Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Burrėria mes dukjes dhe pėrmbajtjes

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.

Nė epokėn e qytetėrimit dhe civilizimit botėror, zhvillimi teknik dhe teknologjik njerėzit i ka ngritur nė botėn e materializmit. Nė anėn tjetėr, ata kanė pėsuar rėnie drastike nė botėn e idealizmit, moralit dhe ndėrgjegjes. Janė ngjitur nė kozmos, por kėmbėt i kanė mbetur nė batak dhe llucė.

Muslimanėt nga kėto arritje trashėguan mykun, imoralitetin, prishjen, ēoroditjen; duke i pasuar dhe ndjekur tė tjetėr nuk mundėn ta arrinin qytetėrimin, por as nuk mundėn ta ruajnė e ta kultivojnė burrėrinė, sidomos tė rinjtė, tė cilėt po pėrjetojnė njė gjendje tė dhimbshme nė ditėt e sotme. Shikimi i tyre ėshtė i mangėt pėr shkak tė mjegullės para syve. Tė vėrtetat janė tė zbehura. Pak prej tyre e dallojnė tė saktėn prej tė pasaktės.

Tė rinjtė mund tė arsyetohen sepse mjetet e informimit, mediumet, i kanė tjetėrsuar rregullat duke i kthyer nė tė kundėrtėn. Po ashtu e kanė ndryshuar edhe kuptimin e burrėrisė te tė rinjtė. Kėshtu qė komiku trashaluq, artisti me famė, lojtari i shkathėt janė bėrė ikona tė burrėrisė. Tė gjitha kėto ikona me bagazh pasigurie dhe dyshimi po pėrfaqėsojnė dhe prezantojnė “vlerat burrėrore”.

Islami nė realitet ofron vlera tė tjera tė tipareve burrėrore, duke vlerėsuar nė bazė tė parimeve tė besimit, tė vendosmėrisė dhe peshores sė fuqisė logjike.  Kėrkohet nga tė rinjtė qė tė jenė burra me tipare dhe veti burrėrore, tė jenė burra e jo tė vegjėl dhe jo vetėm meshkuj. Sa dallim i madh ėshtė mes mashkullores dhe burrėrores.

Tė nderuar besimtarė!

Allahu i Lartėsuar nė Kuran pėrmendė mbi pesėdhjetė herė “burrėrinė”, ndonjėherė pati pėr qėllim llojin,  ndonjėherė vetitė (tiparet) dhe nė disa raste qė tė dyja sė bashku.

Tė shohim nė vazhdim disa karakteristika tė veēanta tė burrėrisė, tė cilat janė tė pėrmendura nė Kuran dhe Sunet. Ky vėshtrim le tė jetė mėsim dhe vetėdijesim pėr tė gjithė mendjendriturit.


Sė pari nė Kuran.


-
Burrėria e karakterizuar si pastėrti, si nė kuptimin material (lėndor) edhe moral

Allahu i Lartėsuar thotė: “
Ndėrsa xhamia e themeluar nė pėrkushtim (ndaj Allahut) qė nė ditėn e parė, pa dyshim qė ėshtė mė e denjė pėr tė falur namaz nė tė. Aty ka burra qė duan tė pastrohen. Allahu i do ata qė pastrohen shpesh.
”1


-
Burrėria veti e atyre qė kanė lidhje tė sinqertė me Allahun

Allahu i Lartėsuar thotė: “
Midis besimtarėve ka burra tė atillė, qė e kanė mbajtur besėlidhjen me Allahun.
”2


-
Burrat preferencė kanė ahiretin para dynjasė

Allahu i Lartėsuar thotė: “...
burra, tė cilėt shitblerja nuk i pengon pėr tė pėrmendur Allahut dhe tė cilėt falin namazin dhe japin zekatin dhe tė cilėt kanė frikė nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do tė jenė tė shqetėsuara.
”3

-
Autoriteti i burrave kundrejt grave

Allahu i Lartėsuar thotė: “
Burrat kanė autoritet mbi gratė, meqė Allahu u ka dhėnė disa cilėsi mbi ato dhe, meqė ata shpenzojnė pėr mbajtjen e tyre.
”4


-
Prej tipareve tė burrėrisė ėshtė nxitimi i tyre nė vlera, nė thirrjen e Allahut, nė kėshilla dhe mbėshtetjen e kėshillėmirėve

Allahu i Lartėsuar thotė: “
Dhe nga skajet e qytetit erdhi njė burrė, duke nxituar dhe tha:“O populli im, ndiqni tė Dėrguarit!
”5

“
Aty erdhi njė burrė, duke nxituar prej skajit tė qytetit, e tha: “O Musa, paria ėshtė mbledhur e po bisedon pėr tė tė vrarė, prandaj ik, sepse po ta jap njė kėshillė tė sinqertė.
”6

Gjithashtu tė kujtojmė edhe disa tipare tė burrėrisė nga Suneti i tė Dėrguarit tė Allahut tė Lartėsuar.



-
Burrat kryejnė dhe pėrmbushin obligimet

Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur mė tė, tregon: “Njė beduin erdhi te Pejgamberi dhe i tha: “Mė trego pėr njė vepėr, nėse e punoj atė, do tė hyj nė xhenet.“ Pejgamberi tha: “Tė adhurosh Allahun Njė e tė Vetėm dhe tė mos adhurosh tjetėr me Tė nė vend tė Tij, tė falėsh me pėrpikėri namazet e pėrcaktuara, tė japėsh detyrimin e zekatit dhe tė agjėrosh muajin e Ramazanit.” Beduini tha: “(Betohem) pėr Allahun, nė Duart e tė Cilit ėshtė shpirti im! Unė nuk do tė shtoj asgjė mbi kėto.” Kur ai u largua, Pejgamberi tha: “Kush do qė do tė shohė burrė nga banorėt e xhenetit, le tė shohė kėtė!7


-
Burrėria reflekton mirėbėrėsin dhe shpirtmirėsinė

Ibėn Omeri tregon: “Pashė nė ėndėrr sikur nė dorėn time kisha njė copė mėndafshi tė trashė dhe me tė fluturoja nėpėr xhenet. Kėtė ia tregova Hafsas dhe ajo ia rrėfeu Pejgamberit dhe ai tha: “Vėrtet vėllai yt ėshtė njė burrė shpirtmirė.”8


-
Durimi gjatė sprovave

Tregon Hababi, Allahu qoftė i kėnaqur mė tė: “I Dėrguari i Allahut ishte ulur dhe po rrinte i mbėshtetur nė xhyben e tij nėn hijen e Qabės. (Shkuam dhe) Iu ankuam (pėr mundimet qė po vuanim nga femohuesit) duke i thėnė: “A nuk po kėrkon ndihmė pėr ne? A nuk po i lutesh Allahut pėr ne?” Ai tha: “Ndėr popujt para jush, njė besimtar do tė futej nė tokė nė njė gropė tė hapur pėr tė, pastaj do tė merrnin njė sharrė dhe do t’ia vinin nė mes tė kokės duke e ndarė nė dy pjesė, megjithatė as kjo (torturė) nuk do ta lėkundte atė nga feja e tij. (Ose njė besimtari tjetėr) do t’i krihej trupi me krehėr hekuri i cili do t’ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat, por, prapėseprapė edhe njė (torturė) e tillė nuk do ta bėnte atė tė hiqte dorė nga feja e tij. Pėr Allah! Pa dyshim qė kjo fe (Islami) do tė triumfojė, derisa udhėtari nga San’aja nė Hadramaut (Jemen) nuk do tė ketė frikė nga asgjė tjetėr pėrveē vetėm nga Allahu ose nga ujku pėr delet e tij, por ju jeni shumė tė nxituar.”9


-
Burrat falin dhe bėjnė veprime fisnike

Tregon Othman, Allahu qoftė i kėnaqur mė tė: “I Dėrguari i Allahut thotė: “Allahu e fut nė xhenet njė burrė i cili ėshtė i lehtė (i rehatshėm) si shitės po ashtu edhe blerės.”10


-
Burrat kujdesen pėr namazin e vullnetar gjatė natės

Abdullah ibėn Omeri tregon prej babait se Pejgamberi i Allahut ka thėnė: “Sa burri mirė ėshtė Abdullahu! Sikur tė falte namazin vullnetar natėn.” Pas kėsaj Abdullahu vetėm pak flinte natėn.”11

Tė nderuar muslimanė!

Askush nuk dėshiron tė cilėsohet si jo burrė. Ēdo njėri mburret dhe krenohet kur cilėsohet si burrė. Po ashtu edhe prindėrit dėshirojnė qė fėmijėt tė cilėsohen me tiparet burrėrore. Ėndėrr e ēdo tė riu ėshtė qė tė ketė tipare tė tilla.

Kurani pėrdori shprehjen “burrė” pėr t’i treguar vetitė e plota tė besimit dhe sakrificės. Po ashtu burrat e pėrmendur nė Kuran janė ata tė cilėt kanė besim tė thellė dhe ēėshtjet e dynjasė nuk e nėpėrkėmbin nė favor tė botės sė ardhshme. Pėrdorimi i tjetėr i termit “burrė” tregon pėr vendosmėrinė burrėrore pėr ta ndihmuar dhe publikuar tė vėrtetėn.

Omeri njėherė kaloi pranė disa fėmijėve, kur ata e panė atė u larguan me shpejtėsi, ndėrsa vetėn njėri prej tyre mbeti, ai ishte Abdullah Ibėn Zubejri. Omeri e pyeti pse nuk iku si shokėt. Ai iu pėrgjigj: “O prijės i besimtarėve! Nuk kam bėrė ndonjė mėkat qė tė tė frikėsohem, po ashtu edhe rruga nuk ishte e ngushtė qė tė ta zgjeroj.”

Sa e sa fėmijė e tė rinj janė tė vjetėr dhe nė moshė! Sa e sa tė vjetėr janė fėmijė! Burrėria nuk vlerėsohet me moshė, me trup e pasuri; por me fuqinė shpirtėrore, qė e ngre nga gjėrat e ulėta nė tė larta.

Burrėria kultivohet vetėm me ujitjen e besimit, rritet me dritėn e diellit tė imanit. Burrat qė historia i njohu u edukuan para duarve tė Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.  Mėso pėr Usame Ibėn Zejdin, i cili ishte komandant i ushtrisė nė moshėn 16-vjeēare. Ali bin Ebi Talibi, i pari i cili e pranoi Islamin prej fėmijėve. Sumre Ibėn Xhundubi u vra nga armiqtė e Islamit nė moshėn 15-vjeēare.

Tė nderuar besimtarė!

Njeriu duhet tė plotėsojė disa komponentė tė burrėrisė, tė kompletojė disa pjesė pėrbėrėse pėr t’u cilėsuar me kėto veti. Prej tyre disa po i pėrmendim.



-
Ambiciet dhe synimet e larta

Ambicia ėshtė shenjė e potencės, personin e ngrit nė nivele tė larta madhore tė zhvillimit dhe ngritjes me dituri dhe punė. Fjala e urtė thotė: “ambicia (entuziazmi) ėshtė gjysma e potencės”. Pra, ai qė ka synime tė larta i paraprin gjėrave dhe nė kėtė mėnyrė veprimet rezultojnė me suksese.

Njeriu duhet tė jetė larg ēdo loje dhe zbavitje qė ul dhe nėnvlerėson synimet madhore. Mesazhi islam dėnon kotėsinė, pavlerėn dhe padobinė, tė cilat e therin dhe e vrasin krenarinė dhe fisnikėrinė burrėrore.


- Pėrkushtimi, dinjiteti dhe krenaria

Ata qė kultivojnė trimėrinė, pėrkushtimin, zellin, kėta janė krenarė me veten dhe nuk lejojnė injorimin, nėnēmimin, poshtėrimin. Islami i edukoi bijtė e vet nė heroizėm dhe ideale tė larta pėr ta pėrkrahur dhe pėrmbajtur tė vėrtetėn pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar.

Muhamedi alejhi selam na mėsoi krenarinė, bujarinė dhe trimėrinė. Ishte burrė me tė gjitha tiparet, tė cilėn muslimanėt e kanė pėr model.



-
Besnikėria

Tė qenėt besnik do tė thotė tė veshėsh petkun e burrėrisė. Muhamedi alejhi selam ishte njeri besnik, qė u dėshmua edhe para shpalljes dhe pas tij me qėndrime besnikėrie. Kėtė gjė e dėshmuan jo vetėm miqtė, por edhe armiqtė e tij.



-
Forca e vullnetit dhe vetėpėrmbajtja

Ėshtė mejdani i parė i burrėrisė, kur njeriu dominon vetveten nė raste kur ėshtė fort i prirė pėr tė keqe. Burrė i fortė ėshtė ai kur epshi e thėrret pėr tė keqe dhe ai refuzon. Para vetes ka sprova dhe ai nuk bie pre e tyre. Shpirtin e menaxhon e nuk prihet prej tij. Nuk bie viktimė e dėshirave tė epshit kur fton nė tė keqe pėr tė mėkatuar ndaj Allahut tė Lartėsuar, por e ka frikė Atė.

Nė momentet e hidhėrimit ėshtė i vetėpėrmbajtur, nuk viktimizohet nga mendjelehtėsia. Pa dyshim qė kėta meritojnė lavdėrimin e Allahut tė Lartėsuar.

"...e mposhtin zemėrimin dhe ua falin fjaet njerėzve. Allahu i do bamirėsit."12

E lus Allahun e Lartėsuar tė na forcojė nė besimin e drejtė islam!
O Allah! Udhėzona nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
12.5.200
9


1 Tevbe, 108.
2 Ahzab, 23.
3 Nur, 37.
4 Enisa 34.
5 Jasin, 20.
6 Kasas, 20.
7 Transmeton Buhariu.
8 Transmeton Buhariu
9 .
Transmeton Buhariu
10 Transmeton Ibėn Maxhe, thotė hadithi ėshtė hasen.
11 Transmeton Buhariu.
12 Aliimran, 134.

 
                                              www.klubikulturor.com