Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
XH A M I A

بسم الله الرحمن الرحيم
 

Lavdia i takon Allahut, Atė e falenderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtjen e Allahut nga tė kėqijat e shpirtėrave tanė dhe nga tė ligat e punėve tona. Atė tė cilin Allahu e udhėzon, s’ka kush qė mund ta fusė nė humnerė dhe atė qė Allahu e humb, nuk ka kush qė mund ta udhėzojė. Dėshmojmė se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, tė Vetmit, i Cili nuk ka shok dhe dėshmojmė se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguar i Tij.


“O ju tė cilėt keni besuar! Frikėsohuni Allahut me njė frikė tė vėrtetė dhe kurrsesi mos vdisni ndryshe, vetėm se duke qenė muslimanė.” (Ali Imran, 102)


“O ju njerėz! Frikėsohuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej njė veteje dhe ka krijuar nga ajo ēiftin e saj, e prej atyre tė dyve u shtuan shumė burra dhe gra. Dhe kini frikė Allahun qė me Emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, sepse Allahu ėshtė Mbikėqyrės mbi ju.” (Nisa, 4-1)


“O ju besimtarė! Frikėsohuni Allahut dhe thoni fjalė tė drejta. Ai ua pėrmirėson juve gjendjet dhe punėt tuaja. Ai i cili i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, ai ka arritur njė fitore tė madhe.” (Ahzab, 70-71)

 

Tė nderuar besimtarė!


Xhamia, nė kuptimin e thellė islam, ėshtė pozicioni qendror pėr ta shfaqur adhurimin dhe nėnshtrimin e sinqertė ndaj Krijuesit tė Lartėsuar. Adhurimi ėshtė dashuri dhe pėrulje, ėshtė nocion qė nė vete pėrmbledh ēdo gjė, qoftė fjalė apo vepėr e dukshme apo e padukshme, me tė cilėn kėnaqet Allahu. Xhamia, ėshtė vend qė nė tė adhurohet vetėm Allahu i Lartėsuar dhe askush tjetėr pėrveē Tij.


وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَداً.


“Dhe (mua mė shpallet) se vėrtet xhamitė janė tė veēantė pėr tė adhuruar Allahun. E mos adhuroni nė to askėnd tjetėr me Allahun.” (Xhin, 18)


Vėrtet, ne kemi nevojė t’i referohemi historisė sonė tė lavdishme dhe t’i mėsojmė faktorėt dhe elementet e suksesit tė udhėheqjes sė umetit islam. Kjo udhėheqje, e cila u kurorėzua me sukses, nė cilėn shkollė, universitet, institucion, akademi, u pėrvetėsua?
E gjithė kjo ishte sukses i njė nyje qendrore qė tubonte tė gjitha kategoritė e shoqėrisė islame, tė mėdhenj e tė vogjėl, pleq e tė rinjė, tė varfėr e tė pasur, robėr e zotėrinjė, fshatarė e burra shteti, tė gjithė u tubonin pranė njėri-tjetrit,  nė vendin e quajtur XHAMI. Po, po, nė xhami, e cila ishte vendburim dhe kroi i udhėzimit dhe instruksioneve shpirtėrore dhe materiale.

 
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) punėn e parė qė e bėri, kur shkoi nė Medine, ngriti xhaminė. Ishte rasti i parė i njė bashkimi tė fiseve. Xhamia paraqiste themel tė parė tė shoqėrisė islame. Ajo nuk ishte vetėm faltore, por ishte edhe shkollė qė Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua mėsonte vet Islamin, ishte edhe parlament, ku shqyrtoheshin ēėshtjet me rėndėsi dhe merreshin vendime.  
 

Tė nderuar besimtarė!


Xhamia ėshtė djep i idesė dhe planeve pėr t’i realizuar synimet shoqėria islame. Ajo barti flamurin e pastrimit shpirtėror, ngriti moralin, forcoi besimin, shtoi dashurinė dhe respektin ndaj njėri tjetrit. Prej saj buruan inisiativat e pėrhapjes sė Islamit, dhe kėshtu u transformua shoqėria islame dhe bota lulėzoi. E gjithė kjo u arrit pėr arsye tė njė organizimi tė mirėfilltė tė udhėhequr nga i dėrguari i Allahut  tė Lartėsuar, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai i pėrkrahur nga sahabėt. Njė pėrkujdesje e tillė, arrihet vetėm nga burrat besimtarė, tė cilėt i frikėsohen vetėm Allahut.


إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَاليوم الْآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلَّا اللَّهَ فَعَسَى أُولَئِكَ أَنْ يَكُونُوا مِنَ الْمُهْتَدِينَ.

 

“E drejtė e pėrkujdesjes sė xhamive tė Allahut ėshtė vetėm e atij qė i ka besuar Allahut dhe Ditės sė Fundit e qė e falė namazin, jep zekatin e nuk i frikėsohet askujt pėrveē Allahut. Tė tillėt do tė jenė tė udhėzuarit (nė rrugėn e drejtė).” (Teube,18)
Pastaj Allahu i Lartėsuar thotė:


فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَنْ تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ رِجَالٌ لا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ


“(Ajo dritė) Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė Allahu lejoi tė ngrihen, e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij, t’i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje. Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregėtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur Allahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zekatin. Ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)


Tė nderuar besimtarė!


Xhamia e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri atė qė nuk mundėn ta bėjnė universitete e shumta tė botės. Xhamia e tij ishte e hapur pėr tė gjithė, minare e udhėzimit nė sipėrfaqen e tokės, qendėr mėsimi dhe udhėzimi, universitet i tė gjitha shkencave, mjafton mbi tė gjitha, ishte qendėr e zbritjes sė uahjit-shpalljes. Xhamia prodhoi udhėheqės, prijėsa, trima, komandantė, dijetarė, fukaha, muhaditha, muftinjė, poetė, thirrėsa, mendimtarė etj. Kjo u arrit, pėr arsye se themelet e saj ishin tė vendosura mbi devotshmėrinė dhe kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.

 
 (
أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى تَقْوَى مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَمْ مَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ
“A ėshtė mė i mirė ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi nė devotshmėri dhe nė kėnaqėsi tė Allahut, apo ai qė ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhėzon njerėzit zullumqarė.” (Teube, 109)
 

O muslimanė!


Detyra e thirrėsave, bijėve dhe rinisė islame ėshtė qė tė jenė thirrės nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar, por pikėnisja e tyre duhet tė fillojė nga xhamia, nga ky vend i bereqetit. Hatibi kur tė ngjitet nė minber me kėshillė tė sinqertė ta rikthejė dhe ripėrtėrijė besimin e drejtė nė zemrat e njerėzve. Imami duke falur namazin ta kryejė namazin nė formėn e duhur dhe tė kėrkuar. Muezini duke thirrur ezanin ta realizojė thirrjen, duke i ftuar nė shpėtim. Besimtarėt duke u pėrmbajtur udhėzimeve, kėshtu do t’i kthehet imazhi xhamisė dhe do tė pėrjetohet lumturia e besimit.

 
Kjo ėshtė thirrje pėr tė gjitha nivelet.


I nderuar vėlla, kujto fjalėt e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i cili thotė:


" المسجدُ بيتُ كلِّ تقيّ، وتكفّل الله لمن كان المسجد بيتَه بالروح والرحمة والجواز على الصراط إلى رضوان الله إلى الجنّة."

“Xhamia ėshtė shtėpia e ēdo tė devotshmi. Allahu i ka garantuar atij qė xhaminė e ka shtėpi tė veten me shpirt, mėshirė dhe kalim tė siratit drejt kėnaqėsisė sė Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu)


I nderuar vėlla, me siguri se dėshiron tė jesh nėn hijen e Allahut  Ditėn e Gjykimit, ndėrkohė qė Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr kėtė thotė:


" سبعة يُظلّهم الله في ظلِّه يومَ لا ظلّ إلا ظلُّه." وذكر منهم: " ورجلٌ قلبُه معلَّق بالمساجد."


“Shtatė persona do tė hyjnė nėn hijen e Allahut, atė ditė qė s’ka hije tjetėr pėvreē hijes sė Tij. Prej tyre: njeriu qė e ka zemrėn tė lidhur pėr xhaminė.” (Buhariu dhe Muslimi)
 

O muslimanė!


Xhamia ishte burim i idesė pėr transformim shoqėror dhe kultivim i vlerave tė dijes, besimit dhe moralit. Nėse dėshirojmė ta shijojmė ėmbėlsinė e adhurimit, krenarinė e krijimit, lumturinė e jetės, qetėsinė e shpirtit, mėshirėn e Krijuesit  t’i kthehemi djepit tė lindjes, xhamisė. Kėtu lind imani, morali, dija, suksesi dhe fitorja.


Allahu im! Ty tė takon falenderimi pėr ēdo gjė qė na ke caktuar dhe na ke dhuruar! Nga Ty kėrkojmė falje pėr tė gjitha mėkatet dhe gabimet dhe vetėm tek Ty pendohemi!

 

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

28.01.2006

                                         www.klubikulturor.com