhiun me njė rrugėzgjidhje tė shpejtė!

Pėrgėzoje tė sėmurin me njė shėrim tė afėrt!

Nėse shikon qė saharaja shtrihet e shtrihet dije se pas saj do tė vijė njė lėndinė me burime tė kulluara!

Nėse e shikon litarin tė tėrhiqet e tė tėrhiqet dije se ai do tė kėputet njė ditė!

Pas lotit do tė vijė buzėqeshja.

Pas frikės do tė vijė siguria.

Pėrgėzoje tė lodhurin me rehati!

Pėrgėzoje tė burgosurin me njė lirim tė shpejtė!

Frikėsojuni Allahut ashtu siē e meriton, dhe ruhuni prej Tij!

Dijeni mirė se ai qė i frikėsohet Allahut gjen prej tij rrugėdalje dhe e furnizon nga ku nuk ia pret fare.

Ai qė i frikėsohet Allahut i lehtėsohet ēdo gjė.

Nėse i frikėsohesh Allahut t’i fal mėkatet dhe ta shumėfishon shpėrblimin.

Allahu ėshtė folėsi e thėnia e tij ėshtė mėse e vėrtetė.

E luti Ademi dhe i erdhi pėrgjigja.

”Mė pas Zoti  tij e pėrzgjodhi, e fali dhe e udhėzoi”

I trokiti Nuhu dyert e qiellit dhe i erdhi pėrgjigja.

”Ne  e shpėtuam atė dhe familjen e tij nga barra e madhe”

Gjithashtu Ibrahimi -alejhi selam-.

”Ne i thamė zjarrit, bėhu i ftohėt dhe paqe pėr Ibrahimin”

Jakubi e luti Allahun dhe i erdhi pėrgjigja.

”Shpresoj prej Allahut qė tė mi sjellė tė gjithė”

Daudi –alejhi selam-:

“Ne e falėm atė, ndėrsa ai ėshtė nga mė tė afėrmit tek Ne. Ne i kemi pėrgatitur njė ardhmėri shumė tė mirė”

Ejubi e luti Allahun dhe atij iu pėrgjigj Allahu i madhėruar.

”Ne ia larguam tė keqen”

Junusit iu pėrgjigj Allahu i madhėruar.

“E shpėtuam nga fatkeqėsia dhe kėshtu i shpėtojmė besimtarėt”

Dhe Muhamedi -alejhi selam-:

” Edhe nėse nuk e ndihmoni, atė e ka ndihmuar Allahu i madhėruar”.

E lus Allahun tė na japė sinqeritet nė veprat dhe fjalėt tona.

E lus Allahun tė na bėjė dobi me atė qė e kemi mėsuar dhe tė na mundėsojė mėsimin e asaj qė na bėn dobi.

O Zot mundėsoja gjuhėve tona lutjen e sinqertė!

O Zot hapi dyert e qiellit dhe mirėpriti lutjet tona!

O Zot fali tė gjithė gabimtarėt e umetit tė Muhamedit -alejhi selam-!

O Zot ndihmoji myslimanėt kudo qė janė nė botė!

O Zot ruaje nderin e besimtareve tė ndershme!

O Zot mos na dėno pėr shkak tė mendjelehtėve qė gjenden midis nesh!

O Zot bashkoji zemrat tona nė kėnaqėsinė Tėnde!

O Zot pas kėsaj dite mos ja mundėso asnjė pabesimtarė t’i poshtėrojė muslimanėt!

O Zot, Ti je i Gjithėfuqishmi dhe i Pamposhturi.

Dhe nė pėrfundim, nėse kemi qenė tė saktė kjo ka qenė prej Allahut, e nėse kemi gabuar kjo ėshtė prej meje dhe shejtanit.

Ues-selamu alejkum ue rrahmetullahi ue berrakatuhu!

Dorian Balliu

26.05.2006

                                         www.klubikulturor.com