Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Prostitucioni (Zinaja)

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė Krijuesit tė mbarė botėve. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta qofshin mbi tė Dėrguarin e njerėzisė, Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij tė dashur, mbi shokėt e tij tė ndershėm dhe mbi tė gjithė ata qė e pasuan dhe e pasojnė rrugėn e tij gjer nė Ditėn e Llogarisė.

Sėmundja shoqėrore e cila quhet “prostitucion” ka marrė hov tė madh, sidomos nė kohėn e fundit, pothuajse nė tėrė botėn. Mė e keqja ėshtė se po merr hov tė madh edhe nė vendin tonė.
1

Njė sėmundje e tillė nuk ka qenė aq e pėrhapur nė trojet tona shqiptare. Islami i ndėrpret rrugėt tė cilat ēojnė drejt kėsaj vepre tė turpshme, tė pamoralshme dhe rreptėsisht tė ndaluar. Feja islame ndalon edhe nga tė gjitha ato rrugė tė cilat tė ēojnė nė kėtė krim tė turpshėm. Islami ndalon shikimin me qėllim epshi, prekjen, llafosjen me qėllime tė tilla, nėpėrmjet tė cilave njeriu bie nė kėtė vepėr tė ligė. Kjo sėmundje shoqėrore ka pėrfshirė mė tepėr popujt e arsimuar dhe me kulturė tė lartė, tė ashtuquajtur me kulturė perėndimore, sesa popujt qė janė nė nivel mė tė ulėt tė kulturės. Nė kėtė kohė tejet tė vėshtirė, njerėzimit po i kanoset rreziku i dekadencės dhe i deformimit tė pjellės njerėzore po nga kjo sėmundje shoqėrore. Prostitucioni, qoftė ai nė shtėpi publike ose nė mėnyrė ilegale po merr pėrmasa tė gjera ndėr radhėt e rinisė, sidomos tė asaj shkollore. Kjo vepėr aq e shėmtuar dhe e dobėt ėshtė e palejuar dhe dėnohet nga etika dhe mjekėsia. Edhe feja e sheh me pėrbuzje, e sidomos feja islame e gjykon si krejtėsisht tė ndaluar veprėn e prostitucionit. Islami nė tė gjitha mėnyrat dėshiron qė kjo sėmundje tė evitohet e tė mos ekzistojė nė radhėt e besimtarėve. Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė:

“Mos iu afroni imoralitetit, sepse ėshtė me tė vėrtetė njė rrugė shumė e keqe.“2


I nderuar xhemat
!

Me ajetin e lartpėrmendur, Allahu xh.sh. sė pari na bėn me dije qė tė mos i afrohemi imoralitetit, ngase dėshira pėr tė bashkuarit e gjinive tė kundėrta ka aktivizuar dhe aktivizon shumė energji, emocione, synime, shpresa por edhe shpirtligėsi. Sot nė botė po ndodhin shumė vrasje, grabitje, dhunime, vetėm e vetėm duke mos pasur mbėshtetje te Krijuesi i gjithėsisė dhe mospasja frikė prej Tij. Po ashtu, Allahu Fuqiplotė nė suren Furkan, thotė:
“Edhe ata qė pos Allahut nuk lusin ndonjė zot tjetėr, nuk e vrasin njeriun qė Allahu e ka ndaluar pėrveē kur meriton dhe nuk bėjnė zina (kurvėri), ndėrsa kush i bėn kėto ai gjen ndėshkim.”3

Pejgamberi alejhi selam thotė: “
Tre grupeve tė njerėzve Allahu xh.sh. nuk do t’u flasė nė Ditėn e Gjykimit, nuk do t’i pastrojė (pėr xhenet), e as nuk do t’i shikojė ata dhe ata do tė kenė dėnim tė rėndė (tė dhimbshėm dhe tė madh): plakun lavir, mbretin rrenacak dhe tė zotin e shtėpisė mendjemadh.”
4

Po ashtu, i Dėrguari alejhi selam thotė:
“Sa herė qė kurvėria ėshtė shfaqur te njė popull, aty janė pėrhapur sėmundje qė nuk ishin tė pranishme nė kohėn e stėrgjyshėrve tė tyre.“

Gjithashtu edhe nė hadithe tė tjera ėshtė pėrmendur zinaja (prostitucioni), ndaj dhe kur ėshtė pyetur i Dėrguari alejhi selam se cili mėkat ėshtė mė i madh, ai ka thėnė: “T’i bėsh Allahut shok kur Ai tė ka krijuar. Pastaj cili? Tė mbysėsh fėmijėn tėnd duke pasur frikė se mos po ushqehet me ty. Pastaj cili? Tė bėsh zina me gruan e fqinjit.”
5

“Ai qė bėn zina (kurvari) nuk ėshtė besimtar nė kohėn kur bėn prostitucion (kurvėri)...”
6

Pasojat e prostitucionit janė shumė tė mėdha, prandaj nuk ėshtė e tepėrt qė tė njihemi me disa sėmundje sipas burimeve mjekėsore. Mė tė rrezikshmet janė: sida (AIDS), sifilizi, gonorreja etj. Kėtė mė sė miri e elaborojmė me njė thėnie tė Dr. Fourner, i cili thotė: “Gruaja e njė tė sėmuri nga sifilizi kishte lindur nėntėmbėdhjetė fėmijė, prej tė cilėve 5 kishin lindur tė vdekur, kurse tė tjerėt kishin vdekur pas 1-6 muajsh jetė.” Masat e gjera tė popullatės, pjesėtarėt e Islamit tė vendit tonė, e nė veēanti rinia, i njohin shumė pak pasojat qė vijnė nga binaja (prostitucioni). Prostitucioni i zgjeruar nė njė popull sjell fatkeqėsi, pakėnaqėsi, shton numrin e tė papunėve
([7]), tė cilėt janė nė gjendje tė bėjnė ēmos kundėr rendit shoqėror dhe parimeve fetare. Prostitucioni humb tė gjitha vlerat morale. Pėr kėtė kemi thėnien e tė Dėrguarit alejhi selam, i cili thotė: “O ju muslimanė, ruajuni nga imoraliteti, sepse nga ai vijnė tė gjitha tė kėqijat. Nė kėtė botė tė ikėn fytyra, tė shkurtohet jeta dhe tė ndjek pas varfėria, ndėrsa nė botėn tjetėr tė pret zemėrimi i Allahut tė Madhėruar, llogaria e keqe dhe ndėshkimi me zjarr.”


Xhemat i nderuar!


Nė fund, duhet tė jemi tė vetėdijshėm se Allahu i Madhėrishėm na ka mėsuar se ēfarė tė veprojmė me laviret dhe lavirėt, kur ata kapen duke bėrė kurvėri dhe njėherazi na mėson se me kė duhet tė martohen ata qė bėjnė prostitucion. Ja se ēfarė thotė Krijuesi Fuqiplotė kur ėshtė fjala pėr dispozitat e Allahut:
“Laviren dhe lavirin rrihini secilin prej tyre me nga njėqind tė rėna dhe mos u tregoni zemėrbutė ndaj tyre nė kėto dispozita tė fesė.”8

Pėr sa i pėrket lidhjes martesore Allahu e ka treguar mjaft bukur nė ajetin vijues, ku thotė:
“Laviri nuk duhet tė martohet me dikė tjetėr, vetėm me ndonjė lavire ose idhujtare e me laviren nuk duhet tė martohet askush tjetėr pėrveē ndonjė laviri apo idhujtari. Ajo ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt.”9

Falėnderimi i qoftė Allahut xh.sh., i Cili na bėri prej besimtarėve tė drejtė dhe pėrmes argumenteve tė Tij na tregoi se ēfarė pasojash na sjell kjo rrugė e keqe dhe e shėmtuar. Nė tė njėjtėn kohė e lusim Allahun xh.sh. qė tė na ruajė ne dhe tė gjithė besimtarėt nga kjo vepėr e shėmtuar. Amin! 


Pėrgatiti: Mr. Fehim Dragusha
25.1.2009

1 Nga aktivistė ndėrkombėtarė e vendorė pėr tė drejtat e njeriut ėshtė vėrtetuar se "nė Kosovė ka prostitucion dhe ka edhe klientelė". Qindra e ndoshta me mijėra vajza tė reja po kalojnė nė Kosovė kalvarin e "zanatit mė tė vjetėr nė botė". Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), ėshtė 23 vjeē, ndėrsa rrugėtimi i pjesės dėrmuese tė tyre ėshtė i ngjashėm me tė gjitha rrugėtimet e shoqeve tė tyre nėpėr botė, vetėm se nė Ballkan duket qė shkalla e "egėrsisė" sė bosėve ėshtė mė e madhe. Policia e Kosovės, qė drejtohet nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara, ka zbuluar disa shtėpi publike nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės. Janė arrestuar nė vitet e pasluftės disa dhjetėra persona, ndėrsa mbi 100 femra janė riatdhesuar me ndihmėn e IOM-it.
2 Kurani, El-Isra; 32.
3 Kuran, Furkan; 68.
4 Muslimi 1/102, 103 nr: 107; Nesaiu 6/86.
5 Transmeton Buhariu v. 8, f. 163, nr: 4477: Muslimi v. 1, f. 90, nr: 86; Tirmidhiu nr: 3181; Nesaiu v. 7, f. 89; Ebu Davudi nr: 2310 dhe Imam Ahmedi 1/280.
6 Buhariu 5/119 nr: 2475; Muslimi 1/76, nr: 57; Ebu Davudi nr: 4689; Tirmidhiu nr: 2627; Nesaiu 8/64.
7  Statistikat thonė se 70 pėr qind e kėtyre femrave nė vendet e tyre kanė marrė paga mė tė vogla se 20 euro nė muaj, prandaj ato bėhen lehtė pre e agjencive tė ndryshme, edhe "turistike". Shumė prej tyre besojnė se do tė shkojnė nė Gjermani, Francė apo Itali pėr tė punuar si kujdestare fėmijėsh apo si kameriere, por pėrfundojnė nė Kosovė. Ndėrkaq, 48 pėr qind e prostitutave tė ardhshme rekrutohen nga vetė femrat, tė cilat pastaj ua dorėzojnė ato "kodoshėve", qė vazhdojnė rrjetin ndėrkombėtar. Rreth 71 pėr qind e femrave qė punojnė nė Kosovė pohojnė se u janė nėnshtruar abuzimeve seksuale tė "bosėve" dhe miqve tė tyre menjėherė pasi janė futur nė kėtė rrjet. Atyre zakonisht u merren dokumentat e identifikimit dhe mbahen nė vende tė mbyllura. Gjashtėdhjetė pėr qind e tyre pohojnė se kushtet nė tė cilat jetojnė e punojnė nė Kosovė janė tepėr tė rėnda dhe tė dhunshme. Shumė prej tyre kanė pohuar se janė ushqyer shumė keq (shpeshherė vetėm me njė hamburger nė ditė), janė detyruar tė kenė marrėdhėnie seksuale me shumė persona brenda njė dite, ndėrsa paratė u janė marrė (dhe u merren) nga bosėt. Njė e re nga Moldavia, para se tė riatdhesohet, ka pohuar se "ėshtė rrahur pamėshirshėm nga bosėt, tė cilėt e kanė shitur e stėrshitur disa herė me radhė".
8 Kur’an, Nur; 2.
9 Kur’an, Nur; 3.

                                              www.klubikulturor.com