Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Njėsimi i Allahut nė zotėrim (Teuhidi Rububije)

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr tė Dėrguarin Muhamed, pėr familjen dhe pėr shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar robėr tė Allahut!

   Ai i cili pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet tė njihet me disa standarde, tė cilat janė jetike pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr. Imani, besimi nė Allahun e Lartėsuar, pėrfshin tri gjėra:

1.
Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim)
2.
 Teuhidi Uluhije (Njėsimi i Allahut nė adhurim)
3.
 Teuhidi Esma ves-Sifat (Njėsimi i Allahut nė Emrat dhe Cilėsitė e Tij).

  
Nė kėtė hytbe do tė flasim pėr llojin e parė: Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim). Me kėtė lloj teuhidi kuptojmė besimin e prerė nė zemrėn e ēdo muslimani se Allahu ėshtė i vetmi Zot i ēdo gjėje dhe Sunduesi i gjithēkaje. Ai ėshtė Krijuesi i vetėm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithėsisė, vepron nė tė si tė dojė. Ai i ka krijuar robėrit dhe i furnizon ata, u jep jetė e ua merr atė dhe pėrcakton gjithēka.
   Nė vazhdim do tė sjellim argumentet nga fjalėt e Allahut tė Lartėsuar. Pra, le t’i kujtojmė fjalėt e Allahut dhe tė mendojmė pėr domethėnien e tyre.

-
Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se Ai ėshtė Zot i ēdo gjėje:

“Gjithė lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, Zotin e alemin-it (Zoti i tė gjitha botėve, i gjithėsisė dhe i gjithēkaje qė gjendet nė tė, gjithēka qė ka krijuar Allahu).”
1

“
Thuaj: “A mos duhet tė kėrkoj zot tjetėr pėrveē Allahut, ndėrkohė qė Ai ėshtė Zoti i gjithēkaje? Secili fiton gjynahe vetėm pėrkundėr vetvetes dhe askush nuk do tė mbajė barrėn e tjetrit. Pastaj te Zoti juaj ėshtė kthimi juaj dhe Ai do t’ju tregojė juve (gjithēka) nė tė cilat ju ndryshuat.”
2

-
 Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se Ai ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje:

“Ai ėshtė Filluesi i qiejve dhe i tokės. Si mund tė ketė Ai fėmijė kur Ai nuk pati bashkėshorte? Ai krijoi gjithēka dhe Ai ėshtė i Gjithėdituri pėrmbi ēdo gjė. I tillė ėshtė Allahu, Zoti yt! La i lahe il-la Huve (nuk ka tė adhuruar tė merituar pėrveē Atij). Krijuesi i ēdo sendi. Kėshtu pra, adhuroni Atė tė Vetėm dhe Ai ėshtė Vekil (Kujdestar, Rregullues i tė gjitha punėve) pėrmbi ēdo gjė.”3

“
Thuaju (O Muhamed): “Kush ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės?” Thuaj: “Allahu”. Thuaju: “A keni zgjedhur pėr mbrojtės tė tjerė nė vend tė Tij, tė tillė qė as vetvetes s’mund t’i sjellin dobi dhe as ta largojnė dėmin!?”. Thuaju: “A ėshtė i verbėri i njėjtė me atė qė sheh? Ose a ėshtė errėsira e njėjtė me dritėn? Apo i caktojnė Allahut ortakė tė cilėt krijuan tė ngjashėm nė Krijimin e Tij, kėshtu qė krijimi (i tyre dhe Krijimi i Tij) iu duk atyre njėsoj?” Thuaj: “Allahu ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje dhe Ai ėshtė Njė i Vetėm, mė i Larti i Papėrballueshmi.”
4

-
 Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se Ai ėshtė Zotėrues i Mbretėrimit:

“
Thuaj: “O Allah! Zotėrues i Mbretėrimit! Ti ia jep mbretėrimin atij qė Ti do dhe Ti ia merr mbretėrimin atij qė Ti do. Ti e vesh me nder atė qė Ti do dhe Ti e poshtėron atė qė Ti do. Nė Dorėn Tėnde ėshtė mirėsia. Vėrtet, Ti je i Zoti pėr tė bėrė gjithēka.”5

-
Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se Ai ėshtė Gjithėfurnizues:

“Vėrtet qė Allahu, Ai ėshtė Gjithėfurnizuesi, Zotėruesi i Fuqisė, i Pėrhershmi mė i Fortė.”6

-
 Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se Ai ėshtė Dhurues i jetės dhe vdekjes:

“
Si e mohoni e nuk e besoni Allahun? Duke parė se ishit tė vdekur dhe Ai ju dha jetė, pastaj Ai do t’ju vdesė dhe Ai pėrsėri do t’ju sjellė nė jetė (nė Ditėn e Ringjalljes) e atėherė Atij do t’i ktheheni
7

-
 Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij na tregon se tek Allahu kthehen tė gjitha ēėshtjet:

“Vetėm i Allahut ėshtė gajbi (e fshehta) e qiejve dhe e tokės dhe tek Ai kthehen tė gjitha ēėshtjet (pėr gjykim e vendim), kėshtu qė adhuro Atė pra, dhe tek Ai mbėshtetu. Ndėrkohė, Zoti yt nuk ėshtė i pavetėdijshėm pėr ēfarė veproni ju (o njerėz).”8

Tė nderuar robėr tė Allahut!
   Po nė kėtė gjithėsi qė po jetojmė shohim argumentet dhe faktet e panumėrta qė dėshmojnė pėr njėsimin e Allahut, i Cili ėshtė i vetmi nė zotėrim. I nderuari njeri, Allahu tė nderoi dhe tė veēoi me mendje qė tė mendosh, tė dhuroi tė dėgjuarit qė tė dėgjosh e tė parit qė tė shohėsh. Pse nuk je mirėnjohės ndaj Krijuesit tėnd?
   Kujto fjalėt e Allahut, kur flet pėr ata qė kanė zemra dhe nuk kuptojnė, kanė sy dhe nuk shohin, etj., nė ēfarė gjendje dhe niveli janė? T’i lexojmė sė bashku fjalėt e Allahut tė Lartėsuar kur thotė: “
Dhe vėrtet qė Ne kemi krijuar shumė nga xhinėt dhe njerėzit pėr xhehenem. Ata kanė nė vete zemra me tė cilat nuk kuptojnė, ata kanė nė vete sy me tė cilėt nuk shohin, ata kanė nė vete veshė me tė cilėt nuk dėgjojnė. Ata janė si bagėti. Jo, akoma mė keq. Ata! Ata janė krejt tė pamend e tė hutuar.”
9
   Allahu, Krijuesi i ēdo gjėje, e urdhėron njeriun qė ta shikojė qiellin dhe tė shohė se kush e ngriti atė pa shtylla. Allahu i Lartėsuar e urdhėroi njeriun qė tė shikojė tokėn pėrpara, mbi tė cilėn ai me lehtėsi ecėn dhe zhvillon aktivitetet e veta. Allahu e urdhėron njeriun qė tė shikojė Diellin, Hėnėn, se si ato lėvizin me pėrpikėri. Allahu i Fuqiplotė e urdhėroi njeriun qė tė shikojė ushqimin e tij dhe tė dijė se kjo ėshtė nga Allahu, pėrveē tė Cilit nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr.
  
“Atėherė, le tė shohė njeriu tek ushqimi i tij: Ne derdhim ujė tė mjaftueshėm. Dhe Ne e ēajmė tokėn nė plasa. Dhe Ne e bėjmė drithin (grurin) tė rritet nė tė. Dhe rrushin e tėrfilin (bimėt e gjelbra si ushqim pėr bagėtitė). Dhe ullinjtė, dhe hurmat. Dhe kopshtet me pemė tė dendura. Dhe fruta dhe ab-ba (barishte e kullotė). Si furnizim dhe pėrfitim pėr ju dhe pėr bagėtitė tuaja.”10

Tė nderuar besimtarė!
   Kemi shembuj tė shumtė nga Kurani qė e angazhojnė mendjen e njeriut pėr tė mėsuar pėr fuqinė dhe madhėrinė e Zotit, i Cili ėshtė i vetmi nė zotėrim, furnizim, krijim. Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim) ka peshė dhe rėndėsi tė madhe nė jetėn e njeriut. Kur besimtari krijon bindjen e fuqishme se Zoti dhe Krijuesi i tij ėshtė Allahu, e ka shijuar ėmbėlsinė e imanit.
E lus Allahun e Lartėsuar qė tė ma mundėsojė pėrfundimin e jetės sime nė ėmbėlsinė e imanit!

Allahu im! Ma mundėso qė tė vėrtetėn ta njoh vetėm si tė vėrtetė dhe mė mundėso qė ta pasoj rrugėn e atyre tė cilėve u ke dhuruar rahmetin Tėnd!

 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
1.2.2008


1 Fatiha, 1.
2 Enam, 164.
3 Enam, 101-102.
4  Rad, 16.
5 Ali Imran, 26.
6 Dharijat, 58.
7 Bekare, 28.
8 Hud, 123.
9 Araf, 179.
10 Abese, 24-32.

                                              www.klubikulturor.com