Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Muaji i agjėrimit

Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe mėshirė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Krijuesi prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona tė liga. Mė i lartėsuari ėshtė Allahu, qė agjėrimin na e ka bėrė obligim dhe pėrmes tij tė synojmė devocionin (takvallėkun). Kė e udhėzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė, dhe dėshmoj se Muhamedi alejhi selam  ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Tė dashur vėllezėr besimtarė!


Ėshtė fat i madh tė takohemi pėrsėri me muajin e bekuar, me muajin e mėshirės, tė bereqetit dhe tė sakrificės, me muajin e faljeve tė mėkateve, me muajin nė tė cilin zbritėn librat e shenjtė, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fletushkat e tjera si dhe Kurani Famėmadh.
1

Ky ėshtė muaji nė tė cilin u zhvillua lufta e Bedrit, muaji nė tė cilin ndėrruan jetė xhaxhai i Muhamedit alejhi selam dhe gruaja e tij, Hadixheja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Gjithashtu edhe Meka u ēlirua gjatė muajit tė agjėrimit. Sa tė lumtur jemi qė pėrsėri arritėm tė takohemi me muajin e veēantė, tė cilin Allahu Fuqiplotė e veēoi me Natėn e Kadrit, muaj qė nuk ka tė krahasuar me asnjė muaj nga muajt e vitit.


Vėrtet qė Allahu i ka falur ata tė cilėt malli i ka marrė pėr tė bėrė vepra tė mira dhe mjerė pėr ata qė kanė mbetur nė mėshirėn e fatit, nė detin e injorancės, nė sofrėn e mėkateve. Ejani vėllezėr ta falėnderojmė Allahun e Plotfuqishėm pėr begatitė qė na ka dhuruar, pėr muajin e bekuar qė na e ka bėrė tė mundur pėr ta takuar; ta kujtojmė nė tė Krijuesin e tė gjitha krijesave, Mėshiruesin e tė gjitha botėve, atyre qė i shohim dhe nuk i shohim. Le tė pėrfitojmė nga ky muaj atė qė kemi lėnė mangėt nė vitet e kaluara, tė veprojmė vepra tė mira, gjithnjė me qėllime tė mira dhe tė shfrytėzojmė rastin qė gjatė kėtij muaji tė japim maksimumin si nė vepra edhe nė punė tė mira, tė bashkohemi, tė vizitojmė tė afėrmit, tė pėrgatisim ushqime pėr tė varfrit, t’i ndihmojmė bonjakėt, t’i vizitojmė invalidėt e luftės, t’i pastrojmė zemrat tona nga ndryshku i xhelozisė, inatit dhe koprracisė, t’i falim ata qė na kanė dėmtuar, t’i ftojmė tė varfrit nė iftare, t’i mėshirojmė tė moshuarit, t’i edukojmė tė vegjlit. Ejani vėllezėr tė lexojmė Kuranin, tė falim namazet sė bashku me xhemat. Ejani tė nderuar besimtarė ta falėnderojmė tė Gjithėmėshirshmin pėr kėtė muaj agjėrimi si dhe pėr begatitė e tij.


 
Vėlla besimtar!

Pėrpiqu qė gjatė kėtij muaji t’i kryesh obligimet, e veēmas agjėrimin, mundohu qė t’i japėsh hakun aq sa ke mundėsi. Allahu i Madhėruar na ka urdhėruar nė suren el-Bekareh, ku thotė:
“O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.”
2

Vėllezėr besimtarė, kjo ėshtė mirėsia qė Allahu dėshiron pėr mbarė njerėzimin. Ramazani na stėrvit qė gjithherė tė veprojmė mirė; na mėson se si tė tregohemi dashamirės ndaj tė tjerėve dhe njėherazi na kujton fushatėn e rritjes sė imanit dhe forcon anėn shpirtėrore tė njeriut. Pra, ky ėshtė qėllimi kryesor i agjėrimit. Ne nuk agjėrojmė thjesht qė t’i rezistojmė etjes dhe urisė. Muaji i agjėrimit nuk ėshtė vetėm qė tė falim namazin e teravive apo namazin e natės. Ajo qė kėrkohet nga ne ėshtė se nė ēdo adhurim qė kryejmė pėrgjatė kėtij muaji duhet shikuar pėrtej anės sė jashtme tė kryerjes sė ritualeve. Po ashtu, duhet kushtuar kujdes tė veēantė se adhurimet e kryera duhet tė na bėjnė muslimanė tė gjallė, dinamikė, muslimanė me plot kuptimin e fjalės; muslimanė me plot iman; tė jemi shembullorė dhe individė energjikė. Agjėrimi nuk duhet kuptuar si njė muaj i vetėm pėr ta adhuruar Allahun, siē ndodh me shumė muslimanė, tė cilėt gjatė muajit tė agjėrimit bėjnė vepra tė mira dhe me tė kaluar ky muaj kthehen pėrsėri nė mėkate dhe vazhdojnė jetėn e tyre tė mėparshme nė mėkate dhe armiqėsi.  Agjėrimi posedon qėllimet e veta. Muslimani duhet ta kuptojė se agjėrimi forcon besimin dhe ndėrton frikėrespektin ndaj Krijuesit; ndėrton karakterin dhe sjell forcė dhe fuqi pėr t’i anashkaluar sfidat tė cilat e pėrcjellin muslimanin gjatė jetės sė tij.


Vėllezėr besimtarė!

Ejani ta shfrytėzojmė ēdo orė tė kėtij muaji, ta forcojmė besimin tonė, t’i kryejmė obligimet ashtu siē ka porositur Allahu i Madhėrishėm. Tė fillojmė me veten tonė, t’i kushtojmė rėndėsi anės sė jashtme nė pėrgjithėsi dhe asaj shpirtėrore nė veēanti. Tė ruhemi nga ēdo e metė, tė kemi kujdes se si te veprojmė me gjymtyrėt tona, ku shkojmė, ēfarė hamė, ēfarė flasim, dėgjojmė, shikojmė, shkelim, tė gjitha kėto hynė nė llogari Ditėn e Gjykimit. Ajo qė na duhet gjatė kėtij muaji ėshtė ndryshimi i vetes sonė e mė pas t’i kėshillojmė tė tjerėt.

Fillimisht, jemi tė obliguar qė para se tė fillojmė njė punė, tė posedojmė nijetin e pastėr; tė jemi tė sinqertė nė atė qė themi dhe veprojmė. Nė kėtė muaj tė mėshirės le tė nxitojmė drejt kryerjes sė adhurimeve me sinqeritet. T’i kryejmė tė gjitha pėr hir tė Allahut e jo pėr qėllime fitimprurėse apo pėr t’u shtirė si besimtarė. Vetėm me sinqeritet mund tė arrihet suksesi, andaj me zemėr tė ēiltėr dhe qėllim tė pastėr jemi tė obliguar qė tė veprojmė vetėm vepra tė mira. Nė lidhje me kėtė, Allahu xh.sh. nė suren El-Bejineh thotė:
“E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.”
3

Gjatė kėtij muaji duhet t
ė luftojmė qė gjithsesi nė mendjet tona tė zėrė vend morali dhe sjelljet e mira. Ta marrim si shembull Pejgamberin e fundit, Muhamedin alejhi selam, i cili gjithmonė ishte dhe mbeti shembull pėr gjeneratat qė erdhėn pas tij. Ai na tregoi se si duhet tė jetė morali i muslimanit. Kjo ėshtė diēka e pamohueshme dhe nuk ka pikė dyshimi nė tė. A ka diēka mė tė mirė nė kėtė botė kur tė lavdėron Krijuesi i Gjithėsisė? Vėrtet qė po mos tė ishte shembull pėr tė mirė, Allahu nuk do ta kishte pėrmendur kėtė lėvdatė mbi moralin e Muhamedit alejhi selam. Ai nė librin e Tij famėlartė thotė: “Juve ju erdhi i Dėrguar nga lloji juaj, atij i vjen rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt.”
4

A keni menduar ndonjėherė pėrse Islami na nxit tė mobilizohemi me moral tė mirė? A kemi pyetur veten ndonjėherė se ēfarė do tė kishte ndodhur me atė person i cili nuk posedon moral dhe karakter tė mirė? Si do tė ishte halli i tij? Ēfarė do tė flitej pėr tė? Jam i bindur se morali dhe karakteri i mirė janė tejet tė rėndėsishme pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė shėndoshė. Pa dyshim se askush nuk do tė pajtohej tė jetonte dhe tė ndėrtonte jetėn nė njė vend apo shoqėri tė degjeneruar.

Vėllezėr besimtarė, tashmė e kuptuam se ēfarė vlere ka morali, prandaj themi se feja islame ėshtė fe qė njeriut i sjell tė mira, bereqet dhe lumturi nė jetė. Le tė ndėrtojmė njė shoqėri me baza tė shėndosha, duke filluar themelet e saj nė kėtė muaj tė rėndėsishėm.


Si ta shtojmė besimin, devotshmėrinė dhe sjelljet e mira?


Pėr ta shtuar besimin dhe devotshmėrinė si dhe pėr t’u pajisur me moral tė mirė duhet qė fillimisht tė shtojmė  njohuritė, njohuri tė cilat do t’i sjellin dobi mbarė njerėzimit. Feja islame si fe universale, qė nga fillet e saj, ka porositur qė nė mėnyrė tė vazhdueshme tė kėrkojmė dituri. Kur njeriu kėrkon dituri, arrin grada tė larta nė kėtė dhe botėn tjetėr. Nė lidhje me kėtė, Allahu xh.sh. thotė:
 “…..Allahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri….”
5

Pasi gjendemi nė muajin e agjėrimit dhe leximi i Kuranit ėshtė i domosdoshėm, tė mos harrojmė se pėrveē leximit, rėndėsi i duhet kushtuar  edhe kuptimit tė ajeteve dhe pas arritjes sė njohurive, t’i mėsojmė tė tjerėt, ta shpėrndajmė atė qė kemi mėsuar, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė suksesin e garantuar dhe me kėtė gjest do tė jemi mė afėr Kuranit.

Tė mos harrojmė se leximi i Kuranit ka qenė lindės i ideve, zbulimeve dhe inovacioneve tė ndryshme pėr njerėzimin. Kurani ėshtė libėr i shenjtė dhe nga ai mund tė mėsojmė ēdo ditė gjėra tė reja, aq mė shumė qė tė lexojmė, aq mė tepėr do tė kuptojmė kuptimet dhe komentimet e tij. Kurani nuk duhet lexuar siē lexohet gazeta, ai duhet tė lexohet, tė meditohet pėr tė dhe kuptimet e tij tė studiohen. E, nėse veprojmė kėshtu, pa dyshim se agjėrimi, Kurani, namazi, zekati, do tė formojnė individin dhe do tė vėrehet se asnjėra pa tjetrėn nuk mund tė jetojnė. Po qe se zbatojmė Kuranin dhe veprojmė sipas tij, pa dyshim se do tė ketė avancim nė jetėn tonė dhe kurrė nuk do tė mbetemi prapa, prandaj pėr tė zbatuar obligimet ashtu siē i ka hije muslimanit kėrkohet edhe durimi, pasi durimi na shpie deri te arritja e suksesit.

Vėllezėr besimtarė!

Sė fundi, kėshilloj veten e mė pas ata tė cilėt e lexojnė kėtė temė se elementi kryesor gjatė kėtij muaji ėshtė durimi; vetėm duke bėrė sabėr sigurojmė edhe shpėrblimet mbi kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) tona. Po ashtu, tė pėrpiqemi maksimalisht qė gjatė kėtij muaji ta pėrmirėsojmė veten tonė, familjen, tė afėrmit; tė pėrfitojmė nga tė mirat qė sjell ky muaj. Tė mobilizohemi me moral tė mirė, pa marrė parasysh vendin ku jetojmė dhe rrethanat. Tė jemi tė durueshėm. Ta vėzhgojmė anėn e jashtme dhe atė tė brendshme. Tė falemi dhe tė punojmė ashtu siē ka porositur Krijuesi i kėsaj Gjithėsie.

Nė fund, lusim Allahun e Plotfuqishėm tė na i falė mėkatet tona dhe tė na bėjė prej vepėrmirėve, durimtarėve dhe tė jetė i kėnaqur me agjėrimin dhe ibadetet tona! Amin!

 

Mr. Fehim Dragusha
22.8.2008


1 Bazuar nė librin The Islamiv View of Jesus (Peace be upon him) Isa alejhi selam nga kėndvėshtrimi islam, Iben Kethir, pėrk. Fehim Dragusha.  
2
El-Bekare (2), ajeti 183.
3 El-Bejineh (98), ajeti 5.
4
Et-Teubeh (9), ajeti 128.
5 El-Muxhadele (58), ajeti 11.

                                              www.klubikulturor.com