Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pėrmendeni Allahun nė ditėt e caktuara

Falėnderimet dhe lavdėrimet janė pėr Allahun, Zotin e gjithė botėve. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!

Allahu i Lartėsuar me urtėsinė e Tij ka bėrė dallime mes kohėrave. Ai zgjedh ēka tė dojė. Besimtarit i ėshtė dhėnė mundėsia qė ai ēdo herė tė jetė aktiv me veprime. Angazhimi i tij ėshtė i mirėpritur dhe i shpėrblyer, po edhe i kėrkuar nga Allahu i Lartėsuar.

Namazi, agjėrimi, zekati, haxhi, gjithashtu angazhimet vullnetare, ndihma nė lėmoshė, agjėrime i sė hėnės dhe sė enjtes, agjėrimi i ditėve tė bardha tė muajit, etj., tė gjitha kėto dhe tė tjera besimtarin e favorizojnė.

Ne jemi tani nė ditėt qė kanė vlerė, pra nė ditėt e Dhulhixhes, veprimet gjatė kėtyre ditėve kanė vlerė dhe peshė te Allahu i Lartėsuar.

Nė vazhdim do tė flasim pėr rėndėsinė e dhjetė ditėve

Vlera e dhjetė ditėve nė Kuran dhe Sunet.

Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

وَأَذِّنْ فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالاً وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ * لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ  

‘’Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta. (Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin Allahun nė ato ditė tė caktuara..’’ Haxh, 27-28.

Ibni Abasi thotė: ‘Ditė tė caktuara..’’janė dhjetė ditėt e muajit Dhulhixhe.

Allahu i Lartėsuar ėshtė betuar nė netėt e kėtyre ditėve dhe ka thėnė:

وَالْفَجْرِ * وَلَيَالٍ عَشْرٍ

‘’ Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!’’ Fexhėr, 1-2.

Imam Tabariu nė komentin e ajetit thotė: ‘’ ...Dhjetė netėt!’’ janė netėt e muajit Dhulhixhe.

Nga kėto dy fakte mund tė themi se vlera e dhjetė ditėve tė kėtij muaji kanė ardhur tė qarta nė Kuran ngase janė quajtur ‘ato ditė tė caktuara..’’ pėr shkak tė vlerės dhe rėndėsisė qė kanė.

Transmeton Buhariu nga Ibni Abasi ku Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė:

مَا الْعَمَلُ فِي أَيَّامٍ أَفْضَلَ مِنَ الْعَمَلِ فِي عَشْرِ ذِي الْحِجَّةِ قِيلَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ قَالَ وَلَا الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ إِلَّا رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْجِعْ بِشَيْءٍ.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė: "Veprat nė asnjė ditė nuk janė mė tė mira se sa dhjetė ditėt e Dhulhixhes.” Thanė: “As xhihadi nė rrugė tė Allahut?” Tha: “As xhihadi nė rrugė tė Allahut, pėrveē njeriut, i cili merr pjesė vet dhe me pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė." Buhariu.

Veēoritė e dhjetė ditėve

Nė vazhdim po pėrmendim disa prej tyre:

-         Allahu i Lartėsuar betohet nė librin  e Tij nė kėto ditė, vetėm betimi tregon pėr rėndėsinė qė kanė.

-         Allahu i Lartėsuar i quan kėto ditė ‘’ditė tė caktuara..’’

-         Veprimet nė kėto ditė janė mė tė dashura tė Allahu se sa nė ditėt e tjera.

-         Nė kėto ditė ėshtė dita e Tervijes, dita e tetė e Dhulhixhes, ėshtė ditė kur fillojnė veprimet obliguese tė haxhinjve.

-         Nė kėto ditė ėshtė dita e Arafatit, ėshtė dita kur Allahu i Lartėsuar i fal mėkatet e besimtarėve.

-         Po ashtu ėshtė dita kur prehet kurbani.

 

Tė nderuar besimtarė!

Duhet tė mobilizohemi dhe tė angazhohemi qė gjatė kėtyre ditėve tė jemi mė tė sinqertė me Allahun  e Lartėsuar duke vepruar. Veprat e mira, padyshim, qė janė ēdo herė tė dashur te Allahu i Lartėsuar nė ēdo kohė dhe vend, besimtari nė kėto ditė ta shtoj intensitetin e adhurimit duke qenė edhe mė i kujdesur nė faljen e namazit, pėrkujtimin e Allahut, bamirėsinė ndaj prindėrve, pastaj duke urdhėruar nė tė mirė dhe ndaluar nga e keqja. Tė pendohet te Allahu me pendim tė sinqertė, duke i pėrfshirė tė gjitha mėkatet, sepse kėshtu realizohet teubeja e sinqertė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

يَا أَيُّهَا الَذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحاً

"O ju qė keni besuar, pendohuni tek Allahu me njė pendim tė sinqertė…". Tahrim, 8.

Ndėr veprat mė tė pėlqyera ėshtė agjėrimi nė kėto ditė. Mėsojmė nga Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) se ai agjėronte kėto ditė. Kėtė na mėsojnė nėnat e besimtarėve, gratė e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem):

كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَصُومُ تِسْعَ ذِي الْحِجَّةِ

’Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) agjėronte nėntė ditėt e Dhulhixhes...’’ Transmeton Ebu Daudi.

Tė nderuar besimtarė!

Vetėm me anė tė ibadetit mund tė afrohemi te Allahu i Lartėsuar, atėherė t’i shtojmė veprat vullnetare qė tė afrohemi edhe mė afėr Allahut, mėshirės dhe faljes sė Tij, vetėm kėshtu respektojmė dhe madhėrojmė Allahun. Po e pėrmbyllim hytben me njė pjesė nga hadithi kudsi ku Allahu ka thėnė:

وما تقرب إليّ عبدي بشيء أحب إليّ مما افترضته عليه، وما يزال عبدي يتقرب إليّ بالنوافل حتى أحبه

‘’.. Robi Im nuk mė afrohet me asgjė tjetėr, pėrveē duke i kryer farzet e obliguara. Ai vazhdon tė mė afrohet edhe me anė tė veprave vullnetare, qė kjo shton edhe mė tepėr dashurinė Time ndaj tij, e kėshtu Unė filloj ta dua atė..’’ Transmeton Buhariu.

E lusim Allahu e Lartėsuar tė na lehtėsojė shtimin e ibadeteve nė kėto dhjetė ditė. Allahu im na udhėzo nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn e atyre qė i begatove me shumė tė mira! Kėrkoj faljen nga Allahu i Lartėsuar pėr veten time dhe pėr ju muslimanė tė nderuar!

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

        Bujanoc   

22.12.2006

                                              www.klubikulturor.com