Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Tė kuptuarit e “la ilahe il-lallah”

   Falėnderimet dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun. Paqja, mėshira dhe bekimet janė pėr Muhamedin, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė. Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr.

Tė nderuar besimtarė!

   Adhurimi ėshtė afrim tek Allahu me fjalė dhe vepra tė dukshme dhe tė padukshme. Adhurimi ėshtė obligim i njeriut ndaj Allahut dhe dobia e saj i kthehet njeriut.

   Kush refuzon adhurimin e Tij, ai ėshtė jobesimtar kryelartė, kush adhuron sė bashku me Allahun dikė tjetėr, ai ėshtė idhujtar (mushrik), kush adhuron Allahun me diēka qė Ai nuk e ka shpallur, ai ėshtė bidatēi,  kush adhuron Allahun me atė qė Ai ka shpallur, ėshtė besimtar i vėrtetė.

   Krenaria, lumturia dhe nderi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ėshtė pėr shkak se njeriu ka nevojė pėr Krijuesin e tij dhe nuk mund tė pavarėsohet asnjė moment, kurse Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr adhurimin e njerėzve. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Nėse ju nuk besoni, Allahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju…”1
   “E Musai tha: "Nėse ju dhe tė gjithė ata qė janė nė tokė mohoni, Allahu ėshtė i panevojshėm (pėr falėnderim), ėshtė i lavdishėm (vetvetiu)."2 
   Adhurimi ėshtė  njė term pėrmbledhės i tė gjitha atyre qė Allahu i do dhe ėshtė i kėnaqur me to, qofshin kėto fjalė apo vepra, tė dukshme apo tė padukshme.

Tė nderuar muslimanė!

  
Hytbeja
jonė e sotme titullohet “Tė kuptuarit e "la ilahe il-allah’’. Kėtė temė do ta shtjellojmė si vijon:
1. Fjala e teuhidit “La ilahe il-lallah”
2.
 Llojet e teuhidit
3.
 Kushtet e teuhidit “La ilahe il-lallah”
E lus Allahun e Lartėsuar qė ta lehtėsojė shtjellimin e kėsaj teme!


Fjala e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’


   Kur njė individ dėshiron me vullnet tė lirė t’i dorėzohet Krijuesit Allah, duhet t’i shprehė disa fjalė qė kanė kuptim, rėndėsi dhe domethėnie shumė tė madhe, me kėtė rast duhet tė thotė fjalėn e teuhidit:
LA ILAHE IL-LALLAH ve MUHAMEDUN RESULULLAH (Nuk ka Zot tjetėr i cili meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selam ėshtė i Dėrguar i Tij).
   Kur shqiptojmė dėshminė, shehadetin, teuhidin, konfirmojmė se nuk ka zot tjetėr i cili meriton adhurimin pėrveē Allahut. Kjo nėnkupton qė ne refuzojmė nėnshtrimin dhe robėrimin ndaj dikujt tjetėr pėrveē Allahut. Nėnkupton qė nuk i frikėsohemi askujt tjetėr pėrveē Allahut, qė ndjenjat tona mė madhėshtore tė dashurisė dhe tė mirėnjohjes janė pėr Allahun, sepse e dimė se Ai ėshtė furnizuesi i vėrtetė i ēdo gjėje qė ne posedojmė. Nėnkupton qė ne nuk kėrkojmė kėnaqėsinė apo miratimin e dikujt tjetėr pėrveē Allahut.

“Feja e vetme e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami.”
3
“E, kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit.”
4


Tė nderuar muslimanė!

   Pėr fjalėn njėsuese  “
La ilahe il-lallah”, Allahu ka krijuar krijesat dhe njeriun qė ata ta adhurojnė: “Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhinėt, veēse qė ata duhet tė mė adhurojnė vetėm Mua.”5
   Pėr dėshminė “La ilahe il-allah” dėshmoi vetė Allahu i Lartėsuar, dėshmuan engjėjt dhe tė diturit:
“Allahu dėshmon se La Ilahe il-la Huve (nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Atij); (dėshmojnė) edhe melekėt, edhe ata qė kanė mend e qė dinė; Ai e mban krijimin e Tij nė drejtėsi tė plotė. La Ilahe il-la Huve (askush nuk ka tė drejtė, nuk meriton e nuk duhet tė adhurohet pėrveē Atij), i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues.”6
   Atėherė duhet tė kuptojmė se teuhid do tė thotė deklarim me gjuhė, vėrtetim me zemėr dhe zbatim nė praktikė. Imani i njeriut ėshtė tė folurit i vėrtetuar me zemėr dhe duke u dėshmuar edhe nė praktikė. Ky ėshtė qėndrimi i Ehli Sunetit dhe vetėm ky qėndrim qėndron. Kėshtu ishte te sahabėt, tabiinėt dhe te dijetarėt e umetit islam.


Tė nderuar robėr tė Allahut!

Llojet e Teuhidit

Ai qė pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet tė njihet edhe mė tutje me disa standarde qė janė jetike pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr.
Prej besimit tek Allahu i Lartmadhėruar ėshtė besimi nė njėshmėrinė e Tij, nė adhurimin e Tij tė vetėm pėrbėjnė tre llojet e teuhidit. Imani, besimi nė Allahun e Lartėsuar, pėrfshin tri gjėra, tė cilat janė:

1. Teuhidi Rububije (Njėsimi i Allahut nė zotėrim)

   Besimi i prerė se Allahu ėshtė i vetmi Zot i ēdo gjėje dhe Sunduesi i gjithēkaje. Ai ėshtė Krijuesi i vetėm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithėsisė, vepron nė tė si tė dojė. Ai i ka krijuar robėrit dhe i furnizon ata, u jep jetė e ua merr atė dhe pėrcakton gjithēka. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė:
“Gjithė lavdėrimet dhe falėnderimet janė pėr Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i tė gjitha botėve, i gjithėsisė dhe i gjithēkaje qė gjendet nė tė, gjithēka qė ka krijuar Allahu).”7

2.
 Teuhidi Uluhije (Njėsimi i Allahut nė adhurim)


   Teuhidi i adhurimit dhe kuptimi i tij ėshtė besimi i plotė dhe i vendosur se Allahu i Lartmadhėruar ėshtė Zot i vėrtetė dhe nuk ka tė adhuruar tjetėr veē Tij dhe ēdo i adhuruar tjetėr veē Tij ėshtė i kotė dhe i padrejtė. Njėsimi i Tij nė adhurim ėshtė me pėrulje dhe bindje tė plotė, duke mos i bėrė askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetėr pėrveē Tij, sikurse namazi, agjėrimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbėshtetja, frika, shpresa, dashuria. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė: “Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė).”8

3.
 Teuhidi Esma ues-Sifat (Njėsimi i Allahut nė emrat dhe cilėsitė e Tij)


   Pra, besimi i plotė dhe i prerė se Allahu i Lartmadhėruar ka emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrsosura, ėshtė i shenjtėruar, i pastėr nga tė gjitha cilėsitė e mangėta. Pranimi i ēdo emri dhe cilėsie qė Allahu e ka pohuar pėr veten e Tij pa i pėrngjarė ato, pa i krahasuar, pa i mohuar dhe pa i ndryshuar. Argumenti pėr kėtė lloj teuhidi ėshtė:
“Dhe tė Allahut janė gjithė Emrat mė tė Bukur, kėshtu qė luteni Atė me ta dhe largojuni shoqėrisė sė atyre tė cilėt i pėrgėnjeshtrojnė Emrat e Tij. Ata shpejt do tė shpėrblehen pėr ēfarė kanė vepruar.”9


Kushtet e  teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’


   Kėto ishin tre llojet e teuhidit. Nė vazhdim po kujtojmė sė bashku edhe kushtet e dėshmisė, fjalės “La ilahe il-lallah”. Ato janė:

1. El-Ilmu – Dituria

  
Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė mėsojė dhe tė dijė pėr atė se ēka kėrkojnė kėto fjalė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dije pra, se padyshim La ilahe il-lallah (Nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar pos Allahut), dhe kėrko falje pėr gjynahun tėnd dhe pėr besimtarėt e besimtaret. Dhe Allahu di mirė pėr lėvizjet tuaja dhe pėr vendin ku qėndroni.”10

2.
 El-Jekin – Bindja e paluhatshme


   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė ketė bindje tė plotė dhe aspak dyshim. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Sigurisht qė besimtarė janė vetėm ata qė kanė besuar Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe pastaj nuk kanė mė pikė dyshimi, por pėrpiqen e luftojnė me pasurinė e tyre dhe me jetėn e tyre pėr Ēėshtjen e Allahut. Tė tillė janė ata tė vėrtetėt.”11

3.
 El-Kabul – Pranimi


   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė tregojė gatishmėri pėr ēdo gjė qė fton dhe kėrkon kjo fjali. Allahu i Lartėsuar thotė: “Fjala e vetme e besimtarėve tė vėrtetė, kur ata thirren tek Allahu (te Fjala e Tij, Kurani) dhe i Dėrguari i Tij pėr tė gjykuar mes tyre, ėshtė qė tė thonė: “Dėgjuam dhe u bindėm.” Dhe mu kėta janė ata qė fitojnė lumturinė (xhenetin e pasosur).”
12

4.
 El-Inkijad – Nėnshtrimi


   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė tregojė dorėzimin dhe nėnshtrimin e plotė ndaj asaj qė kėrkon teuhidi. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Dhe kushdo qė ia nėnshtron fytyrėn (vetveten) e tij Allahut duke qenė muhsin (mirėpunues), atėherė ai ka kapur mbajtėsin mė tė sigurt (fjalėn: La ilahe il-lallah). Dhe tek Allahu ėshtė pėrfundimi pėr gjykim i tė gjitha ēėshtjeve.”13

5.
 Es-Sidk – Vėrtetėsia


   Ai i cili thotė ‘’La ilahe il-lallah’’ duhet tė jetė besnik dhe tė tregojė vėrtetėsi. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Elif, Lam, Mim. A mendojnė njerėzit se do tė lihen pa u trazuar ngaqė thonė: “Ne besojmė” - dhe nuk do tė sprovohen? Dhe sigurisht qė Ne i sprovuam ata tė cilėt ishin para tyre. Dhe vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (tė vėrtetėn e) atyre qė janė tė vėrtetė dhe (po kėshtu) vėrtet qė Allahu do ta bėjė tė njohur (gėnjeshtrėn e) atyre qė janė gėnjeshtarė (edhe pse Allahu di gjithēka para se t’i vėrė ata nė provė).”14

6. El-Ihlas – Sinqeriteti

   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah’’ duhet tė tregojė sinqeritet nė teuhid, duke e ruajtur dhe mbrojtur adhurimin nga njollat e shirkut. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Medoemos se feja e vėrtetė (adhurimi, pėrkushtimi e nėnshtrimi) ėshtė vetėm pėr Allahun.”15

7.
 El-Mehabe – Dashuria


   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė shprehė dashurinė dhe respektin ndaj teuhidit. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Dhe ka prej njerėzve tė cilėt zgjedhin (pėr adhurim) tė tjerė pėrveē Allahut, si shokė e tė barabartė (me Allahun). Ata i duan kėta tė adhuruar tė tjerė si Allahun, por ata qė besojnė, e duan Allahun mė shumė (se gjithēka tjetėr). Veē sikur tė mund tė shihnin ata tė cilėt veprojnė tė keqen, kur ta shohin dėnimin, se gjithė fuqia i takon vetėm Allahut dhe se Allahu ėshtė i Rreptė nė ndėshkim.”16

8.
 Mohimi i Tagutit – Ēdo gjė qė adhurohet krahas Allahut


   Ai i cili thotė “La ilahe il-lallah” duhet tė mohojė tagutin. Nuk guxon qė tė veēojė ndokėnd tjetėr me adhurim. Nėse e bėn kėtė, atėherė ka adhuruar tagutin. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Nuk ka asnjė detyrim nė fe. Vėrtet, Rruga e Drejtė ėshtė bėrė e qartė nga rruga e gabuar. Kushdo qė mohon Taghutin (ēdo gjė tjetėr qė adhurohet pėrveē ose krahas Allahut) dhe beson nė Allahun, atėherė ai ėshtė kapur pėr mbajtėsin mė tė sigurt qė nuk thyhet kurrė. Dhe Allahu ėshtė Gjithėdėgjuesi, i Gjithėdituri.”17

Tė nderuar robėr tė Allahut!

   Nė kėtė hytbe mėsuam pėr kuptimin e “La ilahe il-lallah”, llojet e teuhidit dhe shartet (kushtet) e dėshmisė. Nė hytbet e ardhshme do tė flasim pėr llojet dhe kushtet teuhidit njė nga njė.
Allahu im! Tė lutemi tė na bėsh tė mundur qė ta kuptojmė drejt teuhidin!
Allahu im! Na jep dije, bindje, sinqeritet, vėrtetėsi, dashuri, nėnshtrim dhe pranim!


Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
1.2.2008


1 Zumer, 7.
2 Ibrahim, 8.
3 Ali Imran, 19.
4 Ali Imran, 85.
5 Dharijat, 56.
6 Ali Imran, 18.
7 Fatiha, 1.
8 Fatiha, 5.
9 Araf, 180.
10 Muhamed, 19.
11 Huxhurat, 15.
12 Nur, 51.
13 Llokman, 22.
14 Ankebut, 1-3.
15 Zumer, 3.
16 Bekare, 165.
17 Bekare, 256.

                                              www.klubikulturor.com