Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Pushimet verore

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.
Grupet e ndryshme nė shoqėri gjatė kėtyre ditėve janė tė prirė pėr tė biseduar pėr njė ēėshtje tė rėndėsishme, ato qė ne i quajmė “pushime verore”.

Njeriu dėshiron tė pushojė pas lodhjes dhe tė marrė frymė lirshėm. Besimtari i sinqertė me Zotin e vet pa dyshim qė e di se si tė pushojė dhe tė frymojė. Ai gjithashtu di edhe diēka tjetėr, qė rehati dhe qetėsi nė kėtė botė nuk ka derisa kėmbėt tė prekin xhenetin e Allahut tė Lartėsuar. Kėshtu e koncepton besimtari i devotshėm, pasi kjo botė, dynjaja, pėr tė ėshtė sprovė dhe test. Motoja pėr ēdonjėrin ėshtė:


وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
“Dhe adhuroje Zotin tėnd derisa tė tė vijė vdekja1 

Adhuroje Zotin tėnd me sinqeritet. Adhuroje Atė me besnikėri.
Adhuroje Zotin tėnd duke qenė kėrkues i xhenetit tė Tij.
Adhuroje Atė sikurse ta shohėsh. Edhe pse nuk e sheh, Ai ty tė sheh.
Pasha Allahun! Sikur ti o njeri ta adhurosh Allahun njė mijė vite duke mos mėkatuar asnjėherė, pėrsėri nuk ke mundur ta kryesh obligimin edhe pėr njė tė mirė tė vetme.


وَقَلِيلٌ مِّنْ عِبَادِيَ الشَّكُورُ
“Megjithatė, pak nga robėrit e Mi janė falėnderues.”2

Nuk ka asgjė tė keqe qė t’i shfrytėzosh tė lejuarat e dynjasė me qėllim tė pėrfitimit tė tė mirave tė botės sė ahiretit. Kėshtu besimtari e kupton dhe e percepton “pushimin veror”.


Nė suaza tė kėtij kuptimi, sot njerėzit kategorizohen nė dy grupe.


Njėri grup
e ka kuptuar pushimin veror si relaksim dhe ēlodhje pas njė aktiviteti intensiv mėsimor ose punės sė mundimshme. Ata kanė marrė familjen dhe fėmijėt nė njė piknik tė qetė nė natyrė duke u larguar nga tė ndaluarat dhe mėkatet. Ose kanė marrė rrugėn pėr ta vizituar Shtėpinė e Allahut nė Qabe ose xhaminė e tė Dėrguarit Muhamed. Mund tė- kenė shkuar gjithashtu pėr tė vizituar prindėrit, familjen, tė afėrmit dhe farefisin.

Ky grup e ka shfrytėzuar pushimin duke e kėnaqur Allahun e Lartėsuar dhe duke iu afruar Atij me vepra tė ndershme dhe fisnike.


Grupi i dytė
pushimin e ka kuptuar si proces kalimit tė kohės duke mos bėrė llogari paraprake. E kanė humbur kohėn nė lojėra, imoralitet, mėkate, degjenerim, shkatėrrim, nė ato gjėra ku shkelen dispozitat e Allahut tė Lartėsuar. Ata i kanė lėnė pas dore veprat e ndershme dhe fisnike.

Kėta njerėz janė shurdhuar duke mos dėgjuar urdhrat dhe porositė e Allahut tė Lartėsuar. Asgjė nuk u intereson, thuajse nuk kanė pėr tė vdekur dhe nuk do tė japin llogari para Krijuesit.

Tė nderuar besimtarė!

Kujtoni se detyra e njeriut nė kėtė botė ėshtė adhurimi dhe robėria e njėmendtė ndaj Krijuesit Allah; qė ta adhurojė Allahun me sinqeritet dhe besnikėri, ta njėsojė Atė dhe mos t’i shoqėrojė nė adhurim askėnd. Qėllimi ynė nė kėtė botė nuk ėshtė pa qėllim dhe pa kuptim, kujto fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:


أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا
خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لاَ تُرْجَعُونَ

“
Mos vallė, keni menduar qė Ne ju kemi krijuar kot dhe qė nuk do tė ktheheshit te Ne (
pėr t’ju gjykuar)?!”3


أَيَحْسَبُ الإِنسَانُ أَن يُتْرَكَ سُدًى

“
Vallė, a mendon njeriu se do tė mbetet pa pėrgjegjshmėri?
”4

Ti, o njeri, ke detyra dhe obligime, urdhėresa dhe ndalesa. Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė, thotė:


لا تزول قدما عبد يوم القيامة حتى يسأل عن أربع: عن عمره فيم أفناه؟ وعن علمه ماذا عمل به؟ وعن ماله من أين اكتسبه؟ وفيم أنفقه؟ وعن جسمه فيم أبلاه؟

“Njeriu nuk do tė lėvizė pa iu pėrgjigjur katėr pyetjeve: Ku e ke kaluar jetėn? Ēfarė ke punuar me dijen tėnde? Si e ke fituar pasurinė tėnde dhe ku e ke harxhuar? Ku e ke lodhur trupin tėnd?’’5

Kur i dimė kėto pyetje, vallė e jemi tė pėrgatitur pėr pėrgjigjet e tyre?!

Kalojnė ditėt, vitet dhe ymri, por pėrsėri robi harron Allahun, Krijuesin. Kėshtu, i hutuar nė mendime, synon nė jetė tė gjatė dhe pavdekshmėri.


وَلاَ تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ أُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

“Mos u bėni si ata qė e harruan Allahun, kėshtu qė Ai i bėri tė harronin vetveten! Pikėrisht ata janė tė pabindurit (ndaj Allahut).”6


Tė nderuar besimtarė!

Nė vazhdim le tė kujtojmė sė bashku disa kėshilla qė janė nė dobi tė tė gjithėve. Patjetėr qė kemi nevojė pėr pushim dhe relaksim, por jo duke bėrė gjynahe. Me mėkate nuk arrin dot pushimin dhe rehatinė. Injoranca mbjell lodhjen dhe plogėshtinė. Pėrkundrazi, nė mėsim dhe dituri gjen pushimin shpirtėror, ushqimin mendor dhe rehatinė trupore.

Atėherė planifikoni qė fillimi i pushimit veror tė jetė pėr qėllim pėrfitimin nė fushat e dijes duke lexuar, mėsuar, dėgjuar dhe duke qenė tė pranishėm nė ligjėrata tė ndryshme. Ai qė ende nuk di tė lexojė Kuran, le tė vendosė qė kėsaj radhe ta mėsojė leximin e librit tė Allahut. Kurse ai qė di, le tė ndajė pjesė nga Kurani pėr mėsimin pėrmendėsh tė tij. Pasuroni njohuritė tuaja duke lexuar vepra tė ndryshme qė sjellin dobi nė tė dy botėt, sepse jemi umet i leximit.

Duhet shfrytėzuar koha nė gjėra tė dobishme ashtu siē e shfrytėzuan tė parėt tanė nga selefi. Ėshtė e rėndėsishme qė tė kujdesemi pėr kohėn se ku do ta kalojmė, pasi edhe pėr kėtė do tė japim llogari para Allahut tė Lartėsuar. Koha ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr besimtarin, ėshtė pjesė e pandashme e tij; kur shkon njė ditė, ka shkuar njė pjesė e jetės sė tij. Atėherė le tė shfrytėzohet rinia para pleqėrisė, se kėshtu sendėrtohet e ardhmja e dobishme.

Dita e Llogarisė ėshtė njė ditė ku njeriut i prezantohet ēdo detaj nga jeta e kėsaj bote. Allahu i Lartėsuar thotė:


يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَراً وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوۤءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدَاً بَعِيداً وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفْسَهُ وَٱللَّهُ رَؤُوفٌ بِٱلْعِبَادِ

“Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vetes atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė bėri, do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė). Allahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij, megjithėqė Allahu ėshtė i mėshirshėm ndaj robėrve.”7

Kėto janė fakte dhe argumente pėr ata qė mendojnė dhe dėshirojnė njė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė dhe llogari tė lehtė nė Ditėn e Llogarisė.
Islami e pranon dėfrimin e kontrolluar qė motivon pėr punė dhe shton fuqinė. Nuk ka tė keqe nėse besimtari dėfrehet dhe merret me aktivitete tė zakonshme dhe normale, me qėllim tė gjallėrimit tė zemrave kur ato lodhen. Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Freskojini (qetėsoni) zemrat, sepse ato lodhen ashtu si lodhet trupi.”



Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu
21.6.200
9


1 Hixhėr, 99.
2 Sebe, 13.
3 Muminun, 115.
4 Kijame, 36.
5 Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen.
6 Hasher, 19.
7 Aliimran, 30.

 
                                              www.klubikulturor.com