Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė
Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokėt e tij.
Tė Dėrguarit e Allahut kishin pėrgjegjėsinė e
komunikimit tė mesazhit tė Tij duke i ftuar njerėzimin
nė besimin e vetėm islam dhe largimin nga politeizmi,
siē pohojnė fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:
Ju jeni populli mė i mirė i dalė pėr njerėzimin: (sepse)
ju urdhėroni qė tė bėhen vepra tė mira, i ndaloni tė
kėqijat dhe besoni Allahun.2
Tė jesh thirrės nė rrugėn e Allahut ėshtė nder dhe
privilegj. Besimtari kėtė detyrė duhet ta ndiejė dhe pa
u lodhur ta pėrhapė fjalėn e Allahut dhe tė fitojė
shpėrblimin njėlloj si ata qė e ndjekin, pa iu pakėsuar
atyre shpėrblimi. Muhamedi alejhis-selam thotė:
Kush thėrret pėr nė udhėzim (nė rrugėn e drejtė), ai
ka shpėrblimin e njėlloj sikur ata qė e ndjekin, pa u
pakėsuar atyre shpėrblimi.3
Tė nderuar besimtarė!
Nė vazhdim do tė shohim disa aspekte tė thirrjes sė
Nuhit alejhis-selam.
Pa dyshim qė Nuhu alejhis-selam ishte lajmėtar i qartė i
sė vėrtetės, i cili pėrdori tė gjitha mjetet nė thirrjen
e popullit tė vet nė fenė e Allahut tė Lartėsuar. Ai
qėndroi tek ata njė mijė pa pesėdhjetė vjet, megjithatė
besuan vetėm njė numėr i vogėl. Populli i tij u tall me
atė dhe bėri shumė akuza ndaj tij. Askush nga populli i
tij nuk e ēmoi detyrėn qė kishte pėr ēlirimin e
njerėzimit nga politeizmi.
Sė pari: Sinqeriteti i plotė nė Allahun e Lartėsuar.
Allahu i Lartėsuar thotė:
O populli im! Unė pėr kėtė nuk kėrkoj nga ju
kurrfarė pasurie. Mua mė shpėrblen vetėm Allahu.4
Kėshtu duhet tė jenė thirrėsit islamė, tė mos synojnė
asgjė nga tė mirat e kėsaj bote, por halli dhe
shqetėsimi i tyre tė jetė udhėzimi i njerėzve dhe
sinqeriteti i njėmend nė Allahun e Lartėsuar.
Sė dyti: Formimi i bindjes te njerėzit, se ata duhen tė
krijojnė lidhje varėsie me Allahun, Zotin, Krijuesin e
ēdo gjėje. Kjo gjė vėrehet qartė nė suren Nuh nė ajete
si:
مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَاراً
Ēėshtė kėshtu me ju, qė nuk e madhėroni Allahun siē
duhet (duke e pasur frikė)...5
وللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتاً
Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimėt...6
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطاً
Allahu pėr ju e ka bėrė Tokėn shtrojė tė gjerė...7
وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطاً
...e u thashė: Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili
ėshtė Falės i madh...8
Thirrėsi nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar duhet ta
forcojė dhe ta kultivojė kėtė varėsi nė mėnyrė tė
vazhdueshme me Allahun Fuqiplotė nė radhė tė parė dhe mė
pas tė ketė kujdes qė tė rrėnjosė e tė zhvillojė
ndjenjėn, mendimin, idenė, qėndrimin dhe dashurinė e
krijimit tė lidhjes sė vazhdueshme dhe tė pandėrprerė me
Allahun e Lartėsuar.
Sė treti: Nuhu alejhis-selam shfrytėzoi tė gjitha mjetet
e mundshme nė dispozicion, si:
- Koha; natėn dhe ditėn. Allahu i Lartėsuar thotė:
E u thashė: Kėrkoni falje nga Zoti juaj, i Cili
ėshtė Falės i madh, qė Ai tju dėrgojė shi tė bollshėm,
tju shtojė pasurinė dhe fėmijėt tuaj dhe tė bėjė pėr ju
kopshte e lumenj!11
Sė katėrti: Sjellja ndėrmend e tė mirave, dobive,
komoditetit, etj. Nuhu alejhis-selam ia kujtoi popullit
tė vet tė mirat e shumta qė Allahu i dhuroi. Allahu i
Lartėsuar nė suren Nuh na tregon:
...ndėrkohė qė Ai ju ka krijuar nė etapa (etapat e
embrionit)?12
A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatė
qiejt njėri mbi tjetrin...13
...dhe nė ta e ka bėrė Hėnėn dritė, kurse Diellin e
ka bėrė fener?14
Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimėt...15
Pa dyshim qė rikujtimi i tė mirave tė shumta dhe
pėrmendja e tyre ėshtė metodė kuranore dhe profetike qė
shėrben si mėnyrė veprimi pėr tia arritur njė qėllimi
tė caktuar, duke ia tėrhequr vėmendjen thirrėsit nė
realitetin e besimit islam.
Sė pesti: Larg dėshpėrimit dhe thyerjes shpirtėrore.
Nuhu alejhis-selam qėndroi njė mijė pa pesėdhjetė vjet
dhe vetėm njė numėr i vogėl besuan. Allahu i Lartėsuar
thotė:
Dhe Nuhut iu shpall: Nga populli yt askush nuk do
tė besojė, pėrveē atyre qė tashmė kanė besuar, andaj mos
u pikėllo pėr atė qė bėjnė ata!16
Thirrėsi (daiu) ka pėr detyrė vetėm komunikimin dhe
prezantimin e denjė tė mesazhit islam me dituri dhe
urtėsi, nė kėtė mėnyrė ka arritur tė pėrfitojė nga
shpėrblimi i Allahut tė Lartėsuar, pa marrė parasysh se
a ėshtė pėrgjigjur i thirruri pozitivisht apo
negativisht. Kurse pesimizmi dhe zhgėnjimi nuk kanė vend
te thirrėsi, qė ta shmangin nga thirrja islame.
Tė nderuar besimtarė!
Tė marrim mėsim nga ky i Dėrguar i Allahut, i cili
veproi me pėrkushtim afro dhjetė shekuj nė thirrjen
islame duke u mobilizuar me sinqeritetin e pastėr nė
Allahun e Lartėsuar. Ai deshi ta lidhte popullin e vet
me Krijuesin, duke i pėrdorur tė gjitha mjetet e
mundshme tė thirrjes; e ftoi popullin natėn, ditėn,
haptas, fshehtas, ia kujtoi tė mirat e Allahut. nuk u
mėrzit e as nuk u lodh me fjalėn e Allahut nė rrugėn e
Tij.
E lus Allahun e Lartėsuar tė na forcojė nė besimin e
drejtė islam!
O Allah! Udhėzona nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre
qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre qė kanė
shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė
humbur!