Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

“Ai ėshtė njė Kuran i lavdishėm”

   Falėnderimi i takon vetėm Allahut qė ia shpalli robit tė vet Librin (Kuranin) dhe nė tė nuk lejoi ndonjė kundėrthėnie. Vetėm Atij i takon falėnderimi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe vetėm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai ktheheni.
   Salavatet dhe selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e mėshirės, Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė.
   Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, kurse ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

   Muslimanė tė respektuar!

   Kurani ėshtė libėr i Allahut tė Lartėsuar, pėrmbyllės i tė gjitha mesazheve hyjnore, libėr i cili pėrfshin lumturinė e tė dy botėve.

إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ .فِي كِتَابٍ مَّكْنُونٍ .لاَ يَمَسُّهُ إِلاَّ الْمُطَهَّرُونَ .تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ

“Se me tė vėrtetė ai ėshtė Kuran i famshėm. Eshtė nė njė libėr tė ruajtur. Atė nuk e prek kush, vetėm tė pastrit (melaiket). Eshtė i zbritur prej Zotit tė botėve.”
1

   Kurani ėshtė libėr qė pėrmban udhėzimin dhe dritėn, mburrjen dhe krenarinė, fitoren dhe suksesin. Andaj, muslimanėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e librit tė Allahut.
   Kam ndėrmend tė shtroj njė pyetje tė rėndėsishme duke ia drejtuar ēdo muslimani. Pyetja ėshtė: Cila ėshtė pozita e Kuranit nė jetėn tėnde duke filluar nga bindja, besimi, dituria, kuptimi, gjykimi, zbatimi dhe jetėsimi? Vallė! Ku do ta gjejnė veten muslimanėt me Kuranin? A do tė jenė qė do tė gjejnė qetėsinė dhe udhėzimin?

تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ

“Prej tij u rrėqethet lėkura atyre qė i frikėsohen Zotit tė tyre e, mandej qetėsohen lėkura dhe zemra e tyre, kur pėrmendet Allahu. Ky libėr ėshtė udhėzim i Allahut.”
2

Apo mosdėgjimin dhe largimin prej librit tė Allahut?

لا تَسْمَعُوا لِهَذَا الْقُرْآنِ وَالْغَوْا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ

“Jobesimtarėt thanė: “Mos e dėgjoni kėtė Kuran! Flisni e qeshni me zė tė lartė, qė tė ndėrprisni leximin e tij!”
3

   E lusim Allahun e Lartėsuar me emrat e Tij tė bukur dhe cilėsitė e Tij tė larta tė na bėjė prej grupit tė parė!

   Nė vazhdim, le tė kujtojmė sė bashku disa mirėsi madhėshtore tė Kuranit, librit tė Allahut tė Lartėsuar, duke kujtuar sė bashku Kuranin me Kuran.
   Muslimanė! Kini parasysh se Kurani qė po lexojmė dhe dėgjojmė ėshtė fjalė e Allahut e jo fjalė e njeriut:

قُل لَئِنِ اجْتَمَعَتِ الْأِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَى أَنْ يَأْتُوا بِمِثْلِ هَذَا الْقُرْآنِ لا يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا

“Thuaj sikur tė tuboheshin tė gjithė njerėzit dhe xhinėt pėr ta hartuar njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund tė hartonin njė tė ngjashėm me tė, madje edhe sikur ta ndihmonin njėri-tjetrin.”
4

   Atėherė, le tė mėsojmė diēka mė tepėr pėr librin e Allahu, i cili u quajt me disa emra dhe u cilėsua me disa cilėsi pėr shkak tė vlerės dhe peshės qė ka.

- Allahu e quajti Libėr i cili shkruhet nė rreshta:
 
(الم ذٰلِكَ ٱلْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ)

“Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė Libri nė tė cilin nuk ka dyshim.”
5

- Allahu e quajti Dallues, qė dallon tė vėrtetėn nga e pavėrteta:
 
(تَبَارَكَ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِ لِيَكُونَ لِلْعَـٰلَمِينَ نَذِيراً)

“I lartėsuar qoftė Ai qė i ka zbritur Dalluesin (Kuranin) robit tė Vet, qė tė jetė paralajmėrues pėr botėt.”
6

- Allahu i Lartėsuar e cilėsoi Librin e Tij udhėrrėfyes:
 
(هُدًى وَرَحْمَةً لّلْمُحْسِنِينَ)

“...udhėrrėfyes dhe mėshirė pėr punėmirėt.”
7

- Allahu i Lartėsuar e cilėsoi Librin e Tij libėr drite:
 
(وَأَنزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُوراً مُّبِيناً)

“...nga Zoti juaj dhe ju ėshtė zbritur njė Dritė e dukshme (Kurani)
8

- Allahu i Lartėsuar e shpalli Kuranin edhe shėrues:
 
(وَنُنَزّلُ مِنَ ٱلْقُرْءانِ مَا هُوَ شِفَاء)

“...Ne shpallim nga Kurani atė qė ėshtė shėrim...”
9

- Allahu e quajti urtėsi:
 
(حِكْمَةٌ بَـٰلِغَةٌ)

”Urtėsi e pėrsosur (ėshtė Kurani)
10

- Allahu i Lartėsuar e quajti kėshillė:
 
(قَدْ جَاءتْكُمْ مَّوْعِظَةٌ مّن رَّبّكُمْ)

“Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kurani)
11

- Allahu e Lartėsuar e quajti edhe shpallje:

(إِنَّمَا أُنذِرُكُم بِٱلْوَحْىِ)

“Unė ua tėrheq vėrejtjen vetėm me anėn e kėsaj shpalljeje.”
12

- Allahu i Lartėsuar e vlerėsoi libėr mėshire:
 
(يٰأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَاءتْكُمْ مَّوْعِظَةٌ مّن رَّبّكُمْ وَشِفَاء لِمَا فِى ٱلصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لّلْمُؤْمِنِينَ)

“Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kurani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt.”
13

-Allahu i Lartėsuar e zbriti si libėr bekimi:
 
(وَهَـٰذَا كِتَـٰبٌ أَنزَلْنَـٰهُ مُبَارَكٌ مُّصَدّقُ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ)

“Edhe ky (Kuran) ėshtė libėr qė e zbritėm; ėshtė i bekuar, vėrtetues i tė mėparshmes.”
14

- Allahu e zbriti libėr tė qartė:
 
(قَدْ جَآءَكُمْ مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ)

“Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė.”
15

- Allahu i Lartėsuar me Kuran i pėrgėzoi besimtarėt:
 
(مُصَدّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَهُدًى وَبُشْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ)

“...qė ėshtė vėrtetues i asaj qė ishte mė parė dhe udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr besimtarėt.”
16

- Allahu i Lartėsuar e quajti libėr ngadhėnjimi:
 
(وَإِنَّهُ لَكِتَـٰبٌ عَزِيزٌ)

“...ai ėshtė njė libėr ngadhėnjyes
(i pashoq)
17

- Allahu i Lartėsuar e quajti libėr lavdie:

(بَلْ هُوَ قُرْءانٌ مَّجِيدٌ)

“Pėrkundrazi, ai ėshtė njė Kuran i lavdishėm.”
18

   Tė nderuar besimtarė!

   Kėto ishin disa tė dhėna nga Kurani i Madhėrishėm pėr vetė Kuranin e lavdishėm. Kur muslimanėt shprehin dashurinė dhe respektin ndaj librit tė Allahut tė Lartėsuar, armiqtė e Islamit provokojnė ndjenjat e muslimanėve duke e pėrdhosur librin e udhėzimit tė tyre. Sulmet e armiqve nuk janė diēka e re; ata ēdoherė kanė zhvilluar fushata tė njėpasnjėshme duke tentuar qė t’i largojnė ata nga Libri i Allahut, nga Kurani, i cili thėrret nė besimin e pastėr, nė moral dhe vlera.
   Qėllimet e tyre janė tė qarta; ata e pėrdhosėn Kuranin, e hodhėn nė mbeturina dhe tani sė fundi Libri i Allahut u bė tabelė qitjeje me pushkė pėr ushtarėt e njė ushtrie tė njė vendi tė qytetėruar. Mjetet e informimit na dhanė nja pamje mjaft tė hidhur, kur nė Librin e Allahut e mbarė bota pa katėrmbėdhjetė vrimat plumbash. Po, vėllezėr, katėrmbėdhjetė shenja tė bėra nga njė ushtarak qitės.
   Ata i pėrdhosėn fletėt e Kuranit, por ne muslimanėt a po e nderojmė librin e shenjtė duke i jetėsuar mėsimet e tij?! Ēdonjėri le tė mendojė dhe t’i japė pėrgjigje vetes.
   Dhe nė fund, mos tė harrojmė dhe sė bashku tė kujtojmė se Allahu i Lartėsuar me kėtė Kuran i ngre njerėzit nė nivele dhe pozita tė larta, nėse ata e lexojnė dhe punojnė me librin e Allahut tė Lartėsuar. I Dėrguari i Allahut thotė:

إِنَّ اللَّهَ يَرْفَعُ بِهَذَا الْكِتَابِ أَقْوَامًا وَيَضَعُ بِهِ آخَرِينَ.

“Pa dyshim qė Allahu po mė kėtė Kuran i ngre disa popuj, ndėrsa disa tė tjerė i ul.”
19


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
23.5.2008


1 Vakia, 77-80.
2Zumer, 23.
3 Fussilet, 26.
4 Israė, 88.
5 Bekare, 1-2.
6 Furkan, 1.
7 Lukman, 3.
8 Ennisa, 174.
9 Israė, 82.
10 Kamer, 5.
11 Junus, 57.
12 Enbija, 45.
13 Junus, 57.
14 Enam, 92.
15 Maide, 15.
16 Bekare, 97.
17 Fussilet, 41.
18 Buruxh, 21.
19 Transmeton Muslimi.

                                              www.klubikulturor.com