Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Islami, feja e Allahut

Falėnderimi i takon Allahut pėr mirėsinė e Islamit. Sikur vetėm kėtė tė na kishte dhuruar do tė mjaftonte ajo si mirėsi. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė veē Allahut i Vetėm dhe i pa shokė dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar Tij. Profeti i mėshirės, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, familjen e tij tė pastėr dhe ndaj tė gjithė shokėve tė tij e ēdo kėnd qė pason rrugėn e tij.

O besimtarė, robėr tė Allahut!

A e dini se mirėsitė e Allahut ndaj nesh janė tė shumta e tė mėdha. Nėse do tė dėshironim t’i llogarisim e numėronim nuk do tė mundeshim, ashtu sikurse dhe falėnderimi qė bėjmė ne pėr to nuk mjafton. Dėgjojeni fjalėn e Begatuesit tė Madhėruar nė lidhje me kėtė: "Dhe sikur (tė mundoheni) t’i numėroni Mirėsitė e Allahut, kurrė nuk do tė ishit nė gjendje t’i radhitni ato..." Nahl, 18.

Dijeni, o robėr tė Allahut!

Pėrkujtimi i mirėsive qė na janė dhuruar ėshtė nga falėnderimi i tyre, ndėrsa harresa e tyre ėshtė mohimi qė tregohet pėr to. Ndaj le t’i kėrkojmė Allahut mbrojtje qė tė mos na bėjė nga ata qė i mohojnė tė mirat, sepse shfaqja e saj ėshtė shkak pėr largimin e tyre dhe e ēon personin nė fatkeqėsi dhe shkatėrrim.

O muslimanė, robėr tė Allahut!

Vėrtet nga mirėsitė mė tė ēmueshme e mė tė mėdha, me tė cilėn Allahu ka begatuar njerėzit, ėshtė mirėsia e Islamit, me tė cilėn Allahu na zgjoi nga kufri (mohimi) e na ruajti nga pėrjetėsia nė zjarr. Por, pyetja e cila me tė drejtė ngrihet o besimtarė, ėshtė: A e kemi njohur ne kėtė mirėsi ashtu siē duhet, nė mėnyrė qė tė bėhet e lehtė pėr ne falėnderimi i Allahut pėr tė e tė qėndrojė ajo tek ne gjithmonė, kėshtu qė tė jetojmė si falėnderues, krenarė, tė pastėr, tė lumtur e tė sigurt? Vėrtet, Islami ėshtė feja e Allahut, veē tė cilės nuk pranon tjetėr, sikurse thotė dhe vetė Allahu dhe fjala e Tij ėshtė mė se e vėrteta: "Dhe kush kėrkon fe tjetėr veē Islamit, nuk do ti pranohet atij dhe ai nė ditėn e gjykimit do tė jetė i dėshpėruar." Ali Imran, 58.

Ky ėshtė lajm i vėrtetė nga Allahu, i Cili i ka konsideruar tė kota tė gjitha fetė, pėrveē Islamit, ndaj as feja ēifute, as krishterimi, fe nė tė cilat besojnė shumė njerėzit sot, nuk janė fe qė duhet tė ndiqen, porse i ka hedhur Allahu ato poshtė mė urtėsinė e Tij tė madhe. Ai ligjėroi nė vend tė tyre Islamin dhe premtoi pėr pėrsosmėri dhe lumturi ndaj ēdo person, i cili e beson Allahun me tė. Kėshtu qė, e adhuron Allahun tė vetėm pa shok me atė qė fton feja e Tij islame, qofshin kėto nga: adhurimet, ligjet, edukata, morali etj.

Robėr tė Allahut, o besimtarė!

Vėrtet, hyrja nė Islam do tė thotė qė njeriu t’ia dorėzojė veten e tij, qoftė me zemėr e gjymtyrė Allahut, kėshtu qė ai nuk vepron asnjė vepėr qė tė dalė jashtė bindjes sė Allahut dhe kėnaqėsisė sė Tij. Edhe gjymtyrėt, gjithashtu, janė tė dorėzuara ndaj Allahut dhe kėrkojnė vetėm kėnaqėsinė e Tij. Ndaj gjen qė syri nuk shikon, veshi nuk dėgjon, dora nuk prek, e kėmbėt nuk ecin vetėm se atje ku do Allahu dhe kėnaqet.

Robėr tė Allahut!

Ky ėshtė realiteti i Islamit dhe mirėsia me tė cilėn jemi begatuar. Po a e kemi njohur tani atė? A jemi falėnderues tė saj? A jemi dorėzuar me atė qė ajo fton? Islami, o robėr tė Allahut, ėshtė i formuar nga pesė shtylla. Dy dėshmitė, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i Ramazanit dhe vizita e shtėpisė sė shenjtė. Por, nėse bie njėra nga kėto shtylla, atėherė bie ndėrtesa dhe shkatėrrohet dhe nuk ngel pėr personin ndėrtesė e as vendbanim. Ndaj nuk ka Islam pėr atė qė i bėn shok Allahut nė adhurim e as pėr atė qė refuzon ndjekjen e profetit tė Allahut, Muhamedin (alejhi selam) e as pėr atė qė mohon namazin dhe shtyllat e tjera tė tij, pasi i janė bėrė tė qarta dhe i ka kuptuar ato siē duhet dhe nuk e pengon atė pėr besimin dhe kryerjen e tyre asgjė, vetėm se ai nuk dėshiron t’i besojė e kryej ato.

Vėrtet, robi, o vėllezėr muslimanė, nėse hyn nė Islam dhe pėrmirėsohet nė tė mirė, e gjithė jeta e tij shndėrrohet adhurim pėr Allahun, nuk vepron ky njeri asnjė vepėr jashtė adhurimit tė Allahut dhe kėnaqėsisė sė Tij. Kėshtu tregtari nė dyqanin e tij, bujku nė tokėn e tij, punėtori nė fabrikė janė njėsoj si ai i cili agjėron ditėn e falet natėn, pra tė gjitha kėto janė adhurim ndaj  Allahut e nė kėrkim tė kėnaqėsisė sė Tij. Kjo ėshtė ajo me tė cilėn e ka urdhėruar Allahu profetin dhe populli i tij tė cilėt janė pasues tė tij nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar. "Thuaj! Sigurisht, falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e Aleminit (njerėzve, xhindeve dhe gjithēkaje qė ekziston). Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si musliman.” En'am,162-163.

O muslimanė!

Islami ėshtė feja e Allahut veē sė cilės nuk pranon tjetėr, dhe siē e mėsuat, ajo ėshtė e ndėrtuar nė pesė rregulla. Dy dėshmitė, namazi, agjėrimi, zekati dhe vizita nė shtėpisė e lashtė Kaben. Duhet tė dini se kjo ėshtė rrugė e plotė, tė cilėn e ka vendosur Zoti ynė nė mėnyrė qė njeriu tė jetė sa mė i plotė e i lumtur. Njė gjė tė tillė e argumenton edhe fakti se nė tė ka vepra tė brendshme, me tė cilat merret zemra, ka fjalė qė shprehen haptazi, me tė cilat merret gjuha, e edhe pėr gjymtyrėt ka nė tė punė tė mira. Ndaj ėshtė detyrė, o robėr tė Allahut, pėr atė i cili hyn nė Islam tė dijė me anė tė pyetjeve e tė mėsuarit punėt e zemrės nė mėnyrė qė t’i veprojė zemra e tij ato, e tė largohet nga ēdo vepėr tjetėr. Gjithashtu, tė dijė fjalėt e mira nga ato tė kėqijat qė tė pėrdorė gjuha e tij tė dobishmet e tė largohet nga fjalėt e kėqija, po ashtu, duhet tė dijė punėt e mira e si t’i kryejė ato, tė njohė dhe tė kėqijat e si tė largohet prej tyre. Allahu i Madhėruar thotė: "Kėshtu qė pyetni ata qė dinė, nė qoftė se ju nuk e dini." Nahl, 43.

 A e dini se musliman i vėrtetė ėshtė ai prej tė cilit janė tė qetė njerėzit nga dora dhe gjuha e tij? Ai nuk i shan myslimanėt, nuk i pėrqesh ata, nuk i akuzon dhe nuk e pėrdhos nderin e tyre. Po ashtu, nuk i dėmton me dorėn e tij, si t’i godasė apo tė derdhė gjakun dhe nuk ua merr pasurinė pa tė drejtė. Profeti (alejhi selam) ka thėnė: "Musliman i vėrtetė ėshtė ai prej dorės dhe gjuhės se tė cilit muslimanėt janė tė qetė." Buhariu dhe Muslimi.  

Bledar Haxhiu

02.12.2006

                                              www.klubikulturor.com