Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Vlera dhe rėndėsia e diturisė

Falėnderimi i takon Allahut, i Cili e ka bėrė njeriun tė kuptojė. Kujt ia do Allahu hairin, i mundėson ta kuptojė fenė. E falėnderojmė Atė tė Cilin e ka ngritur dijetarin mbi tė tjerėt. Dėshmojmė se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė, qė ka dėshmuar pėr Veten e Tij se ėshtė Njė dhe kanė dėshmuar melaiket e dijetarėt prej besimtarėve. Dėshmojmė se Muhamedi ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguar i Tij, i dėrguar pėr udhėzim te tė gjithė njerėzit dhe xhinėt dhe argument pėr robėrit nė pėrgjithėsi. Dėrgojmė salavat mbi Pejgamberin dhe familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė i pasojnė ata deri nė Ditėn e Kiametit.

Kini frikė Allahun dhe bėhuni tė kuptueshėm nė fenė tuaj, se atij qė ia do Allahu hairin, ia mundėson ta kuptojė fenė. Tė kuptuarit nė fe ėshtė ta dish me argumente se ēfarė ka zbritur Allahu mbi tė Dėrguarin e Tij pėr sa i pėrket ahkamve dhe se ē’ka tė bėjė me shpėrblim pėr atė hukėm dhe ndėshkimin e mospėrfilljes sė tij. Me kėto njohuri do ta adhurosh Allahun. Prej diturisė kanė dobi robėrit e Allahut nė adhurimin e tyre, nė punėt e vogla e tė mėdha dhe s’ka dyshim se ky ėshtė hair i madh. Me tė kuptuarit e fesė, Allahu tė ngre nė shkallė tė larta dhe punėt e tua do tė ecin nė kėtė jetė dhe pas vdekjes. Me tė kuptuarit e fesė do tė jesh trashėgimtare e Pejgamberėve, me tė kuptuarit e fesė do tė tė lehtėsohet rruga pėr nė xhenet dhe pėr takimin me Zotin e qiejve e tė tokės. Me tė kuptuarit e fesė njeriu bėhet ndėr dijetarėt, tė cilėt ia kanė frikėn Allahut dhe janė mė tė mirėt nė adhurimin e Allahut. Kėrkuesin e dijes e mbulojnė melaiket me kraharorėt e tyre duke ia bėrė tė dashur atė qė ėshtė duke kėrkuar.
Transmetohet prej Ebu Derdas, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari alejhi selam ka thėnė: “Kush merr rrugė pėr kėrkim tė dijes, ia lehtėson Allahu rrugėn atij pėr nė xhenet dhe melaiket i vendosin kraharorėt e tyre pėr kėrkuesin e dijes duke dashur pėr atė qė ėshtė duke bėrė. Me tė vėrtetė pėr dijetarin kėrkon falje ēdo gjė qė ėshtė nė qiej dhe tokė, madje edhe peshku nė ujė."
Dallimi mes dijetarit dhe njeriut tė thjeshtė ėshtė si dallimi mes Hėnės dhe yjeve tė tjerė dhe se dijetarėt janė trashėgimtarė tė Pejgamberėve, se me tė vėrtetė Pejgamberėt nuk kanė lėnė trashėgim dinarė e as dėrhemė, por dituri.
Dije se nėse ti bėhesh sebep qė tė punojė dikush me dijen tėnde, do tė kesh shpėrblim pėr kėtė, pėr ēdo vepėr tė saj, duke mos humbur asgjė ajo. Nė Musnedin e Imam Ahmedit transmetohet prej Kabisit, i cili thotė se shkoi te Pejgamberi alejhi selam e ai i tha: “Ē’tė pruri ty?” I tha: “Mė shkuan vitet, ėshtė ligėshtuar ashti dhe erdha qė tė mė mėsosh diēka qė mė bėn dobi tek Allahu.” Pejgamberi alejhi selam i tha: “O Kabis, nuk kam ecur afėr ēdo guri e peme pėrveēse kanė kėrkuar falje pėr ty.”
Kėto hadithe dhe tė ngjashme me to tregojnė rėndėsinė e diturisė sė sheriatit, mėsimin e saj dhe t’ua mėsosh tė tjerėve. Si tė mos jetė rėndėsia e diturisė e tillė kur me tė ruhet feja e tė Dėrguarit alejhi selam? Si tė mos jetė nė kėtė vend tė lartė kur me kėtė arrin ēdo tė mirė?
Dije, Allahu tė mėshiroftė, se nėse je i pranishėm nė njė ulje tė diturisė dhe ke mėsuar njė mesele, ke punuar me atė dhe ia ke mėsuar motrave tė tua, me kėtė ke bėrė njė hair tė madh dhe tė vjen shpėrblimi. Ėshtė njė punė e madhe prania nė uljet e diturisė dhe mos mendo se nuk ka rėndėsi tė madhe. Allahu do t’i llogarisė tė gjitha veprat edhe nėse janė tė vogla dhe nuk i bėhet padrejtėsi aspak askujt.
i Dėrguari alejhi selam ka thėnė: “Transmetoni nga unė, edhe nėse ėshtė njė ajet.”
Kėrkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar: “Kush ėshtė mė fjalėmirė se ai qė thėrret nė Allahun dhe punon mirėsi dhe thotė unė jam prej muslimanėve.”
Dije se ėshtė shtuar padituria dhe ėshtė shpėrndarė shumė, janė pakuar dijetarėt dhe kjo ėshtė pėr tė tė ardhur keq, por ky umet nuk do tė shkėputet prej trashėgimisė sė Pejgamberėve e kjo ėshtė mirėsi e madhe. Pėr tė mos rėnė nė kėtė fatkeqėsi, duhet tė ndjekim sa mė shumė uljet e dijes, ashtu siē ka thėnė Pejgamberi alejhi selam: “Aty ku tubohen, bashkohen njerėzit nė njė shtėpi prej shtėpive tė Allahut dhe lexojnė librin e Allahut dhe e mėsojnė atė mes tyre, u ka zbritur atyre qetėsi e rehati dhe i ka mbuluar mėshira.”
Pejgamberi Muhamed alejhi selam ka thėnė: “Kujt ia do Allahu hairin, e bėn ta kuptojė fenė.”
O njerėz, lypni dijen dhe hairin, kapuni pas rrugės sė xhenetit, lypni dijen qė ka lėnė trashėgimi Pejgamberi ynė para se tė vdiste, qė tė largohet injoranca prej nesh, punoni pėr tė mėsuar dituri, se ėshtė krenari nė kėtė botė dhe shpėrblim nė ahiret. Kur vdes njeriu, ndėrpriten punėt e tij, pėrveē tri: lėmosha e rrjedhshme, dija prej sė cilės kanė dobi njerėzit dhe fėmija i mirė qė bėn dua pėr tė. Selefu salih, Zoti qoftė i kėnaqur me ta, e kanė dhėnė pasurinė e tyre dhe e kanė harxhuar energjinė e tyre pėr tė fituar dije, qė t’i bėjnė umetit dobi dhe kėshtu i ka ngritur Allahu nė dynja dhe ahiret. Xhabir bin Abdullahu ka udhėtuar njė muaj pėr tek Abdullah bin Unejsi pėr njė hadith. Kjo ka qenė gjendja e tyre. Thotė Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kemi qenė unė dhe komshiu im prej ensarėve jashtė Medinės dhe kemi bėrė qė tė zbresim me radhė nė Medinė te Pejgamberi alejhi selam. Nėse kam zbritur unė, i kam prurė atij atė qė ka zbritur nga vahji e qė ka thėnė Pejgamberi alejhi selam e kėshtu ka vepruar edhe ai.” Kjo ka qenė gjendja e selefit, ata kanė udhėtuar shumė dhe kanė pėrballuar vėshtirėsi, janė ndėrruar me njėri-tjetrin pėr tė arritur dijen prej sė cilės ėshtė i kėnaqur Allahu. Ka ardhur nė hadith se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “O Ebu Dherr, nėse mėson njė ajet nga libri i Allahut ėshtė mė hair pėr ty se tė falėsh njėqind rekate dhe se tė mėsosh njė kapitull tė dijes, punove me tė apo nuk punove, ėshtė mė mirė se tė falėsh njė mijė rekate.”
Ka thėnė Imam Ahmedi: “Kėrkimi i dijes ėshtė vepra mė e mirė pėr atė qė ka pastruar nijetin.” Ai ka thėnė gjithashtu se dija nuk barazohet me asnjė send.
Nxėnia e diturisė ka rrugė tė shumta dhe njėra prej tyre ėshtė tė marrėsh njė libėr me rėndėsi, ta lexosh, ta mėsosh dhe tė pyesėsh dijetarėt pėr atė qė nuk e kupton. E, kjo ėshtė metoda mė e lehtė. Mund ta bėsh kėtė duke qenė nė shtėpinė tėnde. Metoda e dytė ėshtė tė jesh i pranishėm nė ligjėratat e dijes qė jepen nėpėr xhami dhe mos ia ēo amanetin nė vend shejtanit pėr t’u ndalur nga dituria, se ai i do injorantėt. Mos e humbni kohėn tuaj me atė qė nuk ka dobi, qė ta lini atė qė ėshtė hair pėr ju. Dėgjoni fjalėn e Allahut: “Thuaj a janė tė barabartė ata qė dinė me ata qė nuk dinė?” Dhe ajeti tjetėr: “Vėrtet ata qė i frikėsohen mė shumė Allahut nga robėrit e tij janė dijetarėt.”
Ne si muslimanė duhet tė kemi ambicie tė larta pėr kėrkimin e kėsaj gjėje tė lartė, duhet ta kėrkojmė diturinė, se ajo ėshtė dritė e udhėzim, kurse injoranca ėshtė errėsirė dhe humbje. Kėrkojeni dijen se ajo me iman ėshtė ngritje nė dynja dhe ahiret. A nuk mjafton fjala e Allahut: “I ngre Allahu ata qė besuan dhe ata tė cilėt u ėshtė dhėnė dija nė grada tė larta.”
Kėrko diturinė qė tė thuash tė vėrtetėn para tė tjerėve, se gjurmėt e diturisė mbesin edhe pas vdekjes tėnde. Vallahi dijetarėve tė Allahut nuk u kanė humbur gjurmėt e tyre dhe kanė qenė tė lėvduar nga tė tjerėt, duke lėnė gjurmė nė zemrėn e besimtarėve dhe pėrmendja e tyre ka qenė e pandėrprerė. Kėrko dije duke kėrkuar shpėrblim vetėm prej Allahut dhe jo qė tė shpėrblehesh nė kėtė dynja, se vallahi kush e lyp dijen pėr kėtė dynja nuk do ta shijojė erėn e xhenetit. Transmetohet nga Ebu Hurejra, se e ka dėgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thėnė se ndėr tė parėt njerėz qė do tė llogariten nė Ditėn e Kiametit ėshtė njeriu i rėnė shehid. Atij i sillen pėrpara tė mirat qė ka bėrė, i njeh ato nimete dhe punėt e njohin atė. I thuhet se pėrse e ke bėrė kėtė, thotė pėr Allahun. I thotė Allahu: “Gėnjeve, se ke luftuar qė tė tė thonė luftėtar. Tė ėshtė thėnė tashmė kjo.” Urdhėrohet qė tė kapet pėr kėmbėsh duke e tėrhequr me fytyrė pėr toke derisa tė futet nė zjarr. E tjetri ėshtė njeriu qė e ka mėsuar dijen dhe ua ka mėsuar tė tjerėve dhe e ka lexuar Kuranin. I sillen pėrpara tė mirat qė ka bėrė, i njeh ato nimete dhe punėt e njohin atė. I thuhet se pėrse e ke bėrė kėtė, thotė pėr Allahun. I thotė Allahu: “Gėnjeve, se ke mėsuar qė tė tė thonė dijetar. Ke lexuar Kuranin qė tė tė thonė lexues. Tė ėshtė thėnė tashmė kjo.” Urdhėrohet qė tė kapet pėr kėmbėsh duke e tėrhequr me fytyrė pėr toke derisa tė futet nė zjarr. I treti ėshtė njeriu qė i janė dhėnė tė gjitha llojet e pasurisė. Pasuria i sillet pėrpara, i njeh tė mirat qė ka bėrė dhe punėt e njohin atė. E pyet Allahu pėrse e bėre kėtė, thotė pėr ty. Thotė Allahu: “Gėnjeve, se e ke bėrė qė tė tė thonė bujar. Tė ėshtė thėnė tashmė kjo.” Urdhėrohet qė tė kapet pėr kėmbėsh duke e tėrhequr me fytyrė pėr toke derisa tė futet nė zjarr.
Kėrkoje dijen qė tė largosh nga vetja injorancėn. Allahu ju ka nxjerrė nga barqet e nėnave tuaja duke mos ditur ju asgjė dhe ju ka dhėnė tė dėgjuarit, tė parit dhe tė folurit, qė ta falėnderoni Allahun. Dije se nuk merret dituria pėrveēse me tė mėsuar, kėrkoje atė qė tė largosh nga robėrit e Allahut injorancėn, qė tė shpėrndahet dija mes krijesave, se mbi dijetarėt qėndron obligimi pėr shpėrndarjen e dijes. Ka thėnė Pejgamberi alejhi selam: “Transmetoni nga unė, edhe nėse ėshtė njė ajet.” Dhe ka thėnė Muhamedi salallahu alejhi ue selem: “I tregon ai qė ėshtė prezent atij qė nuk ėshtė prezent.”
Kėrkoje dijen qė tė ruash sheriatin e Allahut, se sheriati ruhet me dy gjėra, me shkrim dhe me ruajtjen nė gjoks. E kjo ėshtė dituria. Kėrko dijen qė tė mbrosh sheriatin e Allahut, se mbrojtja e sheriatit bėhet me besimtarėt e tij.
Si ngrihet njė bidatxhi ose njė mohues i Allahut apo njė qė i ndryshon cilėsitė e Allahut duke thirrur njerėzit nė humbje nė njė popull ku nuk ka dije? A mund ta bėjė tė qartė humbjen e tij dikush dhe ta ruajė sheriatin prej armiqve tė tij? Si mund tė ēohet ky i humbur e t’i thėrrasė njerėzit nė humbjen e tij kur pėrreth tij ka libra tė hakut, tė udhėzimit? Ē’do tė bėhet, a do tė ketė sukses ky njeri? Jo, vallahi! Edhe njė libėr i vogėl do tė bėnte tė qartė humbjen e tij, do ta pėrulte armiqėsinė e tij. Si tė bėjė thirrje nė bidatin e tij ky i humbur nė mesin e dijetarėve? Do tė ngrihen dijetarėt me dijen e tyre e do ta bėnin tė qartė humbjen e tij.
Kėrko dijen, qė tė thėrrasėsh nė rrugėn e Allahut, se thirrja nė rrugėn e Allahut nuk plotėsohet pėrveēse me dituri. Sa e sa persona e kanė emėrtuar vetveten thirrės nė rrugėn e Allahut, por nuk kanė pasur dituri? Nuk plotėsohet thirrja e tyre e as nuk ėshtė e rėndėsishme, ndoshta flet me injorancė e bėn dėm me shumė sesa dobi. Allahu i ka thėnė Pejgamberit alejhi selam: “Thuaj se kjo ėshtė rruga ime, unė ju ftoj drejt Allahut me dije tė sigurt, unė dhe kushdo qė mė ndjek mua. I lartėsuar ėshtė Allahu e unė nuk jam prej mushrikėve.”
O besimtar, dije se kėrkimi i dijes ėshtė prej punėve mė tė mira e sidomos nė kohėn tonė, kur janė shumuar kėrkuesit e dynjasė, ėshtė shtuar leximi i dijes, por mungon puna, se fryti i dijes ėshtė puna dhe thirrja nė Allahun. Ai qė nuk punon me dijen e tij, dija e tij ėshtė e kotė, ai qė nuk i thėrret njerėzit nė tė, e ka dijen e mangėt, se kush punon me dijen e tij, Allahu ia shton atė. Allahu thotė: “Ndėrsa pėr ata qė drejtohen, ai ua shton edhe me shumė udhėzimin e tyre dhe i dhuron atij pėrkushtimin (nė kėtė udhė) Ėshtė njė thėnie qė thotė: “Lidhe dijen me punė, ashtu siē ėshtė e lidhur dija me shkrimin.” Kėrkoje dijen qė tė punosh me tė e tė thėrrasėsh nė rrugėn e Allahut e jo tė bėsh polemikė e tė shtyhesh me tė tjerėt, se ai i cili kėrkon dije pėr tė nėnēmuar mendjelehtėt apo qė tė jetė afėr dijetarėve, domethėnė qė tė ngrihet, e ka vendosur veten para dėnimit tė Allahut dhe e ka zbritur veten nė synimet mė tė ulėta. Mos e kėrko dijen pėr pasuri, se dija ėshtė mė e vlefshme se pasuria, mos e bėj dijen qė tė arrish te pasuria, po bėje pasurinė qė tė arrish te dija, se pasuria harxhohet e dija mbetet.
Na forcoftė Allahu mua dhe ju nė atė qė kemi obligim pėr thirrjen nė rrugėn e Allahut me syēelėsi dhe na mundėsoftė ta punojmė atė qė mėsojmė dhe atė qė do Allahu, se Ai ėshtė qė dėgjon dhe di pėr ēdo send! Zoti ēoftė bereqet tek unė dhe ju nė Kuranin e lartė, paēim gjithmonė dobi nga ajetet dhe pėrmendja e Allahut! Nė fund, e falėnderojmė Allahun dhe kėrkojmė falje prej tij pėr gabimet tona pėr ato qė i dimė dhe ato qė s’i dimė!


E pėrktheu nga arabishtja Ujana
Marrė nga hytbja e shejh Uthejminit, Allahu e mėshiroftė!
30.11.2007

                                              www.klubikulturor.com