Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

A i jemi nėnshtruar vėrtet Allahut

Falėnderimi i takon Allahut, paqja dhe shpėtimi qoftė mbi tė dėrguarin e Allahut. Musliman i vėrtet ėshtė ai i cili ia ka nėnshtruar veten e tij Allahut, nė fjalė dhe vepra, nė vetmi dhe shoqėri, nė vepra tė brendshme  e tė jashtme, nė moral dhe sjellje.

Ibn Mubareku ėshtė pyetur se cila ėshtė gjėra mė e mirė qė i ėshtė dhėnė njeriut?  Ka thėnė: “Mendja e shėndoshė.” I thanė: “Po nėse nuk e posedon kėtė?” Tha: “Morali i mirė.” I thanė: “E nėse nuk e posedon?” Tha: “Njė vėlla i mirė qė e kėshillon.”  I thanė: “Po nėse nuk e posedon?” Tha: “Heshtje e gjatė.”  I thanė: “E nėse nuk e posedon  as kėtė?” Tha: “Vdekje sa mė e shpejtė.”

Tė menēurit nuk i fshihen nga syri i tij tė metat e tij, ngase kush nuk i sheh tė  metat e tij nuk i sheh edhe tė  mirat e tė tjerėve. Prej dėnimeve mė tė rėnda ndaj njeriut nė kėtė botė ėshtė mosparja e tė metave tė tij, ngase nuk i lė tė kėqijat ai i cili nuk e sheh e  nuk i njeh ato dhe nuk i arrin tė mirat e njerėzve ai qė nuk i sheh ato.

Tė menēurit janė ata tė cilėt mendojnė  pėr Allahun, fenė dhe ligjin e Tij dhe ata janė tė cilėt kanė thėnė se Allahu ėshtė Zoti ynė, pastaj janė pėrqendruar nė atė dhe i janė dorėzuar Allahut tė Lartėsuar. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar e ka regjistruar pranimin e muxhriminėve (kriminelėve) nė xhehenem, pasi ata nuk i kanė shfrytėzuar mendjet e tyre  nė marrjen (e urdhrave dhe ndalesave) nga Allahu dhe i dėrguari e tij (alejhi selam).

Allahu i Madhėruaur thotė: “Dhe thonė: ‘Sikur tė kishim dėgjuar dhe tė kishim menduar nuk do tė ishim nė mesin e banorėve  tė zjarrit’.” Mulk, 10.

Tė menēur janė ata tė cilėt i kanė mendjet e shėndosha, tė cilėt kanė marrė pėr udhėzues Kuranin e shenjtė dhe prej asaj qė kanė dėgjuar kanė pasuar mė tė mirėn, atėherė i  ka udhėzuar Allahu nė rugėn e drejtė, ku dhe thotė: “E ti pėrgėzoji pra robėrit e Mi, tė cilėt dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė Allahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė  dhe tė tillėt janė ata tė menēurit.”  Zumer, 17-18.

Allahu i ka cilėsuar  kėta njerėz njerėzit me fetarė, siē ka thėnė nė Suretu Nisa: “Kush ka fe mė tė mirė se sa ai qė sinqerisht i ėshtė bindur (nėnshtruar) Allahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejt tė Ibrahimit?”

I dėrguari ynė (salallahu alejhi ue selem) dhe shokėt e tij (radiallahu anhum) kanė qenė mė tė mirėt e kėtij umeti, mė tė nėnshtruarit ndaj Allahut  tė Lartėsuar. Ata kanė qenė mutekun (tė devotshėm, tė pėrkushtuarit) .

Nė kėtė libėr do t’i prezantojmė disa shembuj prej jetės sė  kėtyre njerėzve tė mėdhenj, qė ta peshojmė Islamin tonė dhe punėt tona me Islamin e tyre dhe punėt e tyre dhe tė shikojmė si po punojmė e tė pyesim: a jemi nėnshtruar vėrtet Allahut tė Lartėsuar nė jetėn tonė apo dėshirat tona apo ne i pėrkasim Islamit me emėr, e jo nė realitet.

Nėnshtrimi ndaj Allahut shihet atėherė kur i peshojmė punėt tona me punėt e tyre, qėndrimin tonė me qėndrimin e tyre, moralin tonė me moralin e tyre.  Allahu i Lartėsuar  thotė: “Kėshtu pra, nėse ata besojnė kėsisoj, ashtu siē besoni ju, atėherė ata janė tė udhėzuar (nė rrugė tė drejtė ), por nėse ata shmangen, atėherė ata janė nė kundėrshtim me tė vėrtetėn  e tė shmangur prej saj.

Kėrkesat e nėnshtrimit ndaj Allahut

1 . Nėnshtrimi ndaj Allahut  kėrkon lėnien e punėve tė injorancės:

Allahu i Lartėsuar thotė: “A mos kėrkojnė fe tjetėr nė vend tė fesė sė Allahut (Islamit, adhurimit vetėm tė Allahut), ndėrkohė qė Atij iu nėnshtruan gjithė krijesat nė qiej e nė tokė, me dėshirė e pa dėshirė. Dhe tek Ai do tė kthehen tė gjitha.” Ali Imran,  83.

Tregimi i idhullit nė qafė tė qenit.

Safa dhe Merua para Islamit dhe pas tij.

Hind bint Utbeh i thyen zotrat e injorancės.

1. Umer bin el Xhermuh (ėshtė ky njė nga shokėt e tė dėrguarit tė Allahut alejhi selam) e adhuronte njė idhull para Islamit  qė quhej Menaf, por disa fėmijė prej fisit tė tij e kishin pranuar Islamin dhe prisnin derisa hynte nata pastaj hynin nė shtėpinė ku gjendej idhulli i tij dhe i hidhnin nė tė ndyrėsira dhe ia lidhnin njė qenė tė ngordhur nė qafe, por kur e pa Umeri nė kėtė gjendje e mori dhe filloi ta fyej duke thėnė :

Vallahi, sikur tė ishe zot

nuk do tė ishe ti dhe qeni nė njė grup tė ndyrė

Turp pėr zotat si ti tė poshtėruar

tani tė zbuluam sa jemi mashtruar .

“ Sijer alam nubela” Vėll. I, f. 235.

2.  Transmeton Buhariu (Allahu e mėshiroftė!) nga Asim bin Sulejmani se ka thėnė e kam pyetur Enesin pėr kodrėn Safa dhe Merua mė tha: “Mendonim se tė bėsh tavaf  nė to ėshtė prej punėve tė injorancės dhe kur  erdhi Islami e ndaluam tavafin, por zbriti ajeti uranor: “Safa dhe Merua janė nga shenjat (pėr adhurimin ) e Allahut.” Bekare, 158 .

Tregon Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ata e kanė lėnė tavafin nė Safa dhe Merua nė fillim tė Islamit duke menduar se janė nga punėt e injorancės, por kanė zbritur ajetet dhe kanė treguar se ato janė shenja tė Allahut.

Pra, muslimani i vėrtetė e di se Islami ia obligon atij lėnien e tė gjitha shenjave, punėve dhe zakoneve tė injorancės.

Dhe kėtė ngjarje do ta tregoj pėr njė grua tė menēur  qė t’i zgjoj mendjet e vėllezėrve dhe motrave  muslimane.

Kjo ėshtė Hind bint Utbe (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e Ebu Sufjani (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) kur ajo e pranoi Islamin, e mori idhullin e saj qė e kishte nė shtėpi dhe e bėri copė-copė dhe thoshte: “Kemi qenė me ty nė mashtrim.”

 Tabakat ibn Sad  Vėll.VIII, f. 238

Pra thoshte se ishim nė mashtrim, ngase mendonim se na sjellė dobi dhe ruan prej                                                                te kėqijave, por nuk e gjetėm kėtė.

Po imani i saj dhe sinqeriteti i saj nė nėnshtrim ndaj Allahut e bėri qė tė bėjė kufėr mbi tagutin (idhullin ) qė e kishte, i cili e kishte devijuar njė kohė tė gjatė.

Dhe kjo qė e kishte bėrė Hindi ishte njė vepėr e lėvduar dhe mendim i drejtė dhe kapje e fortė pas fesė sė  Allahut. Allahu nė Kuran thotė:

“Kushdo qė mohon tagutin dhe beson nė Allahun, atėherė ai ėshtė kapur pėr hallkėn mė tė fortė qė nuk thyhet kurrė.” Bekare, 256 .

A nuk ka ardhur koha pėr vėllezėrit dhe motrat tona muslimane qė tė largohen nga njė idhull, i cili ėshtė prej idhujve mė shkatėrrues, ku para tij qėndrojnė kohėn mė tė madhe tė tyre? Idhull i cili ju lejon haramin dhe ju ndalon hallallin dhe i ndalon ata nga pėrmendja e Allahut, nga namazi dhe ua mėson atyre metodėn e shkatėrrimit, i cili shkatėrron moralin dhe ēdo gjė qė ėshtė me vlerė e tallet me Islamin e pasuesit e tij dhe ua mėson njerėzve krimin,  ju zbukuron tė rinjve devijimin.

Ky ėshtė idhulli qė flet, televizioni dhe tė ngjashmet me tė si: interneti, video, programe tė ndryshme satelitore, tė cilat pėrhapin prostitucionin dhe tradhtinė, e luftojnė moralin e pastėr dhe i pėrhapin manipulimet e armiqve tė Allahut kundėr Islamit. Mė e keqja ėshtė se na dalin disa tė ashtuquajtur  intelektualė  (pasues tė epsheve) duke thėnė se ky idhull zgjidh probleme shoqėrore! Sa probleme janė zgjidhur deri sot dhe sa probleme kanė mbetur pa u zgjedhur? A ėshtė kjo qė shfaqet nė kėto programe, takime, koncerte, filma tė ndryshėm, tradhti bashkėshortore, krime tė llojeve tė ndryshme dhe mėnyra tė vepruarit tė tyre, a ėshtė kjo zgjidhja e problemeve shoqėrore?!

Ēdo shtėpi, e cila ėshtė sprovuar me kėtė idhull  shkatėrrues, ėshtė shtėpi nga e cila ka pushuar shejtani prej hyrjes nė tė, pėr shkak se gjendet kush mund ta luaj rolin e tij dhe nė mėnyrė mė taktike.

Njė djalė, i cili nuk kishte pėrfunduar ende shkollėn fillore, i telefononte njė shoku tė tij duke i thėnė ne kėtė program tani ka filluar njė film amoral. A ėshtė kjo zgjidhja e problemeve shoqėrore? Mirėpo lind pyetja se nuk mund tė gjykojmė me njė rast tė veēantė tė  gjithė shoqėrinė. Themi se programet qė shfaqen nė tė janė tė llojeve tė ndryshme, por nuk kemi parė asnjėherė njė program qė flet pėr Islam apo pėr Kuran,  me pėrjashtim tė urimit tė festės sė Bajramit dhe atė brenda pak  sekondave.

O vėllezėr dhe motra myslimane! O ju qė keni besuar Allahun Zot dhe qė keni pranuar  Muhamedin (alejhi selam), a nuk ka ardhur koha qė tė kenė frikė zemrat tona prej Allahut? A nuk ka ardhur koha qė t’i nėnshtrohemi me njė sinqeritet tė vėrtetė Allahut dhe t’i largojmė kėta idhuj nga shtėpitė tona, idhuj tė cilėt na thyen moralin e pastėr brenda njė kohe tė shkurtėr? Na e humbėn turpin qė  e kishim dhe na mėsuan se ēdo lakuriqėsi dhe imoralitet, pirje alkooli, mosrespektim i prindėrve ėshtė kulturė bashkėkohore!

O vėllezėr dhe motra myslimane! Ai qė i ka besuar Allahut dhe tė dėrguarit tė tij, le tė largohet nga ky idhull dhe ta zėvendėsojė atė me lexim tė fjalėve te Allahut dhe tė Muhamedit (alejhi selam) dhe pas njė kohe le ta shikojė veten e tij, a ėshtė mė i kėnaqur se mė parė? Pa dyshim, se kush dėshiron qė ta takojė Allahun me zemėr tė pastėr  dhe tė lėrė pas tij pasardhės qė do tė bėhen mbrojė prej zjarrit tė xhehenemit, do ta bėjė kėtė, inshallah.

Pėrktheu: Bedri Robaj

18.11.2006

                                              www.klubikulturor.com